|
Fillimi |
 |
|
Dokumente |
 |
|
Deklarata |
 |
|
Komunikata |
 |
|
Konferenca shtypi |
 |
|
Kalendari i punës |
|
 |
| |
|
|
 |
|
| |
| |
|

SHPIFJET SHQIP
Shkruan Prof. Abdyl KADOLLI |
| |
|
|
|
Gazeta
“Shqip” e Tiranës bëri në prill një zbulim sensacional, duke
shpallur “bashkëpunëtor të sigurimeve sekrete jugosllave“
Prof. Fazli Veliun, idealist i devotshëm i çështjes
shqiptare.
Nga i kishte siguruar, kush ia kishte servuar, ku i kishte
verifikuar dhe sa ishte paguar gazeta “Shqip” e Tiranës për
botimin e këtyre faksimileve të famshme?
Gjithë ky denoncim skandaloz i përket arsenalit të luftës
speciale, që dikur e bënte shtypi i Beogradit kundër
figurave shqiptare, ndërsa tash po e zëvendëson gazeta
“Shqip” e Tiranës.
Nuk të habisin shumë manovrimet e oponentëve politikë për të
mënjanuar kundërshtarët, nuk te habisin shumë sajesat e
shërbimeve sekrete për të diskredituar figurat shqiptare,
tash me pllakë të re, por të habit fakti që një gazetë
shqipe bëhet reklamë e atyre shpifjeve antikombëtare.
Gjithë kjo nuk është e rastësishme. Përse?
Skena politike shqiptare në Maqedoni është shumë e përçarë.
Nuk ka arritur të realizojë as Marrëveshjen e Ohrit, as të
drejtat e gjuhës dhe të simboleve kombëtare.
Gjendja në Maqedoni është e brishtë, për shkak të emrit
kontestues dhe kufirit me Kosovën. Prandaj, duhet mënjanuar
sa më parë figurat kombëtare nga skena politike.
Kështu thotë logjika antishqiptare.
Asnjë mendje e shëndoshë nuk dyshon në figurën atdhetare të
shkrimtarit dhe veprimtarit Fazli Veliu. Ai është një
idealist i dëlirë dhe i devotshëm. Për shumë vjet ishte në
krye të LPK-së, që organizoi e drejtoi luftën çlirimtare në
hapësirën e pushtuar shqiptare. Virtytet e tij morale e
atdhetare janë dëshmuar shumë herë deri më sot.
Shpifjet skandaloze të gazetës “Shqip” të Tiranës kundër
Prof. Fazli Veliut kumbojnë sot sikur shpifjet e atyre që më
herët e quanin UÇK-në “dorë e zgjatur e shërbimit sekret
serb” dhe si filozofimet e sotme shterpe për “misticizmin” e
luftës çlirimtare në Maqedoni.
Nuk është çudi që nesër gazeta “Shqip” e Tiranës të
reklamojë dosje të shërbimeve sekrete jugosllave edhe për
Komandantin legjendar, për Fehmi Lladrovcin, Ismet Jasharin
e shumë dëshmorë të tjerë, që kishin prishur paqen e
pushtimit. Qëllimi kryesor është të anatemohet e
diskreditohet lufta historike e UÇK-së.
Mjerisht, ata kanë rënë, ndërsa Fali Veliu është gjallë.
Mjerisht, skenën politike shqiptare ende e manovrojnë
pseudopatriotët dhe kolaboracionistet e djeshëm.
Mjerisht, gazeta “Shqip” e Tiranës është rreshtuar në anën e
tyre.
Për gjithë këtë mjerim shqiptar gazeta “Shqip” e Tiranës
duhet të dalë para drejtësisë për denigrim të paskrupull të
figurave kombëtare dhe për censurim të mendimit dhe të
shprehjes se lirë..
Mallkimi ynë rëntë mbi te:
Zoti e marroftë shqip!
Zoti e vraftë shqip!
Londër, më 29 prill 2008 |
|
 |
| |
|
|
|
| |
|
|
|
|
Fazli
Veliu është hero i gjallë, me të
cilin kemi arsye të krenohemi të
gjithë |
| |
|
25 prill 2008 |
| |
|
LPK është e
indinjuar me shpifjet e fabrikuara
kundër atdhetarit të shquar shqiptar
z. Fazli Veliu, ideolog dhe
udhëheqës i shquar i Lëvizjes
Popullore të Kosovës për 11 vite
radhazi dhe ushtrive çlirimtare të
trojeve shqiptare të robëruara nga
serbët e sllavomaqedonët, të botuara
në gazetën “Shqip” të Tiranës, më 17
prill 2008.
Ne, dëshirojmë të besojmë se gazeta
“Shqip” këtë e ka bërë pa qëllim,
por nga pakujdesia në falsifikimet e
afruara kundër Fazli Veliut. Ne, nuk
do të hyjmë në detajet e
falsifikimit, sepse ai është aq
amatores, që me të drejtë e kanë
konstatuar ata që kanë reaguar deri
më tash.
