|
Kriza aktuale ka përfshirë botën e me theks të veçantë,
vendet më të zhvilluara të botës, të atyre shteteve që kanë
shumicën e brotuproduktit botëror dhe qe kanë nivelin e
lartë të jetesës. Kohë të gjatë, në teorinë ekonomike botërore pati sunduar
teoria e ligjeve të tregut të lirë. Me bindjen se tregu
është rregullatori i të gjitha problemeve ekonomike. Tregu
si uji i lumit do e gjejë rrjedhën me të mirë dhe do të
gjejë zgjidhjen e nevojshme më të mirën. Prandaj sa më pak
barriera shtetërore tregut, sa më pak intervenime shtetërore
dhe vetë tregu është një autorregullatore ekonomik. Ekonomia
e tregut të lirë u bë model i zhvillimit dhe progresit
ekonomik botëror, ajo kaloj barrierat kombëtare dhe u bë
ligji i zhvillimit të mbarë ekonomisë botërore. Globalizmi
dhe tregu i liri botërore u bënë parimet e zhvillimit dhe
bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjithë organizmat
ndërkombëtar, si Banka Botërore, shtetet e fuqishme
ekonomike, parime të zhvillimit dhe bashkëpunimit vunë
ekonominë e tregut të lirë dhe eliminimin e intervenimeve
shtetërore. Sa më pak intervenim të shtetit sa më tepër liri
veprimit të tregut- ky ishte parimi kryesor ndërkombëtar. Ekonomia botërore shënojë një hov të madhe zhvillimi, dhe
ligji i cikleve të zhvillimit të ekonomisë u minimizua,
krizat kaloheshin më lehtë dhe ekonomitë vazhdoni me ritme
të zhvillimit pozitiv ose në fazat me të këqija niveli i
zhvillimit zero. Duke pasur tregu-kapitali si parimin
kryesor të saj fitimin, u realizua një zhvillim i hovshëm
dhe fitime të papara më parë. Kapitali financiar krijoj
produkte të reja dhe i freskojë ato të vjetrat, si aksionet,
obligacionet dhe letrat tjera me vlerë për të realizuar
rentabilitet sa më të madh. Këto letra me vlerë të natyrave
të ndryshme emetoheshin nga bankat e fuqishme botërore dhe
mund t’i bleje kudo që je. Në Amerikë, Evrope, Azi, Afrike e
kudo që je. Mjafton që të kesh kyçje në internet dhe blerjen
mund ta realizoje edhe vetë. Blerja e këtyre letrave me
vlerë u bë nevojë e fitimit, domosdoshmëri e rritjes së
rentabilitetit të kapitalit, shpesh pa ditur bazën reale të
atyre letrave me vlerë. Nëse nuk bleje ato letra me vlerë që
siguronin fitime të premtuara edhe deri 20 e më tepër % ishe
i humbur, kapitali nuk rritej. Bankat e mëdha dhe ato të specializuara, fondet e plasimit
të kapitalit u bënë sektori më fitimprurës për klientët e
vete, të të punësuarve “traderët” dhe për vetë bankën.
Fitimi i premtuar i lartë “i garantuar” me një rrezik shumë
të ulët qe ofronin bankat e mëdha amerikane dhe evropiane.
Derisa investimet në ndërrmarje të ndryshme nuk siguronte
fitim më të madhe se 4-7% ato bankare dhe financiare
siguronin fitim edhe me mbi 20%. Edhe fondacionet shoqërore
që kanë destinim të caktuar me ligj, siç janë fondet
pensionale, edhe ato investuan në këto “produkte financiare”
për të realizuar fitimin e vetë.
Fillimet e krizes financiare
Gjatë vitit 2003 dhe 2004, Banka e Rezervave Federale
Amerikane “Federal Reserve Bank” aplikonte përqindje të
interesit tejet të ulët, për të stimuluar konsumin, për të
nxitur familjet amerikane për të investuar në blerjen e
shtëpive. Mjaftoje që te shprehesh dëshirën e blerjes së
shtëpisë edhe pa të ardhura mund të bleje shtëpinë duke të
akorduar kredinë edhe me 110% të vlerës reale të shtëpisë.
