|
Fillimi |
 |
|
Dokumente |
 |
|
Deklarata |
 |
|
Komunikata |
 |
|
Konferenca shtypi |
 |
|
Kalendari i punës |
|
 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
|
MR. BAKI SVIRCA |
| |
Profili i partive politike në Kosovë
dhe gjendja sociale |
| |
|
|
|
|
Profilet e partive politike dhe struktura e popullatës në
Kosovë
• E majta në Kosovë është në profilizim e sipër. Ajo është
duke zënë vendin real në përfaqësimin e shtresave të mesme
dhe të varfra të shoqërisë.
• Konkretisht profili politik i partive politike në Kosovë
sot paraqitet kështu:
Deklarimi ideologjik i partive të përfaqësuara në Kuvendin e
Kosovës
• PDK, ende e paprofilizuar zyrtarisht. Ajo ka marrë pjesë
në punimet për profilizim në të majtë dhe në punimet e
Internacionales Socialiste.
• Herë pas here disa nga udhëheqësit e saj janë deklaruar se
PDK është me profil ideologjik të djathtë.
(Në kuadër të Grupit Parlamentar të PDK-së është:
• Lëvizja Popullore e Kosovës, e deklaruar parti e qendrës
së majtë.
• Partia Social Demokrate e Kosovës, e deklaruar e majtë.
• Alternativa Demokratike e Kosovës, e deklaruar qendër e
djathtë.)
• LDK, është deklaruar parti e djathtë. Ajo ka aderuar në
Partitë Popullore të Evropës.
• (Në kuadër të grupit parlamentar të LDK-së është Partia
Shqiptare Demokristiane për Integrim, e deklaruar parti e
djathtë.)
• AKR, e deklaruar qendra liberale e djathtë.
• AAK, e deklaruar parti e qendrës së djathtë.
• LDD dhe PSHDK, të deklaruara të djathta.
Deklarimi i profilit politik jashtë Kuvendit të Kosovës
• Partia Reformiste Ora, e deklaruar e majtë.
• Partia e Drejtësisë, parti e djathtë me ngjyrime fetare.
• Partia Liberale e Kosovës, qendra e djathtë.
• Lëvizja për Integrim e Bashkim e pa profilizuar, por me
Origjinë të majtë.
• Partia e Gjelbërt e Kosovës, parti e majtë
• Partia e Ballit Kombëtar është deklaruar parti e djathtë.
Partitë e përfaqësuara në Kuvendin
Edhe pse vetëm dy parti, që kanë nga një deputet, janë
deklaruar të majta, (të gjitha partitë tjera ose janë të
papërcaktuara ose janë deklaruar të djathta) numri i
deputetëve me bindje të majtë është i madh.
Partitë e papërfaqësuara në Kuvendin e Kosovës
Partitë politike të paprofilizuara ose të deklaruara të
djathta zënë pothuaj gjithë hapësirën në Kuvend dhe jashtë
Kuvendit të Kosovës.
• Ekziston një disproporcion i madh në mes të asaj se cilat
shtresa shoqërore janë deklaruar se mbrojnë subjektet
politike dhe përmasave të shtresës sociale të
përfaqësuara dhe të mbrojtura dobët nga partitë politike.
• Sipas Raportit të Bankës Botërore Kosova është vendi më i
varfër në Europë
• 45 për qind e popullatës jeton në varfëri.
• 15 % e popullatës jeton në varfëri ekstreme, me më pak se
93 eurocent në ditë.
• 37 mijë familje të varfra të Kosovës janë duke marrë
ndihma sociale nga Ministria e Mirëqenies Sociale
• Shkalla e papunësisë në Kosovë është 40 deri 46 %,
• Paga mesatare në Kosovë është 250 Euro.
• Me një ngritje të zhvillimit ekonomik, prej vetëm 5 për
qind në vit, Kosova do të zvogëlonte shkallën e varfërisë në
28 për qind brenda një periudhe dhjetëvjeçare.
• Me një fjalë strukturën sociale në Kosovë e përbëjnë në
shumicë shtresa e varfër dhe shtresa shumë e varfër e
shoqërisë.
• Kur flasim për shtresën e mesme zakonisht mendohet për ata
që kanë një pagë mesatare. Kur dihet se ajo është rreth 250
Euro, atëherë vetëkuptohet se për çfarë shtrese është fjala.
• Shtresa në pasurim e sipër në Kosovë, e përbënë një
përqindje të vogël në strukturën e shoqërisë. |
|
|
|
|
Prezentim në Konferencën me titull
"E majta në
Kosovë" organizuar, më 24 janar 2009 në Prishtinë, nga
Lëvizja Popullore e Kosovës - parti e qendrës së majtë. |
|
|
|
 |
 |
|
 |
|
|