Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


Greva e minatorėve...

UDHĖHEQJA E TREPĒĖS PAT ANULUAR PIKĖN PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS

 

Mr. Rexhep AHMETI

Udhėheqėsia e atėhershme e Trepēės nuk lejoi qė kėrkesa popullore pėr Republikėn e Kosovės tė bėhej kėrkesė zyrtare e njėrės prej pikave tė Grevės sė Minatorėve tė Trepēės tė vitit 1989!

Refuzimi i pikės pėr Republikėn e Kosovės

Grupi ynė, pėr tė cilin kam shkruar mė parė, (pėr “Zėrin e Kosovės” dhe pėr www.albaniapress-in) ishte krejt i qartė dhe i vendosur se kėrkesė juridike po edhe politike e njėrės prej pikave tė Grevės sė Minatorėve tė Trepēės tė vitit 1989 duhej tė ishte-Kosova Republikė, parullė dhe kėrkesė kjo qė aq shume e kishim tė mishėruar nė ne, ngase edhe nuk ishte pak aktiviteti qė kishim bėrė pėr te, qoftė pėrmes argumentimeve tė shumta nė mbledhjet ilegale, qoftė me forma tė shumta tė propagandės gojore dhe tė shkruar, kudo qė kemi pasur mundėsi atėherė; pėrmes shkrimit tė parullave me laramani formash kreative, pėrmes trakteve tė shumta, gazetave ilegale etj.

Edhe pse patėm edhe shokė tė grupit organikisht tė lidhur me Grevėn nuk mundėm qė ta fitojmė “luftėn” me udhėheqėsin e atėhershme tė Trepēės, e cila arriti qė t’i bind shumicėn e udhėheqjes sė Grevės sė minatorėve (e cila u formua mė shumė spontanisht) qė mos ta shkruanin dhe zyrtarizonin si kėrkesė tė tyre parullėn Kosova-Republikė. Pra, edhe pse anėtarė direkt e indirekt tė grupit tonė tė cilėt ishin organikisht tė lidhur direkt me Grevėn si: Sali Ahmeti, Tafil Maliqi, Shahin Peci, Avdi Ahmeti, Musli Ahmetit etj. qė mirrnin edhe vetė pjesė aktive nė grevė, me gjithė angazhimin e pėrkushtimin e tyre maksimal nė propagandė e bindje tė minatorėve grevistė, se gjithsesi duhej qė Kosova Republikė tė jetė kėrkesė e grevės, fatkeqėsisht, kjo nuk ndodhi sepse ndikimi politik i udhėheqjes sė atėhershme tė Trepēės, qe mė i madh, ngase udhėheqja zyrtare e Trepēės shfrytėzoi pozitėn e vet tė privilegjuar, tė dhėnė atėherė nga pushteti jodemokratik, pėr t’i ulur dhe zbutur kėrkesat e minatorėve e tjerėve, si brenda ashtu edhe jashtė Minierės. Sigurisht, qė udhėheqja zyrtare e atėhershme e Trepēės ka planifikuar qė pas Grevės, pėrsėri, t’i ruaj pozitat e veta tė paguara mirė nė Trepēė, ndaj nuk i pėrkrahu kėrkesat ”ekstremiste” dhe “ultimative” tė pjesės mė tė vetėdijshme tė minatorėve dhe tė popullit shqiptar tė Kosovės, dhe jo vetėm qė i zvogėloi kėrkesat e minatorėve por edhe i dha Grevės ngjyra jugosllavisto-titiste.

Parashikimi i sigurt i Grevės

Para Grevės matėm punėn tonė, situatėn dhe thamė: “Greva do tė ndodhė me siguri.” Vetėm ditėn nuk e dinim.

