| |
PSKdo të do të dal e vetme në zgjedhje
Xhemajli:
Kërkojmë vendosjen e kamerave në vendvotime dhe në vendnumërimin e votave...
Podujevë, 20 gusht 2009
Kryetari i
Partisë Socialiste të Kosovës,
Emrush Xhemajhli, tha të enjten në
Podujevë se PSK do të dalë e vetme në zgjedhjet
lokale të 15 nëntorit 2009.
Partia Socialiste është duke caktuar kandidatët për
kryetar në të gjitha komunat e Kosovës. Pas informimit me
kandidaturat në Prizren dhe Mitrovicë, sot po njoftojmë
opinionin edhe për kandidaturën në Podujevë. Përndryshe, tha
Xhemajli, ne i kemi përgatitur kandidatët për zgjedhje në të
gjitha komunat.
“Ne kërkojmë vendosjen e kamerave në vendvotime dhe në
vendnumërimin e votave gjatë zgjedhjeve lokale 2009. Për këtë
kemi deponuar shkresën zyrtare në KQZ. Subjektet që nuk i duan
kamerat prezente, PDK dhe LDK, nuk mund të flasin për transparencë. Ato e duan ujin e turbullt për të zënë peshqit më
lehtë”, tha kryetari Xhemajli.
Xhemajli kërkoi pastrimin e listave zgjedhore në mënyrë që të
hiqen nga listat të vdekurit dhe ata që është konstatuar se nuk
janë qytetar të Kosovës.
Nga Presidenti i vendit, kryetari Xhemajli kërkoi që jo vetëm të
deklarohet se do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të merr
pjesë në fushatën zgjedhore, por edhe t’i përmbahet në praktikë
kësaj deklarate.
Ai kërkoi që PSK përveç vëzhguesve të ketë komisionerë në
vendvotime.
Në punën tonë në komuna ne do të llogarisim gjithmonë në
ruajtjen e ambientit, zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara,
favorizimin e shtresave të punonjësve në komunë dhe banorëve në
nevojë. Njeriun do ta kemi në qendër të vëmendjes, u zotua
kryetari i PSK-së Emrush Xhemajli. |
Fjalim me rastin e themelimit të Forumit të
Rinisë së PSK-së
Njerëzit e kohës së re...
Arben Rashkaj
Të nderuar të rinjë dhe të reja të Partisë
Socialiste të Kosovës,
Së pari dua t’ua përkujtoj se ju jeni e
vërteta e ardhmërisë së vendit tonë, jeni
ëndrra e prindërve tuaj, jeni ëndrra e
qindra mijëra brezave që nuk kanë rendur së
përpjekuri për të çliruar vendin tonë që
fëmijët e tyre të jetojnë, të rritën dhe
edukohen të lirë në atdheun e tyre. Ata kanë
ëndrruar ditët më të mira për të gjithë ne,
e për të gjithë brezat e rinj që do të vijnë
pas nesh, prandaj do t’ju lus që këtë të mos
e harroni kurrë, dëshiroj që ta mbani në
kujtesë dhe ta përcillni për brezat që do të
vijnë pas jush, sepse duke e bërë këtë
veprim do të arrijmë që identiteti ynë,
veçantit tona, kultura dhe historia jonë të
mos harrohet.
Të nderuar të rinjë dhe të reja Socialist të
Kosovës, sot ju po filloni një betejë, një
sfidë me ardhmërinë tuaj dhe jam i bindur se
ardhmëria juaj do të duket ashtu siç ju do
ta projektoni, ashtu siç ju e dëshironi.
Duke u bazuar në potencialin dhe energjitë
tuaja pozitive, ju do të arrini t’i
realizoni ëndërrat tuaja.
Të jesh një i ri do të thotë të jesh një
shkencëtar i ardhshëm, një artist , një
pilot apo inxhinier, një agronom apo një
ekonomist i sukseshshëm pse jo edhe një
kryeministër apo diplomat i shquar, pra
brenda jush fshihen shumë gjëra të
rëndësishme dhe shumë të çmuara që në të
ardhmën do t’i zbuloni dhe do t’i shfaqni,
prandaj jam i prirur të besoi tek ju - sepse
ju jeni njerëzit e kohës së re, njerëzit e
kohës tuaj dhe çdo periudhë kohore ka nevojë
për njerëzit që janë të lindur për të.