Këto kushte sollën edhe rritjen e kërkesave nga familjet për
këto kredi dhe blerjen e shtëpive çka rrjedhimisht shkaktoj
edhe rritjen e çmimeve të tregut imobilier (objekteve). U
zhvillua një formë i njohur e financimit në Amerikë e
ashtuquajtura “subprime” që konsitonte në % të interesit
indeks (psh. mbi % e interesit directori të aplikuar nga
Fed) duke e rritur atë për “primin e rrezikut” (subprime) i
cili mund të ishte edhe i lartë. Zakonisht vitet e para (1,3
apo 5 vite) ishin të mbuluara me përqindje të interesit fixe
të promovimit që pastaj kalohej në përqindje të interesit
variabile. Kjo formë e tregut, financimit “subprime” u
zgjerua jo vetëm mbi sektorin imobilier- hypothekë, por edhe
tek kartat e kreditit, veturave me qira dhe sektorë tjerë
duke ju akorduar kredi edhe një klienteli jo solvable. Ky lloj tregu shënoj hove sidomos gjatë viteve 2002-2006, ku
bie fjala huat hipotekare prej 200 miliard USD në vitin 2002
u rritën në 640 miliard USD në vitin 2006. Logjika ishte
shumë e thjeshtë : derisa sektori immobilier rritet,
shtëpitë e hipotekuara sigurojnë se përfundimi do të jetë i
mirë, pasi që në rast rreziku banka mund t’i merrte parat e
veta duke shitur shtëpinë. Kjo mbulohej edhe më mirë nga
rritja e përhershme e çmimit të tregut të shtëpive dhe
sektorit imobilier.
Ndryshimi i situatës
Banka e Rezervave Federale Amerikane (Fed) në mënyrë
progresive bëri rritjen e përqindjes së interesit direktori
nga 1% në 5.25 % (2004 dhe 2006) Si rezultat i zvogëlimit të kërkesës, çmimi shtëpive dhe
sektorit imobilier shënojë zbritje duke filluar nga viti
2006. Ky ndryshim llogaritet në disa regjione deri në 20 %
në 18 muajt e fundit.
Si rrjedhim huamarrësit u gjenden para rritjes së shpejtë të
shumës së kthimit të borxhit mujor dhe ata me të ardhura më
të ulëta u gjendën të pafuqishëm për kthimin e tyre.
Njëkohësisht tregu i shtëpive dhe i imobilierëve në
përgjithësi shënojë rënie. Bankat u gjenden para problemit
të tërheqjes së kredisë, sidomos në rastin kur paaftësia e
kthimit të borxhit nga huamarrësit u bë masovik. Në vitin
2007 përqindja e paaftësisë së kthimit të borxheve nga
haumarësit arriti në 15%. Josolvabiliteti (pafuqia e kthimit të borxheve) i
huamarrësve dhe rënia e çmimeve të sektorit imobilier
shkaktuan falimentimin e disa bankave të specializuara për
huat hipotekare me rreziqe. Problemi i kredive hipotekare nuk ndalet vetëm me kaq. Huatë
e dhëna për hipoteka zakonisht për të transferuar rrezikun
shëndrrohen në letra me vlerë të cilat të konsideruara si të
sigurta shiten tek bankat dhe fondacionet financiare. Këto hipoteka të shndërruara në letra me vlerë të “titrizuara”,
zakonisht janë parcializuar në pjesë shumë më të vogla të
saj duke u bashkuar me pjesë të tjera të letrave me vlerë
siç janë aksionet, obligacionet, duke krijuar produkte të
reja financiare që shiteshin si të tilla jo vetëm tek bankat
amerikane por në gjithë sistemin financiar botëror. Bankat
shitnin produktet e kombinuara për të bartur dhe minimizuar
rrezikun në tregun financiar, pa ditur blerësi rrezikun real
që paraqesin ato letra me vlerë. Këto produkte financiare të
titrizuara zakonisht i blenin investitorët e ndryshëm,
fondet investuese klasike, fondet spekulative etj. Në këtë mënyre investime të rrezikuara nuk mbeten vetëm
investimet në hipoteka por edhe produktet tjera financiare,
pa pasur mundësi të krijohet një ndarje mes atyre me rrezik
dhe atyre të sigurta. Investitorët e ndryshëm duke u mbështetur në rendimentin e
lartë të kredive subprime të titëruara, me kërkesat e tyre
te vazhdueshme, kanë ushtruar një presion të madh mbi
zgjerimin e madhe të këtyre produkteve me qëllim rritjes së
performancës së fondeve të veta. Ata i kërkonin këto
produkte financiare sepse siguronin rendiment të lartë të
emetuara nga Bankat më prestigjioze amerikane që ofronin
siguri. Dhe së treti edhe vete bankat janë të financuara nga huat
afatgjate të ashtuquajtura dinamike që premtojnë një fitim
të lartë, fitim ky i cili tani me krizën e paraqitur doli se
është vetëm virtual dhe jo real dhe se bankat bartin jo
vetëm rrezikun e kredive të akorduara por edhe të kredive të
marrura nga vetë banka. Tani në kohën e krizave edhe vetë
bankat u gjenden josolvabile, në pamundësinë e kthimit të
kamatave të larta të premtuara dhe garantuara për borxhet e
marrura.
