
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|
PSE TË PRIVATIZOHET MONOPOLI? |
|
|
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 12 dhjetor, kanë shqyrtuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Tregti,
Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me
vendimin e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave të
privatizimit të distribuimit dhe furnizimit të Korporatës
Energjetike të Kosovës (KEK). Mënyra e privatizimit të njësive
të KEK-ut është komentuar nga shumë deputetë nga të gjitha
grupet parlamentare.
Naim Rrustemi, deputet i PDK-së, tha se para se të
fillohet me procesin e privatizimit të distribuimit dhe
furnizimit duhet filluar me fazën e para-privatizimit, e cila do
të kish siguruar përgjigje në pyetjet:
PSE TË PRIVATIZOHET,
ÇKA TE PRIVATIZOHET, dhe
SI TE PRIVATIZOHET
Lexo të plotë
|
|
|
|
SHBA: Mbështetje EULEX-it dhe integritetit
territorial të Kosovës |
|
E mërkurë, 10 dhjetor 2008 |
|
Qeveria amerikane ka përshëndetur shtrirjen e
EULEX-it në gjithë Kosovën, duke ritheksuar edhe njëherë
mbështetjen për integritetin territorial të saj.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin shtrirjen më 9
dhjetor në gjithë Kosovën të misionit të rendit dhe ligjit në
Kosovë (EULEX) ", thuhet në kumtesën e dhënë nga zëdhënësi i
Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
"SHBA ritheksojnë mbështetjen për EULEX-in dhe janë krenare që
mund të kontribuojnë me personel në këtë mision", thekson më tej
kumtesa.
Në misionin evropian Amerika do të kontribuojë me një
kontingjent prej 80 vetash, që do të jenë policë, gjyqtarë, dhe
prokurorë.
"Jemi të zotuar për Misionin e EULEX-it dhe forcimin e
institucioneve të ligjit në gjithë Kosovën nga të cilat
përfitojnë të gjitha komunitetet, duke promovuar integritetin
territorial dhe stabilitetin në rajon", theksohet në kumtesën e
qeverisë amerikane. |
|
|
|
Plassnik: EULEX - kapitull i ri për Kosovën |
|
E mërkurë, 10 dhjetor 2008 |
|
Ish-shefja e diplomacisë austriake, Ursula
Plashnik ka deklaruar se shtrirja e misionit të Bashkimit
Evropian, EULEX, paraqet kapitull të ri për Kosovën dhe banorët
e saj.
"Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të evropianizimit të
Kosovës, në drejtim të standardeve ligjore evropiane”, ka thënë
Pllashnik, me rastin e fillimit të operimit të këtij misioni në
Kosovë. |
|
|
|
Solana nuk dëshiron ta lidhë Kosovën me
integrimin e Serbisë në BE |
|
E mërkurë, 10 dhjetor 2008 |
|
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme
dhe siguri i BE-së, Havier Solana, ka deklaruar se ka ardhur
koha që Serbia të nisë me shpejtësi rrugën drejt integrimit
evropian. Solana nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes nëse
Serbia do ta pranojë Kosovën e pavarur si një nga parakushtet
për integrim të saj në BE.
“Të gjitha vendet e Ballkanit kanë perspektivë të qartë. Çështja
e Kosovës në raport me Serbinë është lënë të shqyrtohet për një
fazë të më vonshme të këtij procesi, ngase Serbia pa dyshim se
do të bëjë gjithçka që të arrijë hapat e shpejtë të integrimit”,
ka thënë Solana. |
|
|
|
Ahtisarit iu dorëzua Çmimi Nobel për paqe |
|
E mërkurë, 10 dhjetor 2008 |
|
Ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisari, sot
iu dorëzua Çmimi Nobel për paqe për vitin 2008.
Ahtisari këtë çmim e mori për punën e tij prej tri dekadash për
paqe në mbarë botën, përfshirë Kosovën, Namibinë dhe Indonezinë.
Më 17 shkurt, Kosova e shpalli pavarësinë në bazë të planit të
tij.
Ceremonia e dorëzimit u bë në Oslo të Norvegjisë. |
|
|
|
Norvegjia ndihmon arsimin tonë me 7 milionë
euro |
|
E mërkurë, 10 dhjetor 2008 |
|
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sven Johan
Kvale dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver
Hoxhaj nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim
të ndërsjellë në fushën e arsimit. Në bazë të kësaj
marrëveshjeje do të ndërtohen dy shkolla të mesme profesionale -
në Malishevë dhe në Skënderaj. Vlera e përgjithshme e këtij
investimi të përbashkët do të jetë deri në 8 milion euro. Prej
tyre 7 milionë euro do të jenë nga Norvegjia dhe rreth 1 milion
e 200 mijë euro nga ata kosovarë që do të investohen nëpërmjet
Ministrisë së Arsimit të Kosovës.
Norvegjia investon në Kosovë çdo vit
deri në 16 milionë euro, tha ambasadori i këtij vendi, Sven
Johan Kvale.
"Ndërtimi i sistemit arsimor në
shtetin me popullsi më të re në Evropë siç është Kosova na bënë
të krenohemi", tha diplomati norvegjez. Shkollat planifikohet të
ndërtohen në fund të vitit 2010. |
|
|
|
Asociacioni i Komunave mirëpret vendosjen e
EULEX-it në Kosovë |
|
E mërkurë, 10 dhjetor 2008 |
|
Kryetarët e komunave të Kosovës mirëpresin
vendosjen e misionit të BE-së, duke ditur se qëllimi i EULEX-it,
siç është disenjuar në propozimin e Ahtisarit, është të
mbështesë qeverinë e Kosovës, autoritetet e Kosovës, në fushën e
drejtësisë dhe sigurisë.
Nëpërmjet një deklarate kryetarët e komunave të Kosovës thonë se
do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit dhe pjesëtarët e misionit
të EULEX-it gjatë punës së tyre në pajtim me Kushtetutën e
Republikës së Kosovës dhe me angazhimet e përbashkëta me
komunitetin ndërkombëtar për pacenueshmërinë e territorit të
Republikës së Kosovës.
“Edhe më herët, ne kryetarët e komunave, patëm deklaruar se
Kosova dhe qytetarët e saj e kanë mirëpritur ardhjen e Misionit
të EULEX-it në Kosovë dhe shtrirjen e tij në tërë territorin e
Kosovës, ashtu siç është koncipuar nga SHBA-të, Bashkimi
Evropian dhe institucionet tona në ndihmesë të vendosjes së
rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”,
thonë kryetarët e komunave. |
|
|
|
Kryeministri Thaçi pranon propozimet e
LDK-së për zëvendësministra |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim
Thaçi, ka pranuar propozimet e partnerit të koalicionit, Lidhjes
Demokratike të Kosovës, që Behxhet Brajshori të zgjidhet
zvëvendësministër i Forcës së Sigurisë, ndërsa Jonuz Kastrati
zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë. |
|
|
|
Ahtisaari: Serbia të përballet me të
kaluarën e keqe |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Marti
Ahtisari, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë të kaluarën e saj
të keqe në marrëdhëniet me Kosovën, përpara se të bëhet pjesë e
Bashkimit Europian.
Ish i dërguari Special për statusin e Kosovës, ka theksuar se
“serbët duhet të jenë të gatshëm të jetojnë me të kaluarën e
tyre”.
Ahtisari ka thënë se ai mbështet të gjitha vendet e Ballkanit
për t’u bërë pjesë e BE-së, porse Serbia së pari duhet ta
pranojë se “diçka ka shkuar tmerrësisht gabim” në lidhje me
Kosovën.
Këto deklarata, Ahtisari i ka bërë në Oslo, një ditë para
ceremonisë zyrtare të pranimit të Çmimit Nobel për Paqe. |
|
|
|
Schmidt: S’ka tensione mes Kosovës dhe
Gjermanisë |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Nuk ka tensione ndërmjet Kosovës dhe
Gjermanisë, pas arrestimit të tre agjentëve gjermanë, muajin e
kaluar, ka thënë Christian Schmidt, sekretar i Shtetit Gjerman
në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, i cili po qëndron në Kosovë
në krye të një delegacioni 10-anëtarësh.
“Konsiderojmë se kjo çështje duhet të mbyllet sa më parë edhe
pse disa çështje duhet të sqarohen ende”, tha Schmidt, pas një
takimi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin
Hashim Thaçi.
Schmidt e pranoi se në rastin e arrestimit të tre agjentëve të
BND-së ka pasur shqetësime nga të dyja vendet, por sipas tij,
ato janë zmadhuar më shumë nga shkrimet e mediave.
Edhe krerët e Kosovës mohuan të ketë pasur tensione ndërmjet
Prishtinës dhe Berlinit. “Për ne është shumë me rëndësi se do të
vazhdojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm, ashtu siç kanë
qenë. Gjermania ka qenë është dhe do të mbetet mbështetëse shumë
e fuqishme e Kosovën", tha Sejdiu.