Nuk është hera e parë që kundër
Fazli Veliut dhe bashkëveprimtarëve
të tij fabrikohen dokumente të
falsifikuara. Kjo dorë tinëzare edhe
herë tjera ka plasuar nga Maqedonia
në Shqipëri dokumente të
falsifikuara për qëllime politike.
Në fillim shpifjet janë botuar në
Tiranë, pastaj organizatorët e
vërtetë të shpifjeve, që gjenden në
Maqedoni, lehtë kanë gjetur formë
t’i plasojnë aty ku kanë dëshiruar,
në shtypin e Maqedonisë ose të
Kosovës. Territori dhe shtypi i
Shqipërisë, si dje ashtu edhe sot,
është zgjedhur pikërisht për t’i
ikur përgjegjësisë penale të atyre
që dërgojnë shpifje nga Maqedonia
duke shfrytëzuar mungesën e kuadrit
ligjor në nivel rajonal për këtë
problematikë. Kjo është shumë e
lexueshme jo vetëm në këtë rast.
Siç dihet, në Maqedoni, në muajin
qershor janë zgjedhjet. Shpifjet
kanë ardhur me qëllim që subjekti
politikë, ku është Fazli Veliu -
BDI, t’i humb këto zgjedhjet. Në
fakt ai do t’i fitojë bindshëm ato.
Me gjithë shpifjet monstruoze kundër
tij, Fazli Veliu, do të mbetet ashtu
siç ka qenë dhe siç është: Bir i
përkushtuar i popullit shqiptar për
çlirim dhe bashkim kombëtar; Njeri
vetëmohues, që ka sakrifikuar pa u
kursyer nga vetja, familja, farefisi
dhe shokët e tij të idealit.
Virtytet e Fazli Veliut i njeh e
gjithë Kosova, që ka qenë në luftë
me okupatorët serbë, i njohin edhe
gjithë ata që kanë punuar diçka
konkrete për shqiptarët në Maqedoni.
Fazli Veliu është hero i gjallë me
të cilin kemi arsye të krenohemi të
gjithë.
Lëvizja Popullore e Kosovës
Kryetari, Emrush Xhemajli |
|
 |
|
|
|
|
|
|
Ç’të
shtyri “redaksi” të bësh editorial? A s’të
mjaftoi artikulli shpifës e denigrues i
“Shqip” – Tiranës? Të shtyri përfitimi artë
zgjodha rrugën e çlirimit dhe të identitetit
e dinjitetit kombëtar!?
Cila dorë qe më e besueshme ajo që shpiku
“dokument” të falsifikuar dhe e përcollën në
Tiranë, pastaj të të rekomandojë prej andej,
me udhëzime të Beogradit, apo ndonjë që të
qëndron afër dhe vetë nuk ka guxim të del
hapur, apo?
Mendove për sihariq? Ate i ke për fis? Ç’të
duhet ai, kur humb gjakun tënd nëse të
rrjedh në trup?
Jo ti nuk të vlejnë as njëqind editoriale
mbase nuk mund të mposhtësh një figurë që
trashëgon brezat kundërshtar të armiqve të
kombit shqiptar: stërgjyshi Veliu luftoi
kundër Bullgarëve dhe u vra duke mbrojtur
shtëpinë, familjen e vendin e të parëve,
gjyshi Azemi në betejë të pabarabartë luftoi
dhe hyri në historinë tonë të lavdishme,
mixha Mehmeti u ekzekutua në Vrapçisht të
Gostivarit, vëllai më i ri u rrëmbye nga
forcat policore të urdhëruara nga ministri
dhe zëvendësministri i qeverisë
antishqiptare të vitit 2001 etj.
Paski shtuar në editorial se kam qenë njeriu
numër 1 i Fondit “Vendlindja thërret”, duke
shkelur normat njerëzore të ndihmës së
domosdoshme ndaj të rrezikuarve dhe ke
kopjuar mafijan italiane të lidhur ngusht me
ate serbe.