Edhe pse udhėheqja e Grupit tonė, humbi njė betejė politike nga udhėheqėsia zyrtare e Trepēės, pėrsėri vazhduam luftėn pėr fuqizimin sa mė tė madh tė kėsaj Greve, pėr tė cilėn kishim propaganduar aq shumė kohė para se tė fillonte ajo. Qysh nga fillimi i propagandimit dhe i procesit tė krijimit tė opinionit pėr Grevė tė Minatorėve tė Trepēės, kishim objektivė bindjen e palėkundshme tė minatorėve se me Grevė tė fuqishme qė ishte e domosdoshme tė ndodhte, do tė vazhdonin traditėn e tyre tė lavdishme, e cila, qėmoti, ishte bėrė e njohur edhe nė pėrmasa evropiane, me ēka do ta ndihmonin shumė Kosovėn si Republikė tė ardhshme. Pėr t’i bindur minatorėt e punėtorėt tjerė pėr hyrje nė Grevė grupi ynė kishte angazhuar edhe njė armatė tė tėrė propaganduesish, edhe tė tjerė qė nuk ishin drejtpėrdrejt nė Grevė. Nė njė takim tė fshehtė qė kisha mbajtur nė afėrsi tė stacionit hekurudhor tė Mitrovicės me shokun tim tė ilegales nga rrethi i Vushtrrisė, Shaban Muharremin, me sa mė kujtohet, afėrsisht 3 javė para se tė ndodhte Greva e Minatorėve, i kisha treguar atij se rrethi ynė i Mitrovicės kishte bėrė goxha punė qė tė ndodhė njė Grevė e minatorėve dhe ishim tė bindur se po tė vazhdojmė ende punėn rreth kėtij objektivi Greva do tė ndodhė. Natyrisht qė edhe rrethi i Vushtrrisė bėri shumė nė kėtė drejtim dhe dha kontributin e tij tė pa zėvendėsuar, pasi qė edhe nga Komuna e Vushtrrisė gravitonin nė Trepēė shumė minatorė e punėtorė tjerė, dhe vet babai i Shabanit, Behrami ishte njė autoritet i pacenuar nė rrethet punėtore dhe udhėheqėse tė Kombinatit tė Obiliqit, i cili punoi pėr Republikėn e Kosovės, si gjithnjė, me punėtorinė, atėherė, shumė tė numėrt nė pėrkrahje tė ndodhjes sė Grevės sė minatorėve dhe nė fuqizimin e saj.

Kur e matėm efektin e propagandės dhe punės sonė lidhur me ēėshtjen kryesore: a kishim krijuar atmosferėn e nevojshme shpirtėrore dhe opinionin e domosdoshėm, nė rend tė parė tė vet minatorėt se Greva duhet tė ndodhte, patjetėr?

Kėtė, masė a tregues e pamė disa javė para se tė ndodhte greva. Dhe ku tregues ishte: dėgjuam edhe milicė shqiptarė, zyrtarė tė atėhershėm tė thonin: ” Shumė ka qenė mirė qė minatorėt e Trepēės tė ngujohen pėrsėri dhe ta bėjnė njė vepėr tė madhe siē dinė vetėm ata”. Pra, tashmė e kishim tė qartė se objektivin tonė e kishin bėrė tė vetin edhe pjesėtarė shqiptarė tė organeve tė pushtetit nė Kosovė, siē ishin edhe udhėheqės tė policie, dhe kjo na siguronte se, tani, pėrnjėmend ideja jonė do tė jepte fryte, Greva e minatorėve do tė ndodhte. Nuk e kishim tė qartė vetėm ditėn e ndodhjes sė saj. Dhe ajo ditė erdhi. Erdhi edhe dita qė me udhėheqėsit zyrtarė tė shtetit tė atėhershėm tė shtyheshim vetėm pėr kėrkesa politike, pasi qė njė pjesė e atyre qė ishin kundėr Grevės, kur filloi Greva, veē u dorėzuar dhe pasi e panė veten tė mundur, iu bashkėngjitėn Grevės dhe, disa nga ata, siē ishin edhe udhėheqėsit zyrtarė tė Trepēės, arritėn, qė pasi filloi Greva ta marrin, edhe ata njė pjesė tė udhėheqjes sė Grevės sė minatorėve, taktikė kjo djallėzore e titistėve, apo e klasės sė vjetėr politike, qė u pėrdorė, fatkeqėsisht, me sukses edhe mė vonė, mė 1990, 1999 e tutje. (Pėrdoret edhe sot nėpėr parti politike, kur politikanėt me mentalitet tė vjetėr nuk lėnė gurė pa lėvizur pėr t’i paralizuar elementet e politikės sė emancipuar sociale e kombėtare-pėrparimtare.)

