|
KONTEKSTI HISTORIK
Nė kontekstin ndėrkombėtar, Demonstratat shqiptare 68
ndodhin nė njė moment kur Evropa ishte kapluar nga lėvizjet
studentore tė sė majtės. Demonstrata studentore kishin
ndodhur edhe nė Zagreb e Beograd.
Koniunktura federale jugosllave ishte pėrthyer ndėrmjet
hegjemonizmit serb dhe liberalizmit kroato-slloven.
Atė vit kishin ndodhur edhe proceset liberale nė
Ēekosllovaki dhe ndėrhyrja ushtarake sovjetike, ndėrsa
Shqipėria kishte dalė edhe zyrtarisht nga Traktati i
Varshavės
Nė kontekstin shqiptar, ndodh kthimi nga vetvetja. Shėnohet
500-vjetori i vdekjes sė Heroit kombėtar Gjergj
Kastrioti-Skėnderbeu dhe 90-vjetori i Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, si dhe mbahet Konsulta gjuhėsore e Prishtinės pėr
miratimin e gjuhės letrare shqipe.
Nė diskutimet pėr ndryshimet kushtetuese mė 1968 ishte
hedhur ideja pėr Republikėn e Kosovės.
Demonstratat 68 duhen vėshtruat nė vertikalen historike tė
zhvillimeve kombėtare, para dhe pas tyre, sepse vetėm kėshtu
mund tė shihet vlera e tyre historike.
Ato ishin vazhdimėsi e traditės sė organizimit politik nė
historinė e re shqiptare qė nga Komiteti i fshehtė i
Stambollit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejės,
komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, Komiteti i Ēlirimit
tė Kosovės i Hasan Prishtinės, Organizata Nacional-Demokrate
Shqiptare e Halim Spahisė e Gjon Serreqit, Partia
Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin
Amė e Metush Krasniqit, Komiteti Revolucionar pėr Bashkimin
e Trojeve Shqiptare nė Jugosllavi me Shqipėrinė i Kadri
Halimit dhe Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e
Shqiptarėve e Adem Demaēit.
Njė traditė tė ndritur tė organizimit e veprimit politik
kishte krijuar sidomos ONDSH-ja me programin kombėtar e
demokratik perėndimor dhe rezistencėn e armatosur 1945-1947.
LRBSH-ja me programin e ēlirimit dhe tė bashkimit kombėtar
kishte valėvitur mė 1963 flamurin shqiptar nėpėr Kosovė.
Programi kombėtar i Demaēit ishte program edhe i
Demonstratave 68 dhe i zhvillimeve tė mėvonshme deri nė
epokėn e lavdishme tė UĒK-sė:
Qėllimi i parė dhe i fundit i Lėvizjes sonė asht ēlirimi
i krahinave shqiptare taneksueme prej Jugosllavisė dhe
bashkimi i kėtyne krahinave me nanėn e vet- Shqipninė.
Demaēi, nė burg pėr herė tė dytė, ishte bėrė simbol i lirisė
qė fanitej nė ballė tė tė gjitha zhvillimeve kombėtare. Ai
ishte disident i mirėfilltė dhe ideolog kombėtar.
VETĖVENDOSJA KOMBĖTARE
Demonstratat shqiptare 68 shpėrthejnė si njė akumulim i
revoltės sė disa brezave kundėr terrorit totalitar dhe
politikės shkombėtarizuese jugosllave. Ato erdhėn bashkė me
rritjen e rinisė studentore e shkollore.
Nė kujtesėn shqiptare ishin shtresuar krimet gjenocidale tė
pushtimit serb dhe krimet komuniste jugosllave pas luftės
antifashiste: masakrave masive tė rreth 50 mijė shqiptarėve,
ekzekutimeve e burgjeve tė rėnda, torturave gjatė aksionit
tė armėve, pėrndjekjes sė intelektualėve tė rinj,
shpėrnguljes sė rreth 300 mijė shqiptarėve pėr nė Turqi dhe
rikolonizimit serb tė Kosovės.
Jo rastėsisht, ato shpėrthejnė mė 6 tetor nė qytetin
historik tė Prizrenit, organizuar nga studentėt e atjeshėm,
duke u nisur nga monumenti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,
nga Programi i shtetit kombėtar, pėr tu shtrirė nė Rrafshin
e Dukagjinit, nė Therandė mė 8 tetor dhe nė Pejėn e Haxhi
Zekės mė 19 tetor.
Nė nėntorin historik, nė vigjilje tė Ditės sė Flamurit, ato
pėrshtrihen nė Rrafshin e Kosovės/ Besianė, Ferizaj, Gjilan
e Mitrovicė/, pėr tu kurorėzuar nė kryeqendrėn e Kosovės,
organizuar nga Komiteti i studentėve i Prishtinės.
