|
Fillimi |
 |
|
Dokumente |
 |
|
Deklarata |
 |
|
Komunikata |
 |
|
Konferenca shtypi |
 |
|
Kalendari i punës |
|
 |
|
|
 |
|
 |
 |
|
MR. NAIM RRUSTEMI |
| |
Privatizimi – konceptet dhe metodat |
| |
- Privatizimi është proces
ekonomik me konsekuenca politike.
-
Qeveritë, para se me privatizu, e
kanë për detyrë të kujdesën për mirëqenien, pozitën sociale
të qytetarit, - këtu edhe bëhet dallimi i të majtës.
-
E kam të vështirë të arsyetoj pse
duhet me privatizu monopolin, psh. Aeroportin...
-
Monopoli privat është shumë më i
egër se monopoli shtetëror. |
| |
|
|
|
|
Materiali i
publikuar më poshtë është prezentim i paraqitur në formë
vizuele (sllajde). Mr.Naim Rrustemi ka trajtuar gjersisht,
në diskutimin e tij, çështjet e parashtruara në materialin e
paraqitur. |
|
|
• Pse privatizimi është i rëndësishëm për tranzicion prej
ekonomisë së planifikuar në ekonominë e tregut.
• Privatizimi – faktor kyç për transformim dhe funksionim të
ekonomisë së tregut.
• Funksionimi i ekonomisë së tregut është parakusht themelor
për të qenë pjesë e BE-së
Çka është privatizimi?
• Privatizimi është proces politik me konsekuenca ekonomike.
• “Iniciativa të ndryshme të politikave zhvillimore të
dizajnuara që të ndryshojnë balancën mes sektorit privat dhe
atij publik”.(Cook and Kirkpatrick, 1998, f.3)
• Interpretimi i ngushtë i privatizimit trajton privatizimin
si transfer të seteve prej pronësisë publike në atë private.
• Interpretimi më i gjerë nënkupton privatizimin si diçka që
mbulon një brez të gjerë veprimesh që marrin pjesë dhe kanë
ndikim në ekonominë e vendit, në të cilën sektori privat
bëhet dominant ndaj atij publik. (Kornai, 1992)
Pronësia:
- Publike:
• menaxherët – pronari/qeveria
• qeveria – parlamenti (deputetët)
• politikanët – popullata (votuesit)
- Private:
• menaxherët – aksionarët
• Pse të privatizohet?
• Çka të privatizohet?
• Si të privatizohet?
• Pse të privatizohet?
Privatizimi është përgjigje ndaj dështimeve të pronësisë
shtetërore?
(1) Privatizimi ka më shumë ndikim në ekonomitë konkurruese.
Justifikimi për privatizimin e monopoleve është i vështire (p.sh.
Aeroporti i Prishtinës, Distribucioni, etj)
(2) Qeveritë kanë edhe qëllime tjera përpos atyre të fitimit
– p.sh. mirëqenia sociale, punësimi.
(3) Qeveritë mund të intervenojnë si në ato me pronësi
publike, por edhe në ato me pronësi private.
(4) Qeveritë mbledhin shumë para përmes shitjes së
ndërmarrjeve shoqërore dhe publike – për të tejkaluar
deficitet që eventualisht mund t’u paraqiten. Në Kosove nuk
ka nevojë – ende nuk kemi pas fundvit me deficit!!!
(5) Performanca e firmave në pronësi private mund të jetë më
e mirë se në ato publike.
(6) Në vendet në zhvillim privatizimi shihet si shtytës i
zhvillimit ekonomik.
• Çështja pse vendet e ndryshme i futen privatizimit
ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Por, një gjë e kanë të
përbashkët dhe ajo është shtytja/kërkesa për zhvillim
ekonomik.
• Çështja se deri ku dhe sa do të duhej që qeveria të
rregullojë ekonominë e vendit; dhe, çka dhe/apo sa do të
duhej mbajtur në pronësi publike është sfida e zhvillimit të
përgjithshëm ekonomik.
