Plani 6 pikėsh i Ban Ki Munit po i imponohet Kosovės. Kėto 6 pika e fusin Serbinė thellė nė territorin tonė. Kosova ndahet pėrbrenda, ndėrsa EULEX-i do ta menaxhojė kėtė ndarje. Me kėtė plan po shkelet vullneti i popullit tė Kosovės pėr njė shtet tė pavarur dhe po rrezikohet integriteti territorial i Kosovės. Ky plan ia pamundėson Kosovės qė tė funksionojė si shtet demokratik dhe tė zhvillohet ekonomikisht.
Misioni i EULEX-it do tė zbarkojė nė Kosovė sipas planit 6 pikėsh tė Ban Ki-Munit pėrkundėr JO-sė qė i tha Kosova. EULEX-i po vjen nė Kosovė nėn Rezolutėn 1244 dhe nėn ombrellėn e UNMIK-ut. Ai po vjen pas marrjes sė pėlqimit tė Serbisė, neutral ndaj statusit, pra kundėr pavarėsisė sė Kosovės. EULEX-i do tė ketė pushtet ekzekutiv pėrmbi institucionet e sigurisė, sundimit tė ligjit dhe atyre doganore tė Kosovės. Ky mision nuk do ti nėnshtrohet ligjit dhe do tė ketė imunitet nga ndjekjet penale nė Kosovė. Ai nuk do tė na jep llogari neve. Prandaj ky plan dhe ky mision duhet tė refuzohet nė tėrėsi dhe pa asnjė kompromis. Ky plan duhet tė refuzohet jo vetėm duke i thėnė JO, por duke pėrmbushur vullnetin e qytetarėve tė vendit pėr njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane. Ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė nenet 1.1 dhe 2.1 tė Kushtetutės ku pėrcaktohet qė Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran, unik dhe i pandashėm, pėrkatėsisht, qė sovraniteti i saj buron nga populli.
Ne kėrkojmė qė tė jemi njė vend normal, njė vend demokratik ku pėr ēėshtjet madhore vendosin qytetarėt pėrmes referendumit. Ne kėrkojmė qė Kosova tė jetė si vendet tjera tė pavarura qė qeverisen nga institucionet sovrane tė zgjedhura nga populli, tė popullit dhe pėr popullin. Pakicat e Kosovės janė qytetarė tė Kosovės, tė drejtat e tyre janė tė garantuara me konventa ndėrkombėtare tė cilat merren parasysh nė tėrėsi nė Kosovė. Ne duam zhvillim e pėrparim politik, ekonomik dhe social e jo ndarje e negociim tė vazhdueshėm tė asaj se ēfarė do tė jetė Kosova.
Institucionet e Kosovės nuk duhet ta kenė Planin e Ahtisaarit si pozitė politike nė kohėn kur Serbia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės dhe i mban strukturat paralele nė Kosovė. Ky plan e ndan Kosovėn nė vija etnike, si nė institucione ashtu edhe nė territor. 6 pikat janė suplement i planit e jo nė kundėrshtim me tė.
Ky vend ėshtė i yni, i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, dhe pėrgjegjėsi e jona. Ėshtė absolutisht e papranueshme qė pėr Kosovėn tė merret leja nė Beograd. Shteti i Serbisė duhet tė largohet nga kėtu pėr tė mos u kthyer kurrė. Propozimi i Serbisė nxit ndarje tė reja nė Ballkan.
I ftojmė tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė tė na bashkėngjiten nė demonstratė dhe tė kundėrshtojnė nė mėnyrė paqėsore 6 pikat qė prekin sovranitetin dhe integritetin territorial tė Kosovės.
Ta bėjmė zėrin tonė tė ndėgjohet! Tė martėn, me 2 dhjetor, tė gjithė nė Prishtinė.
Ta mbrojmė Republikėn e Kosovės shtet tė pavarur, sovran, demokratik, unik dhe tė pandashėm!
|