Spontaniteti i Grevės

Prej momentit qė Greva nuk e kishte kėrkesėn dhe tė drejtėn pėr Kosovėn Republikė, ne mė nuk e udhėhiqnim realisht kėtė grevė, ngase nė grupin e ngushtė kryesor tė udhėheqjes spontane qė u krijuar me rastin e fillimit tė Grevės sė parė ne nuk mundėm tė kemi asnjė shokė tonin edhe pse ata merrnin pjesė fuqishėm e me bindje tė plotė pėr Republikė nė kėtė Grevė. Shokėt dhe tė afėrmit tanė qė ishin tė pėrfshirė nė kėtė grevė thonin, kur komunikonim me ta edhe gjatė grevės: ”Ne do tė qėndrojmė nė grevė, po tė jetė nevoja deri nė vdekje, edhe pse nuk mundėm qė ta bėjmė direkt botėrore kėrkesėn Kosova Republikė, pasi edhe kėto kėrkesa, ca tė zvogėluara, dhe sidomos kėrkesa qė edhe bota (komuniteti ndėrkombėtar) ta shqyrtojė ēėshtjen e Kosovės, indirekt janė tė afėrta mė kėrkesėn Kosova Republikė”. Dhe ēka na mbetej neve, shokėve e shoqeve qė ishim jashtė Minierės tė bėnim? Asgjė tjetėr pos qė me tė gjitha forcat tona fizike e shpirtėrore, nė njė atmosferė tė paparė entuziazmi, heroizmi dhe tė gatishmėrie tė padiskutueshme pėr sakrificė, ta pėrkrahnim me gjithė shpirt dhe me tė gjitha mjetet e mundshme vazhdimin dhe suksesin e Grevės sė minatorėve tanė trima tė thjeshtė dhe tė pamposhtur. Por edhe pse minatorėt e Trepēės e morėn propozimin e udhėheqjes sė Trepēės pėr ta hequr nga kėrkesa e tyre Kosovėn Republikė, ata nuk i kishin marr tė gjitha sugjerimet dhe propozimet tjera tė udhėheqėsish sė Trepēės, sepse po tė bėnin kėshtu do tė ishte dobėsuar edhe vendosmėria e tyre pėr ta vazhduar Grevėn dhe do tė ishte ulur edhe morali i minatorėve, ashtu siē qe ulur edhe kėrkesa e tyre. Qėndresa e minatorėve u dha zemėr edhe vet udhėheqėsish sė Trepēės, ngase ata kurrė nuk do tė kishin pasur guxim dhe largpamėsi (mundėsi psikologjike) qė ta planifikonin apo propozonin Grevėn e vitit 1989. Kur minatorėt kishin hyrė nė grevė mė nuk kishte kthim prapa. Kot u mundonin disa nga udhėheqėsit qė t’i bindnin minatorėt qė ta thyenin grevėn. Ata qenė tė pathyeshėm. Qėndrimi i tyre ndikoi qė edhe pjesa mė e madhe e udhėheqėsish sė Trepēės ta merrte anėn e tyre. Me kėtė Grevė u krijua, e me zgjatjen e saj, ēdo ditė shtohej pėrkrahja dhe rritej unitet i madh rreth minatorėve, burra grevistė. Edhe njė pjesė e udhėheqjes politike tė atėhershme tė Kosovės filloi ta pėrkrah Grevėn. Kjo nuk qe e lehte tė bėhej.