Ndërsa kryeministri Thaçi tha se institucionet dhe populli i
Kosovës i është mirënjohës dhe falënderues Gjermanisë për
mbështetjen e vazhdueshme. |
|
|
|
EULEX filloi zyrtarisht mandatin e tij,
shtrihet në tërë Kosovën |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, ka nisur
sot zyrtarisht mandatin e tij në gjithë territorin e Republikës
së Kosovës.
EULEX është vendosur edhe në pikat doganore 1 dhe 31, të cilat
ishin djegur nga serbët.
Këtë e ka konfirmuar shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon pas
takimit me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi.
“Jam shumë i lumtur të them se këtë mëngjes ne kemi qenë në
gjendje që të fillojmë me misionin e EULEX-it në tërë Kosovën.
Kjo nënkupton se që nga ora 8 e mëngjesit ne kemi marrë
përgjegjësitë në fushën e rendit dhe ligjit, përgjegjësi që
mbaheshin nga UNMIK-u. Kjo është bërë në bashkëpunim të ngushtë
edhe me Qeverinë e Kosovës “, tha Kermabon pas këtij takimi.
Ai tha se nuk kanë hasur në probleme gjatë vendosjes në veri të
Kosovës.
“Në këtë kohë ne kemi rreth 100 pjesëtarë në pjesën veriore të
Kosovës. Ata janë të pranishëm edhe në portat 1 dhe 31 me disa
ekipe që përfshijnë edhe policët kufitarë. Kemi policët tanë
afër ndërtesës së gjykatës dhe po ashtu kemi edhe 10 pjesëtarë
që bëjnë pjesë në ekipin e gjykatave e që janë vendosur në
objektin e gjykatës në veri dhe po ashtu kemi policët tanë edhe
në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq“, ka thënë shefi i misionit
EULEX, Iv de Kermabon. |
|
|
|
Rohan: EULEX nuk mund të jetë neutral ndaj
statusit |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Ish-ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për
statusin e Kosovës Albert Rohan konsideron se EULEX-i nuk mund
të jetë neutral ndaj statusit.
Qëllimi i EULEX-it, siç është disenjuar në propozimin e
Ahtisarit "është që ky mision duhet të mbështesë qeverinë e
Kosovës, autoritetet e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe
sigurisë", thotë Rohan.
Ai thotë se e ka të vështirë ta shohë sesi EULEX mund të jetë
neutral ndaj statusit. Ndërkaq, në lidhje me planin
gjashtëpikësh të Kombeve të Bashkuara, Rohan thotë se plani i
Ahtisarit nuk rrezikohet nga gjashtëpikëshi i Ban Ki Munit, por
është i rrezikuar nga mungesa e bashkëpunimit të palës serbe". |
|
|
|
Uizner: Detyrat e KB kanë marrë fund në
Kosovë |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Ish-ndërmjetësi amerikan për zgjidhjen e
statusit të Kosovës, Frenk Uizner thotë se detyrat e Kombeve të
Bashkuara kanë marrë fund në Kosovë sikur edhe detyrat nga
rezoluta 1244.
Uizner tha se e kupton qeverinë e Kosovës përsa i përket
refuzimit të planit të kreut të OKB-së, por shtoi se është i
kënaqur që Prishtina do t'i mundësojë misionit të BE-së që të
shtrihet në gjithë Kosovën.
"Të gjithë janë duke jetuar në një kohë të ambiguitetit dhe të
disa mandateve - Pakoja e Ahtisarit dhe Rezoluta 1244 janë në
vend në të njëjtën kohë, mirëpo drejtimi është i mirë drejt
rënies nga lart poshtë. Detyrat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë
janë kryer, sikurse edhe detyrat me Rezolutën 1244", ka thënë
ambasadori Uizner për "Kohën ditore".
Uizner thotë se dëshiron të shohë që EULEX-i të shtrihet në tërë
Kosovën dhe që koncepti i unitetit në Kosovë të ruhet". |
|
|
|
Sot fillon nga puna zyrtarisht misoni EULEX
në Kosovë |
|
E martë, 9 dhjetor 2008 |
|
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e
kanë mirëpritur vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.
"Nëntë dhjetori është një fazë e madhe në një situatë kaotike që
kemi pasur rreth kësaj, por shënon një kthesë të madhe për
Kosovën dhe për Serbinë", tha shefi i diplomacisë franceze,
Bernard Kushner.
Duke folur për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë,
kryediplomati i BE-së, Havier Solana tha se do të ketë
bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Serbisë dhe me Prishtinën
në këtë drejtim. Misioni Evropian për Drejtësi dhe Polici, EULEX,
pritet që të fillojë sot edhe zyrtarisht vendosjen e tij në
gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj.
Zyrtarë të misionit thonë se aktualisht në Kosovë kanë arritur
1300 policë, prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.
Në ditën e parë të shtrirjes në veri, fillimisht do të vendosen
afro 100 policë të EULEX-it. |
|
|
|
Shefi i BND-së, Ernest Uhrlau, ndodhet nën
presion dorëheqjeje |
|
E martë 9 dhjetor 2008 |
|
Pas aferës së arrestimit të tre agjentëve të
BND-së në Prishtinë, shefi i Shërbimit informativ gjerman, Ernst
Uhrlau, ndodhet nën presion për të dhënë dorëheqje, ku me sa
duket janë bërë gabime në mënyrën e procedimit për lirimin sa më
të shpejtë të agjentëve gjermanë.
Kësaj i shtohet edhe afera e përgjimit të një zyre të
Organizatës Botërore Kundër Urisë në Afganistan, që u bë e ditur
në fundjavë. Nga qarqet qeveritare nuk përjashtohet mundësia e
dorëheqjes së shefit të BND-s, Uhrlau - shkruan shtypi gjerman.
Të dyja rastet, si arrestimi i agjentëve në Kosovë, ashtu edhe
përgjimi i zyrës së organizatës humanitare në Afganistan pritet
të diskutohen javën e ardhshme në dhomën parlamentare të
kontrollit të Bundestagut.
|
|
Çitaku: Qeveria shpreh keqardhje për
incidentin me agjentët e BND-së |
|
E diel, 7 dhjetor 2008 |
|
Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për
arrestimin e tre agjentëve të Shërbimit Informativ Gjerman (BND),
ka thënë zëvendësministrja e jashtme Vlora Çitaku për gazetën
"Welt am Sonntag".
Çitaku ka thënë se arrestimi ka qenë vërtet një "incident fatkeq",
megjithatë Qeveria e Kosovës nuk do të kërkojë falje pasi nuk ka
të bëjë asgjë me këtë incident.
Ajo vlerësoi se nuk mund ta përjashtojë mundësinë që "lojtarë të
tjerë të rajonit" kanë pasur interes të destabilizojnë raportet
midis Kosovës dhe Gjermanisë.
"As shpërthimi me bombë, as zhvillimet e më pasme nuk kanë qenë
në interesin tonë", ka thënë Çitaku. |
|
|
|
KFOR-i rrit masat e sigurisë në veri |
|
E diel, 7 dhjetor 2008 |
|
Komandanti i trupave franceze të KFOR-it, që
vepron në veri të Kosovës, bën të ditur se ka rritur masat e
sigurisë pak ditë para fillimit të misionit evropian, EULEX.
Gjenerali francez, Michel Yakovleff tha se trupat e tij "do të
jenë më të gatshme se zakonisht" kur të fillojnë punën të martën
policët e parë evropianë, që do të zëvendësojnë ata të UNMIK-ut.
Yakovleff, në një intervistë për AP-në, nuk pranoi të jepte
detaje rreth lëvizjeve të paqeruajtësve gjatë këtyre ditëve, por
shtoi se "nuk do të presë që të ketë gjak" përpara se të veprojë,
në rast se misioni evropian pengohet. |
|
|
|
Mikronezia e njeh pavarësinë e Kosovës |
|
E premte, 5 dhjetor 2008 |
|
Mikronezia e ka njohur të premten Kosovën
shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar Ministria e Punëve të
Jashtme e Kosovës.
“Sonte, rreth orës 20, i ngarkuari i përhershëm me punë në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Mikronezisë, Jeem Lippwe,
ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
Skender Hyseni, se Mikronezia ka njohur Republikën e Kosovës
shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Mikronezia është shteti i 53-të anëtar i OKB-së që e njeh
Republikën e Kosovës. |
|
|
|
Solana: EULEX i gatshëm - fillon më 9 dhjetor |
|
E premte, 5 dhjetor 2008 |
|
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solan,
ka deklaruar sot se Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për
sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX do të fillojë mandatin e tij
më 9 dhjetor.
Këtë deklaratë Solana e bëri pas informimit të shteteve anëtare
nga komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Kees Klompenhower
se EULEX-i tashmë është në fazën e tij operacionale.