Qenke “merakosur” për mua se si do të dal
nga kjo situatë e si mund të bind opinionin
e masat e gjëra për besnikëri?! Unë jam i
shfajësuar në burgun e Konstancës të
Gjermanisë më 28 mars të vitit 2000, nga
Gjyqi i lartë i Karlsruhes. Kur të donë e
veçon populli, të donë edhe Zoti, prandaj ti
i editorialit dhe kolegjiumi i juaj në
“Shqip” mendoni se si do të dëshmoni se
flisni e shkruani shqip, kur veproni në
kundërshtim me moralin njerëzor, ecurinë e
programin e kombit dhe dëshmoni rrugën e
mallkuar e të dëmshme: të urrejtjes,
vëllavrasjes, kriminalitetit psikologjik. |
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
Reagim ndaj tendencës për denigrimin e figurës
atdhetare të Fazli Veliut |
| |
 |
|
Fazli Veliu është njëri ndër figurat më të
nderuara dhe të respektuara të lëvizjeve
ilegale çlirimtare në Kosovë dhe viset e
tjera shqiptare në ish Jugosllavi |
| |
Shkruan: Bedri ISLAMI |
| |
22 prill 2008 |
|
|
|
|
Ditë më parë, me 17 prill 2008,
gazeta e njohur "Shqip", pa dyshim njëra ndër më
autoritaret e shtypit të shkruar në Shqipëri, përmes
një shkrimi, të një autori të panjohur, saktësisht
të paemër, mjerisht, në kundërshti me vlerat e saj,
botoi një shkrim denigrues ndaj profesor Fazli
Veliut, deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Sipas
"dokumentave sekretë" që i janë afruar gazetës
"rezulton" se një deputet shqiptar në parlamentin e
Maqedonisë, Fazli Veliu, ka qenë bashkëpunëtor i
shërbimeve sekrete jugosllave deri në vitin 1996.
Për të bërë sa më " të dëshmuar" këtë pohim, gazeta
e sipërme boton edhe dy faksimile, që i janë afruar
asaj, sipas të cilave "vërtetohet" saktësia e
dokumentave që janë sjellë në dëshminë e tyre.
Nuk e di burimin i cili i është afruar gazetës për
ti servirur këto " dokumenta" . Sipas një verifikimi
të bërë këto ditë, ky material, i ardhur nga një
parti shqiptare në Maqedoni, PDSH, u është afruar
edhe disa organeve të tjera të shtypit në Tiranë e
ndoshta edhe në Kosovë. Fakti që është botuar si i
paemër në gazetën "Shqip", ndryshe nga sa është
tashmë traditë në këtë gazetë serioze dhe me tepër
prestigj, na bën të mendojmë se, në mos tjetër,
botuesi është viktimë e dokumentave të servirur si
origjinalë dhe të saktë, e po ashtu, edhe të
shkallës së paktë të njohjes së aktivitetit të
gjatë, tepër serioz dhe në struktura shumë të
rëndësishme të profesor Fazli Veliut.
Të nesërmen e botimit të këtij shkrimi unë iu
drejtova një mikut tim, i cili është gazetar i
respektuar në këtë gazetë, për të i qartësuar se në
rastin e figurës së cituar është bërë një gabim i
ndjeshëm, lajm i cili, megjithëse është i
pabesueshëm për shqiptarët që e njohin nga afër apo
nga larg Fazli Veliun, sjell një ndjenjë jo të mirë
ndaj gazetës së mirënjohur "Shqip".
Nuk e di nga janë nisur botuesit e këtij materiali,
i cili, në mos tjetër, për nga vetë rëndësia dhe
pesha që mbart, duhej të saktësohej, pasi, në ditët
e sotme, kur gjithçka është e mundur, fare lehtë,
mund të konvertohen dokumentë të tillë, sidomos nga
ata që kanë pasur lidhje të vërteta me shërbimet e
fshehta të sigurimit jugosllav apo serb.
Fazli Veliu nuk është i ri në politikën shqiptare.
Në të kundërtën ai është një emër shumë i njohur, jo
vetëm si figurë atdhetare, por edhe njerëzore. Për
shumë vite me rradhë ai ka qenë një ndër figurat më
të spikatura të lëvizjeve ilegale në Kosovë dhe
jashtë saj, madje, për disa vite edhe drejtuesi i
lëvizjes ilegale Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila
është themeluese dhe drejtuese e ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës. Fazli Veliu ka patur meritën që të jetë
njëri ndër themeluesit dhe emërtuesit e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës për vetë pozicionin që ai ka
pasur, ka qenë në lidhje me strukturat drejtuese të
këtij formacioni të madhërishëm që në momentet e
para dhe deri në përfundimin e luftës; ka marrë
pjesë direkte në hartimin e strategjive dhe ngritjen
e strukturave politike e ushtarake të saj, gjithnjë
përmes një sektori të veçantë, i cili drejtohej nga
Xhavit Haliti "Zeka" dhe ku bënin pjesë edhe Ali
Ahmeti"Abaz Gjuka", Jashar Salihu, e më pas edhe
Azem Syla "Daja i vogël ose Antoni". Pra ai ka qenë
në që fillimet e ngritjes së strukturave ilegale të
luftës në Kosovë, dhe në se, qoftë edhe për një
moment do të ishte i saktë materiali i paraqitur si
i tillë, dëmet dhe pasojat në rradhët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës do të kishin qenë të
pallogaritshme.