Brengosja dhe ndihma pėr minatorėt grevistė
Pėrkrahjet e fuqishme dhe solidarizime

Pėr t’i ndihmuar minatorėt dhe ēėshtjen Grupi ynė nuk rrinte duarkryq. Ne ndjenim pėrgjegjėsi tė lartė dhe brengoseshim pėr fatin e minatorėve qė vazhdonin grevėn. Por kėtė pėrgjegjėsi nuk e ndjenim vetėm ne qė ishim shkaktarėt (ideatorėt pėr kryesor pėr organizimin e Grevės) por kėtė e ndjente edhe populli i thjeshtė, afėr nesh i cili brengosej pa masė ngase ishte me larg grevės dhe nuk kishte lidhje direkte me grevistėt. Njė shembull: Kur Greva e Minatorėve qė nga mesi i saj, babai im, Ali Ahmeti, i brengosur pėr minatorė “akuzoi” grupin tonė: “ Ju i shtitė minatorėt nė Grevė! Mos po ndodhė t’ ua shohin sherrin! Eh, minatorėt e mijė! Eh, minatorėt e mijė!-pėrsėriste ai duke dalė nė kodėr pėr t’u munduar ta shihte Trepēėn, rrotėn e saj simbolike, dhe qė eventualisht tė merrte sa mė shpejtė ndonjė informatė se ēka po ndodhte dhe se ēka do tė bėhej me minatorėt e Trepēės heroike. I treguam babait se minatorėt kanė vuajtje tė vetėdijshme dhe se nuk janė aq keq sa ai i pėrfytyronte dhe se ata nuk do tė na shohin sherrin por hairin dhe se kjo Grevė do tė jetė hair i madh pėr tėrė popullin dhe pėr Kosovėn Republikė. “Kjo grevė do tė ndikojė, qė Kosova tė bėhet shtet”, e inkurajonin babain dhe popullin duke parashikuar, siē e kishim zakon, gjithherė shtetin e ardhshėm tė Kosovės.
Ēka bėri grupi ynė tjetėr konkretisht, pos mbajtjes sė moralit dhe forcimit tė sigurisė nė popull pėr Republikėn e ardhme tė Kosovės, kur minatorėt ishin ende nė grevė?

Natyrisht, qė menjėherė, qė nė ditėn e parė kur minatorėt filluan grevėn, pra qysh mė 20 shkurt tė vitit 1989, anėtarėt e grupit tonė, pa hezitim, dhe pa asnjė frikė dolėn nė mbėshtetje, tė fuqishme kudo ku qėllonin, pa marrė mė parasysh se a kishte aty spiunė, policė, apo udbashė tė regjimit pushtues. Nė mbledhjet qė bėnte grupi ynė nė atė kohė, i caktonim detyrat qė tė organizonim nė vendet ku punonim solidarizime kolektive me grevėn e Minatorėve tė Trepēės. Kėshtu solidarizime tė fuqishme me Grevėn e Minatorėve dhe kėrkimin e plotėsimit tė kėrkesave tė tyre, e qė ishin edhe tonat, organizuam nė shkollėn e mesme nė Trepēė, nė shkolla tė mesme nė Mitrovicė, nė shkolla fillore, nė Kosovatrans tė Mitrovicės etj.