Rinia Socialiste e Kosovës mendoj që do të
kultivohet dhe të bëhet e rëndësishme duke u
udhëhequr nga parimet dhe vlerat më sublime
qytetëruese dhe humane, ju duhet dhe do të
jeni avangardë e ndryshimeve të mëdha dhe të
rëndësishme për shoqërinë tonë - sepse jeni
hallka më e fortë dhe kryesore që lidhë të
kaluarën me të sotmën dhe të sotmën me të
ardhmen tonë.
Formati juaj është i domosdoshëm për Partinë
Socialiste të Kosovës sepse ju do të jeni
gjithherë pjesë e vendimmarrjeve më të
rëndësishme politike, nga ju shoqëria
shqiptare dhe të gjithë qytetarët e vendit
tonë presin të bëni gjëra të rëndësishme,
gjëra të bukura. Ju e dini se sa shumë
njerëz presin zgjidhjen e problemit të
varfërisë, sa shumë të rinjë dhe të reja nuk
kanë mundësi të shkollohen për shkak të
varfërisë, sa fëmijë kanë ndërprerë
shkollimin dhe kanë dalur të punojnë për ta
mbajtur familjen, prandaj besoj tek ju se me
angazhimin tuaj përmes projekteve konkrete
do të bëni gjëra të mira. Kjo është njëra
ndër fushat ku ju do të angazhoheni. Rinia
Socialiste e Kosovës do të zhvillojë
projekte për aktivitete kulturore –
argëtuese dhe sportive, projekte për
luftimin e fenomeneve negative, projekte për
edukimin e të rinjëve të tjerë për këto dhe
shumë e shumë gjera të tjera, pa e
përjashtuar aktivitenin politik.
Duke mos u zhgjatur më shume uroj që ky
kuvend të vazhdojë punimet me sukses nën
frymën e demokracisë dhe njëherit uroj të
zgjidhni njerëzit që dinë t’iu përfaqësojnë
më së miri, ashtu siç e meritoni. Dhe në
fund fare dëshiroj që secilin nga ju ta shoh
duke udhëhequr vendin tuaj.
* Arben Rashkaj është udhëheqës i
Fondacionit për
edukim të majtë "Kadri Zeka"
GREVA E MINATORËVE...
Udhëheqja e Trepçës pat anuluar pikën për
REPUBLIKËN E KOSOVËS
Mr.Rexhep AHMETI
Udhëheqësia e
atëhershme e Trepçës nuk lejoi që kërkesa
popullore për Republikën e Kosovës të bëhej
kërkesë zyrtare e njërës prej pikave të
Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit
1989! /vazhdon
|
| |
Në dhjetëvjetorin e
zhdukjes pa gjurmë të Mr.Ukshin Hotit
A ËSHTË GJALLË APO I VDEKUR UKSHIN HOTI?!...
 |
| |
|
|
|
|
| |
|
| |
|
Strukturimi politik dhe transformimi
shoqëror
Shkruan:
Dritëro KADOLLI
PSK-ja është subjekt politik i së majtës europiane, që
respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e shoqërisë
civile.
PSK vepron për integrimin e plotë
politik, ekonomik e kulturor kombëtar dhe integrimin në të
gjitha strukturat euro-atlantike.
24 gusht 2009
Gazeta “Infopress” ka shtruar me të drejtë temën e
profilizimit të subjekteve politike në pozicionet: e djathta,
qendra dhe e majta. Ky pozicionim ekziston gati në të gjitha
sistemet demokratike perëndimore. E djathta dhe e majta
garojnë për pushtet, ndërsa qendra shkon me ata që marrin
pushtetin, si baraspeshë politike.
Profilizimi politik do të thotë rreshtim në këto tri
pozicione, sepse nuk mund të ketë nga tri e më shumë parti
të djathta e po aq të majta a të qendrës.