Rrezatimi i tyre prek mė pas viset e tjera shqiptare,
Tetovėn nė dhjetor 1968 dhe Ulqinin nė qershor 1969. Kėshtu,
ato marrin njė pėrmasė tė gjerė kombėtare.
Kėrkesat e Demonstratave shqiptare 68 ishin legjitime:
Vetėvendosje, kushtetutė, republikė, bashkim i viseve
shqiptare me Kosovėn, status kombėtar, jo koloni sllave,
universitet, gjuhė amtare e simbole kombėtare...
Mbi kėto kėrkesa mbizotėronin vetėvendosja kombėtare dhe
Republika e Kosovės me viset shqiptare.
Deri atėherė ēėshtja shqiptare nėn ish-Jugosllavi
konsiderohej si ēėshtje e pushtimit, e aneksimit dhe e
kolonizimit, qė kėrkonte ēlirim e bashkim kombėtar.
Vetėvendosja e popujve ishte parim ndėrkombėtar i Kartės sė
Atlantikut mė 1941 dhe i Kartės sė OKB-sė mė 1946.
Parimi i vetėvendosjes ishte aktualizur gjatė viteve 60 nė
procesin e shkolonizimit tė popujve.
Tė drejtėn e vetėvendosjes e garantonte mė 1966 edhe Pakti
ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike i OKB-sė,
neni 1:
Tė gjithė popujt kanė tė drejtėn e vetėvendosjes. Nė bazė
tė kėsaj tė drejte, ata pėrcaktojnė lirisht statusin e tyre
politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik,
social dhe kulturor.
Nė procesin e shkolonizimit, Republika e Kosovės, si
vetėvendosje e brendshme, dukej e pėrligjur, si hap i
mėtejshėm i vetėvendosjes sė jashtme, siē ndodhi me
shpėrbėrjen e federatės jugosllave, kur njėsitė federale u
bėnė shtete tė pavarura.
Megjithatė, deri atėherė asnjė vetėvendosje e brendshme dhe
e jashtme nuk ishte realizuar pa luftė ēlirimtare.
TRAGJEDIA SHQIPTARE
Parulla e Demonstratave 68 LNĒ-ja nuk na solli lirinė
dėshmonte pozitėn e pushtuar e tė kolonizuar tė shqiptarėve
nėn ish-Jugosllavi.
Atėherė shqiptarėt kishin mbi kokė tri kupola: federatėn,
republikėn dhe vasalėt shqiptarė.
Lufta e Dytė Botėrore ishte njė shans i humbur historik pėr
zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, sepse orientimi i hershėm
komunist dhe pozicionimi antifashist pėrkrah armiqve tanė
shekullorė ishin njė fillim i mbrapshtė, qė natyrisht kishte
pėrfunduar tragjikisht. Kėtu edhe fillonte tragjedia e re
shqiptare.
Madje, edhe gjatė pushtimit fashist LNĒ-ja dhe Partia
Komuniste nė Kosovė ishin tė lidhura me strukturat
jugosllave!
Komunizmi atėherė identifikohej me sllavizmin, ndėrsa
sllavizmi ishte armiku ynė historik qė nga pushtimi nė
mesjetėn e hershme. Tė gjithė barbarėt kishin plaēkitur,
djegur e vrarė dhe mė nė fund kishin ikur, ndėrsa tė vetmit
barbarėt sllavė kishin ngulitur nė Ilirinė tonė tė bukur.
Profkat komuniste pėr vetėvendosjen kombėtare ishin djegur
porsa kishte pėrfunduar Lufta antifashiste botėrore.
Kosova e ēliruar nga brigadat partizane shqiptare ishte
ripushtuar nga tri divizione jugosllave dhe qe humbur
Ēamėria.
Nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore Kosova kishte njė
potencial ekonomik e njerėzor dhe ky potencial duhej
shkatėrruar sipas elaborateve gjenocidale serbe. Kishin
filluar ekzekutimet dhe mobilizimi i tė rinjve pėr nė
frontet e Veriut, pėr ta lėnė Kosovėn pa mbrojtje.
Asgjė nuk kishte bėrė fashizmi italo-gjerman, ēfarė kishte
bėrė neofashizmi komunist jugosllav.
Natyrisht, ONDSH-ja dhe Shaban Palluzha iu kishin kundėrvėnė
ripushtimit jugosllav, ndėrsa krerėt partizanė kishin thyer
qafėn pas sllavėve, duke rėnė mė nė fund nė lakun serb, me
kapitullimin nė Kuvendin e Prizrenit, duke mohuar Rezolutėn
e Bujanit pėr vetėvendosje e bashkim kombėtar.