"Misioni do të jetë kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në
Kosovë dhe për forcimin e institucioneve shumetnike nga të cilat
do të përfitojnë të gjitha bashkësitë në Kosovë", tha Solana.
Solana takohet sot në Pragë me të dërguarin e posaçëm të BE-së
në Kosovë, Pieter Feith. |
|
|
|
Frid: EULEX-i nuk është neutral ndaj
statusit |
|
E premte, 5 dhjetor 2008 |
|
Janë të pabaza të gjitha spekulimet se
shtrirja e EULEX-it do të jetë hyrje në ndarjen e heshtur të
Kosovës, ka deklaruar ndohmëssekretari amerikan i Shtetit Daniel
Frid. "Kosova do të mbetet një e tërë. Misioni EULEX në të
vërtetë nuk është neutral ndaj statusit. Ai në një masë të madhe
do të forcojë integritetin territorial të Kosovës.
Misioni i BE-së ndonëse do të veprojë në kuadër të rezolutës
1244 të KB-së, por larg nga ajo që të jetë neutral sa i përket
statusit. Institucionet e Kosovës kanë treguar mençuri me
pranimin e EULEX-it. Kjo është një zgjedhje e mençur dhe e mirë
për mosndarjen dhe sovranitetin e Kosovës", ka thënë Frid. |
|
|
|
Vondra: Vitin e ardhshëm Kosovën do ta
njohin edhe shtetet tjera të BE-së |
|
E premte, 5 dhjetor 2008 |
|
Zëvendëskryeministri i Çekisë për çështje
evropiane, Aleksandar Vondra, tha sot në Pragë, se pret që gjatë
vitit 2009, Kosovën do ta njohin edhe ato vende anëtare të BE-së,
që deri tash nuk e kanë njohur. Çekia prej 1 janarit 2009, merr
presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
“Është e vërtetë se disa vende të BE-së ende nuk e kanë pranuar
Kosovën, por numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën,
gradualisht po rritet. Padyshim, gjatë vitit të ardhshëm, atyre
do t’u bashkohen edhe vende të tjera, përfshirë edhe shtetet
anëtare të BE-së”, tha Vondra. |
|
|
|
Krasniqi: Nuk e përjashtojmë luftën për
bashkim, nëse ndahet Kosova |
|
E enjte, 4 dhjetor 2008 |
|
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,
ka thënë se shqiptarët nuk duhet ta përjashtojnë as luftën, nëse
ajo u imponohet.
Në emisionin "Rubikon" të Kohavisionit, kryeparlamentari
Krasniqi ka thënë se shqiptarët duhet ta mendojnë bashkimin
kombëtar nëse ndahet Kosova.
"Edhe Skënderbeu ka thënë se lufta është çmenduri, por nëse të
imponohet është urti", ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, populli shqiptar është i paqes, por nëse dikush
mendon ta bëjë Kosovën cop-copë, shqiptarët duhet të mendojnë se
si do të përgjigjen.
Krasniqi gjithashtu ka folur për planin e Ban Ki Munit, duke
thënë se institucionet e Kosovës e kanë kundërshtuar atë që prej
fillimit. Ai ka pohuar se EULEX duhet të shtrihet në krejt
Kosovën, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, si edhe pakon e
Ahtisaarit. |
|
|
|
Thaçi: Askush nuk mund ta pengojë shtrirjen
e EULEX-it |
|
E enjte, 4 dhjetor 2008 |
|
Duke iu referuar incidentit të mbrëmshëm në
Mitrovicë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se nuk do të
ketë pengesë që do të mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në
gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe
veriun.
Ai tha se është momenti që të gjithë duhet t’i japim mbështetje
të plotë shtrirjes së EULEX-it në gjithë territorin e vendit dhe
po ashtu të gjithë duhet ta dinë se nuk do të ketë asnjë pengesë
që do të mund ta ndalojë këtë proces. “Ky proces duhet të
përcillet përmes një dialogu paqe dhe stabiliteti. Nuk do të
ketë vend për ekstremistë radikalë struktura paralele apo
jolegjitime, ligji do të funksionojë në gjithë territorin
Kosovës edhe në veri, EULEX do të jetë edhe atje që ditën e parë”,
theksoi kryeministri Thaçi. |
|
|
|
Mitrovicë: Dënohen provokimet e
ekstremistëve serbë në veri të qytetit |
|
E enjte, 4 dhjetor 2008 |
|
Drejtuesit komunalë në Mitrovicë kanë dënuar
incidentin e shkaktuar nga ekstremistët serbë që ka ndodhur
mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të
Mitrovicës, ku është sulmuar një vajzë shqiptare dhe janë
dëmtuar disa vetura të shqiptarëve dhe një e UNMIK-ut.
Nënkryetari i komunës, Ismajl Smakiqi tha se ky incident është
bërë me tendencë që të jepet një mesazh kundër vendosjes së
EULEX-it në veri të Kosovës.
Smakiqi tha se incidente të tilla, të shkaktuara nga
ekstremistët serbë, në prag të vendimeve dhe ngjarjeve me
rëndësi, janë të njohura për opinionin e brendshëm dhe të
jashtëm.
Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë, sidomos nga KFOR-i që të
shtojë praninë në lagjet e banuara me shqiptarë në veri, në
mënyrë që të parandalohen incidentet dhe provokimet. |
|
|
|
Transformimi i TMK-së shtyhet për muajin
janar 2009 |
|
E enjte, 4 dhjetor 2008 |
|
Transformimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës në
Forcën e Sigurisë së Kosovës është shtyrë deri në muajin janar
të vitit 2009.
Ky proces ishte paraparë të kryhej deri më 10 dhjetor, por për
shkak të ngecjeve në emërimin e komandantit të FSK-së, është
shtyrë deri në fillimin e vitit të ardhshëm, njofton zyra për
informim publik e SHP të TMK-së.
“Vlen të theksohet se TMK-ja i ka përfunduar të gjitha
përgatitjet e nevojshme që ky proces të ecë me dinamikën e
planifikuar, mirëpo ju njoftojmë se TMK-ja, është vetëm një nga
akterët në këtë proces dhe si e tillë nuk ka mundësi që agjenda
e planifikuar më parë të realizohet sipas afateve kohore të
planifikuara”, thuhet në njoftimin e TMK-së.
TMK thotë se edhe më tej do të luajë rol konstruktiv në kryerjen
e detyrave të planifikuara si dhe në procesin që e ka përpara. |
|
|
|
Suedia do të përkrahë Kosovën për integrim
në BE |
|
E enjte, 4 dhjetor 2008 |
|
Ministrja suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim,
Gunilla Karlson, tha sot në Prishtinë se vendi i saj po
përgatitet për presidencën e radhës së BE-së, dhe se Suedia do
të përkrahë Kosovën për integrim në BE. Sipas saj, EULEX-i duhet
të shtrihet në tërë Kosovën për të vendosur sundimin e ligjit
dhe për të parë se si mund të ndihmohet në arritjen e
mirëkuptimit të përgjithshëm.
“Unë shpresoj dhe besoj se EULEX-i do të mund të vendoset pa
dhunë, por duhet të jemi të vendosur se ky mision nuk duhet të
jetë vetëm për një pjesë të Kosovës, por për tërë Kosovën”, tha
ministrja Karlson.
Karlson, tha se vizita e saj në Prishtinë do të ndihmojë që
Suedia të ketë parasysh ambiciet, kapacitetet dhe mënyrën se si
mund të kontribuojë në misionin e ri në Kosovë. |
|
|
|
Fejt: EULEX-i nis më 9 dhjetor - nuk është
këtu për të krijuar ndarje |
|
E mërkurë, 3 dhjetor 2008 |
|
Përfaqësuesi
i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Fejt, tha sot se
misioni i EULEX-it do të shtrihet në tërë Kosovën duke filluar
nga 9 dhjetori. Ai tha se EULEX-i nuk është këtu për të krijuar
ndarje, përkundrazi për të ruajtur Kosovën si të tërë. "Pavarësisht
vonesave EULEX-i ka nevojë për përkrahje. EULEX-i nuk është këtu
për të krijuar ndarje, është shpjeguar disa herë, është e
kundërta. Këto janë elemente që duhet pasur parasysh", tha Fejt. |
|
|
|
Ivanko: 6 pikat nuk do t'i imponohen
Kosovës |
|
E mërkurë, 3 dhjetor 2008 |
|
Asgjë nuk do të imponohet në Kosovë, duke
përfshirë edhe gjashtë pikat, ka deklaruar zëdhënësi i UNMIK-ut
, Aleksander Ivanko në debatin "EULEX-i në Kosovë pas mbledhjes
së Këshillit të Sigurimit të OKB-së". |
|
|
|
NATO do të mbetet në Kosovë në bazë të
rezolutës 1244 |
|
E mërkurë, 3 dhjetor 2008 |
|
Prania e fuqishme e NATO-s do të mbetet në
Kosovë në bazë të rezolutës 1244. NATO do të vazhdojë të punojë
me autoritetet dhe do të bashkëpunojë dhe ndihmojë institucionet
ndërkombëtare në Kosovë për zhvillimin e një Kosove stabile,
multietnike dhe paqësore, thuhet në komunikatën e Aleancës
Veriatlantike në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm,
që u mbajt në Bruksel.