Në pozitën politike sot në Kosovë janë dy parti demokratike.
Kosova nuk ka opozitë politike, e pa opozitë të mirëfilltë
nuk ka as pluralizëm politik, as zhvillim të shoqërisë.
Shumica e subjekteve politike nuk kanë as programe të qarta
politike. Programet e tyre janë më shumë një frazeologji
boshe. Ato hiqen si të djathta, por nuk kanë bërë asgjë për
çështjen kombëtare. Ato hiqen properëndimore, por nuk kanë
parime e vlera demokratike.Ato e kanë keqkuptuar pluralizmin
politik, ndërsa tranzicionin si plaçkitje të pasurisë
shoqërore për t’u bërë kapitalistë të fuqishëm, se kinse
kapitali përcaktuaka të djathtën dhe fitoren e tyre.
Kosova tani është në periudhën e tranzicionit e të
shtetndërtimit dhe ballafaqohet me krizën politike,
ekonomike, morale e sociale.
Anarkia politike e ekonomike kanë krijuar hapësirë për
zhvillimin e krimit të organizuar në formë të korrupsionit e
plaçkitjes.
Pushteti i tashëm nuk ka arritur të zhdukë kriminalitetin.
Ekonomia shoqërore është tjetërsuar. Bujqësia është
braktisur fare. Arsimi nuk është reformuar, ndërsa kultura e
shkenca kanë mbetur si një dekor. Urbanizmi është bërë kaos.
Mërgimi i të rinjve po vazhdon, duke mos gjetur perspektivë
në atdhe.
Në shoqërinë tonë po ndodh diferencimi i skajshëm social. Në
institucionet shtetëror ka një shpërpjesëtim enorm pagash,
mbi 10: 1.
Ndërtimi shtetëror kërkon edhe riorganizimin shoqëror për
t’iu përgjigjur sfidave të realitetit
LPK-KOSOVA.COM është pozicionuar në krahun e
majtë jo për ndonjë nostalgji ideologjike, por për shkak të
mbrojtjes së interesave jetësore të popullsisë.
Rreshtimi i saj i majtë mbështetet në traditën e saj
politike për çlirimin kombëtar dhe çlirimin shoqëror.
Sot PSK-ja është subjekt politik i së majtës europiane, që
respekton pluralizmin demokratik dhe vlerat e shoqërisë
civile.
Ajo angazhohet për një shoqëri të lirë demokratike, që
nënkupton vullnetin, tolerancën dhe diversitetin e njerëzve.
Ajo do të mbrojë vlerat morale dhe institucionale të
shoqërisë sonë.
PSK angazhohet për shtetin funksional juridik e demokratik,
që zbaton
në jetë parimet e drejtësisë sociale dhe mbrojtjen e saj
ligjore.
Partia Socialiste është e hapur për ndryshime të vazhdueshme
pozitive në shoqëri dhe për një zhvillim të natyrshëm.
Ajo përkrah të gjitha lëvizjet pozitive shoqërore, që
kërkojnë mbrojtjen ligjore të ekzistencës dhe të dinjitetit
njerëzor.
PSK vepron për integrimin e plotë politik, ekonomik e
kulturor kombëtar dhe integrimin në të gjitha strukturat
euro-atlantike.
Ajo aspiron bashkëpunim e respektim të ndërsjellë me të
gjitha subjektet politike .
Shoqëria kosovare sot ka nevojë për shndërrime të thella
shoqërore dhe për çlirim nga mendësia sllavokomuniste.
Njerëzit e aftë e të dijshëm duhet të vijnë në krye të
institucioneve shtetërore e shoqërore.
Cilado parti të vijë në pushtet, duhet të ketë parasysh
interesat kombëtare e shoqërore. Shteti duhet të angazhojë
njerëz profesionistë dhe të afrojë rreth vetes kokat e
mençura, pavarësisht nga orientimi i tyre politik.
Partia Socialiste angazhohet për përgjegjësi shoqërore e
politike. Politika duhet kuptuar si përgjegjësi e qeverisjes,
e jo si akrobaci e mashtrimit. Një vepër e mirë vlen më
shumë se mijëra fjalë të bukura.
