| Fillimi |
 |
| Dokumente |
 |
| Deklarata |
 |
| Komunikata |
 |
| Konferenca shtypi |
 |
| Kalendari i punës |
|
 |
 |
 |
Prof. Abdyl KADOLLI
|
|
|
|
PROFILI LETRAR I DEMAĒIT |
|
|
|
Abdullah Konushevci, Demaēi, vepra letrare, Botimet Nositi, Prishtinė, 2008 |
|
|
Monografia letrare
Libri Demaēi,vepra letrare i autorit Abdullah Konushevci ėshtė monografia e parė letrare pėr krijimtarinė artistike tė shkrimtarit Adem Demaēi. Ajo pėrbėhet nga tre kapituj: Shkrime kritike, Shkrime publicistike dhe Skicė pėr njė biografi. Nė kėtė monografi ėshtė trajtuar proza artistke/ tregimet e romanet/ dhe poezia e tij. Libri pėrmban disa shkrime publicistike tė autorit dhe biografinė e Demaēit.
Studiusi Abdullah Konushevci krijon nė kėtė monografi profilin letrar tė Demaēit, njė takim letrar me tė. Ai ka trajtuar me pėrkushtim analitik prozėn artistike tė Demaēit, pesė romanet e tij Gjarpėrinjtė e gjakut, 1958, Libėr pėr VetMohimin, 1994, Heli dhe Mimoza, 2006, Dashuria kuantike e Filanit, 2007, Alb Prometeu, 2008, Nėna Shegė e pesė gocat, 2008 dhe vėllimin me tregime Kur Zoti harron, 1990 , si dhe vėllimin poetik Tung, vargu im, 2002.
Kėtu gjejmė informacionin se romani Gjarpėrinjtė e gjakut ka pasur pesė botime, ndėrsa romani Libėr pėr VetMohimin dy botime dhe ėshtė pėrkthyer italisht nga zonja Nermin Vlora-Falaski, mė 1995.
Romani i pare i Demaēit Ska paqe ndėr kasolla ka humbur nė polici, ndėrsa drama Pupu, shkruar nė burg, ka mbetur nė dorėshkrim.
Nė kėtė monografi e kemi Demaēin krijues, ku ėshtė realizuar qenia e tij artistike. Ai ėshtė njė talent i lindur, qė herėt kishte filluar tė shkruante ditarin e shpirtit, duke e quajtur veten dashnor i fjalės sė lire
Nė krijimtarinė e tij artistike shquhet intelekti i fuqishėm, intuita e mprehtė dhe imagjinata e pasur me idetė, vizionet dhe ndjeshmėrinė artistike. Prandaj, krijimtaria letrare e Demaēit mund tė konsiderohet edhe njė histori jona shpirtėrore. Studiusi Konushevci nuk ėshtė priur nga ndonjė monografi tipologjike, por ka ndjekur krijimtarinė e tij sipas kronologjisė sė botimit, duke analizuar e interpretuar ēdo vepėr veē e veē, me shtresat semantike, stilistike e estetike dhe komentet e nocioneve, tė leksikut, tė emrave dhe tė personazheve artistike.
Proza artistike
Konushevci e vlerėson Demaēin njėri nga prozatorėt mė tė mire tė prozės shqiptare nė vitet pesėdhjetė,
Tregimet e tij tė botuara gjatė viteve 1953-1958 ishin intonime sociale e psikologjike pėr fatin e individit dhe atė kolektiv. Ndėrkaq, ligjėrimin poetik tė Demaēit e vlerėson si njė alter ego e miqve tė tij krijues, njė pėrkushtim pėr ta, ndėrsa lirikėn si dritė e shpirtit, pa patetikė, retorikė e kozmetikė.
Proza artistike e Demaēit ėshtė origjinale dhe e veēantė nė letėrsinė shqipe. Si student i letėrsisė botėrore dhe njohės i saj, Demaēi ka kultivuar njė prozė me tipare moderne e postmoderne, qė bazohen nė dokumentaritetin, vizionin shkencor-fantastik , ligjėrimin alegoriko-poetik dhe monologun e brendshėm tė rrjedhės sė vetėdijes.
