Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


PARATHĖNIE E BOTIMIT TĖ PARĖ

Ky libėr ėshtė pėrmbledhje e artikujve, lajmeve, komunikatave dhe komenteve qė janė botuar dhe janė bėrė publike nga mjetet e informimit masovik mbi veprimtarinė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Artikujt janė botuar nė origjinal pa komente ashtu siē janė shprehur autorėt e tyre (me pėrjashtim tė disa shkurtimeve tė artikujve qė s'kanė pasur tė bėjnė direkt me UĒK-nė).

Pėrveē shkrimeve tė karakterit afirmativ ku propagandohet lufta ēlirimtare e UĒK-sė, kėtu janė pėrfshirė edhe ato shkrime qė flasin nė mėnyrė negative pėr UĒK-nė, p.sh. ēka ka shkruar shtypi i Beogradit, si dhe ēka ka shkruar shtypi shqiptar i drejtuar nga udhėheqja legaliste e Kosovės. Njė rėndėsi e veēantė u ėshtė dhėnė deklaratave tė udhėheqėsve legalistė tė Kosovės, tė cilėt, ashtu si politikanėt e Beogradit, tentojnė ta denoncojnė UĒK-nė pėr veprimtari terroriste, para aktorėve me influencė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Po ashtu rėndėsi e veēantė i ėshtė dhėnė shtypit patriotik i cili ka marrė nė mbrojtje UĒK-nė, duke propaganduar luftėn e drejtė tė saj. Kjo ėshtė e rėndėsishme sepse duke ofruar tė gjitha informatat dhe vlerėsimet qė janė bėrė nga kėndvėshtrime tė ndryshme, lexuesit i lihet mundėsia qė ai vetė tė formojė njė tablo reale mbi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe pėrmes saj njė tablo edhe mė reale mbi skenėn politike shqiptare nė pėrgjithėsi.

Gjatė leximit tė kėsaj pėrmbledhjeje, lexuesi do tė ketė mundėsi tė hasė nė informata tė ndryshme qė nė kohėn e ndodhjes sė kėtyre ngjarjeve, shumkush nuk kishte idenė se ēka ishte duke ndodhur nė tė vėrtetė nė Kosovė.

Kėtu janė pėrfshirė informatat, tė cilat kanė tė bėjnė me aksionet e asgjėsimit tė forcave policore nė Kosovė duke filluar nga maji e shtatori i vitit 1992 pastaj, korrik, shtator tė vitit 1993, pėr tė cilat, nė kohėn e kryerjes sė tyre, UĒK nuk leshoi komunikata mirėpo nė komunikaten me rastin e atentatit nė UĒK nuk lėshoi komunikata, mirėpo nė komunikatėn me rastin e atentatit nė oficerin e sigurimit serb Lutfi Ajvazi, UĒK, la tė kuptohet se disa nga ato mund tė jenė kryer nga njėsitet e saj. Pėr rastin e vrasjes sė dy policėve dhe plagosjes sė 5 tė tjerėve nė Gllogovc nė vitin 1993 u ngarkua edhe Pesėmbėdhjetshja e Drenicės, grupi i dėnuar me 11 korrik ’97 me 264 vjet burg nga Gjykata serbe e Prishtinės.

Pėrmes kėtyre materialeve, lexuesi e mėson tė vėrtetėn se rezistenca dhe kundėrvėnia me armė ndaj pushtuesit nė mėnyrė tė organizuar nuk ka filluar nga shkurti i vitit 1996, me sulmin nė kampet e refugjatėve, siē shkruhet e flitet nė shtyp e mė gjerė, por nga viti 1992.

Lufta e armatusur ēlirimtare nė Kosovė e ka nismėn e saj qysh herėt. Asaj i parapriu rezistenca me armė e Rexhep Malės dhe Nuhi Berishės, Bajram Bahtirit, Ali Ajetit, Afrim Zhitisė, Fahri Fazliut e Tahir Lush Berishės. Ėshtė me rėndėsi tė shėnohen kėto raste pėr arsye se keto i paraprinė vitit 1992, sepse kjo ishte nje rezistencė nga njerėz tė organizuar dhe qė punuan nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme pėr njė rezistencė tė organizuar. Amanetin e tyre tani po e pėrmbush Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

Po aq tė rėndėsishme janė edhe aktet e rezistencės individuale qė u bėnė spontanisht nga Tahir Meha me babanė e tij nė pranverėn e vitit 1981, pas shuarjes me dhunė tė demonstratave gjithėpopullore tė kėtij viti, pastaj qėndresa nė Pollatė e Besim Latifit dhe mbrojtja e pragut tė shtėpisė nga ana Hasan Ramadanit si dhe kundėrvėnia me armė e Besim Ndrecės, duke vrarė njė komandir tė policisė serbe e plagosur njė tjetėr, pas gjithė torturave dhe maltretimeve qė bėnte ky komandir nė rrethinėn e Suharekės e nė veēanti nė fshatin Grikoc.

