Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


  • Vetëvendosje!
  • KP 'Afrim Zhitia'
  • Nënë Shqipëri
  • Shqipëria.com
  • Albanian.com
  • Kosovapress
  • Kosova e Lirë
  • KosovaLive
  • ATSH
  • Lajme.net
  • Dwelle
  • Europaelirë
  • VOA
  • BBC
  • RTV ZiK
  • Epoka e re
  • Koha Ditore
  • Koha Jonë
  • Shekulli
  • Korrieri
  • Gazeta Sot
  • Shkëmbi.com
  • Mekuli
  •    
     

    Pavarësinë e Kosovës deri më tani e kanë njohur 52 shtete

     

    Kosova hedhë poshtë propozimin e imponuar nga Beogradi për shtrirjen e EULEX-it

    E hënë, 10 nëntor 2008
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, të hënën në mbrëmje, thanë se hedhin poshtë propozimin për vendosjes e EULEX-it në Kosovë jashtë përmbajtjes së Pakos së Ahtisarit, sipas kushteve të diktuara nga Beogradi.
    Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi thanë se propozimi shkel substancën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

    Në deklaratën e përbashkët të presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi të paraqitur në konferencën për shtyp thuhet:

    • Jemi për dialog dhe për t’i kontribuar shtrirjes sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovë, duke respektuar dhe zbatuar Projektin e Presidentit Ahtisaari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    • Ju informojmë se kemi pasur bisedime për dokumentin e prezentuar nga bashkësia ndërkombëtare si rezultat i bisedimeve me Beogradin, që ka të bëjë me vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

    • Institucionet e Republikës së Kosovës konsiderojnë se elemente substanciale të dokumentit gjashtëpikësh të prezantuar nuk janë të pranueshme për Kosovën në formën e tanishme të tyre.

    • Shprehim gatishmërinë për të vazhduar dialogun me bashkësinë ndërkombëtare (Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për të siguruar vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke garantuar bashkëpunimin e plotë me to dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

    • Jemi për bashkëpunim të ngushtë dhe fqinjësi të mirë me gjithë vendet fqinje të Republikës së Kosovës, pra edhe me Republikën e Serbisë.

    • Besojmë në mirëkuptimin e qëllimit tonë të mirë dhe të përgjegjshëm.


    Sejdiu: Shpresoj që edhe Obama President do ta mbështesë Kosovën

    Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, të mërkurën përshëndeti zgjedhjen e Barack Obama-s për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u shpreh i bindur se qëndrimi i SHBA-së do të vazhdojë të jetë aktiv dhe mbështetës për Kosovën.

    Kaidanow: SHBA do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

    Ambasada amerikane në Prishtinë premton përkrahje të mëtejme për Kosovën. Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow, në një konferencë shtypi, ka thënë se pavarësisht se kush fiton zgjedhjet, SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen e përgjithshme të Kosovës dhe institucionet e saj në zhvillimet e veta demokratike.
     

     
     

    Kuçi: Prishtina nuk do të bëjë asnjë kompromis që shkel Kushtetutën e Kosovës

    E martë, 11 nëntor 2008
    “Prishtina zyrtare nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi që shkel Kushtetutën e Kosovës dhe që cenon integritetin territorial të saj”, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi në një intervistë për RTK-në. Kuçi tha se ky qëndrim do të mbahet deri në përfundim të bisedimeve për planin 6 pikësh të Ban Ki Munit, bisedime këto që po ndërmjetësohen nga vendet perëndimore.

    Zyrtarët e qeverisë janë të vendosur që të mos lëshojnë pe para presionit ndërkombëtar lidhur me planin 6 pikësh të Ban Ki Munit, i cili në Prishtinë shihet si ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës. Presidenti dhe kryeministri, mbrëmë e kanë hedhur poshtë propozimin, duke e paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje me partnerët ndërkombëtarë. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se qëndrimi i Prishtinës është i qartë dhe se nuk do të ketë kurrfarë kompromisi në dëm të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas tij, kjo është vija e kuqe nga e cila, Prishtina zyrtare nuk mund të lëviz as në vazhdim të bisedimeve të tjera .
    “Nuk do të ketë kompromis më pak se që është në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta ka qenë vetë kompromis dhe çdo kompromis tjetër është një lloj bartje e sovranitetit dhe bartja e sovranitetit nuk mund të bëhet nga individ të caktuar por duhet bëhet ashtu si është paraparë në Kushtetutë. Unë jam i bindur se edhe bashkësia ndërkombëtare do të ketë mirëkuptim në këtë çështje “, tha Kuçi.

    Numri dy i qeverisë tha se refuzimi që i bëhet planit 6 pikësh, nuk është refuzim ndaj vendosjes së misionit të EULEX-it, por nuk mund të bëhet shtrirja e EULEX-it duke legalizuar strukturat paralele në Kosovë.

    “Ne ngutemi që EULEX-i të shtrihet sa më shpjet që është e mundur, por jo të shtrihet duke mundësuar ndoshta legalizimin e strukturave paralele apo krijimin e një realiteti që vështirë do të kthehej në pikën zero. Mbi të gjitha nuk dëshirojmë që të krijojmë iluzion që një pjesë e Kosovës po ndahet apo dikush që e ka fituar autoritetin mbi Kosovën ”, tha Kuçi.