Shpërthimi i krizës
Kriza financiare nisi në semestrin e dytë të vitit 2006 me
rënien drastike të kthimit të borxheve hipotekare në SHBA (subprime)
ku shumë borxhli nuk ishin të aftë t’i kthenin borxhet e
tyre. Në shkurt 2007 kriza kaloj tek bankat kryesore duke
kaluar në krizë financiare ku përfshinte kredit më të mëdha
hipotekare, që nga vera e viti 2007. Kjo krizë shkaktojë
rënien drastike të tregut të bursës në verën e vitin 2007,
kjo rënie e tregut të bursës, qe shumë më e ulët në krahasim
me rënien e thellë në tregut të bursës së vitit 2008.
Autoritetet shtetërore dhe ekspertët financiare gjykuan se
më tepër kemi të bëjmë me një krizë të mungesës së
likuiditetit ndërbankar, prandaj edhe reaguan duke futur
shuma monetare në tregun ndërbankarë. Por kriza dal-nga-dal
kaloj si një krizë globale e josolvabilitetit bankar dhe
financiar. Duhet theksuar se në këtë kohë ende në Evropë nuk
flitej për rrezikun e përfshirjes në këte krizë. Duke filluar nga vera e vitit 2007, në Bilancin e bankave,
shkoj duke u bërë revidimi i aktiveve të tyre, në
zhvlerësimin e aktives së tyre të lidhura me produktet
subprimes duke shkaktuar zvogëlimin e kapitalit të tyre
vetanak. Shumë banka shpejtuan në rritjen e kapitalit të
tyre vetanak duke shitur aksione të veta ose përmes
participimit të investimit të jashtëm posaçërisht atij
aziatik dhe të Gjiut persik. Kjo shumë vetëm nga mesi 2007 -
mesi 2008 arriti në 300 miliard dollarë. Por kjo shumë sipas
analistëve mbeti shumë inferior në krahasim me nevojën reale
të kapitalizimit bankar dhe ekuilibrit të strukturës së
bilancit të bankës. Në realitet bankat u treguan të paafta
të vlerësojnë vlerën reale të aktiva të veta, çdo vlerësim u
bë i pa sigurt, i ndryshueshëm, për përcaktimin e vlerës
reale. Kjo situatë shkaktoi rritjen e krizës së likuiditetit
ndërbankarë, krizën e besueshmërisë së ndersjelltë dhe
rritjen e përqindjes së interesit të borxheve ndërbankare.
Pabesi e ndërsjellë ndërbankar, duke ngurruar të ofrojnë një
shërbim të këmbimit afatshkurtër të shumave monetare,
bankave partnere, që në kohën e normalitetit kryhej me një
sinjal telefonik. Tani kjo nuk realizohej, ishte rrezik, se
nuk dihej se cila nga bankat do të falimentoj dhe bashkë me
te do merrte edhe partnerin me vete drejt falimentimit. Kriza financiare u thelluar në shtator të vitit 2008, ku
shumë institucione financiare amerikane u gjenden në situatë
të falimentimit ose u shpëtuan nga reagimi i Fed (kompania e
sigurimeve AIG, Fannie Mae dhe Freddie Mac), u blenë më një
çmim simbolik Bear Stearns nga JPMorgan ose falimentuan
(Lehman Brothers). Këto ngjarje shkaktuan kaos jashtë SHBA-se
e veçanërisht në Evropë ku shumë institucione financiare u
gjenden para falimentimit. I gjithë sistemi bankar
ndërkombëtar ishte i ndërlidhur, në veçanti me strumbullarin
e vetë, qendrat bankare amerikane. Nga kjo situatë me shpejtësi ndryshoj dhe vazhdon të
ndryshon struktura bankare ndërsa bursa pësoi rënien më të
thellë në historinë e saj, vetëm nga janari deri me
24.10.2008 pësoj një rënie e paparë. : Doë Jones (SHBA)
zbriti për 36.83%, Nikkei (Japonia) për 50.03%, FTSE 100 (Britani)
për 39.86%, DAX (Gjermani) për 46.75%, CAC 40 (France) pësoj
rënie prej 43.11%, Bursa e Moskës u mbyllë për javë të tëra
nga frika e efekteve bursiere.