Gjatė organizimit tė Grevės solidarizuese nė shkollėn e mesme nė Trepēė unė dhe Azem Musliu, profesorė po nė shkollėn e mesme teknike nė Mitrovicė, por qė jepnim mėsim edhe nė paralele tė ndara tė kėsaj sholle nė Trepēė, patėm bukur shumė pengesa nga drejtoria e shkollės dhe nga ca mėsimdhėnės qė kundėrshtonin grevėn e ngujimin e nxėnėsve nė shkollė, derisa tė realizoheshin kėrkesat e minatorėve tė Trepēės nė Trepēė. Me gjithė pengesat e shumta konkrete ia arritėm qė tė ngujoheshim edhe nė shkollė, me nxėnės. Kur t hymė edhe ne vet me nxėnės nė Grevė, vetėm pastaj na u bashkėngjitėn edhe shumė profesorė tjerė. Kėtu njė meritė tė madhe kanė vetė nxėnėsit tanė, njė pjesė e madhe e tė cilėve ishin bijė dhe bija minatorėsh, tė cilėt assesi nuk tregonin se kush i kishte organizuar dhe kush i mėsonte se si t’i kalonin sfidat e tė qėndronin mė tutje. Grevėn u mundua ta theyte me tė gjitha mjetet dhe metodat drejtori ia atėhershėm i shkollės teknike nė Mitrovicė, zotėri Shemsedin Koshi. Ai pėr tė na zbuluar ne, organizatorėve tė kėsaj greve, tentoi t’i rrahte nxėnėsit tanė ku ne ishim kujdestarė tė klasės sė tyre, tė cilėt nuk po lėshonin pe, tė shkonin nėpėr shtėpitė e tyre. Ne u dolėm nė mbrojtje nxėnėsve. Nuk e lejuam drejtorin t’i rrahte, por pa u zbuluar se ne u kishim thėnė tė hynim nė grevė solidarizuese me Minatorėt. Konkretisht, mua nė zbulimin e dhelpėrive tė drejtorit tė shkollės mė ndihmoi edhe ish-profesori im i matematikės Murat Ēitaku i cili mė tha:” A po e shef se sa inteligjencė tė ēguftė ka Kosova? Goxha do profa nuk janė me minatorė. Drejtori po i shtrėngon nxėnėsit tu dhe tė Azemit pėr tė ju qitur nė kurth. Ai e dinė se nxėnėsit vet nuk janė organizuar .” Por drejtori i gjorė nuk dinte se nga tė ia mbante. Edhe nė paralelet nė Mitrovicė dhe nė Zveēan shoku ynė, profesori tjetėr Bedri Selamni, me shokė tė tjerė atje, e nė koordinim me ne, kishte organizuar protesta dhe greva solidarizuese dhe kėrkuese me minatorėt e Trepēės.