Fazli Veliu, i njohur edhe si "Daja i madh" ose edhe
shkurt "Daja", ishte njëri ndër autoritetet politike
të lëvizjes ilegale LPK që kishte lidhje të fuqishme
me studentët në Prishtinë, gëzonte respektin e tyre
dhe i dëgjohej fjala, ndoshta më fort se shumë të
tjerëve. Disi i butë në shpirt, romantik për nga
natyra, poet dhe gazetar, njeri që beson shpejt dhe
që mbahet fort pas fjalës së dhënë, në rrugëtimin e
tij të gjatë politik, si gjithë të tjerët, ai mund
të ketë bërë edhe gabime ose lëshime, mirëpo,
askush, e theksoj, askush, për asnjë çast, edhe kur
ka pasur goditjet më të ndjeshme në rradhët e
organizatës dhe të strukturave të luftës, nuk ka
hamendësuar se pas tyre mund të ishte një figurë si
Fazli Veliu. Për më tepër, pas goditjeve që kanë
ndodhur, sidomos në dhjetor dhe në maj 1997, një
komision i posaçëm, ka verifikuar punën e të gjithë
shokëve dhe strukturave të lidhura ma ndodhitë e
luftës, por askush, në asnjë rast dhe asnjëherë, as
që ka ngritur dyshimin më të vogël për figurën e
Fazli Veliut. Pasi ka qenë tepër e qartë figura e
tij, dhe në të njëjtën kohë, pasi njohuritë e tij
kanë qenë tepër të gjëra që mund të kishin sjellë
pasoja tepër të mëdha.
Atëherë pse është synuar të përbaltohet figura e
Fazli Veliut dhe të përfitohet nga faqet e hapura të
gazetës autoritative "Shqip".
Si e thashë, një material, pak a shumë i tillë, ka
ardhur nga një parti politike në Maqedoni dhe koha
që është zgjedhur, ashtu si edhe objekti i
përcaktuar, ngjan si dy pika uji me ato që kanë
ndodhur edhe para fushatës së fundit të zgjedhjeve
parlamentare në Maqedoni. Aso kohe, Menduh Thaçi,
pat hedhur dhe lançuar tezën se pas arrestimeve të
ndodhura në lëvizjet ilegale dhe ngjarjeve të
dhimbshme që lidhen me zhvillimin e saj, qëndron Ali
Ahmeti, lideri politik i BDI. Ai citoi edhe
dokumenta që nuk ekzistonin, të Shtabit të
Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe
tani, mendoj se jo rastësisht, në lajmin e dhënë se
një deputet shqiptar rezulton të ketë qenë
bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave, është
dhënë dy herë fakti se Fazli Veliu është daja i Ali
Ahmetit, drejtuesit të BDI. Në të vërtetë ky është
synimi edhe i gjithë kësaj loje politike. Zakonisht,
në traditën e herëshme, është nisur nga nipi për të
shkuar tek daja, tani, ndodh e kundërta, po nisen
nga daja për të shkuar tek nipi.
Jam i bindur se njeriu, i cili ka përgatitur dhe
servirur këtë material si të saktë dhe origjinal, ka
pasur lidhje të herëshme pikërisht me strukturat në
të cilat mbulohet tashmë, roli i të cilit ka qenë
pikërisht ai që po luan sot, përçarjen dhe
denigrimin e mendimit të përbashkët politik të
shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni.
Ndërsa, përsa i përket "faktit " se Fazli Veliu
është "shpërblyer" për punën e tij me 8.621 marka
gjermane, do të ishte e tepërt të ndaleshim. Për
pozicionin që ka pasur dhe detyrat që ka ushtruar,
ai, në se do të ishte dikush tjetër, do të kishte
përfituar dhjetra e ndoshta qindra herë më shumë,
gjë që mrekullisht nuk ka asgjë të përbashkët me
figurën e tij dhe gjithë jetën e tij.
Fazli Veliu është njëri ndër figurat më të nderuara
dhe të respektuara të lëvizjeve ilegale çlirimtare
në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në ish
Jugosllavi. Ishte një kohë që atë e akuzonin për
lidhjet e ngushta që kishte me Familjen Jashari dhe
familjet e tjera të luftës, tani, ndoshta të
njëjtët, përmes shpërdorimit të besimit të një
gazete prestigjioze, e akuzojnë për të kundërtën e
asaj që i është përkushtuar.
Në të gjithë këtë histori, ajo që edhe për një kohë
do të mbetet, është ndjenja jo e mirë përse një
gazetë kaq e besueshme u ngut me një çështje
krejtësisht të pabesueshme.