Nga ky takim theksohet se vendosja e shpejtë e EULEX-it në tërë
Kosovën është prioritet urgjent. Aleanca Veriatlantike inkurajon
autoritetet në Kosovë dhe Serbi të bashkëpunojnë ngushtë me të
gjithë “aktorët”gjatë dhe pas periudhës së transferi të
kompetencave. NATO gjithashtu pret nga të gjitha palët në Kosovë
që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.
Ndërsa mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve dhe
pret që të implementohen plotësisht angazhimet e tyre drejt
standardeve, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me rendin dhe
ligjin, mbrojtjen e minoriteteve dhe mbrojtjen e vende fetare
dhe historike si dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Aleanca Veritalantike është shprehur se është e gatshme të luajë
rolin e saj në implementimin e marrëveshjeve të ardhshme të
sigurisë dhe themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. |
|
|
|
Kushner: EULEX-i do të vendoset brenda disa
ditësh |
|
E mërkurë, 3 dhjetor 2008 |
|
EULEX-it do të vendoset në Kosovë brenda disa
ditësh, ka deklaruar shefi i diplomacisë franceze, Bernad
Kushner, dhe ka shfaqur shpresën se atë do ta mirëpresin "miqtë
shqiptarë të Kosovës dhe ata serbë".
Ai tha se do të ishte befasi e këndshme nëse EULEX-i do të
dislokohej brenda disa ditësh dhe të mos ketë ngjarje të
dhunshme.
Kushner ka thënë se ka pasur probleme të mëdha legale për
dërgimin e misionit EULEX në Kosovë, kryesisht lidhur me
respektimin e Rezolutës 1244 dhe me "nevojën që Bashkimi
Evropian të marrë përsipër obligimet për të ardhmen evropiane të
rajonit". |
|
|
|
Rojter: EULEX do të nisë të veprojë
zyrtarisht më 9 dhjetor |
|
E mërkurë, 3 dhjetor 2008 |
|
Misioni EULEX do të nisë të veprojë zyrtarisht
më 9 dhjetor, thotë Viktor Rojter, shef i zyrës për komunikim të
misionit të BE-së në Prishtinë.
"Nëntë dhjetori është dita kur - fizikisht në terren - policët,
gjykatësit, prokurorët dhe doganierët e EULEX-it do të marrin
përsipër veprimin operativ të misionit në terren. Kjo do të
thotë se ata do t'u bashkohen kolegëve të tyre në zyrat e
policisë, në gjykata dhe në shërbimet e doganës", tha Rojter për
BBC-në.
Ai tha se EULEX-i do të shtrihet edhe në veri të Kosovës, duke
shtuar se mandati i misionit është që të shtrihet në tërë
territorin e Kosovës. |
|
|
|
Jeremiq: Nuk ka ndarje të Kosovës, EULEX-i
sipas kushteve të Serbisë |
|
E mërkurë, 3 dhjetor 2008 |
|
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, ka
deklaruar për mediat në Beograd se përjashton çfarëdo mundësie
të ndarjes së Kosovës.
Sipas tij, EULEX-i do të vendoset në Kosovë me kushtet që i ka
përcaktuar qartazi Serbia dhe të cilat janë mbështetur nga
Këshilli i Sigurimit.
Jeremiq ka thënë se "Bashkimi Evropian edhe formalisht është
deklaruar në Këshillin e Sigurimit se aktivitetin e saj në
Kosovë do ta zhvillojë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara duke
respektuar rezolutën 12 44".
“Plani i Ahtisarit është varrosur në Këshillin e Sigurimit dhe
tani ekziston plani i Ban Ki-Munit, i cili nuk prek sovranitetin
dhe integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Jeremiq. |
|
|
|
Protestë kundër vendosjes së EULEX-it, sipas
planit 6-pikësh |
|
Mijëra qytetarë sërish i thanë JO ndarjes së
Kosovës, JO UNMIK-ut, JO EULEX-it, JO cenimit të sovranitetit të
Kosovës, JO gjashtëpikëshit të Ban Ki-Munit, JO Rezolutës 1244,
ndërsa shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier e shpallën persona non
grata |
|
E martë, 2 dhjetor 2008 |
|
Mijëra qytetarë të Kosovës, protestuan sot në
Prishtinë kundër vendosjes së EULEX-it sipas planit 6 pikësh të
sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.
Me moton "Në mbrojtje të sovranitetit" protestuesit marshuan nga
Biblioteka Kombëtare, selia e misionit evropian EULEX, për të
përfunduar përpara institucioneve të Kosovës.
Protesta është organizuar nga rreth njëzet organizata
joqeveritare në ditën kur ishte paralajmëruar fillimi i misionit
të EULEX-it. Protestuesit kanë bërë thirrje për hedhjen poshtë
të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe kundër EULEX-it
e UNMIK-ut.
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti duke folur para
protestuesve tha se vendosja e EULEX-it në Kosovës mbi bazën e
Rezolutës 12 44 dhe duke qenë neutral ndaj statusit nënkupton që
është kundër pavarësisë së Kosovës dhe do t’i legalizojë
strukturat paralele serbe në Kosovë.
Ndërkaq duke bërë krahasime midis kundërshtimit që udhëheqësit
vendorë i kanë bërë gjashtëpikëshit dhe atij të bërë nga
shoqëria civile, Kurti tha se protesta është një kundërshtim
parimor. "Dokumentet janë ato që kanë rëndësi dhe jo deklaratat
e politikanëve", tha Kurti, duke akuzuar udhëheqësit e
institucioneve vendore për mashtrim. |
|
|
|
Sejdiu: Të zbatohet parimësia që EULEX-i të
shtrihet në tërë territorin e Kosovës |
|
E martë, 2 dhjetor 2008 |
|
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha sot se
nuk i kupton vonesat e shtrirjes së EULEX-it.
Ai e vlerësoi si shumë me rëndësi dinamizimin e punës për të
gjithë faktorët që e përbëjnë këtë strukturë të rëndësishme
ndërkombëtare, evropiane, por edhe me pjesëmarrje të SHBA-ve.
"Unë do të kem konsulta të drejtëpërdrejta, të shpeshta, këto
ditë. Natyrisht që edhe sot kam pasur një komunikim të
drejtëpërdrejtë telefonik dhe kujtoj se në ditët që vijnë do të
shkohet në bazë të axhendës që këta pak me vonesë e kanë shtrirë
(misionin)", tha presidenti Sejdiu.
Ai tha se është me rëndësi që të zbatohet parimësia që EULEX-i
të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe në bazë të mandatit
të ketë bashkëpunim me faktorët vendorë. "Edhe në kuptimin e
kërkesës së institucioneve të Kosovës që ta kemi në Prishtinë,
ta kemi në të gjitha viset e Kosovës, edhe në veri, edhe në jug
edhe në lindje dhe që të ketë bashkëpunimin e institucioneve të
Kosovës aq sa do ta ketë mandatin", tha presidenti Sejdiu. |
|
|
|
Serbia synon pengimin e formimit të Forcës
së Sigurisë së Kosovës |
|
E martë, 2 dhjetor 2008 |
|
Me ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës,
Serbia do të kërkojë suprimimin e zonës tokësore të sigurisë dhe
suprimimin e kompetencave që i ka komandanti i KF0R-it, thonë
analistët ushtarakë serbë, si dhe do të pengohet formimi i
Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë, thonë ata,
Beogradi do të shënonte edhe një "fitore diplomatike". "Me këtë
marrëveshje të sigurisë eventualisht do të pengohej formimimi i
të ashtuquajturës ushtri të Kosovës, përkatësisht që këto forca
të sigurisë prej 2000 njerëzish të shndërrohen në forca të
vërteta ushtarake", i ka thënë DW-së analisti ushtarak serb
Zoran Dragishiq. Ndërkaq, kryetari i Nismës evroatlantike,
Daniel Shunter thotë se opinioni serb kryesisht ka qëndrim
negativ ndaj NAT0-s, ndërsa një numër i elitës politike serbe
nuk ka një vizion të përcaktuar qartë nëse Serbia duhet të bëhet
anëtare e BE-së dhe e NAT0-s sikur të gjitha vendet e tjera të
Ballkanit. Sipas analistëve serbë kërkesa për kthimin e një
numri të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovës, siç parasheh
Marrëveshja e Kumanovës, në këtë moment do të ishte kërkesë e
tepërt, andaj Beogradi është përcaktuar për pjesët e
marrëveshjes që mund të ndryshohen. |
|
|
|
Kuvendi nuk ka presion nga ndërkombëtarët
për çështjen e veriut |
|
E martë, 2 dhjetor 2008 |
|
Institucionet e Kosovës nuk kanë kurrfarë
presioni nga bashkësia ndërkombëtare për të mos e debatuar
çështjen e sigurisë në veri të Kosovës, por kanë vetëm
rekomandime dhe sugjerime konstruktive, deklaruan të martën
përfaqësuesit e legjislativit kosovar. |
|
|
|
Sot demonstratë kundër 6 pikëshit - për sovranitet |
|
E martë, 2 dhjetor 2008 |
|
Sot, në Prishtrinë, do të mbahet një
demonstratë,
kundër planit gjashtëpikësh të Ban Ki-Munit dhe implementimit të
këtij plani në Kosovë. "Kundër 6 pikëshit - për sovranitet"
është motoja e kësaj demonstrate e cila organizohet nga organizatat
joqeveritare.