.
Romanin alegorik Gjarpėrinjtė e gjakut autori e cilėson njė tragjedi e romanizuar, qė mund tė rikthehet serish nė tragjedi, me procedim realist dhe elemente natyraliste e ekspresioniste, me fajin tragjik tė personazheve e katarzėn e tyre shpirtėrore.
Romani Libėr pėr VetMohimin ėshtė fati i individit nėn piramidat totalitare, i cili si Orfeu zbut cerberėt e hadit dhe vetpohimi i tij nė shoqėrinė e lirė. Romani Heli dhe Mimoza trajton dashurinė magjike antonimike, heroizmin e indiferencėn dhe pėrkushtimin si motivim jetėsor.
Romani Dashuria kuantike e Filanit ėshtė njė vetėrrėfim dramatik me pėrjetimet e kujtimet fėmijnore pėr terrorin e kuq pas Luftės sė Dytė Botėrore, me dramėn e krijuesit dhe dramėn kombėtare nė pėrmasa tragjike. Romani Alb Prometeu ėshtė njė parabolė alegoriko-mitologjike pėr Olimpin e perėndive tė reja dhe mbretėrinė kombėtare tė zanave, njė antitezė e fuqisė dhe e lirisė, me aluzione politike e asociacione historike.
Alb Prometeu ėshtė arketipi shqiptar. Romanin Nėna Shegė dhe pesė gocat shpreh tragjedinė dhe psikozėn e luftės sė fundit.
Konushevci ka zbatuar nė kėtė studim edhe metodėn e krahasuar. me pėrqasje ndėrmjet veprave tė autori dhe tė atyre me letėrsinė shqipe e botėrore. Ai ka hetuar lidhshmėrinė tematike e tė personazheve tė romanit Heli dhe Mimoza me romanin Nėna Shegė dhe shtatė gocat, si dhe procedimin e njėjtė artistik me romanin Dashuria kuantike e Filanit, qė formojnė njė cikėl romanor tė autorit.
Poetika
Poetika e prozės sė Demaēit ngrihet mbi pėrjetimet e kujtimet subjektive, duke krijuar parabola me vizione trancendentale.
Rrėfimi zhvillohet nga pozicion i autorit narrator dhe i personazhit fiktiv. Edhe personazhet janė reale e fiktive me njė karakterizim gjuhėsor, social e psikologjik. Studiuesi Konushevci ka shquar stilin eseistik, diskursiv e refleksiv tė Demaēit, duke e afruar me imazhet alegoriko-fantastike tė Hakslit, Ourelit e Elisonit tė romanit me tezė ose ēelės, qė shpreh shqetėsimet morale, politike e metafizike. Romanet e Demaēit janė njė strukturė e e hapur, me njė sinkretizėm tė njėsive tematike e stilistike, qė kėrkojnė edhe bashkėveprimin estetik tė receptuesit. Estetikėn e prozės sė Demaēit e pėrbėjnė shtresat fantastiko-mitike, qė tė ēuditshmen e bėjnė reale, dashuria kuantike magjike dhe imazhet asociative e groteske. Ligjėrimi artistik i Demaēit ėshtė i pasur me frazeologji dhe shprehje proverbiale: mendja e burrit mbjell, mendja e gruas pjell.
Fara e lirisė ėshtė njė pemė e ngadalshme dhe, zakonisht, ata qė e mbjellin, nuk i presin frutat e saj. Ngjyrimet stilistke nė poliptotonin paronomazik:
Doli nga burgu i burgut tė burgut.
Shtresėn semantike tė veprės letrare tė Demaēit e pėrbėjnė
idetė e konceptet pėr jetėn, kohėn e hapėsirėn/ botėn, universin/, individin, lirinė, gjeniun, disidencėn
Motoja e jetės: tė duash, tė besosh dhe tė veprosh..
Tė vetmit disidentėt, ka qenė dhe janė imunė ndaj sindromit tė majmunit tė robėruar me lajthitė nė grusht.