Jugosllavėt kishin tė drejtė tė ēlironin Istrien me ujdhesa,
ndėrsa shqiptarėt nuk kishin tė drejtėn e vetėvendosjes dhe
tė bashkimit kombėtar.
Pas pacifikimit ushtarak jugosllav, viset shqiptare tė
ripushtuara ishin ndarė nė tri republika, ku shqiptarėt
trajtoheshin element i huaj, pakicė kombėtare, sepse nuk i
pėrkisnin krijesės artificiale tė sllavėve tė jugut.
Mashtrimi dhe mizoria ishin nė gjenin sllav, por ēkishte
ndodhur atėherė nė trurin shqiptar?
Sikur tė kishte gjatė LDB-sė njė Lėvizje antifashiste
nacionaldemokrate , nuk do tė ndodhte pėrēarja kombėtare dhe
fati ynė historik do tė ishte krejt ndryshe.
Interesat kombėtare kėrkonin atėherė lidhjen me aleatin e
fuqishėm anglo-amerikan, qė ndodhej nė Adriatik. Ky aleat
kishte ndihmuar Luftėn antifashiste nė Shqipėri, ku
ndodheshin tri misione ushtarake britanike. Ai synonte
ndarjen e Ballkanit nė dy sfera tė influencės, ndėrsa
Kominterni dėshironte ta gllabėronte tė tėrin pėr tė dalė nė
Mesdhe.
Faktori anglo-amerikan nuk lejoi vendosjen e regjimit
komunist nė Greqi, kėtė tentoi ta bėnte edhe nė Shqipėri.
Ndarja gjeopolitike nė Jaltė nė fund tė luftės u bė sipas
sferave ideologjike.
Kėshtu, historia nuk njeh mrekulli, fillimi pėrcakton edhe
fundin.
Pėrbishtnim shqiptar me sllavėt ishte antikombėtar. Kjo u
hetua menjėherė pas luftės me prishjen me jugosllavėt,
pastaj me rusėt, por nuk hiqej dorė lehtė nga sistemi
komunist, qė ishte njė sistem sllav dhe shumė rrėnues me
diktaturėn e luftėn klasore.
Kėtu vazhdonte edhe tragjedia e re shqiptare.
Ideologjia komuniste ishte e huaj pėr traditėn shqiptare,
diēka e dhunshme, krejt e panatyrshme. Ajo la pas shumė
trauma e plagė tė hapura kombėtare.
VASALĖT E KUQ
Demonstratat shqiptare 68 ishin tė fuqishme dhe kishin
tronditur diktaturėn totalitariste jugosllave, e cila kishte
reaguar ashpėr, mu pse ato kishin karakter kombėtar.
Demonstratat nė Prishtinė ishin pėrgjakur me njė tė rėnė dhe
shumė tė plagosur, shumė tė arrestuar e tė dėnuar. Grupi
organizator i Osman Dumoshit ishte dėnuar deri nė 5 vjet
burg tė rėndė. Kryeqyteti ishte vėnė nėn shtetrrethimin
policor-ushtarak.
Edhe nė Tetovė pati shumė tė dėnuar dhe filloi njė fushatė e
burgosjeve tė atdhetarėve shqiptarė nėpėr qytetet e tjera.
Disidenti Mehmetriza Murtezani-Gega dėnohet pėr herė tė dytė,
me 7 vjet burg tė rėndė.
Vasalėt e kuq shqiptarė i cilėsonin demonstratat si
reaksionare, shoviniste, nacionaliste e armiqėsore.
Asnjėherė vasalėt e kuq nuk u dolėn krah ngjarjeve kombėtare.
Asnjė politikan shqiptar nuk ra nė burg. Ata ishin tė
ngjizur fort me jugosllavizmin dhe rojė e devotshme e
pushtimit.
Ishte e njėjta burokraci e kuqe qė kishte kapitulluar nė
Prizren, me ata politikanė, prokurorė e gjyqtarė qė kishin
dėnuar, pushkatuar, burgosur e torturuar mijėra atdhetarė
shqiptarė pas luftės.
Edhe kur po vdiste Jugosllavia, cerberėt shqiptarė dilnin nė
mbrojtje tė saj me foton e diktatorit tė vdekur!
Krimet politike janė krimet mė tė rėnda. Ato kanė shkaktuar
gjithherė tragjeditė mė tė mėdha njerėzore.
REPUBLIKA E KOSOVĖS
Demonstratat shqiptare hapėn rrugėn e vetėvendosjes dhe
krijuan njė pėrvojė tė organizimit e veprimit politik.
Ato shprehėn vetėdijen e vendosmėrinė historike pėr veprim,
sepse
vetėm populli i organizuar mund tė bėhej subjekt historik.