Plani 6 pikësh i Ban Ki Munit po i imponohet
Kosovës. Këto 6 pika e fusin Serbinë thellë në territorin tonë.
Kosova ndahet përbrenda, ndërsa EULEX-i do ta menaxhojë këtë
ndarje. Me këtë plan po shkelet vullneti i popullit të Kosovës
për një shtet të pavarur dhe po rrezikohet integriteti
territorial i Kosovës. Ky plan ia pamundëson Kosovës që të
funksionojë si shtet demokratik dhe të zhvillohet ekonomikisht",
thonë organizatorët e demonstratës.
Ata i ftojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që t'iu bashkëngjiten në
demonstratë dhe të kundërshtojnë në mënyrë paqësore 6 pikat që
prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Demonstrata fillon në orën 12, përpara Bibliotekës Kombëtare.
 |
|
|
|
Thaçi: EULEX që në ditën e parë duhet ta
shtrijë autoritetin edhe në veri të Mitrovicës |
|
E hënë, 1 dhjetor 2008 |
|
Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se vendosja
e EULEX-it do të fillojë me 9 dhjetor, ndërsa kërkoi që ky
mision të vendoset fillimisht në veri të vendit.
Ekziston mbështetje e plotë për vendosjen e EULEX-it, tha
kryeministri Thaçi dhe shtoi se ky mision duhet të shtrijë
autoritetin që ditën e parë edhe në veri të Mitrovicës, sepse në
të kundërtën institucionet e Republikës së Kosovës do ta
shpallin si mision të diskutueshëm dhe ai do të jetë i
papëlqyeshëm edhe për popullin e Kosovës.
“Nëse EULX-i nuk fillon instalimin që ditën e parë, atëherë dua
të them që këtij misioni i humb kuptimi. Institucionet e
Republikës së Kosovës do të kenë qëndrim shumë kritik dhe mënyra
e të vëzhguarit të situatës apo e sjelljes oportune do të jetë e
papranueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës”, ka thënë
Thaçi.
Thaçi tha se është i vetëdijshëm për situatën mjaft komplekse në
veri, për shkak të funksionimit të strukturave paralele serbe.
Por, ai e cilëson të papranueshme tolerimin e kësaj gjendje atje.
“Natyrisht se EULX-i nuk do ta ketë rrugën e shtruar me lule në
veri. Por kjo gjendje është krijuar për shkak të kushteve dhe
rrethanave edhe të tolerimit të strukturave paralele,
strukturave jo-legjitime dhe ruajtje së gjendjes së
status-quo-s. Por vazhdimi i kësaj gjendje është i patolerueshëm”,
tha kryeministri Thaçi.
Sipas kryeministrit Thaçi, institucionet e Republikës së Kosovës
kanë potencial dhe janë të përkushtuara për vendosjen e rendit
dhe ligjit edhe në veri. |
|
|
|
Limdal: EULEX fillon nesër - shtrirja e
plotë deri në fund të dimrit |
|
E hënë, 1 dhjetor 2008 |
|
EULEX-i nesër do të fillojë vendosjen e
kapaciteteve të para operacionale, por në gjithë territorin e
Kosovës, siç ishte paralajmëruar me miratimin e një Plani të
Veprimit, kohë më parë nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja e këtij misioni, Karen Limdal, tha se shtrirja e
plotë e EULEX-it do të bëhet deri në fund të dimrit.
“Siç do të shihni, anëtarët e misionit EULEX do të fillojnë të
zbatojnë mandatin e tyre. Kjo nënkupton që zyrtarë të policisë,
zyrtarë të doganave, gjyqtarë dhe prokurorë do të fillojnë të
punojnë, por tash për tash jemi në fillim të kapacitetit
operacional”, ka thënë zëdhënësja Limdal.
Sipas raportit të Ban Ki Munit, policia, doganat dhe gjykatat
nëpër vendbanimet serbe do t'i përgjigjen UNMIK-ut, ndërsa
EULEX-i do të bashkëpunojë me udhëheqjen shqiptare në pjesët e
tjera të Kosovës. |
|
|
|
NATO nuk do të diskutoj marrëveshjen e
Kumanovës |
|
E hënë, 1 dhjetor 2008 |
|
Ministrat e Jashtëm të NATO-s nuk do të
diskutojnë për mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes së
Kumanovës, ka thënë zëdhënësi i Aleancës, James Apathurai.
Diplomatë në Bruksel kanë deklaruar se për këtë çështje kanë
dëgjuar nga mediat dhe nga shefi i Shtabit të ushtrisë së
Serbisë, gjenerali Ponosh. Por, sipas tyre, nuk ka pasur as
kërkesë formale nga Beogradi për të shqyrtuar këtë çështje.
Marrëveshja është duke funksionuar shumë mirë dhe nuk ka arsyeje
të ndryshohet, kanë thënë në Bruksel.
Pritet që në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s të
mirëpritet vendosja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës. |
|
|
|
Gjermania kritikon Kosovën, por nuk
planifikon t'ia ndal
ndihmat |
|
E hënë, 1 dhjetor 2008 |
|
Gjermania e ka kritikuar Kosovën për
paraburgimin e tre agjentëve gjermanë, por tha se nuk planifikon
t'i ndalë ndihmat për shtetin e ri të Ballkanit. Agjencia DPA e
transmeton zëvendësin e zëdhënësit të qeverisë, Thomas Steg, të
ketë thënë në Berlin se Gjermania ka interes për stabilitetin e
rajonit dhe të Kosovës, dhe se nuk e shqyrton "reduktimin e
ndihmave si kundërmasë". Por Steg shtoi se "është e zakonshme të
rishqyrtohet ndihma pas një periudhe të caktuar".
Qeveria "fuqishëm" e mirëpret lirimin e tre shtetasve gjermanë
të moshës prej 41 deri 47 vjeç, që punonin për shërbimin e
kundërzbulimit BND, tha Steg, për të shtuar se akuzat kundër
tyre kanë qenë "të pabaza".
Agjentët e BND-së u arrestuan më 17 nëntor nën dyshimin se kanë
hedhur bombë në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare në
Prishtinë. |
|
|
|
Thaçi: Harroni 6 pikët, ato janë ëndërr e
Beogradit |
|
E diel, 30 nëntor 2008 |
|
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka
porositur opinionin vendor dhe ndërkombëtar që t'i harrojë
gjashtë pikat e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të
Bashkuara, Ban Ki-Mun për dislokimin e EULEX-it në bazë të
marrëveshjes së OKB-së dhe Beogradit.
"Harroni gjashtë pikët, kjo nuk do të zbatohet në Kosovë. Tema
jonë është implementimi i vullnetit të popullit të Kosovës,
ndërtimi dhe zhvillimi i shtetit, zbatimi i planit të Ahtisaarit",
tha Thaçi në një tubim në Reçan të Prizrenit.
Lidhur me nismën e Serbisë për revidimin e Marrëveshjes së
Kumanovës, Thaçi tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata të
Beogradit mund të bisedojnë për çështjet e brendshme të Serbisë,
por jo edhe për Kosovën.
"Kosova e ka ushtrinë e vet, i ka organet e sigurisë dhe e ka
NATO-n. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së
Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm. Nëse Tadiq e ka
parë ndonjë ëndërr të keqe, ai e din përgjigjen: çdo ushtar,
polic dhe administrator i Serbisë është larguar nga Kosova. Por
ëndrra e Beogradit mbetet, unë ëndrrat nuk mund t'ua shuaj, por
janë të vdekura për Kosovën", tha Thaçi. |
|
|
|
Sejdiu kundër ndryshimit të Marrëveshjes së
Kumanovës |
|
E diel, 30 nëntor 2008 |
|
Presidenti i Kosovë, Fatmir Sejdiu, ka reaguar
ndaj kërkesës së Serbisë për ndryshimin e Marrëveshjes së
Kumanovës, duke e quajtur të papranueshme çdo lloj ndryshimi në
dokumentin me të cilin ishte vendosur largimi i trupave
ushtarake serbe nga territori i Kosovës.