Libri ėshtė edhe njė dokumentacion i pėrmbledhur, qė do t'u shėrbejė tė gjithė atyre qė kanė interes tė kenė njohuri mė shumė pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, qė dėshirojnė tė mėsojnė tė vėrtetėn, por nuk kanė pasur mundėsi t'i pėrcjellin mjetet e informimit nė mėnyrė sistematike.

Mund tė ndodhė qė tė jetė botuar ndonjė informacion, pėr ndonjė aksion qė ėshtė ndėrmarrė (nga patriotė anonimė) kundėr pushtuesve nė Kosovė, dhe ky aksion, tė mos ketė lidhje organizative me UĒK-nė, mirėpo ato janė pėrfshirė kėtu pėr shkak se nė mes tė kėtyre aksioneve dhe veprimtarisė sė UĒK-sė ekziston lidhja politike, nė bazė tė tė cilės ėshtė e orientuar e gjithė veprimtaria ēlirimtare e UĒK-sė.

Nė shtypin tonė shkruhet e thuhet shumė, por informimi mbi tė vėrtetėn ėshtė shumė i mangėt, sepse mjetet tona tė informimit masovik janė tė monopolizuara nga forcat politike tė Kosovės tė cilat kolaborojnė me pushtetin e Beogradit. Nje cenzurė tė veēantė nė kėtė drejtim ka informimi mbi veprimtarinė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Udhėheqja politike e Kosovės nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė e gatshme tė pranojė ekzistimin e forcave qė shtrojnė njė rrugė alternative pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Forcat e vėrteta alternative qė shtrojnė rrugėn ēlirimtare pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės, mundohen t'i paraqesin si tė paqena, si "radikalizėm verbal" apo edhe t'i etiketojnė me fjalorin e huazuar nga pushtuesit si forca terroriste. Kjo udhėheqje, si alternativė reale tė vetėn mundohet t'i paraqesė ata qė nė pėrmbajtje janė tė njėjtė me ta, por qė lėnė pėrshtypjen e njė alternative tjetėr tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės.

Lufta e armatosur si alternativė e politikės sė dėshtuar "paqėsore" ėshtė realiteti i jetės politike nė Kosovė. I pėlqen apo jo dikujt, tani ka pak rėndėsi kjo punė. Pėrderisa pėr tė parėt objekt sulmi e lufte janė objektet e policisė dhe ushtrisė pushtuese dhe gjithė kolaboracionistėt, pėr tė dytėt objekt sulmesh janė tė parėt.

Pas ēdo aksioni, politikanėt e Kosovės nuk pėrtojnė tė dalin para kamerave televizive, nė konferenca shtypi, tė japin intervista nė radio, tė japin deklarata pėrmes tė cilave dėnojnė aksionet ēlirimtare duke i kualifikuar si "terroriste", nė stilin "pavarėsisht se nga kush bėhen, dhe nga ēfarėdo motive qė bėhen".

Terroristėt janė njerėz pa pėrgjegjėsi dhe pa ndjenja humane. Ata vrasin civilė dhe sulmojnė objekte civile pa patur pėrgjegjėsi pėr pasojat e tyre. Po ushtarėt e UĒK-sė, nuk janė tė tillė, sepse objektivi i sulmeve tė tyre janė policėt, ushtarėt, kolaboracionistėt dhe gjithė ata qė e pėrfaqėsojnė pushtuesin nė trojet tona.

Njė ushtar i UĒK-sė, nė "Letrėn nga malet e Kosovės" drejtuar tubimit komemorativ mbajtur nė Zürich me rastin e vrasjes sė tre ushtarėve tė UĒK-sė, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhės, nė mėnyrė polemizuese me udhėheqjen politike tė Kosovės shkruan: "Vėrtetė (i pazoti) "President" dhe zoti Aganoviē jemi terroristėt qė ju pėrgjigjemi kryeterroristėve serbo-malazezė, dhe shpejt edhe atyre maqedonė. Ama njė e kemi pak mė tė mirė se ju, se krejt tė pashpirtė dhe provokatorė si ju nuk jemi".

Pėrderisa udhėheqėsit e sotėm "paqėsorė" imagjinojnė poste e kolltuqe nė Kosovėn e robėruar, njė udhėheqės i UĒK-sė, i akuzuar pėr "terrorizėm" nga pushteti terrorist i Beogradit nė njė poezi tė tij shkruan se si e imagjinon vdekjen. Prandaj ai i kėrkon falje jetės sė tij, tė cilėn nuk ka mundėsi ta shijojė, pasi qė e ka vendosur qė atė ta sakrifikojė pėr lirinė e Kosovės, dhe ai, Rexhep Selimi, i dėnuar 20 vjet burg nė mungesė nga pushtuesit serbė nė poezinė e tij tė titulluar "Vdekja nė imagjinatė" shkruan: Tė jam borxh/ Jeta ime/ pėr rininė e hershme/ Pėr gėzimet/ Argėtimet/ Dashurinė/ Kėrkoj ndjesė nga ti/ Jeta ime/ Jam dashuruar nė vdekjen e Vojos ("Grindje rrokjesh", Prishtinė 1994).