Kjo është filozofia politike e Partisë Socialiste .
Duke pasur këtë profil politik, PSK do të gëzojë besimin e
vullnetin e qytetarëve.
Kështu, ajo do të bëhet një forcë aktive politike e
zhvillimit ekonomik të vendit dhe e emancipimit shoqëror e
demokratik.
Profilizimi dhe strukturimi politik sot janë një proces i
pashtyshëm.
/Autori është drejtor ekzekutiv i Partisë Socialiste të
Kosovës/
(Shkrimi është botuar në
gazetën "Infopress")
Prof.Tefik
Durmishi kandidat i PSK-së për kryetar të komunës së Podujevës
Podujevë, 20 gusht 2009
Dega e Partisë Socialiste të Kosovës në Podujevë
të enjten ka kandiduar
për kryetar të kësaj komune prof.Tefik Durmishin.
Sekretari i PSK-së në Podujevë, Behxhet Shabani, pasi shpalli
kandidaturën e prof.Tefik Durmishit për kryetar të komunës së
Podujevës në zgjedhjet lokale 2009, tha se kandidatura e
prof.Tefik Durmishit është propozuar nga dega e Podujevës,
ndërsa ka marrë mbështetjen e organeve qendrore të PSK-së.
Tefik Durmishi studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Qysh në moshën e
re kyçet në jetën politike ilegale. Në vitin 1992 fillon të
përndjekjet nga policia serbe, për shkak të veprimtarisë së tij.
Durmishi udhëheq Partinë Socialiste në Podujevë dhe punon si
mësimdhënës, tha sekretari Shabani.
Prof.Tefik Durmishi, tha se i jam mirënjohës Partisë Socialiste
në Podujevë dhe qendër, që më kanë besuar këtë detyrë të
rëndësishëm që të jem kandidat për kryetar komune. Kandidimi për
kryetar komune është një sfidë e madhe, por besoj se do të fitoj
besimin e popullit, sepse jam i përkushtuar që të krijojë
mundësi për zgjidhjen e problemeve që na preokupojnë, e siç e
dimë, ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.
Për krijimin e mundësive për zgjidhjen e problemeve kam pranë
veti ekspertët e të gjitha fushave, të cilët tashmë veç janë
duke hartuar projektin për qeverisjen e komunës.
Në këtë detyrë të rëndësishëm do t’i vë vetës si ligj
përmirësimin e jetës së qytetarëve, që të mos zhgënjehen në
personalitetin tim dhe partinë që përfaqësojë.
Sot e ndiej vetën edhe më të fortë dhe më të sigurt, kur shoh
pranë vetes edhe kolegët e mi mësimdhënës, tha në fund Tefik
Durmishi, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës.
I jam mirënjohës Partisë Socialiste në Podujevë dhe qendër, që
më kanë besuar këtë detyrë të rëndësishëm që të jem kandidat për
kryetar komune. Kandidimi për kryetar komune është një sfidë e
madhe, por besoj se do të fitoj besimin e popullit, sepse jam i
përkushtuar që të krijojë mundësi për zgjidhjen e problemeve që
na preokupojnë, e siç e dimë, ka shumë probleme që kërkojnë
zgjidhje.
Për krijimin e mundësive për zgjidhjen e problemeve do të kem
pranë veti ekspertët e të gjitha fushave, të cilët tashmë veç
janë duke hartuar projektin e komunës.
Në këtë detyrë të rëndësishëm do t’i vu vetës si ligj
përmirësimin e jetës së qytetarëve, që të mos zhgënjehen në
personalitetin tim dhe partinë që përfaqësojë.
Sot e ndiej vetën më të fortë dhe të sigurt, kur shoh pranë meje
edhe kolegët e mi mësimdhënës, tha në fund Tefik Durmishi,
kandidat për kryetar të komunës së Podujevës.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës Emrush
Xhemajli pasi e përgëzoi prof.Tefik Durmishin për kandidaturën e
tij për kryetar të komunës së Podujevës dhe se në fillim dua të
sqaroj se Partia Socialiste do të dalë e vetme në zgjedhjet
lokale të 15 nëntorit 2009.