Presidenti Sejdiu tha se çdo lloj ndryshimi i marrëveshjes
ndërmjet qeverisë serbe dhe Aleancës Veri-atlantike të NATO-së
është i papranueshëm për interesat e shtetit të Kosovës.
"Kjo është një marrëveshje e cila në asnjë mënyrë dhe në asnjë
cilësi nuk guxon dhe nuk mund të jetë çështje që pengon
interesat e shtetit të Kosovës", tha Sejdiu. |
|
|
|
KS: EULEX-i në Kosovë nën ombrellën e
OKB-së ─ neutral ndaj statusit |
|
E enjte, 27 nëntor 2008 |
|
Këshilli
i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur të mërkurën për
shtrirjen e misionit të BE-së në Kosovë nën ombrellën e OKB-së.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun,
thuhet se EULEX-i do të punojë në mënyrë neutrale ndaj statusit
të Kosovës.
Këshilli i Sigurimit ka miratuar një deklaratë presidenciale, të
cilën e kanë përkrahur të 15 anëtarët, duke mirëpritur synimet e
Serbisë dhe të Kosovës për të bashkëpunuar me këtë mision.
“Këshilli i Sigurimit merr parasysh raportin e Sekretarit të
Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të 24 nëntorit duke marrë
parasysh edhe qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës, të cilat
edhe janë reflektuar në deklaratat e tyre, ndërsa mirëpret
synimet e tyre që të
bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Më tutje në deklaratë thuhet se “Këshilli i Sigurimit mirëpret
bashkëpunimin midis Kombeve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë
ndërkombëtarë, brenda kornizës së rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit dhe gjithashtu mirëpret përpjekjet e vazhdueshme të
Bashkësisë Evropiane që të avancojnë perspektivën evropiane për
gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë një kontribut
vendimtar perspektivës dhe stabilitetit rajonal”. |
|
|
|
Frid: Shtrirja e EULEX-it në gjithë Kosovën
─ goditje për ata që duan ndarjen e saj |
|
E enjte, 27 nëntor 2008 |
|
Ndihmëssekretari
amerikan i Shtetit, Daniel Frid, i tha BBC-së se vendimi i KS
për shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën është një goditje për
ata që duan ndarjen e saj dhe është një hap për të konsoliduar
një Kosovë të bashkuar.
Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, Frid tha se EULEX-i do të
veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit,
por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë
konsolidimi i institucioneve të Kosovës.
Ai tha se EULEX-i do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të
pandarë dhe sovrane.
Fried tha se Kosovës i është njohur e drejta sovrane që ta
kundërshtojë gjashtëpikëshin e OKB-së dhe shtoi se çdo
marrëveshje në të ardhmen duhet të negociohet, të diskutohet dhe
të konsultohet me qeverinë e Kosovës. |
|
|
|
Kermanbo: EULEX-i do t’i raportojë BE-së
dhe OKB-së |
|
E enjte, 27 nëntor 2008 |
|
Iv
de Kermabo, i cili më parë kishte kundërshtuar që të vihet nën
komandën e OKB-së, tha sot se si shef i EULEX-it do t’i
raportojë BE-së, por edhe OKB-së, pasi është duke punuar nën
Rezolutën 1244.
Kermabo tha se EULEX-i është i gatshëm të nisë punën në fushat e
policisë, gjykatave dhe doganave. "E di se ka mospajtime rreth
gjashtëpikëshit ndërmjet Prishtinës e Beogradit, por ne jemi të
gatshëm që mbi bazat e agjendës dhe planit të veprimit të
përbashkët ta përmbushim misionin tonë", tha Kermabo.
Mbi 2 mijë policë, prokurorë, gjykatës dhe doganierë
ndërkombëtarë pritet të fillojnë punën nga 2 dhjetori. |
|
|
|
Sejdiu e Thaçi përsërisin kundërshtimin
ndaj 6-pikëshit të Ban Ki-Munit |
|
"Jemi të bindur se nuk mund të lejohet
implementimi i gjashtë pikave në çfarëdo mënyre që shkel
sovranitetin e Republikës së Kosovës", thonë presidenti Sejdiu
dhe kryeministri Thaçi. |
|
E mërkurë, 26 nëntor 2008 |
|
Presidenti
i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim
Thaçi, përmes një deklarate të përbashkët përsëritën sot
qëndrimin refuzues ndaj planit 6-pikësh të Ban Ki-Munit.
Siç është bërë e ditur, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban sot
mbledhje ku do të paraqitet raporti i sekretarit të përgjithshëm
Ban Ki-Mun, i cili përmban planin gjashtëpikësh, ndërsa në aneks
janë të përfshira edhe katër pikat e Prishtinës zyrtare, me të
cilat refuzohet ky plan dhe i jepet mbështetje shtrirjes së
EULEX-it.
Në deklaratën e përbashkët të presidentit Sejdiu dhe
kryeministrit Thaçi thuhet:
• Kemi marrë në dijeni se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara ka lëshuar raportin e tij për Kosovën dhe se Këshilli
i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet për ta
shqyrtuar këtë raport.
• Raporti mbulon, mes tjerash, të ashtuquajturin plan ‘gjashtë
pikësh’ të Kombeve të Bashkuara.
• Në deklaratën e 18 nëntorit, institucionet e Republikës së
Kosovës e kanë bërë të qartë pozicionin e vet për gjashtë pikat
dhe refuzimin e këtij dokumenti në tërësi. Të njëjtin qëndrim
refuzues e kemi edhe sot.
• Kemi marrë në dijeni se refuzimi i gjashtë pikave nga ana e
Kosovës është pasqyruar, përkatësisht përfshirë, në raportin e
sekretarit të përgjigjëm, ashtu si edhe Deklarata jonë e qartë
se mirëpresim vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën, dhe do të
punojmë për të lehtësuar atë vendosje.
• Përgjigjja jonë ndaj raportit të sekretarit të përgjithshëm
mbetet e njëjtë. Jemi të bindur se nuk mund të lejohet
implementimi i gjashtë pikave në çfarëdo mënyre që shkel
sovranitetin e Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje miqve tanë,
zëri i të cilëve është dëgjuar tashmë qartë në mbrojtje të
sovranitetit tonë, të sigurojnë se masat që ndërmerren për
lehtësimin e vendosjes së EULEX-it të bëhen në koordinim dhe
konsultim të plotë me institucionet e Republikës së Kosovës.
• Kemi besim të plotë në miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara, në
Bashkimin Europian dhe NATO, ashtu siç kemi thënë përherë. Jemi
shumë të interesuar të shohim vendosjen e EULEX-it në tërë
Kosovën mbi bazë të parimeve të paraqitura në Deklaratën tonë të
përbashkët të 18 nëntorit, si garanci për respektimin e
sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së
Kosovës. Kërkojmë nga Bashkimi Europian të nisë vendosjen e
EULEX-it posa të jetë e mundshme nga aspekti operacional.
• Ky është një moment në të cilin nevojitet një qasje e qetë dhe
e vendosur. Çfarëdo përgjigje tjetër vetëm sa do t’i kënaqte ata
të cilët dëshirojnë të provokojnë Kosovën dhe të na shohin duke
vepruar në mënyrë të padinjitetshme. Nuk do t’ua japim atë
kënaqësi.
• Do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe partnerët tanë për të
arritur qëllimin tonë të përbashkët – vendosjen e EULEX-it në
tërë Kosovën. Kërkojmë përkrahje nga i gjithë spektri politik
dhe shoqëria civile në Kosovë gjersa shkojmë para me kryerjen e
detyrës sonë. |
|
|
|
Mbledhja e GO me veprimtarët e LPK-së të
ardhur nga Gjermania dhe Zvicra |
|
Ndryshimet - hap shumë i qëlluar |
|
|
|
Nën kryesinë e Gafurr Elshanit, kryetar, Grupi
i Organizimit të Mbledhjes së 8-të të Përgjithshme të Lëvizjes
Popullore të Kosovës, ka mbajtur mbledhje me veprimtarët e
ardhur nga Gjermania dhe Zvicra.
Në fillim të mbledhjes kryetari i GO, Gafurr Elshani, i ka
njoftuar veprimtarët e LPK-së në Perëndim për rrjedhën e pjesës
së parë të Mbledhjes së 8-të të Përgjithshme të LPK-së dhe për
vendimet e marra në këtë mbledhje.