• Si të privatizohet?
Metodat e privatizimit në vendet e Evropës Qendrore dhe
Lindore (CEE)
(i) privatizimi i brendshëm apo siç njihet – management
buy-outs
(ii) Privatizimi masiv - voucher ;
(iii) shitja e aseteve investitorëve strategjik të brendshëm
dhe të jashtëm - strategic investors;
(iv) kontraktimet e ndryshme – contracting;
(v) shitja direkt e aseteve – direct sale;
(vi) Privatizimi përmes lëshimit në qarkullim të aksioneve -
PIPOs (privatization initial public offerings);
(vii) kthimi i pronësisë pronarëve apo të afërmeve të tyre –
restitution;
(viii) likuidimi –liquidation;
(ix) Komercializimi, apo kur qeveria vendosë të lejojë
sektorin privat të funksionalizojë firmën -
commercialization;
• Veprimet e ndërmarra të privatizimit që kanë pas sukses në
Evropën perëndimore nuk do të thotë se janë adekuate për
ekonomitë në tranzicion (Vickers dhe Yarrow, 1991)
• Çka të privatizohet?
- Vendimet se çka të privatizohet nuk janë vetëm ekonomike,
por edhe politike.
- Ideologjia politike e vendimmarrësve.
- Zakonisht, privatizimi i firmave të mëdha fillon në fillim
të mandateve të qeverive – normalisht, që të përfundojnë
vetë privatizimet.
• A privatizohen monopolet?
Principet themelore që përcjellin procesin e privatizimit
• Vlerat gjatë procesit të privatizimit
– Aspekti sociologjik; në cilin drejtim lëvizë shoqëria me
një të kaluar komuniste në adoptimin e vlerave shoqërore.
– Aspekti ekonomik; larmia e kritereve ekonomike, si format
e pronësisë, motivet fiskale, sigurimi i pasurisë dhe
motivet monetare.
– Aspekti i fuqisë politike; aspekti i fitimit-humbjes së
votave në zgjedhje, popullariteti në opinionin e gjerë dhe
mbështetja politike në rrafshe më të larta.
– Aspekti etik; kompensimi (i tërësishëm apo i pjesshëm) që
kanë humbur gjatë sistemeve paraprake, amoraliteti gjatë
privatizimit dhe barazia.
• Natyra evolucionare e transformimit dhe roli i shtetit.
- “Fillimisht ajo se çfarë shteti pritet të bëjë, është që
të zhvendoset prej zhvillimeve në sektorin privat dhe të
sigurojë që agjencitë e shtetit t’i largojnë ndalesat
burokratike” (Kornai, 1992)
• Lloji i pronësisë
- Personale
- Institucionale, dhe
- E huaj
• Shpejtësia e privatizimit
- Debat i hapur për zgjedhjen e vlerave shoqërore dhe jo
vetëm për shpejtësinë e procesit të privatizimit. Debat për
rolin e shtetit, vlerësimi i llojeve të ndryshme të
pronësisë, etj. (Kornai, 1992). |
|
|
|
|
|
|
Referencat |
|
Kornai, J. (1992), The Socialist System: The Political
Economy of Communism, Clarendon Press, Oxford
Megginson, W. & Netter, J.M. (2001). From State to Market: A
Survey of Empirical Studies on Privatization. Journal of
Economic Literature, 39, (2001), pp. 321-389.
Marangos, J. (2004) Modeling the privatization process in
transition economies. Oxford Development Studies, 32(4), p.
585-603.
Opper, S. (2004) The political economy of privatization:
empirical evidence from transition economies. KYKLOS, 57(4),
p. 559-586. |
|
|
|
(Prezentim në Konferencën me titull
"E majta në Kosovë" organizuar, më 24 janar 2009 në Prishtinë, nga
Lëvizja Popullore e Kosovës - parti e qendrës së majtë.) |
|
|
|
 |
 |
|
 |
|
|