Ai tha se Partia Socialiste është duke caktuar kandidatët për
kryetar në të gjitha komunat e Kosovës. Pas informimit me
kandidaturat në Prizren dhe Mitrovicë, sot po njoftojmë
opinionin edhe për kandidaturën në Podujevë. Përndryshe, tha
Xhemajli, ne i kemi përgatitur kandidatët për zgjedhje në të
gjitha komunat.
“Ne kërkojmë vendosjen e kamerave në vendvotime dhe në
vendnumërimin e votave gjatë zgjedhjeve lokale 2009. Për këtë
kemi deponuar shkresën zyrtare në KQZ. Subjektet që nuk i duan
kamerat prezente, PDK dhe LDK, nuk mund të flasin për transparencë. Ato e duan ujin e turbullt për të zënë peshqit më
lehtë”, tha kryetari Xhemajli.
Xhemajli kërkoi pastrimin e listave zgjedhore në mënyrë që të
hiqen nga listat të vdekurit dhe ata që është konstatuar se nuk
janë qytetar të Kosovës.
Nga Presidenti i vendit, Xhemajli kërkoi që jo vetëm të
deklarohet se do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të merr
pjesë në fushatën zgjedhore, por edhe t’i përmbahet në praktikë
kësaj deklarate.
Ai kërkoi që PSK përveç vëzhguesve të ketë komisionerë në
vendvotime.
Në punën tonë në komuna ne do të llogarisim gjithmonë në
ruajtjen e ambientit, zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara,
favorizimin e shtresave të punonjësve në komunë dhe banorëve në
nevojë. Njeriun do ta kemi në qendër të vëmendjes, u zotua
kryetari i PSK-së Emrush Xhemajli.
Mr.Rexhep Ahmeti kandidat i
PSK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës
Dega
e Partisë Socialiste të Kosovës në Mitrovicë në një takim të
mbajtur sot, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i PSK-së
Emrush Xhemajli dhe drejtori ekzekutiv i partisë, Dritëro
Kadolli, ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj
komune.
Kryetari i PSK në Mitrovicë, Ismet Kadriu, tha se Dega në
bashkëpunim me Qendrën, kanë vendosur që kandidat i Partisë
Socialiste të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës
të jetë magjistri i shkencave juridike Rexhep Ahmeti.
z.Rexhep Ahmeti ka të kryera dy fakultete: Fakultetin
Filozofik, drejtimi filozofi-sociologji dhe Fakultetin
Juridik.
Si pjesëmarrës në luftën çlirimtare të UÇK-së ai ishte dhe
anëtar i Sektorit për Moral dhe Politikë në kuadër të
Shtabit të Zonës Operative të Shalës.
Mr. Rexhep Ahmeti, punon në Ministrinë e Administratës
Publike.
Mr.Rexhep Ahmeti, tha se “i jam mirënjohës Partisë
Socialiste në Mitrovicë dhe Kryesisë së PSK-së që më kanë
nderuar me këtë kandidaturë të sotme, duke më dhënë kështu
mundësinë që të dal publikisht para qytetarëve të nderuar të
Mitrovicës dhe t’u ofrojë kontratën time për ta drejtuar së
bashku me ta Komunën e Mitrovicës dhe jetën e përbashkët
këtu.”
Programi i PSK-së na jep mundësi të shkëlqyeshme që ta bëjmë
jetën e qytetarëve tanë të shumëvuajtur më të mirë se që
është tani, tha kandidati për kryetar të komunës së
Mitrovicës Rexhep Ahmeti.
Ahmeti:
Shprehi gatishmërinë dhe sigurinë për ta drejtuar komunën e
Mitrovicë me një POLITIKË NDRYSHE nga kjo që është tani, ashtu
siç më obligon Programi i Partisë sime...