|
|
(Autori i këtij reagimi është: ish-kryetar i
Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe kryetar i
Komisionit të veçantë për Verifikimin e Ngjarjeve të
Luftës në Kosovë.) |
|
 |
|
|
|
|
Dokumenti i gjoja shërbimeve sekrete
se “Fazli Veliu është spiun i serbëve”, është i
falsifikuar |
|
|
|
Ibrahim KOÇA |
|
Kërçovë |
|
|
|
Marr
parasysh shkrimin e gazetës së Tiranës
“Shqip” e cila ditë më parë botoi një
editorial me titull “Një deputet shqiptar,
spiun i serbëve” dhe që shkrimi i njëjtë u
botua ditë më vonë nëpër disa gazeta në
Maqedoni, janë arsyet që moralisht dhe
kombtarisht më obligojnë që të bëj këtë
artikull mua dhe shumë kolegëve të mijë
gazetar, dhe që në mënyrë profesionale t’u
përgjigjemi të papërgjegjshëmve. Si lexues,
në shikim të parë vërejta plotë gabime
brenda atij dokumenti që pretendohej se
është dokument zyrtar i lëshuar nga
shërbimet sekrete serbe, e në të cilin ishte
bazuar gazeta. Ç’farë amatorizmi! Nëse këto
gazeta bazohen në kësi dokumentesh të
falsifikuar, atëherë nuk do të ngelet
shqiptar i pastër mbi tokën dhe pa qenë
spiun i serbëve. Dua t’ju them këtyre
redaksive dhe opinionit shqiptar, se
dokumenti i botuar në këta gazeta, ku
aludohet se ai ka dalë nga kuzhinat e
shërbimeve sekrete serbe, nuk të mbush
mendjen se është i vërtetë, sepse ai
dokument në vete përmban plotë gabime
gjuhësore dhe kontradikta me data dhe
shifra. Në dokument thuhet se “.....
albanskih separatista
na
K i M
u
operaciji (separatistët shqiptarë në Kosovë
dhe Metohij në operacion)” që në gjuhën
serbe nuk thuhet dhe shkruhet ashtu, porse
duhet të jetë “..... albanskih separatista
u K i M
na
operaciji”, dhe në këtë rast nuk të bënë të
besosh se ky dokument është i lëshuar nga
shërbimet sekrete serbe. Madje, gabimi
tjetër është, se dokumenti aludon të jetë i
lëshuar me numër protokollar ku thuhet
“strogo po. Br: 938”
që është shënuar në krye të dokumentit, dhe
në fund të dokumentit qëndron se ky dokument
prapë thuhet “strogo po. Br: 939”,
pra dy numra protokolli për të njëjtin
dokument. Gabimi tjetër qëndron kur thuhet
se “operativnu poziciju
Instruktor*”,
pra kodi “Instruktor*”
shoqërohet me një fusnotë që më poshtë është
deshifruar me Fazli Veliu, gjë që nuk
korrespondon me format e deshifrimit të
shërbimeve sekrete të cilat nuk japin
fusnota siç është dhënë në këtë dokument që
aludohet të jetë lëshuar nga shërbimet
sekrete, porse kodet dhe shifrat janë të
shënuar nëpër lista tjera ndërmjet atyre të
cilët komunikojnë me to.
Gabimi tjetër është ku thuhet se “Fazli
Veliu od selo
Zajac (Fazli Veliu nga fshati
Zaja(c)z)” që në realitet Fazli Veliu nuk
është nga fshati
Zajaz, por është
nga fshati Kollarë. Gabimi tjetër në
dokument është në datëlindjen e tij që nuk
është
1 prill
siç thuhet aty, porse Fazli Veliu ka lindur
më
4 janar.
Thua vallë, të gjitha këto gabime që mban
dokumenti në fjalë të jenë bërë në një
dokument zyrtar siç pretendohet aty. Për
besë nuk mundem ta besoj, ashtu siç nuk mund
ta besojë edhe opinioni i gjërë shqiptar,
ashtu siç nuk e besojnë edhe vetë redaksitë
e gazetave që e kanë botuar këtë dokument të
falsifikuar. Të shpifësh në këtë formë
amatoreske për njeriun i cili organizoi tre
UÇK-të këto 15 vitet e fundit, është
thjeshtë një papërgjegjshmëri morale. Të
shpifësh në këtë formë për ideologun e
Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës
LPRK, është një idiotësi e papërshkruar. Të
shpifësh në këtë formë për shokun dhe mikun
e idealit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës,
Fehmi Lladrovcit e shumë e shumë dëshmorëve
të tjerë, është një antishqiptarizëm i
paparë. Të shpifësh broçkulla të tilla, për
njeriun të cilin shqiptarët e quajnë me
nofkën më të ëmbël “Daja” do të thotë të
jesh i pamoralshëm. Të shpifësh për një
individ se është spiun i Serbisë, të cilit
serbët i’a kanë vrarë dhe zhdukur gjysmën e
familjes, është shpirtligësi.
Sido që të jetë, “Dajës “ i uroj shëndet të
plotë she të na rojë për jetë e mot. |
 |
|
|
|
Reagim në shkrimin: “Një deputet shqiptar, spiun i
serbëve", të botuar në "Shqip" Tiranë, më 17
prill 2008
|
| |
|
Shpifjet e turpit
- Njeriu fisnik do t'i harrojë! |
| |
|
Shkruan: Fatmir BRAJSHORI |
|
|
Sulmet e bëra kundra Fazli Veliut - Dajës nuk janë
të rastësishme dhe nuk vijnë pikërisht në këtë kohë
për hiq gjë! Jo! Ato bëhen nga ata të cilët po
luajnë me kartën e tyre të fundit: spekulimin dhe
lënien e " këmbëve të arushës" në duart e
shqiptarëve, që pastaj po këta shqiptarë të merren
me vetveten!