Lėvizja Popullore e Kosovės pėrherė ka qėndruar pėrkrah Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ajo e ka mbėshtetur politikisht dhe ndihmuar financiarisht. Lėvizja Popullore e Kosovės, kėtė punė nuk e ka bėrė rastėsisht. Qėndrimi i LPK-sė ndaj UĒK-sė ėshtė obligativ, obligim qė buron nga Programi i saj pėr ēlirimin e Kosovės. Pėr Lėvizjen Popullore tė Kosovės, zbatimi i programit matet me ndihmėn konkre ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė luftėn pėr ēlirimin e trojeve tė pushtuara.

“Zėri i Kosovės“, organi i LPK-sė, nė mėnyrė tė vazhdueshme ka propaganduar luftėn ēlirimtare, ka propaganduar aksionet ēlirimtare tė UĒK-sė dhe e ka sqaruar popullin se kėto aksione nuk bėhen nga Serbia, siē manipulojnė legalistėt e Kosovės, se Serbia nuk ka nevojė tė luftojė kundėr vetėvetes, se kėto aksione nuk janė terroriste, siē akuzojnė pushtuesit forcat legale tė Kosovės dhe shtypi legal, por ato janė aksione ēlirimtare. Lufta pėr liri nuk ėshtė terrorizėrn, por ėshtė obligim dhe nder i madh i ēdo qytetari, shkruante “Zėri i Kosovės“. “Zėri i Kosovės“ u bėri jehonė aksioneve tė lirisė dhe thirri kurbetēinjtė dhe gjithė shqiptarėt qė tė mobilizohen nė ndihmė ushtarėve tė lirisė. Njė ushtri e cila lufton pėr liri ka nevojė pėr ndihma financiare morale dhe materiale.

Mjetet tjera tė informimit bėnė njė dezinformim sistematik pėr veprimtarinė ēlirimtare. Nė fillim kishin detyrėn qė tė gėnjejnė opinionin se sulmi nė objekte tė pushtuesit dhe vrasjet e policėve dhe ushtarėve tė pushtuesit nuk i bėjnė shqiptarėt por vetė serbėt. Me arsyetim se shqiptarėt nuk kanė motive pėr kėtė, por serbėt, qė tė kenė pretekst pėr tė shtuar dhunėn dhe terrorin nė Kosovė.

Tė gjithė e dinė se Kosova ėshtė e pushtuar dhe Serbisė mė sė paku i konvenon njė rebelim nė Kosovė. Por kjo propagandė bėhet e qėllimtė qė nė popull tė mbillen iluzione se Kosova nuk ėshtė e tėra e pushtuar, sepse liria e Kosovės sipas tyre matet me kutin e ekzistimit tė sistemit paralel tė Rugovės, por pushtimi i tėrė i saj do tė mund tė provokohej pėrmes aksioneve "enigmatike".

Deri mė tani komunikatat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės arrijnė numrin 40. Pėrmes  kėtyre komunikatave opinioni ynė dhe ai ndėrkombėtar njoftohet pėr likuidimin e policeve dhe ushtareve serbe, sulmet nė objektet ushtarako policore te pushtetit okupues serb dhe per likuidimin e kolaboracionisteve

Likuidimin e policėve dhe ushtarėve serbė, sulmet nė objektet ushtarako policore tė pushtetit okupues serb dhe pėr likuidimin e kolaboracionistėve shqiptarė. Nė kėto 40 komunikata nga tė cilat del se janė kryer me qindra aksione (pasi qė ka ndonjė komunikatė qė njofton edhe pėr kryerjen e 10 aksioneve njėherėsh), Serbisė ose do t'i kishin mjaftuar si pretekst pėr tė filluar luftėn nė Kosovė, ose ajo kurrė nuk do ta bėjė kėtė gjė. Kur i dėgjon legalistėt e Kosovės, tė krijohet pėrshtypja se Kosova do tė ēlirohet nga aksionet "enigmatike" pėrmes tė cilave Serbia i vret policėt dhe bashkėpunėtorėt e vet vetėm e vetėm pėr tė krijuar pretekst pėr tė maltretuar shqiptarėt, mirėpo ē't'i bėsh se Serbia ende nuk po gjen pretekst pėr kėtė punė!

Nė kėtė libėr lexuesi do tė ketė mundėsi tė gjejė se ēfarė qėndrimi mbajtėn politikanėt shqiptarė pėr luftėn ēlirimtare dhe ēka deklaruan ata pėr UĒK-nė. Tė mbash qėndrim tė drejtė e tė guximshėm ndaj UĒK-sė do tė thotė tė mbash qėndrim tė drejtė ndaj luftės ēlirimtare nė Kosovė, do tė thotė t'u qėndrosh besnik interesave tė popullit i cili lufton pėr liri e pavarėsi.

Gafurr Elshani

Janar 1998