Mitrovicë, 31 korrik 2009
I jam mirënjohës Partisë Socialiste në Mitrovicë dhe Kryesisë së
PSK-së në Prishtinë që më kanë nderuar me këtë kandidaturë të
sotme, duke më dhënë kështu mundësinë që të dal publikisht para
qytetarëve të nderuar të Mitrovicës dhe t’u ofrojë kontratën
time për ta drejtuar së bashku me ta Komunën e Mitrovicës dhe
jetën e përbashkët këtu.
Programi i PSK-së na jep mundësi të shkëlqyeshme që ta bëjmë më
të mirë se që është tani jetën e qytetarëve tanë të shumëvuajtur.
Shprehi gatishmërinë dhe sigurinë për ta drejtuar komunën e
Mitrovicë me një POLITIKË NDRYSHE nga kjo që është tani, ashtu
siç më obligon Programi i Partisë sime. Këtë mundësi e kemi tani
ne pasi jemi parti e re e profilizuar qartas. Slogani ynë
politikë ndryshe është real dhe jo vetëm parullë zgjedhore.
Nocioni POLITIKË NDRYSHE i PSK-së është i tillë që të mos
mashtrohet elektorati. Që votuesi të mos respektohet vetëm
derisa t’i merret vota, e pastaj të harrohet, por vullneti dhe
interesi i votuesit të jetë ligj për të votuarin.
Çështja kryesore që më ka motivuar që të hyjë tani në politikë,
ka qenë: a kemi kënd ta votojmë? Tani e kam përgjigjen:
Elektorati i Mitrovicës ka kënd ta votojë - Partinë Socialiste
të Kosovës, e cila ka në Programin e saj rregullimin e çështjes
social-ekonomike të shtresave në nevojë, të të papunëve, të
atyre që janë të diskriminuar materialisht edhe pse punojnë. Do
të angazhohem për të drejtat ligjore të të gjithë qytetarëve të
Mitrovicës. Programi im elektoral, të cilin e kam në përfundim e
sipër, i përfshin të gjitha këto përcaktime që i ceka më lartë
dhe në kohë të duhur do të jetë në duart e qytetarëve të
Mitrovicës.
Qeverisja ime, si kryetar i Komunës së Mitrovicë, do të ishte
duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke drejtuar Komunën
sipas vullnetit legjitim të qytetarëve me një shkallë të lartë
të vendimmarrjes së tyre për të gjitha çështjet e jetës publike,
ashtu siç na obligon Karta Evropiane për vetëqeverisje lokale. (Neni
1 pika 2 e Kartës)
Për të pasur mirëqeverisje në Komunën tonë duhet punuar në bazë
të ligjeve dhe parimeve etike administrative dhe jo bazë të
parimeve të xhepit.
Për ta ndryshuar qeverisjen e tashme në Komunën tonë i ftoj të
dalin në zgjidhje të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicë me
të drejtë vote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike,
politike e ekonomike. Vetëm të gjithë së bashku: shqiptarët,
serbët, boshnjakët, malazezët, turqit, romët, egjiptianët, apo
gjithsecili në harmoni me gjithsecilin qytetarë të Komunës sonë,
mund ta përmirësojmë jetën tonë në Komunë. Me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës, Kosova është përkushtuar për krijimin e
një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të
drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të
gjithë qytetarëve para ligjit.
Kështu jam i përcaktuar, pa hezitim, edhe unë dhe kështu do të
veprojë nëse qytetarët e Komunës sonë më përgjigjen pozitivisht
dhe më japin besimin për t’iu prirë atyre në drejtimin e
përbashkët të punëve tona të përbashkëta në Komunën e Mitrovicës.
Prof.Skënder Berisha kandidat i
PSK-së për kryetar të komunës së
Prizrenit
Dega e Partisë Socialiste të Kosovës në Prizren ka kandiduar për
kryetar të kësaj komune prof.Skënder Berishën. Kryetari i PSK-së
në Prizren, Ilaz Kadolli, pasi shpalli kandidaturën e
prof.Skënder Berisha për kryetar të komunës së Prizrenit në
zgjedhjet lokale 2009, tha se kandidatura e prof.Skënder Berisha
është mbështetur nga dega e Prizrenit në mënyrë unanime, por ka
marrë edhe mbështetjen e organeve qendrore të PSK-së.