Duke u mbështetur në njohurit historike se kriza financiare
dhe bankare është vetëm faza e parë e një krize më të thellë
të ekonomisë reale, qeveritë e fuqive të mëdha ekonomike
botërore ndezën sinjalin e alarmit për të intervenuar shteti
në shpëtimin e sistemit bankar, për të zvogëluar efektet
shkatërruese të krizës mbi ekonominë reale.
Planet e shpëtimit të sektorit bankar të rrezikuar
fillimisht u plasuan në SHBA dhe Evropë dhe në të shpeshtën
e rasteve ka dy aktorë të mëdhenj : Qeveritë dhe bankat qendrore. Bankat qendrore po reagojnë në zbritjen e përqindjes së
interesit të tyre si dhe në marrjen si garant të aktiveve të
infektuara të bankave në vështirësi. Psh. Në tetor 2008, Fed
dyfishoj nivelin e likuiditetit të vënë në dispozicion të
bankave duke arritur shumën në 9000 miliard dollarë. Qeveria Amerikane plasoj Planin Paulson i cili plan
parashikon blerjen e aktiveve të infektuara nga bankat e
ndryshme në shumën prej 700 miliard dollarë. France : Shteti garanton të gjitha operacionet bankare në
vlerë prej 320 miliardë dollarë dhe ndihmon në kapitalizimin
e bankave në vlerë prej 40 miliard dollarë. Gjermani : Shteti garanton operacionet bankare në vlerë prej
400 miliard dollarë dhe ndihmon në kapitalizimin e bankave
prej 80 miliardë dollarë. Britania e Madhe : Shteti garanton operacionet bankare në
vlerën prej 320 miliard dollarë dhe ndihmon në kapitalizimin
e bankave në vlerë prej 64 miliard dollarë. Zvicër: ndihmohet në kapitalizimin e bankës prej 6 miliard
frz. dhe blihen aktivet e infektuara prej 60 miliard frz. Indi: ndihmohet sektori bankar me 9 miliardë dollarë Kinë: Ulet përqindja e interesit. Përkundër këtyre masave të papara për të stabilizuar
sektorin bankar dhe për të minimizuar efektet e krizës,
kriza vazhdon rrugën e thellimit të saj. Sistemi bankar u bë i dyshimtë dhe i rrezikshëm, frikë nga
ai. U zbulua edhe skandali i financierit Bernard Madoff, që
bankat dhe investitorët humben mbi 50 miliard dollarë. Një
sistem investues privat i ndërtuar në sistemin e piramidave
klasike të ngjashme me ato që kemi parë më parë në ekonominë
e Shqipërisë. Më e keqja është se fundi i këtyre
keqmenagjimeve dhe të papërgjegjësive nuk shihet askund dhe
çdo ditë qëndrohet nën ethet e njërit nga shumë skandalet e
pazbuluara bankare!!! Sipas disa analistëve humbjet vetëm të
ekonomisë amerikane do të sillen në 3600 miliardë dollarë. Shumë analistë mbështesin idenë se kriza e kredive imobilier
„subprime“ është vetëm shkëndija e shkaqeve më të thella të
kësaj krize. Shumë nga ata analistë mendojnë se shkaqet e
kësaj krize duhet kërkuar në grafikun në vijim:
Ku kurba e gjelbër paraqet shumën e kursyera në miliard
dollarë nga amerikanët në periudhën 1953-2008. Ndërsa kurba
e kuqe paraqet shumën e huazuar për periudhën e njëjtë. Ku
shihet se kursimi dhe konsumi në familjet amerikane deri në
vitin 1990 ishte në suazat e ecurisë normale varësisht nga
ciklet ekonomike.
Kriza dalë nga dal po bartet edhe në ekonominë reale. Kriza
bankare po ndryshon formën e saj dhe po paraqitet si krizë e
superprodhimit. Sektori i industrisë automobilistike është
ai i radhës për të përfshirë me shpejtësi të gjithë sektorët
tjerë. Të gjitha parashikimet tani janë reviduar duke
paraparë një rënie të Brutoproduktit shoqëror në të gjitha
ekonomitë e shteteve të fuqishme dhe të tërë globit. Ato
sillen nga parashikimet për vitet 2009 e 2010 në -3 e deri
në -10 % të BPSH. Shumë shtete janë duke krijuar plane gjiganteske të
investimeve duke rritur deficitin buxhetor për të stimuluar
ekonominë dhe zvogëluar efektet negative të krizës.