Solidarizim i menjėhershėm dhe shumė i madh qė bllokoi tėrė komunikacionin nė Mitrovicė, nė pėrkrahje tė Grevės sė Minatorėve dhe kėrkesave tė tyre, qe edhe ai i Kosovatransit nė Mitrovicė. Ndėrmarrja e atėhershme qendrore e komunikacionit nė Mitrovicė, Kosovatransi. Mė 21 shkurt 1989 shoku ynė i grupit Fevzi Beqiri punėtor i Kosovatransit, me tė cilin ishte nė lidhje direkte organizative, profesori i shqipes Fadil Shyti, filloi punėn me shokun e tij tė besuar tė punės, Gani Shkupollin, pėr organizimin e grevės solodarizuese me minatorėt e Trepēės dhe pėr bllokimin e komunikacionit nė Mitrovicė. Fevziu pastaj iu ka drejtuar edhe Xhafer Ibishit dhe vozitėsit Ahmet Isufit, tė cilėt kishin pranuar pa kurrfarė hezitimi propozimin e Fevziut pėr grevė solidarizuese me Minatorėt e Trepēės. Kėta pastaj i kanė ftuar tė gjithė vozitėsit e autobusėve tė cilėt kanė pranuar propozimin dhe janė hyrė nė grevė nė katin e dytė tė Stacionit kryesor tė autobusėve nė Mitrovicė. Vozitėsit nuk pranonin ta thyenin grevėn dhe tė shkonin nė vija tė vozitjes siē i urdhėronte udhėheqėsia e ndėrmarrjes. Kėtu ndikoi edhe vozitėsi autoritativ Ahmet Oshlani i cili, siē tregon Fevziu iu drejtua atij:” E ke pėrkrahjen time gjer nė fund dhe asnjė vozitės nuk ta dėrgoj nė vija tė vozitjes.” Fevziu shpreh dhimbė dhe keqardhje pėr kėtė burrė i cili nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve, ngase na e vranė ēetniko-fashistėt nė vitin 1999, gjatė luftės ēlirimtare tė Kosovės. Tetė (8) ditė punėtorėt qėndruan nė Grevė solidarizuese me Grevėn e minatorėve tė Trepēės dhe Kosovatransi nuk punoi pėrveē linjave Gazivodė dhe Leshak, tė cilat i kishte nėn kontroll pushteti okupues, ngase aty punonin punėtorė serbė. Punėtorėt e Kosovatransit kanė dhėnė gjak tė konsiderueshėm pėr minatorėt sepse supozonim duhej qė eventualisht tė kishte edhe gjak rezervė pėr minatorėt e Trepēės. Ne, punėtorėt e Kosovatransit ishim tė mishėruar me minatorė, sepse edhe restorantin dhe triskat (banat) e ushqimit me udhėtimin i kishim tė pėrbashkėt, tregon Fevziu. Iu kemi dėrguar edhe pako me duhan minatorėve nga Kosvatransi, pasi konsideronim se nuk kanė. Kur e kishin kuptuar minatorėt se po fillonte solidarizimi i fuqishėm dhe po bėheshin e dhe greva tjera bashkangjitėse me grevėn e tyre dhe kur iu kishin arritur ndihmat konkrete si kjo e Kosovatransit, disave nga ata iu kishin shpėtuar edhe lotėt e gėzimit dhe nga pak edhe tė befasisė. Ka qenė e paimagjinueshme qė nė gjithė kėtė organizim Fevziu me shokė tė mos ketė pasur pengesa nga tė priveligjuarit e regjimit tė atėhershėm shtypės dhe shfrytėzues-pushtues. Pėr ta thyer grevėn ia kishte behur drejtori i Kosovatransit, zotėria Zeqir Nebihu me mekanizmin qė e kishte zgjedhur atė, pra, me anėtarėt e Komitetit Komunal tė LKJ-sė, me njėfarė Jasharin dhe me disa serbė. Kėta iu kishin kėrcėnuar grevėmbajtėsve:” O ta lėshoni grevėn o e pėrdorim dhunėn!” Fevziu tregon: Ne iu kishim pėrgjigjur:” Pa u realizuar kėrkesat e minatorėve dhe pa dalė nga miniera edhe minatori i fundit ne nuk e thyejmė grevėn, pa marrė parasysh dhunėn.” Zeqir Nebihu ishte munduar t’i gjej organizatorėt dhe iu ishte drejtua Gani Shkupollit pėr pėrgjegjėsi. Nė atė rast Fevzi Beqiri ishte ngritur nė kėmbė dhe iu ishte drejtuar Zeqir Nebihut: ”Drejtor, ne nuk jemi fėmijėt e Gani Shkupollit. Kjo grevė ėshtė vullnetare dhe tė gjithė jemi organizatorė. Kėrkesat e minatorėve janė tonat dhe tė gjithė popullit tė Kosovės, prandaj nuk e lėshojmė grevėn.“ Kėshtu drejtoi dhe Komiteti i LKJ-sė nė Mitrovicė e pa fuqinė e popullit; e panė se solidariteti po zgjerohej me shpejtėsi nė tėrė Kosovėn, ai dhe komiteti i tij nuk kishte tentuar t’i thyenin grevistėt. Kontribut tė ēmuar pėr kėtė grevė, pos atyre qė i pėrmendėm kanė dhėnė: Ali Hasani,Abdullah Shkupolli, Rafet Behrami, Hamdi Strana, Sofije Zahiti, Hajredin Gashi, Behxhet Zeqiri, Agim Jashari, Ajet Hajrizi, Nexhmedin Selmani, Zukė Hasani, Ajet Uka, Muhamet Kabashi, etj. Na vie keq qė nuk po mundemi, me kėtė rast, t’i pėrmendim tė gjithė emrat, por vet vepra e madhe qė bėnė i nderon tė gjithė ata qė ishin pjesėmarrės pozitiv tė kėsaj Greve tė madhe dhe asnjėherė tė harruar, e cila shpejtė dhe me kohė pėrkrahu dhe fuqizoi, po me grevė, Kryegrevėn e madhe evropiano-botėrore tė minatorėve tė Trepēės tė vitit 1989.

Pasi qė Greva e Kosvatransist ishte greva e parė nė nivel komunal kjo ndikoi edhe te punėtorėt tjerė tė Mitrovicės pėr tu solidarizuar me Minatorėt e Trepēės. Shembullin e Kosovatransit e ndoqi edhe Fabrika e akumulatorėve nė Mitrovicė, pastaj edhe njėsi tjera tė ish-kombinatit Trepēa, tė punėtorisė sė ish kombinatit tė Obiliqit etj.