Prof.Skënder Berisha deklaroi se ndihet i nderuar që është
propozuar për kandidat për kryetar të koumunës së Prizrenit nga PSK dhe se
me dëshirën më të madhe e ka pranuar këtë propozim që i është
bërë nga PSK.
''Në Partinë Socialiste të Kosovës kam aderuar më 30 maj 2009
dhe aty kam gjetur bashkëveprimtarët e mi të hershëm dhe ndihem
shumë mirë mes tyre. Kam hyrë në garë sepse qytetit të Prizrenit
i duhet një qeverisje ndryshe ngaqë janë mësuar ta kenë deri më
tani qytetarët e tij, i bindur se do të jem gjithmonë pranë
nevojave të qytetarëve dhe gjithherë në shërbimin e tyre'', tha
prof.Skënder Berisha.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës Emrush
Xhemajli e përgëzoi kandidimin e prof.Skënder Berisha për kryetar
të komunës së Prizrenit dhe mes tjerash tha se PSK po respekton
rregullat dhe ligjin për zgjedhjet, të cilit i detyrohen të
gjitha subjektet politike që veprojnë në Kosovë, duke kandiduar
dhe mbështetur propozimin e bazës për kandidatët të cilët do të
garojnë dhe të cilët do t'i përfaqësojnë në zgjedhje, gjë që
subjektet tjera asnjëherë nuk e kanë bërë dhe nuk po e bëjnë
edhe këtë radhë. Ai tha se nën udhëheqjen e prof. Skënder Berisha
qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e tij do të përfitojnë shumë më
shumë seç kanë përfituar nga pushtetet e deritashme.
Biografia e prof.Skënder Berishës, kandidat i Partisë Socialiste për kryetar të komunës së Prizrenit
Prof. Skënder Berisha, u lind më 10.10.1959 ,në Prizren. Në
qytetin e lindjes mbaroi shkollimin fillor në shkollën ‘’Lidhja
e Prizrenit’’ në vitin 1974. Në vitin shkollor 1974/75 nisi
mësimet në gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren dhe i mbaroi në
vitin 1978/79 .
Studimet për letërsi i nisi në vitin 1979 në Universitetin e
Prishtinës, ku diplomoi me 1983. Në vitin 1981, mori pjesë
aktive në demonstratat e përgjakshme që përvijuan udhën e
kërkesës së ligjshme për Republikën e Kosovës.
Pas mbarimit të studimeve në vitin 1982/83, nisi punën e
mësimdhënësit të Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në fshatin
Piranë dhe Reçan të Malësisë së Prizrenit.
Në vitin 1989, më saktë më 28 mars 1989, u arrestua dhe u dërgua
në Burgun e Leskovcit dhe të Prokuples. Pas masës së izolimit, u
dënua për veprimtari armiqësore me 1,5 vjet burg. Pas lirimit
vazhdoi punën e mësimdhënësit të cilën e kryen edhe sot.
Pas çlirimit të Kosovës u inkuadrua në jetën politike të
Prizrenit dhe të Kosovës së çliruar. Ai shpejt bëhet anëtar i
PPDK-së, më vonë PDK dhe zgjidhet kryetar i degës së saj në
Prizren. Në vitin 2000, në kuvendin e PDK-së, u zgjodh anëtar i
Këshillit Drejtues dhe u propozua për anëtar kryesie.
Gjatë periudhës 10 vjeçare, në dy mandate 2000/8, ka qenë
këshilltar në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Deri sot, tri herë
ka qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Prej vitit 1975 merret me krijimtari letrare. Këto krijime i ka
publikuar në gazeta dhe revista të Kosovës. Vazhdon të merret me
krijimtari letrare.
Aktualisht punon si mësimdhënës në gjimnazin ‘’Loyola’’ dhe në
shkollën e mesme teknike ‘’Gani Çavderbasha’’në Prizren.
Është i martuar dhe ka një fëmijë. |