    Kuçi tha se Prishtina tashmë i ka ofruar propozimet e veta lidhur me planin, të cilat janë në funksion të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, respektimit të Kushtetutës dhe të Planit të Ahtisarit. Sipas tij, refuzimi i planit do të vazhdojë nëse tentohet që të anashkalohen këto tri çështje.
     

    EULEX-i, një vazhdues i UNMIK-ut

    E hënë, 10 nëntor 2008
    Përfaqësuesit e UNMIK-ut përkatësisht të OKB-së dhe Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen në parim me qeverinë e Serbisë për modalitetet e shtrirjes së EULEX-it në Kosovë dhe për bashkëpunimin e Beogradit me UNMIK-un në gjashtë pikat e Ban Ki-Moonit, shkruan gazeta "Zëri", duke iu referuar burimeve diplomatike perëndimore.
    Bëhet fjalë për gjashtë fushat e specikifikuara nga letra e kreut të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon dërguar presidentit serb Boris Tadiq - policia, gjyqësia, doganat, kontrolli i kufirit, transporti dhe trashëgimia kulturore dhe fetare.
    Gazeta pohon se gjashtë pikat e sekretarit Ban "janë bashkuar" me kushtet prej tri pikave të Tadiqit rreth EULEX-it, duke "rezultuar me një marrëveshje", e cila pritet të prezantohet nga kreu i OKB-së në raportin periodik për Kosovën nesër, më 11 nëntor.
    Burime diplomatike po ashtu i kanë thënë kësaj gazete se marrëveshja është "plot dykuptimësi" dhe mund të bëhet "burim mosmarrëveshjesh", kurse EULEX-i do të jetë një "vazhdues i UNMIK-ut".
    Në numrin e sotëm "Zëri" boton edhe Marrëveshjen e UNMIK-ut me Qeverinë e Serbisë sipas gjashtë pikave të Ban Ki-Moonit.


    Obama zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    E mërkurë, 5 nëntor 2008
    Barack Obama ka fituar në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në fjalimin e fitores, Obama tha se në Amerikë ka ardhur ndryshimi. Senatori demokrat nga Illinoi fitoi të paktën 338 vota elektorale, ndërsa rivali John McCain 156.

    Demokrati Barack Obama është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e mundur republikanin John McCain dhe duke u bërë kandidati i parë me ngjyrë që ndonjëherë ka fituar zgjedhjet presidenciale.

    Obama fitoi bindshëm në zgjedhjet e së martës, duke fituar betejat në shtetet kyçe të Ohajos, Floridës dhe Pensilvanisë, me ç'rast i siguroi 270 votat elektorale të nevojshme për ta siguruar Shtëpinë e Bardhë.

    Në fjalimin e fitores, Obama i tha turmës prej rreth 100 mijë mbështetësve në park, para shtëpisë së tij në Chicago, se "në Amerikë ka ardhur ndryshimi".

    Obama tha se zgjedhja e tij dëshmon se forca e vërtetë e Amerikës buron nga idealet e saj të demokracisë dhe lirisë.

    "Atyre që duan ta përmbysin botën, u themi: Ne do t'ju mundim. Atyre që duan të kërkojnë paqe dhe siguri, u themi: Ne do t'ju mbështesim. Dhe, të gjithë atyre që kanë pyetur veten nëse fanari amerikan ende ndizet i bardhë, u themi: Sonte ne dëshmuam edhe një herë se forca e vërtetë e kombit tonë nuk vjen nga fuqia e armëve dhe shkallës sonë të pasurisë, por nga fuqia e qëndrueshme e idealeve tona: demokracisë, lirisë, mundësisë dhe shpresës së palëkundur", tha Obama.

    Ai i shprehu mirënjohje edhe rivalit John McCain.
    "Senatori McCain luftoi gjatë në këtë fushatë, por ka luftuar gjatë edhe për vendin që e do. Ai i ka duruar sakrificat për Amerikën, të cilat shumica prej nesh as mund t'i imagjinojë", tha Obama.

    Më herët, McCain e pranoi humbjen dhe uroi Obamën, duke thënë se "populli amerikan e tha fjalën".
    McCain i bëri këto komente në shtetin e tij, Arizona.
    "Pak kohë më parë pata nderin ta thërras senatorin Obama dhe ta uroj, ta përgëzoj që u zgjodh president i ardhshëm i vendit tonë, të cilin të dy ne e duam", tha McCain.

    "U bëj thirrje gjithë amerikanëve që më mbështetën, të më bashkohen jo vetën në urimin ndaj tij, por edhe t'i ofrojmë presidentit tonë të ardhshëm vullnetin tonë të mirë për t'i gjetur kompromiset e nevojshme dhe për të kapërcyer dallimet, në mënyrë që ta rivendosim prosperitetin, ta mbrojmë sigurinë tonë në këtë botë të rrezikshme, që t'u lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë një vend më të mirë dhe më të fortë, sesa e trashëguam", tha McCain.

    Shtëpia e Bardhë tha se presidenti në largim, George Bush, gjithashtu i ka telefonuar Obamës duke e përgëzuar për fitoren.

    Rrjetet e lajmeve projektuan se Obama ka fituar të paktën 338 vota elektorale kundrejt 156 votave të McCainit.

    Senatori nga Illinois, 47 vjeçari Barack Obama, do të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan, kur ta bëjë betimin si president i 44-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, 2009. /REL-VOA