Atdhetarin e vërtetë nuk mund ta instrumentalizojnë
shpifësit e gazetave enigmatike!
Atdhetari Fazli Veliu, paktin e tij e ka bë me
Popullin shqiptar!
Si bir i tij i devotshëm!
Idiotizmi i atyre, që bënë këtë gjë, do të
ndëshkohet nga mbarë kombi shqiptar - ani pse ata
deshën të të mbërthenin me "këmishën e armikut të
popullit", nëpërmjet gazetave aspak të popullit, për
t'i bërë të tjerët të shikojnë tek ju "armikun e
popullit".
Duke lexuar këtë gjë, për Njeriun e mendimeve të
qarta, veprimeve, sugjerimeve, këshillimeve e
mësimeve të çmuara, Fazli Veliun - më tronditi po
njësoj, sikurse që e tronditi gjithë vetëdijen tonë
Kombëtare.
Askush s'ka të drejtë të jetë indiferent, para kësaj
shpifjeje me të cilën synohet jo të goditet Fazli
Veliu si Individ - por një organizim i tërë, i një
gjenerate atdhetarësh, të cilët u prinë të tri
Luftërave të lavdishme të popullit tonë; në Kosovë,
në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni...
Pra armiqtë e sukseseve shqiptare nëpërmjet
shqip-folësve, legal dhe intelektual, të ndërsyer
ndoshta edhe nga disa interesa personale dhe
politike, tentuan të bëjnë linçimin Publik të Fazli
Veliut - Dajës!
Por me këtë gjë ata bënë linçimin vetanak dhe
personal!
Me këtë akt nënshkruan turpin e tyre të fundit! Ata
përdoren, armiqtë e të gjitha kohërave, të njësuar
në këto mbeturinat e tyre të fundit, filozofinë se
më e tmerrshme është sulmi i trilluar, se sa, vet
sulmi!
Ata që përgatiten furrën e druve për Fazli Veliun si
në kohën e Inkuizicionit - do të digjen vetë në atë
furrë! Edhe ashtu shpirti i tyre i prishur që në
lindje gjatë tërë kohës ka qenë i tillë: i djegur!
Si e njoha Fazli Veliun - Dajën?
Në vitin 1993, bënim përgatitjen e Mbledhjes së
Katërt të Përgjithshme të LPK-së dhe në kohën
parapërgatitore, pasi mora rezolucionet e Mbledhjes
jashtë vendit - në brendësi të materiale të ndryshme
dhe lëndës për studim, hasa emrin e Fazli Veliut si
i zgjedhuri i Parë i Lëvizjes Popullore për
Republikën e Kosovës.
Mu ngjallë një dëshirë që ta njihja këtë njeri!
Nuk e kisha idenë, që vetëm disa ditë më vonë,
pikërisht do të takoja Fazli Veliun, në Prishtinë në
Mbledhjen e katërt të LPRK-së (që nga kjo Mbledhje
në LPK-së), Njeriun që duke mos e njohur për së
afërmi, e përshkruaja në veten time, e paramendoja
në botën time, si shumë nga ata "mërgimtarë" të
cilët: Atdhetarë PO - por rrethanat e kohës nuk u
kishin ofruar mundësinë e arsimimit të bollshëm".
Por jo!
Ai që në takimin e parë, më bëri për vete, me zërin
e tij të afërt, miqësor; me zërin e tij si të një
shoku të devotshëm; me brengën e tij si të një babai
të brengosur; me këshillën e tij si të një profesori
të paanshëm!
Ishte viti 1993 dhe ndjehesha si Njeriu me vlerat më
të mëdha në Kosovë ngaqë njihja Fazli Veliun!
Më vonë u takuam shumë herë në Tiranë, kur ai
vizitonte shokët që jetonin atje dhe të cilët, u
kishin shpëtuar burgosjeve nga ana e serbëve!
Gjithnjë tregonte një kujdes jashtë mase për
gjithsecilin njeri e sidomos për ata që i takonin
vegjëlisë!
Fazli Veliu ishte njeriu që me fjalën e tij të ëmbël,
të qëlluar dhe të duhur, kurrë njëherë vetes nuk i
krijonte armiq por përkundrazi - fjala e tij ishte
mehlemë për secilën vrragë dhe secilën dhembje!
Kush mundë të harrojë brengën e tij për shokët,
sakrificën e tij për Kombin, flijimin e familjes dhe
interesave të ngushta personale?
Jo- Jo zotëri: Fazli Veliu nuk ishte nga ata njerëz
që vetes dinte t'i thurte privilegje! Së paku "Daja"
Jo! Nuk dinte dhe as që do të dinte ndonjëherë që
për veten e tij të kërkonte ndonjë favor!