Ato hapėn ēėshtjen shqiptare dhe u kuptuan drejt edhe nė
opinionin demokratik ndėrkombėtare si ēėshtje e pazgjidhur
kombėtare.
Nė fillim tė viteve 70 ashpėrsohen polarizimet e elitave
politike kroato-serbe.
Me Kushtetutėn 74 Kosova fiton njė autonomi tė brishtė,
bėhet element federal, por sėrish mbetet nėn Serbi.
Kjo pozitė kushtetuese dysore e linte pezull ēėshtjen
shqiptare.
Gjatė kėtyre viteve zhvillohet kontakti kulturor me shtetin
amė: ligjėratat e profesorėve, letėrsia e programet
artistike dhe njėsimi i gjuhės letrare shqipe. Arsimi dhe
kultura shqiptare pėrjetojnė njė zhvillim tė hovshėm.
Lėvizja kombėtare zgjerohet me organizata politike qė,
pavarėsisht disa ngjyrimeve formale ideologjike, kishin
karakter thellėsisht kombėtar. Gjatė atyre viteve burgosen e
dėnohen rėndė katėr grupe tė mėdha politike shqiptare.
Shteti shqiptar ka dhėnė njė kontribut tė pamohueshme nė
orientimin e veprimit tė Lėvizjes kombėtare nė Kosovė.
Serbia i kundėrvihet autonomisė me Librin e kaltėr.
Mė 1981 ndodh Kryengritja e madhe shqiptare, qė shėnon
kthesėn vendimtare historike.
Republika e Kosovės bėhet motivim i fuqishėm i brezit
idealist shqiptar dhe shkruhet e shpallet nė kujtesėn
kombėtare.
Serbia fillon ekzekutimin pa gjyq tė republikanėve shqiptarė:
Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, Rexhep Mala e Nuhi
Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu etj
Mė 17 shkurt 1982 formohet Lėvizja pėr Republikėn Shqiptare
nė Jugosllavi, qė mė vonė quhet Lėvizja Popullore e Kosovės,
nga shkrirja e tri organizatave politike: LNĒKVSHJ, OMLK dhe
PKMLSHJ.
Akademia serbe del hapur me Memorandumin pėr Serbinė e madhe
ekspansioniste
Demonstratat, grevat e marshet e punėtorėve trondisin
federatėn, duke ashpėrsuar konfliktin kroato-serb.
Mė 1989 Serbia rrėmben edhe autonominė e Kosovės.
Tani dukej gjithnjė e mė qartė se pa shkatėrrimin e
Jugosllavisė dhe pa luftė nuk kishte as ēlirim kombėtar, as
vetėvendosje.
Nė fillim tė viteve 90 ndodh shpartallimi i miniperandorisė
jugosllave, me ndarje tė pėrgjakshme tė disa republikave.
Kosova rrezikonte tė mbetej edhe njė herė nėn Serbi.
Republikėn e shpallur tė Kosovės nėn okupimin serb e priste
fati i Rezolutės sė Bujanit, qė nuk ishte mbrojtur fare.
Mund tė pėrsėritej situata e njėjtė e aktit tė kryer sikur
mė 1912, 1918 dhe 1945.
Parullat e Demonstratave 68 Pėr tė drejtat tona gjak do
tė derdhim dhe Republikė e kushtetutė, ja me hatėr,
ja me luftė e Demonstratave 81 ishin njė sfidė e hapur
pėr luftė ēlirimtare.
U deshėn 30 vjet qėndresė nga Demonstratat 68 pėr tė kaluar
nė Luftėn e madhe ēlirimtare.
Veprimtaria ilegale politike ishte njė luftė e gjatė dhe e
rėndė, plot sakrifica e tortura ēnjerėzore, kur Serbia
ndiqte e pėrndiqte ēdo fije tė organizimit shqiptar.
Megjithatė, ajo dėshmon se shqiptarėt nuk kishin heshtur dhe
nuk ishin pajtuar kurrė me pushtimin sllav.
Mė 28-29 korrik 1993 Mbledhja e katėrt e Pėrgjithshme e
LPK-sė vendos pėr organizimin e Luftės ēlirimtare dhe
formimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,
LPK-ja bėhet organizatore e drejtuese e luftėrave ēlirimtare
1998-2001.
Faktori i refuzuar anglo-amerikan gjatė LDB-sė dėshmohet
edhe njė herė aleati mė i natyrshėm shqiptar.
Vetėm falė UĒK-sė historike dhe ndėrhyrjes sė fuqishme tė
NATO-s
sot Kosova ėshtė Republikė e pavarur dhe sovrane.
...
(Kumtesė nė Konferencėn shkencore Demonstratat e vitit
1968, Prishtinė, mė 24 e 25 nėntor 2008.) |