Si është e mundur ky kataklizëm financiar dhe ekonomik i
kapitalizimit modern kur të gjithë menduam se kapitalizimi
dhe forma e tij moderne neoliberalizimi ishin rregullatorët
e mrekullueshëm të tregut dhe shoqërisë? Si është e mundur
që sistemet demokratike model të krijojnë hapësirë për
parregullsi të tilla financiare? Edhe mbrojtësit më të
mëdhenj të tregut të lirë si rregullatori i vetëm janë
tërhequr dhe po kërkojnë një kontroll dhe rregullator shumë
më të fuqishëm për të evituar përsëritjen e krizave të
ngjashme. Po pyetja që shtrohet është dhe se kush po humbë
dhe a ka edhe nga ata që fituan në të vërtetë në këtë krizë?
Kush përfituan nga kjo krizë?
Në rend të parë fituan ata që edhe janë përgjegjësit kryesor
të kësaj krize. E ata janë menaxherët e shumtë, bankierët,
ndërmjetësuesit bankarë e financiare, të cilët krijuan
produkte të lloj-llojshme të plasuara në bursat e njohura me
premtimin e fitimit joreal për financuesit duke siguruar për
vetën e tyre fitimin e menjëhershëm mbi kapitalin e
investuar nga të tjerët. Financuesit e mëdhenj, spekulatorët
e shumtë të tregut bursier duke vjelur fitimet e tyre të
garantuara dhe duke lënë si pasojë rrëmujën e mëvonshme
financiare. Ata përfituan edhe nga shkathtësia e tyre
bankare duke shfrytëzuar rregullat e sistemit financiar
botërore, që mendohej se është i organizuar në mënyrë të
përsosur, e mbi të gjitha përmes autorregullimit të tregut,
krijuan produkte bursiere të mbivlerësuar, mbi vlerën reale
të tregut për t’u gjendur më vonë ato produkte bursiere si
të pavlera. Vetëm rrogat dhe bonuset e menaxherëve të shumë
të bankave silleshin në 500'000 deri në 50 milion dollarë
vjetor, ndërsa rrogat e punëtorëve as për të siguruar
jetesën normale të familjeve të tyre. Sipas revistës „Le
Times“, vetëm 15000 familje amerikane fitojnë 5% të të
ardhurave totale kombëtare amerikane - që është e barabartë
me të ardhura prej 9.5 miliard dollarë për familje në vit.
Në të njëjtën kohë aktualisht sot në botë 1.2 miliard njerëz
jetojnë me më pak se 1 dollarë në ditë. Fituan bankat e mëdha të cilat me vite përvetësuan fitimin
mbi investimet e realizuara për të vete dhe për të tjerët,
ndërsa në rastin e tanishëm, investimet e tyre të pavlerë i
bartën me mjeshtri në barrë të buxhetit shtetëror,
gjegjësisht në barrën e qytetarëve të thjeshtë që nuk ka
asnjë përgjegjësi në arrogancën bankare. Bankat e mëdha të cilat me shpejtësi të paparë bënë blerjen
e bankave të tjera konkurruese me një çmim simbolik duke
forcuar pozicionin e tyre në tregun bankarë për të dalur i
pari në situatën e nesërme të paskrizës. Sistemi bankare me
shpejtësi po ristrukturohet brenda natës, për të cilat
ristrukturime në kushte normale bëhen negociata të gjata me
vite.
Po kush humbën?