JO, përkundrazi ne të tjerët kërkonim favore nga ai!
Ai edhe atëherë kur punonim në redaksinë e gazetës "Zëri
i Kosovës", nga meraku që shokët mund të jenë të
lodhur, të rraskapitur - vinte me çantën e tij të
mbushur plotë me lëngje, sanduiqe, apo edhe ndonjë
ëmbëlsirë - që na i shpërndante, ani pse i vetmi
ishte, pikrisht ai, në mesin tonë që "mbante çdo gjë
mbi supe si Krishti dikur" për të mirën e Kombit dhe
të shokëve natyrisht...
Dhe sot, sulmi ndaj Fazli Veliut nuk është i
rastësishëm!
Hienat e dreqit duke ofenduar "Dajën" ofenduan çdo
njeri të ndershëm; ofenduan çdo atdhetarë të
devotshëm; ofenduan Luftërat e shqiptarëve për liri
dhe bashkim Kombëtar; ofenduan çdo intelektual të
ndershëm: më ofenduan edhe mua personalisht!
Ofenduan familjen time që pati nderi të ketë në
konak jo vetëm Fazli Veliun, por shumë nga dëshmorët
e kombit por edhe nga ata që sot udhëheqin me
shtetin e Pavarur të Kosovës!
Kurrë nuk do të harrohet si është goditur dhe
anatemuar Profesor Rexhep Qosja!
Simboli i rezistencës Kombëtare Adem Demaçi!
Çfarë nuk është thënë për ta!
Dhe pikërisht nga ata që shkruanin shqip dhe flisnin
madje!
E njëjta gjë dhe e njëjta retorik e shpifjes vije
nga kuzhina e njëjtë në rastin e Fazli Veliut!
O zot deri kur më do të mundohen këto hiena nate të
përdorin akoma armën e tyre të vetmen dhe më të
mirën që dinë të përdorin; përçarjen!
Por Fazli Veliu do të dijë të kapërcejë edhe këtë
sfidë të radhës! Ai nuk është i vetëm në këtë betejë!
Me të janë vargu i pambarim i gjithë figurave të
ndritshme të Kombit së bashku me ushtarët e ushtrive
tona çlirimtare!
Ushtrive të cilave askush s'diti t’u gëzohej më
shumë se vet ai që dha kontributin e tij në
themelimin e tyre!
Po kush janë ata që sulmojnë Fazli Veliun?
Ata janë më shumë se fatkeqësi për vetën e tyre -
fatkeqësi për kombin tonë!
Ata janë të cilët i njohim jo sot- por që moti! Janë
të njëjtit që bënë punën e dreqit, në të gjithë
kohërat, gjatë të gjitha Luftërave dhe të cilët
përhapin thashethemet e tyre, pas çdo triumfi
gjithshqiptar!
Janë ata të cilët provuan të godasin së pari Fazli
Veliun! Ata të cilët hynë në eksperiment për të
provuar suksesin e tyre fillestarë, që pastaj ta
vazhdonin edhe me të tjerët!
Janë ata që ndoshta synim përfundimtarë kanë apo
edhe do të kenë vet Njeriun e Aksioneve të mëdha Ali
Ahmetin - Liderin e BDI-së!
Por të gjitha përpjekjet e tyre do të jenë të kota!
Ne s'kemi besim në ata që besojnë në shpifjet dhe
falsifikimet serbe, por ndoshta me porosi të
shqiptarëve të cilët kanë interesat e tyre në gjithë
këtë gjë!
Në Personin e Fazli Veliut është indi i kombit!
Ai do të dijë t’i sfidojë të gjitha "dënimet publike
dhe shpifjet" e mundshme edhe të paparashikueshme
ngaqë nuk është hera e parë që ballafaqohet me një
gjë të tillë! Të gjitha sfidat i bëri me sukses
gjerë më tani! Edhe kësaj radhe do ta kalojë ngaqë "trimi
i mirë me shokë shumë" - thotë populli!
Njeriu ruhet nga Historia por jo nga shpifjet!