Aty gjejnė shprehje edhe idetė pėr flijimin e indiferencėn, politikėn e pushtetin, krijimin e vazhdueshėm tė njeriut dhe tė universit, pėr globalizmin, asociacionet historike etj. Studiusi Konushevci ka shquar nė strukturėn e romaneve tė Demaēit shtresėn metafizike nė trajtė tė meditimit transcendental, sipas teorisė
kuantike tė Maharishit e Ēoprės nga Ayur Vedat e lashta indase pėr njeriun si lėmsh kuantesh, njė mikrokozmos i lidhur me mijėra valė me kozmosin.
Ai mund tė shkrihet me energjinė kozmike nė dy mėnyra: me menēurinė kozmike dhe me shpirtin kozmik
thotė shkrimtari.
Kėtu hyjnė edhe dashuria kuantike e moshave tė ndryshme dhe dashuria magjike e personave krejt tė kundėrt.
Disidenti evropian
Monografia Demaēi, vepra letrare pėrmban edhe shumė tė dhėna pėr historinė tonė letrare, shkrimtarėt shqiptarė si Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Zekeria Rexha, Esad Mekuli
Demaēi sot ėshtė njė personalitet i shquar i botės shqiptare.
Figura e tij ėshtė poliedrike: njeri me shpirt liberal e me vizion tė hapur.
Entropia e tij kuantike ka ruajtur drejtpeshimin dhe i ka dhėnė impulse krijuese. Demaēi ėshtė disident evropian kundėr totalitarizmit komunist, tri herė i dėnuar, me gjithsej 28 vjet burg tė rėndė sllav. Pas daljes nga burgu i tretė, mė 1990, Kosovėn e quan burgun
mė tė madh nė botė, qė e njeh historia e njerėzimit
Demaēi ėshtė simbol i lirisė, martir dhe ideolog kombėtar. Demaēi ėshtė laureat i disa ēmimeve ndėrkombėtare: Ēmimit Saharov tė Parlamentit Evropian, 1991, Ēmimit special pėr paqe tė Klubit tė rektorėve universitarė nė Madrid, 1993 dhe Ēmimit pėr tė drejtat e njeriut tė Universitetit tė Oslos, 1995.
Mė 1994 Demaēi qe kandiduar nga parlamentarė norvegjezė pėr Ēmimin Nobel tė paqes. Me kėtė monografi tė Konushevcit e njohim tė plotė Demaēin shkrimtar. Shkenca e ka zbuluar pak si vonė gjeniun, ndėrsa turma nuk e ka kuptuar kurrė. Njė kapitull pėr publicistikėn e Demaēit, edhe pse ėshtė mjaft e gjerė, do ta bėnte mė tė plotė kėtė monografi letrare tė Konushevcit.
Edhe fusnotat e veprave tė cituara nė kėtė libėr do ta pėrmbushnin akribinė shkencore. Megjithatė, punimi Shkrimi kryeneē nė krye tė librit mendojmė se nuk initegrohet nė kėtė monografi letrare, pėrveē simbolit kutia e zezė pėr subjektin krijues dhe aluzionit tė Adamit pėr Ademin, krahas disidentėve Bobi Sandsi e Jan Palahu.
Librin e Konushevcit e pasuron edhe bibliografia e veprave letrare e tė intervistave tė Demaēit, si dhe tė librave me shkrime pėr Demaēin.
Po ashtu, monografia ka edhe bibliografinė nė anglisht pėr veprat dhe mendimet e Demaēit, si dhe indeksin e emrave.
Studiusi Konushevci ka paralajmėrur edhe dorėshkrimet Demaēi nė krijimtarinė artistike dhe Kritika pėr veprėn letrare tė Demaēit. Abdullah Konushevci ėshtė njė studius erudit, me prirje poetike, kritike e gjuhėsore. Kur njėsohen tė gjitha kėto prirje nė njė subjekt krijues, vlerat janė tė padyshimta.
Prishtinė, mė 28 nėntor 2008 |
 |
| |
| |
|
 |
|
|