Humbën kryesisht bankat dhe financuesit e ndryshëm që
plasuan kursimet e tyre financiare në kërkim të një fitimi
më të madh, një fitimi që u bë modë „e shkathtësisë dhe
vigjilencës financiare“. Humbën fondacionet e ndryshme të fondeve pensionale, të
cilat investuan në këto produkte financiare me shpresën e
kapitalizimit më të madhe, për tu gjendur sot të rrudhura
për humbjet e pasuara. Fat të njëjtë pësoj edhe Fondi
Pensional i Kosovës për të cilin më në fund po flitet se
vetëm gjatë vitit 2008 humbi rreth 100 milion euro nga
tërësia e tij. Po nuk di pse nuk thuhet asgjë për parat e
grumbulluara nga agjencia e Privatizimit të pasurisë së
Kosovës, për të cilat thuhet se janë depozituara në një vend
të sigurt, po nuk dihet se ku dhe sa është vlera reale e
sotme e tyre. Humbi qytetari, humbën miliona familje investimet e tyre dhe
buxhetin e tyre financiar. Humbën miliona familje të cilat tash dhe në të ardhmen do të
bartin humbjet e mëdha financiare me kurrizin e tyre përmes
zvogëlimit të fuqisë blerëse dhe rritjes së tatimit që
shteti do e bartë tek ta për të mbuluar rrezikun që shteti
sot ka marrë mbi bankat për të ashtuquajtura „produkte të
infektuara financiare“. Bankierët dhe financierët kanë
përvetësuar fitimet e tyre kolosale ndërsa rrëmujën dhe
humbjen po e lënë mbi barrën e familjeve dhe qytetarëve të
thjeshtë. Humbën mijëra të punësuar në ekonomin, pasojat e kësaj krize
veç kanë filluar të ndihen, e sektori i dytë pas atij
financiar është ai automobilistikë, ku shumica e prodhuesve
automobilistik po kërkojnë ndihmën e shtetit dhe kanë
ndërprerë përkohësisht prodhimin. Në vazhdim kriza do
vazhdojë mbi sektorin e ndërtimtarisë, industrisë,
hotelerisë dhe mbi gjithë ekonominë. Recesioni ka përfshirë
në gjysmën e dytë të viti 2008 SHBA-në, Japoninë, Francën e
edhe Gjermaninë, ndërsa parashikimi i depresionit të Bruto
Produktit për vitin 2009-2010 do sillet në rreth -3 e -10%.
Me këtë parashikim është evidente humbja e qindra mijëra
vendeve të punës. Të hyrat e vendeve të pazhvilluara do të zvogëlohen duke u
mbështetur në rënien e shpejtë të çmimeve të lëndëve të para
në tregun botëror. Humbësi më i madh i kësaj krize padyshim është vetë sistemi
kapitaliste botërorë. Kapitalizmi botëror, liberalizmi
moderne dhe tregu i lirë si autoregullator i ekonomisë ishte
bërë i padiskutueshëm. Sidomos pas mposhtjes së ish-bllokut
te vendeve socialiste, dhe rritjes së vazhdueshme të Bruto
Produktit shoqëror, kapitalizmi dhe tregu i lirë ishte i
padiskutueshëm si formë efikase e veprimit shoqëror. Nga kjo
krizë edhe vetë aktorët e saj po befasohen me
autoshkatërrimin e vetvetes, rrëmujën, tatëpjetën dhe
pafuqinë e aktorëve për të ndërprerë këtë autoshkatërrim të
tërë sistemit ekonomik. Të gjitha grupimet politike në perëndim me ndikim, të
pozicionuara si të djathtat dhe të majtat shqetësimin
kryesor e kanë ndërrmarrjen e veprimeve për të zvogëluar
veprimet shkatërruese të krizës. Pa diskutime të mëdha po
aprovojnë plane të veprimit të shtetit që përfshijnë
miliarda dollarë të hedhura në treg për të mbajtur në këmbë
shtyllat kryesore të ekonomisë. Të vetmet diskutime të
ngjallura janë ato mbi përgjegjësinë e drejtuesve të bankave.
Edhe plani Paulson që u kthye dy herë për aprovim në
Kongresin Amerikan, ishte kryesisht diskutimi mbi kërkesën e
disa kongresisteve që të veprohet fillimisht jo mbi bankat
por mbi pronarët e shtëpive, që atyre t’ju ndihmohet në
pagesën e obligimeve të tyre me çka do të kishte efektin e
njëjtë, pasi që, produktet e infektuara dhe me rrezik do
bëheshin rentabile dhe jo të rrezikshme dhe bankat do të
gjendeshin të siguruara për kthimin e kredive. Qasja e ballafaqimit me krizën të forcave politike dallon
nga Amerika në Evropë, por që të gjithë kanë një synim:
veprimin e pakursyer në zvogëlimin e pasojave shkatërruese
të krizës. Derisa amerikanët dhe disa nga liderët evropianë
kërkojnë me ngulm që përderisa kriza është globale edhe
reagimi duhet të jetë global, botëror. Por Evropa nuk arriti
të ketë një plan të përbashkët veprimi, por u kënaqën me
veprime të njëtrajtshme por individuale të shteteve të
veçanta. Ndërsa forcat politike të ndara në blloqet e njohura tani të
majta dhe të djathta nuk dallon shumë nga vetë pozicioni i
tyre aktual dhe historik të lidhjes së tyre me qeverisjen.