Rexhë Iberdemaj, veprimtar i LPK-së në Gjermani, tha se ai dhe
shumica e veprimtarëve në Gjermani i kanë mirëpritur vendimet e
marra në pjesën e parë të Mbledhjes së 8-të të Përgjithshme të
Lëvizjes Popullore të Kosovës, të mbajtur më 4 tetor 2008.
Diskutimet e veprimtarëve të LPK-së nga Gjermania në mbledhje
dhe paraqitjet kundërshtuese, Iberdemaj i ka vlerësuar qëndrime
individuale. Ne, Dega në Gjermani do të mbajmë shpejtë mbledhjen
dhe do ta dërgojmë qëndrimin tonë, tha Iberdemaj.
Është koha që të ndryshohen gjërat, tha Iberdemaj dhe shtoi se
Lëvizja ka ditur të bëjë kthesa në kohë edhe më të vështira.
Prandaj dashamirët e LPK-së i vlerësojnë si hap shumë të qëlluar
vendimet e marra, ndërsa kundërshtarët tanë politikë kanë pësuar
një nokaut, pasi nuk kanë pritur që LPK të ndryshojë.
Murat Bytyçi, kryetar i Degës së LPK-së në Zvicër, tha se Dega
që përfaqëson ka analizuar vendimet e marra në pjesën e parë të
Mbledhjes së 8-të të Përgjithshme.
Ai tha se, ashtu siç është njoftuar me shkrim, Dega në Zvicër
përkrah vendimet e marra. |
|
|
|
GO i LPK-së u takua me përfaqësuesen e
fondacionit Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë |
|
Prishtinë, 21 tetor 2008 |
|
Anëtarët e Grupit të Organizimit të Mbledhjes
së 8-të të Përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës,
Dritëro Kadolli dhe Nuhi Paçarizi, janë takuar sot me znj.Besa
Luzha, koordinatore e programit të Fondacionit Friedrich Ebert
Stiftung, zyra në Prishtinë.
Anëtarët e GO të LPK-së e informuan znj.Luzha për profilizimin e
Lëvizjes Popullore të Kosovës, në subjekt politik të majtë të
qendrës dhe u interesuan për mundësinë e një bashkëpunimi më të
përafërt me këtë fondacion.
Znj.Besa Luzha, koordinatore e programit të FES-it në Kosovë,
tha se fondacioni që përfaqëson është i interesuar të
bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike të spektrit të
qendrës së majtë.
Ajo shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit të FES-it
me LPK-në, në suaza të programit të këtij fondacioni për
përkrahje të partive të spektrit të qendrës së majtë. |
|
|
|

|
 |
 |
 |
|
| |
|
Ferizaj: Takim me veprimtarët e LPK-së |
|
Ndryshimet e bëra janë pozitive, qëndrojmë
pranë tyre |
|
E diel 19 tetor 2008 |
|
Të shtunën, në selinë e partive politike në
Ferizaj, është mbajtur një takim me veprimtarët e Lëvizjes
Popullore të Kosovës, të rretheve Ferizaj, Shtërpcë, Lypjan,
Kaçanik, Viti dhe Shtime.
Pjesëmarrësve në këtë takim u është drejtuar kryetari i LPK-së Emrush
Xhemajli, Sylë Zhitia, anëtar i Grupit të Organizimit të Mbledhjes së 8-të
të Përgjithshme, Ali Halimi, anëtar i Kryesisë dhe Tafë
Tafa nga Dega e LPK-së në Gjermani.
Sylë Zhitia, anëtar i Grupit të Organizimit, i ka njoftuar veprimtarët e kësaj ane
me vendimet e marra në pjesën e parë të Mbledhjes së 8-të
të Përgjithshme të LPK-së, të
mbajtur më 4 tetor 2008 në Prishtinë.
Kryetari Xhemajli dhe anëtarët e GO, i kanë sqaruar veprimtarët
e LPK-së se, pas pavarësisë së Kosovës, ka qenë i domosdoshëm
profilizimi.
LPK është e vetëdijshme se për të ecur përpara duhet përshtatur
organizimit politik në Evropë dhe botë, por kjo deri më tash
ishte e pamundur sepse qëllim të vetëm kemi pasur çlirimin e
vendit.
Ndryshimet e bëra përveçse krijojnë mundësi më të mira për t’u
marrë me nevojat e përditshme të qytetarit të Kosovës, do të
hapin rrugë që në mënyrë më efikase të punohet për realizimin e
projektit kombëtar të LPK-së Unioni Shqipëri-Kosovë.
Për ndryshimet e bëra folën edhe Remzi Hasani, Imri Sadiku, Sadik Bala, Riza Sylejmani dhe veprimtarë të
tjerë.
Pjesëmarrësit në këtë takim thanë se qëndrojnë pranë ndryshimeve
të bëra, duke i vlerësuar pozitive dhe u zotuan se do të punojnë
së bashku për të ecur përpara. |
|
|
|
Nga mbledhja e Grupit të Organizimit të MP
të LPK-së |
|
Baki Sfirca emërohet anëtar i GO |
|
E enjte, 16 tetor 2008 |
|
Grupi i Organizimit të Mbledhjes së 8-të të
Përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në mbledhjen e
mbajtur më 15 tetor 2008, nën drejtimin e Gafurr Elshanit
kryetar, ka aprovuar dorëheqjen e anëtarit të GO Durmish Gashi
dhe vendi i tij është plotësuar me anëtarin e ri, Baki Sfirca.
GO i MB të LPK-së në detyrën e udhëheqësit të Komisionit për
Çështje Programore dhe Statutare të Lëvizjes Popullore të
Kosovës ka ngarkuar Emrush Xhemajlin.
Në këtë mbledhje, Grupi i Organizimit, ka vendosur të emërojë
edhe personat që do të kontaktojnë me subjektet e profilit të
majtë (majtë e qendrës, qendra e majtë) të vendeve të Evropës
Perëndimore.
Për një detyrë të tillë janë caktuar: Rexhë Ibërdemaj, Dritëro
Kadolli dhe Beqir Beqa.
Përgjegjës për informim i Grupit të Organizimit është emëruar
Nuhi Paçarizi.
Grupi i Organizimit do të vazhdojë me operacionalizimin e
mëtejmë të punëve, sipas mandatit që i ka dhënë mbledhja e
LPK-së, mbajtur më 4 tetor 2008.
|
|
Grupi i Organizimit të Mbledhjes së 8-të të
Përgjithshme të LPK-së
Gafurr Elshani, kryetar |
|
|
|
LPK e pas 17 shkurtit dhe profilizimi i saj |
|
Dega e LPK-së për Zvicër i përkrah
parezervë dhe do t’i mbështes fuqishëm vendimet e Mbledhjes së
8-të të Përgjithshme |
|
Fribourg-CH, 12 tetor 2008 |
|
Realiteti i krijuar pas 17 shkurtit 2008, në
Kosovë, krijoi jo vetëm rrethana tjera të veprimit politik, por
gjithsesi edhe obligime qytetare e politike për secilin qytetar
të Kosovës.
Dega e Lëvizjes Popullore të Kosovës, për Zvicër, gjatë gjithë
periudhës së veprimit të saj politik, ka mbështetur parezervë
gjithë punën sfiduese të strukturave drejtuese e organizative në
Kosovë. Aq më tepër, Lëvizja Popullore e Kosovës, si struktura
më e fuqishme organizative, subjekti i parë politik e
organizativ që ruajti kontinuitetin pas Luftës së Dytë Botërore,
në trojet shqiptare nën pushtimin sllav, me sukses arriti që
rrethanave të krijuara t'iu përshtatet, e këtë ta vejë në
shërbim të çështjes së Kosovës. Çështja shqiptare e pazgjidhur,
gjithmonë ka dominuar në vendimet e organeve vendimmarrëse të
Lëvizjes Popullore të Kosovës. Duket fare mirë se edhe vendimet
e Mbledhjes së VIII-të të Përgjithshme të mbajtur më 4 tetor
2008, ishin të kësaj fryme. Dega e Lëvizjes Popullore të Kosovës
i përkrah parezervë, dhe do i mbështet fuqishëm në të ardhmen.
Ekonomia e tregut, në Kosovën e papërgatitur që nga mentaliteti
deri tek legjislacioni, gjithsesi ka krijuar debalancat e saj.
Tashmë, në Kosovën e pavarur, shtresa më e pambrojtur është
shtresa e varfër dhe ajo e mesme. Këtyre shtresave duhet dalë në
mbrojtje, mbrojtje morale, por mbi të gjitha me mbrojtje ligjore.
Shërbimin më të mirë pikërisht këtyre dy shtresave, nga e ka
edhe burimin e saj njerëzor e politik, Lëvizja Popullore e
Kosovës do e bënte të qëndronte sa më afër dhe në krah të tyre,
në realizimin e të drejtave të tyre qytetare e njerëzore.
