|
Para dhjetė muajve, njė dashamirės i
sinqertė i Kosovės Republikė, mė pyeti:
-Kėnd ta votojmė?
Pasi u kujtova njė copė herė, ngase pyetja (dhe ēėshtja)
ishte shumė me vend iu pėrgjigja:
- Tani, pas 17 shkurtit 2008, kemi arsye tė votojmė, por nuk
mendoj se kemi kėnd ta votojmė, prandaj duhet ta krijojmė
njė subjekt qė i besojmė dhe qė do tė ketė program njė
politikė ndryshe nga kjo qė, nė shumicėn e rasteve, e kemi
votuar gjer mė tani.
Pasi qė besoja se pyetja e mikut qe esenciale, po edhe
pėrgjigja ime qe e sinqertė dhe jo subjektive, por e
dobishme pėr trupin votues nė Kosovė, qė nga janari i
2009-tės, me shokė qė mendonim njėjtė, iu bashkėngjitėm
punės, me pėrkushtim e sakrificė tė re, ta krijojmė njė
subjekt qė i besojmė dhe qė do tė ketė nė program njė
politikė ndryshe nga kjo, qė, nė shumicėn e rasteve, e kemi
votuar gjer mė tani. Tani, tė gjithė atyre, tė cilėt janė tė
zhgėnjyer me ata qė i kanė votuar gjer mė tani, mund tu
themi: Partia Socialiste e Kosovės, nuk iu ka zhgėnjyer
kurrė, dhe ajo tashmė, ėshtė e certifikuar pėr zgjedhjet e
15 nėntorit 2009.
Me sa kemi vėrejtur nuk janė pak tė zhgėnjyerit me politikėn
e gjertanishme, tė cilėt, siē duket, kanė vendosur qė tė
mos dalin nė zgjedhjet e 15 nėntorit, edhe tani kur e kemi
Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe kur Republikėn tonė
e kanė njohur aq shumė shtete tė botės! Tė tillėt janė aq tė
zhgėnjyer e tė revoltuar, sa qė thonė se tė gjithė
politikanėt e partitė politike nė Kosovė, janė tė njėjta dhe
numėrojnė nė kėtė rast vetėm jovlera politike si janė:
premtimet boshe nė fushata, pasurimi i politikanėve pėrmes
veprimtarive tė paligjshme, harrimi i shumė vlerave
kombėtare, politike e shtetėrore etj. Me njė fjalė, ndjenjat
e tyre negative ndaj politikės dhe politikanėve, janė bėrė
pėrgjithėsuese dhe kanė shkaktuar gjykime kategorike edhe
ndaj partive e politikanėve qė nuk kanė faj pėr zhgėnjimin e
tyre. Kjo mund tė jetė e lidhur me logjikėn popullore se kur
tė sos qumėshti i fryn edhe kosit! Partia socialiste, Partia
socialdemokrate, Partia reformiste Ora, asnjėherė nuk kanė
qenė nė pushtet nė Kosovė, prandaj asnjėherė nuk i kanė
sosur a djegur votuesit e vet. Pse ato tė mos votohen nė
zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit 2009 ? Pse masa e zhgėnjyer
tė mos del nė votime, pasi qė ka alternativė, tė paprovuar
gjer mė tani, votimin e sė majtės nė Kosovė, dhe, kėtu,
sidomos, votimin e subjektit politik i cili nė Flamurin e
tij (Programin) ka tė shkruar dhe tė sanksionuar orientimin:
POLITIKĖ NDRYSHE. Ėshtė kjo Partia Socialiste e Kosovės, e
cila, nė Projektin e saj ka tė parashikuar parandalimin
politik, institucional e shtetėror tė luftės civile nė
Kosovė, ngase politika dhe veprimet ekstremisht tė djathta,
dhe zhvillimet aktuale kaotike ekonomike, politike e
shtetėrore, qoftė edhe tė paplanifikuara, andej po shpijnė.
Historia ka treguar se nuk ėshtė fare lehtė ta parandalosh
luftėn civile mes klasės sė varfėr dhe klasės sė pasur, siē
i ka kategorizuar Aristoteli (njė nga gjenitė shkencorė mė
tė pasur, universalė e tė thellė, qė ka ekzistuar ndonjėherė
, cilėsimi i G.V.F. Hegelit). Edhe pa u hedhur bombat nė
ndėrtesėn e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, nė Programin
e PSK-sė ka qenė i shkruar qėllimi: Zvogėlim i polarizimeve
shoqėrore, nė vend tė vrapimit irracional pas pėrfitimeve
maksimale tė paligjshme. Edhe nė tė ardhmen kėshtu do tė
jetė: politika instiktive, joparashikuese, pavetėdijshėm
bėhet shkaktare e hudhjes sė bombave, ndėrsa politika e
menēur, parashikuese, pragmatike, vetėdijshėm pėrpiqet qė
ti ndalė bombat mbi institucionet e Republikės sė Kosovės,
si dhe mbi klasėn e pasur tė paktė nė numėr, qė jeton nė
Republikėn tonė. Edhe nė zgjedhjet lokale, aq sa ėshtė e
mundur nė qeverisjen lokale, PSK-ja do ta ketė prioritet:
Zvogėlimin e polarizimeve shoqėrore, nė vend tė vrapimit
irracional pas pėrfitimeve maksimale tė paligjshme. Prandaj
i pyes tė gjithė ata qė kanė tė drejtė vote nė Kosovė: Pse
tė mos dilni nė zgjedhje dhe pse tė mos votoni PSK-nė, mė
15 nėntor 2009?
Tė ndodhė, qė tė mos ndodhė. Pra, po tė ndodhė vetėdijėsimi
i votuesve, qė ta votojnė PSK-nė, dhe tė majtėn nė
pėrgjithėsi, si nė zgjedhjet lokale ashtu edhe nė ato
qendrore (parlamentare), atėherė, parandalohet njė luftė
krejt e mundshme civile nė Kosovė, tė cilėn e bėnė kėrcnuese
barku i uritur dhe kushtet ēnjerėzore tė atyre qė nuk i kanė
as mjetet elementare pėr ekzistencė, e qė janė mė tė shumtė
nė numėr dhe qė historikisht dhe sociologjikisht janė mė tė
merituarit pėr statusin e tashėm tė Republikės sė Kosovės, i
cili atyre jo qė nuk ua ka rregulluar statusin individual e
familjar, por, ua ka pėrkeqėsuar edhe mė shumė, se kur u ka
munguar Republika e Kosovės. Dhe kjo, nuk ėshtė ēėshtje
joserioze: Tani qytetarėt e Republikės sė Kosovės, po
kėrkojnė me ngulm tė drejat dhe liritė e veta nė Republikėn
e vet. PSK-ja dhe e majta ka gjasa tė shumta potenciale, qė
ta riorganizojė politikisht dhe juridikisht shtetin e sė
drejtės nė Kosovė, shtetin social tė Kosovės, pa patur shumė
nevojė tė shpikė diēka tė re, pasi ka modele praktike
evropiane sa tė duash, siē janė: modeli i Suedisė,
Norvegjisė, Finlandės, Zvicrės, Gjermanisė, Anglisė, Francės,
etj.
(Ky artikull ėshtė botuar nė Infopress, mė 1 shtator 2009)
|