Pasi disa nga forcat e majta të shteteve të Evropës
aktualisht janë në pushtet si në Britani të Madhe, Spanjë e
pjesërisht në Gjermani, disa të tjera me vite të tëra ishin
në qeveri si në Itali, Francë e vende të tjera. Ato që të
gjitha bashkë ndiejnë përgjegjësinë për situatën aktuale.
Prandaj e majta dhe e djathta janë të bashkuara në reagimin
e përbashkët ndaj ballafaqimit me krizën. E majta e njohur si e majta tradicionale në Evropë ka kohë
që mbronte parimin e liberalizimit të plotë të tregut. Edhe
ata sikurse edhe e djathta mbronin lirinë e plotë të
veprimit të ligjeve të tregut si autorregullator të tregut.
Tani si e majta edhe e djathta në Evropë po kritikojnë këtë
filozofi si të rrezikshme për shoqërinë por që të gjithë nuk
dinë kah do të shkoj sistemi bankar dhe çfarë sistemi i
ardhshëm i rregullave duhej të vendosen. Të gjithë janë të
një mendje se sistemi aktual i vendosur mbi bazat e Breten –Ëudit
dhe të dollarit si devizë reference, është i pasuksesshëm
dhe duhet ndryshuar. Gjithë e keqja erdhi nga Amerika, ku
kishte primatin e një tregu „strehë“ për të tjerët u bë vend
i derdhjes së parasë pa kthim. Në takimin e parashikuar të G20 i cili do të mbahet rreth
muajit prill në Londër, janë paraparë që të shtjellohen dhe
të gjendet zgjidhja në këto çështje kryesore: përmirësimin e transparencës së bankave në nivelin e tyre të
kontabilitetit; përforcimin e kontrollit mbi bankat përmes një revizioni mbi
notimin e bankave dhe të rrezikut që marrin përmes normave
të lidhura me Credit Default Sëep; përmirësimin e menaxhimit të rrezikut duke vendosur modele
të reja dhe në kontrollin e pagesës së traderëve-menaxherëve; përmirësimin e supervizionit të tregut duke rritur
kooperimin ndërmjet shteteve dhe përforcimin e kontrollit të
bankave të mëdha ndërkombëtare; përmirësimin e rregullave, duke kërkuar nga FMN dhe të
Forumit të stabilitetit financiar për të formuluar
rekomandimet për limitimin e efekteve ciklike të financave, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve financiare
ndërkombëtare për të ndihmuar ekonomitë në vështirësi. Bota ka nevojë për një strukture të re financiare për të
luftuar joekulibrin financiar, të zvogëlimit të formave
spekulative në tregun financiar. Sipas ish-kryetarit të Rezervave federale amerikane (Fed),
Alan Greenspan, kriza aktuale financiare është „ një ngjarje
e cila përsëritet një herë në 50 vjetë, ndoshta një herë në
shekull“ dhe deklaron se „ krizë të tillë asnjëherë nuk ka
parë dhe se kjo krizë do zgjasë edhe për disa kohë“. Me tone më optimiste paraqitet fituesi i çmimit nobel për
ekonomi Joseph Stiglitz, sipas të cilit kriza financiare
duhet te“jetë më e butë se sa ajo e viti 1929“ ngase „ sot
ne disponojmë mjetet për të evituar një tjetër depresion të
madh“ por vazhdon ai duke shpreh dyshimin se shpesh „njohurit
nuk arrihen gjithherë të praktikohen në jetë.“
Pozicioni i së majtës në këtë krizë
Në të vërtetë e majta tradicionale në Evropë me qëndrimin e
saj të vazhdueshëm edhe lidhur me lirinë e veprimit te
pakufizuar të tregut është barazuar me të djathtën në Evropë
e cila edhe ajo po kërkon kufizimin dhe kontrollin e
veprimit të tregut, kontrollimin dhe rregullimin e veprimit
të tregut. E majta tradicionale është e programuar nga ajo
vetë që nuk mund të ofrojë alternativë shumë të ndryshme nga
e djathta. Kryetar i institucionit kryesor financiar botëror
FMI është Dominique Strauss-Kahn, njëri nga drejtuesit e
respektuar të PS franceze, gjithashtu një nga socialistët e