Para Lëvizjes Popullore të Kosovës, lindin detyra të reja.
Krahas respektimit të votës popullore, janë krijuar hapësira të
mëdha, në krijimin e lehtësirave ligjore për mbrojtjen dhe
sanksionimin e sjelljeve, jo vetëm institucionale, por edhe
qytetare.
Bashkëpunimi, jo vetëm në nivel institucional e politik, por
edhe qytetar është i pashmangshëm.
Për këtë më së miri na mëson përvoja e katër viteve të fundit të
Gjermanisë, por mbi të gjitha ajo e Zvicrës.
Interesi kombëtar detyroi dy partitë kryesore në Gjermani të
bënin koalicionin e dy subjekteve më të fuqishme të spektrit të
ndryshëm politik që tashmë gati katër vite të qeverisin
suksesshëm. Ndërsa në nivelin drejtues, Zvicrën e qeveris gati
për një shekull përqindja e votës së fituar në nivel kombëtar.
Profilizimi i organizimit politik të Lëvizjes Popullore të
Kosovës, në parti të majtë është bërë i domosdoshëm. Këtë e
imponon jo vetëm vullneti politik e organizativ por edhe
realiteti i pas 17 shkurtit, për të cilin realitet Lëvizja
Popullore e Kosovës, kontribuoi jo vetëm me sakrifica morale e
materiale, por mbi të gjitha edhe me sakrifica njerëzore. Për
këtë, Lëvizja Popullore e Kosovës është e përgjegjshme në
respektimin deri në përulje për secilën pikë të gjakut të
derdhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Dega e LPK-së për Zvicër |
|
 |
| |
 |
 |
| |
|
|
 |
|
|
| |
| |
| Deklarata e Pavarësisë së Kosovës |
| Kushtetuta e Republikës së Kosovë |
| Dokumenti i BE-së për misionin në Kosovë |
| |
|
|
Themelohet Këshilli për
Organizimin e Rinisë
së LPK-së
Në mbledhjen e mbajtur të enjten, më 27
nëntor 2008, nën drejtimin e Gafurr Elshanit
kryetar i Grupi të Organizimit të Mbledhjes
së 8-të të Përgjithshme të Lëvizjes
Popullore të Kosovës, është diskutuar për
organizimin e rinisë së LPK-së.
Kryetari i GO, Gafurr Elshani, i ka njoftuar
të rinjtë me vendimet e pjesës së parë të
Mbledhjes së 8-të të LPK-së dhe objektivat
që synon LPK pas profilizimit.
Pas shumë diskutimesh nga anëtarët e GO dhe
të rinjtë e pranishëm u vendos që të
themelohet Këshilli për Organizimin e Rinisë
së LPK-së.
Anëtarë të Këshillit janë:
Amir Ahmeti
Valon Kryeziu
Dritëro Zhitia
Fatos Rushiti
Pleurat Salihu
Arbër Salihu
Këshilli ka për detyrë organizimin e rinisë
së LPK-së në nivel të Kosovës. |
|
|
Prishtina paraqet propozimin katërpikësh
lidhur me vendosjen e EULEX-it
E martë, 18 nëntor 20081. Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovës
sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë,
dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën e Republikës së
Kosovës , ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të katër
shkurtit 2008 dhe ftesën e bërë EULEX-it nga institucionet e
Kosovës .
2. Institucionet e Kosovës e refuzojnë në tërësi dokumentin
gjashtë pikësh.
3. Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in
në tërë territorin e Kosovës në bazë të mandatit sipas
dokumentet të lartpërmendura, duke respektuar sovranitetin dhe
integritetin e Kosovës.
4. Institucionet e Kosovës do të
bashkëpunojnë si gjithmonë me SHBA-të, BE-në
dhe NATO-në. |
| |
| |
| |

|
| |
| |
| |
| Letra e presidenti të SHBA-ve, George W. Bush, dërguar presidentit Sejdiu |
| Deklarata e Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs |
| Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për njohjen e Republikës së Kosovës |
| |
|
|
|
Shtetet që kanë njohur Republikën e Kosovës |
|
|
| |
|
 |
Shtetet e Bashkuara |
 |
Mbretëria e
Bashkuar |
 |
Gjermania |
 |
Franca |
 |
Italia |
 |
Shqipëria |
 |
Afganistani |
 |
Australia |
 |
Kosta Rika |
 |
Letonia |
 |
Luksemburgu |
 |
Peruja |
 |
Senegali |
 |
Turqia |
 |
Danimarka |
 |
Estonia |
 |
Polonia |
 |
Zvicra |
 |
Austria |
 |
Belgjika |
 |
Irlandada |
 |
Suedia |
 |
Holanda |
 |
Islanda |
 |
Sllovenia |
 |
Finlanda |
 |
Japonia |
 |
Kanada |
 |
Monako |
 |
Hungaria |
 |
Kroacia |
 |
Bullgaria |
 |
Korea e Jugut |
 |
Norvegjia |
 |
Lihtenshtajni |
 |
Ishujt Marshall |
 |
Naurua |
 |
Burkina Faso |
 |
Lituania |
 |
San Marino |
 |
Çekia |
 |
Liberia |
 |
Siera Leone |
 |
Belize |
 |
Kolumbia |
 |
Malta |
 |
Samoa |
 |
Portugalia |
 |
Mali i Zi |
 |
Maqedonia |
 |
Emiratet e
Bashkuara Arabe |
 |
Malajzia |
 |
Mikronesia |
 |
Panamaja |
 |
Ishujt Maldive |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| |
| |
|
|
|
|
|
 |
 |
|

|
 |

Veprimtaria e LPK-së në Kuvendin e Kosovës

(Biografia
e kryetarit të LPK-së Emrush Xhemajli)

|
29
shtator 2007
Deputeti i
LPK-së, Emrush Xhemajli, në seancën plenare të Kuvendit
të Kosovës, lidhur me projektligjin për simbolet
shtetërore të Kosovës
Korrik 2007
Diskutim i
z. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-së në Kuvendin e
Kosovës lidhur me procesin politik në Kosovë
Korrik 2007
Diskutim i z. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-së në
Kuvendin e Kosovës, lidhur me debatin për Mitrovicën
28 qershor 2007
Diskutimi i Emrush Xhemajlit, deputet i LPK-së, në
Kuvendin e Kosovës lidhur me debatin për rininë
22 mars 2007
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në
Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Të lirohet menjëherë
Albin Kurti!
14 shkurt 2007
Deputeti i LPK-së në seancën plenare të Kuvendit të
Kosovës
Xhemajli: Grupi Negociator të ndikojë në lirimin nga
burgu të Albin Kurtit
26 janar 2007
Fjala e
deputetit të LPK-së në Kuvendin e Kosovës, Emrush
Xhemajli, mbajtur në seancën plenare të 26 janarit
kushtuar sigurisë në vend
Siguria e Kosovës kërcënohet
nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga
Serbia
30 nëntor 2006
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, lidhur
me Projektbuxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin
2007
1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në
Kuvendin e Kosovës lidhur me raportin për bisedimet e
Vjenës
T’u pushojë
dhe të mos u vazhdohet mandati personave që janë në
grupin për Statusin
27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, për
ligjin për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës
20 prill 2006
Diskutimi i deputetitit të Lëvizje Popullore të Kosovës
(LPK), Emrush Xhemajli, nnë seancën plenare të Kuvendit
të Kosovës, kushtuar standardeve për Kosovën
16 mars 20066
Çështje
që deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-së,
ngriti në Kuvendin e Kosovës
Xhemajli: Kërkoj masa urgjente që z. Naser Shatri të
lirohet a më parë nga arresti i paarsyeshëm
15 dhjetor 2005
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, lidhur
me buxhetin e Kosovës për vitin 2006
24 qershor 2005
Fjala
e kryetarit të LPK-së, deputet në Kevendin e KosovEmrush Xhemajli, përdorimin
e gjuhëve
19 maj 2005
Fjala e
kryetarit të LPK-së, deputet në Kevendin e Kosovës,
Emrush Xhemajli, në seancën për reformimin e pushtetit
lokal në Kosovë
28 janar 2005
Lidhur
me Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës
për vitin 2005
26 janar 2005
Paraqitja e deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në
seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 26 janar
2005
...
Lidhur me Projektligjin Për të Drejtat e Pjesëtarëve të
Luftës së UÇK-së, të Familjeve të Dëshmorëve dhe
Viktimave Civile të Luftës
..
Lidhur me Projektligjin për Prokurorinë Publike të
Kosovës
22 dhjetor 2004
Qëndrimi i LPK-së për Programin e Qeverisë së Kosovës
2004-2008
3 dhjetor 2004
Xhemajli u ka bërë thirrje deputetëve që të zgjedhin një
kryetar tjetër në vend të z.Ibrahim Rugova
|
|
 |
|