Duke e ditur që Fazli Veliu lexonte shumë,
dispononte një kulturë të përgjithshme, Dije dhe
Kulturë mondane s'do mend që ai kujton fjalët e
Servantesit të madh që thoshte:
"Sharjet janë arsyet e mëdha për ata që s'kanë arsye"! |
 |
| |
|
Reagim në shkrimin: “Një deputet shqiptar, spiun i
serbëve", të botuar në "Shqip" Tiranë, më 17
prill 2008
|
| |
|
Një lajm serbisht nga gazeta "SHQIP" |
| |
|
Abdullah PRAPASHTICA |
|
22 prill 2008 |
| |
|
Pavarësisht se me Deputetin në
fjalë, nuk njihemi së afërmi, të dhënave në këtë
shkrim nuk ju besoj fare. Sepse dihet se ai ka qenë
Kryetar i LPK, se ka qen në krye të Veteranëve të
UÇK, se si familja e ti dhe ai ka bërë një jetë
relativisht të mjerë sociale gjatë kohës shumë të
gjatë të veprimit në kohën e ilegalitetit dhe se ka
qenë i ndjekur nga regjimi titosit. Prandaj
publikimi i një shkrimi të tillë që pretendon se ka
dalë nga “burimet” e sigurimit jugosllav, jo vetëm
se duhet marr me rezerva por duhet hedhur në tersi
si një akt të ndyrë sllav të luftës speciale për të
vazhduar me fushatën e intrigave për komprimitimin e
personaliteteve të rezistencës shqiptare. Kuzhinat e
Luftës Speciale të organeve të UDB-së jugosllave
kanë zier helme të tilla për të gjitha personalitete
e rezistencës, kështu që kjo nuk është ndonjë risi e
madhe. Përveç që habit fakti se si sigurimi sllavo
shovinist përsëri i ve në përdorim këto metoda të
stërvjetruara dhe se megjithatë gjen hapësirë që
këto intriga primitive të i publikon edhe në gazeta
që shkruajnë shqip! Me që tregu i gazetarisë në
gjuhën shqipe e ka lejuar këtë rast duhet pritur se
së shpejti do të kemi një invazion të lajmeve të
tilla serbe në shtypin ton! Në këtë shkrim nuk ka as
një më të voglin argument se i akuzuari ka dhen
çfarëdolloj informacioni apo qe ka ber çfarëdo
veprimi për interesa të sigurimit jugosllav.
Të dhënat që prezantohen në këtë shkrim si
“argumente” mund të fabrikohen për secilin njeri.
Nëse një njeri – kushdo qoftë ai – ka vepruar si
spiun i serbëve ai duhet të ketë vepruar në një mes
konkret ku do të i spiunonte njerëzit me të cilët ka
bashkëpunuar drejtpërsëdrejti dhe do të jepte
informacione konkrete mbi aktivitetin patriotik të
tyre apo të organizatës ku ka vepruar. Nga kjo lloj
veprimtarie spiunazhi duhet të kenë rezultuar edhe
zbulime, arrestime, gjykime apo dëmtime tjera të
aktivitetit patriotik. As një lloj informacioni të
tillë nuk epet në këtë shkrim. Si pas parimit
themelor të së drejtës:”... as një njeri nuk mundet
të shpallet fajtor me akuza ndaj ti, para se ato
akuza ti vërteton gjykata përkatëse kompetente e
cila i verifikon vërtetësinë apo pavërtetësinë e
akuzave dhe e bën verifikimin e argumenteve të
akuzës dhe kundër argumentimin e palës së
akuzuar...”! Prandaj, botimi i një shkrimi të titull
destruktiv në një gazetë publike dhe ribotimi i saj
në gazeta e mjete tjera të informimit publikë si dhe
përhapja e lajmeve të tilla të rrejshme në rrugë
tjera verbale apo me shkrim, është një vepër e
dënueshme penale me të cilën njolloset
personaliteti, shkelen të drejtat e njeriut dhe
nxitet përçarja dhe shqetësimi i opinionit. Nga sa u
tha më lartë kuptohet se me këtë reagim nuk merret
në mbrojtje vetëm viktima, pra person i akuzuar, por
mbrohet parimi i pacenueshmërisë të personaliteti në
këtë formë si është vepruar në këtë rast. Sidomos
kur është fjala për një deputet të një parlamenti!
Qëllimi i këti shkrimi është edhe alarmimi i
prokurorisë që të hap hetime ndaj të gjitha
redaksive dhe njerëzve që kanë marr pjesë në
shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë rast dhe
ne rastet tjera dhe që të ju tërhiqet vërejtja
gjitha redaksive, gazetarëve dhe të gjithë njerëzve
që nuk kanë të drejtë të marrin nëpër këmbë as ke me
akuza kaq të renda duke u bazuar në burimet e
armiqve. Kjo nuk do të thotë se të gjithë ata duhet
të heshtin edhe kur akuzat e tyre vinë si rezultat
ti gazetarisë hulumtuese që ato i bazon në fakte,
dëshmi dhe argumente të bazuara juridike!
Përkundrazi në këto raste ata duhet domosdo të
reagojnë publikisht. Liria e shtypit është një nga
gurët më të çmueshëm të lirisë dhe demokracisë,
prandaj nuk guxon të kalon askush pa përgjegjësi
konkrete nëse këtë liri e keqpërdor për të e cenuar
të vërtetën me akuza të rrejshme! Njeriu është i
pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia e ti dhe
vetëm kur ajo fajësi të vërtetohet atëherë ajo mund
të publikohet! Pra, kujdes! Mos përhapni lajme të
rreme në dëm të shqiptarëve e në shërbim të armiqve! |
|
 |
|
|
| |
|
|
|
|