njohur francez Paskal Lamu është Drejtor gjeneral i
Organizatës Botërore të Tregtisë (OMC). Hapësira e veprimit
politik të së majtës është shumë e vogël. Hapësirë më të
madhe të veprimit po gjejnë tani e majta e njohur deri më
tani si e majta ekstremiste. Teoritë e tyre të zhvillimit
ciklik të kapitalizmit, i cili ecën përmes superprodhimit
dhe krizave të saj të vazhdueshme po gjejnë mbështetje më të
gjerë se më parë. Analisti francez Michel Collon në analizën e tij të 8
tetorit 2008 thekson se „Historia tregon se kapitalizmi ka
shkuar gjithnjë nga një krizë në tjetrën. Herë pas here një
„luftë të drejtë“ për të dalur (për të eliminuar
konkurrentët, ndërmarrjet, infrastrukturën, e cila mundëson
një „rinisje“). Në realitet krizat janë edhe një fazë ku më
të mëdhenjtë përfitojnë për të eliminuar dhe absorbuar më të
vegjlit. Dhe këto super-grupe do të kenë edhe më shumë mjete
për të varfëruar punëtorët dhe për të bërë një konkurrencë
edhe më të fortë. Pra kthimi tek fillimi“. Teoritë e Marksit mbi zhvillimin ciklik të kapitalizmit, të
harruara dhe të demoduara më parë, tani janë bërë teori të
aktualizuara edhe nga shumë analistë të rangut të lartë. Duke qenë se e majta tradicionale është e pafuqishme të
paraqesë alternativën e saj, shumëkush shpreh mendimin se e
majta reale do të dal nga rrugët e kryeqyteteve të shteteve
perëndimore. Mbyllja e fabrikave dhe hedhja e qindra mijëra
punëtoreve në rrugë domosdo se do sjellë një alternativë të
majtë të lidhur me fatet e tyre. Është shumë i vështirë
fakti që pasojat e kësaj krize të bartin masat e gjëra
punëtore ndërsa frytet e fitimeve marramendëse të mëhershme
të sistemit, i kanë vjelur të tjerët, një pakicë e vogël.
Vetëm rrogat dhe bonuset e menaxherëve të shumë të bankave
silleshin në 500'000 deri në 50 milion dollarë vjetor,
ndërsa rrogat e punëtorëve as për të siguruar jetesën
normale të familjeve të tyre. Sipas revistës „Le Times“,
vetëm 15000 familje amerikane fitojnë 5% të të ardhurave
totale kombëtare amerikane - që është e barabartë me të
ardhura prej 9.5 miliardë dollarë për familje në vit.
Privatizimi i fitimit dhe kolektivizimi
i humbjeve
Parulla e „Privatizimit të fitimit dhe kolektivizimit të
humbjeve“ është bërë titulli i shumë gazetave prestigjioze
botërore. Barrën e efekteve shkatërrues të kësaj krize
padyshim se do ta bartin qytetarët e thjeshtë, ata të cilët
nuk kanë asnjë lidhje me shkaktarët e saj, me ata që kanë
marrë vendime të shumta në vrap për të realizuar fitime sa
më të larta. Lëvizja sindikale e gjendur e papërgatitur nga kriza aktuale
po lëviz në drejtim të rezistimit të saj pa pasur një
strategji të përbashkët veprimi dhe kryesisht është e
orientuar në: ruajtjen e vendeve të punës në kontestin
aktual të krizës, ruajtjen dhe përmirësimin e fuqisë blerëse
dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë. Shumë analistë shqetësohen edhe për pasojat politike të
kësaj krize të thellë. Shumë kujtojnë se kriza e viteve
1929-33 bashkë me mizerien e miliona familjeve të thjeshta,
solli ngritjen në fuqi të nazizmit gjerman me të gjitha
pasojat antinjerëzore të tij. Se çka do të sjell kjo krizë
duhet pritur evulimin e saj. Pas kësaj krize, bota nuk mund
të ecë, kështu siç ka ecur, ajo duhet të ndryshohet, se do
ta ndryshoj vetë kriza që po përjetojmë, por pyetja më
esenciale është se çka dhe si do të duket kjo botë ekonomike
dhe shoqërore???
PS.: Falënderoj ekonomistin dhe mikun tim Faik Racaj për
sugjerimet dhe vërejtjet e pakursyera mbi këtë punim.
|