|
Tė nderuar delegatė dhe delegate,
Tė nderuar miq
Mysafir tė nderuar,
Pjesėmarrės tė mbledhjes
Detyra jonė sot ėshtė qė tė japim diagnozė
sa mė tė saktė tė shoqėrisė sonė dhe gjetjen
e alternativės adekuate pėr zhvillimin e
shpejtuar tė vendit tonė.
Pse duhet tė krenohemi me Kosovėn, por jo
edhe me arritjet nė shoqėrinė tonė?
Ne si popull dhe si politikė kemi arsye tė
krenohemi me lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės,
pėr njohjet ndėrkombėtare tė vendit tonė qė
po rriten ēdo ditė, pėr institucionet
shtetėrore tė kompletuara tani edhe me
Gjykatėn Kushtetuese, por kėtu nuk pėrfundon
jeta. Pėrkundrazi. Kėtu fillon ajo. Kėtu
fillon ndėrtimi i shoqėrisė sonė si njė
shoqėri e organizuar qė synon zhvillimin,
mirėqenien dhe solidaritetin. Dhe pikėrisht
kėtu deri mė tash ne nuk mund tė krenohemi
si shoqėri.
Ne po punojmė, por ende nuk kemi arritur qė
ta bėjmė Kosovėn njė vend atraktiv qė tė
jetė tėrheqės pėr rininė qė tė jetojė kėtu.
Sipas hulumtimeve qė janė bėrė, njė pjesė e
madhe e rinisė po ti jepej mundėsia do ta
lėshonte Kosovėn nė kėrkim tė njė jete mė tė
mirė edhe pse nė kushte normale nuk do ta
bėnte kėtė.
Shoqėria jonė ende mbetet shoqėri qė duhet
tė punojė pėr tė dalė nga vetizolimi dhe nga
izolimi ku mbahet e mbyllur dhe e
vetėmbyllur.
Sipas statistikave, shoqėrinė tonė vazhdon
ta dominojė varfėria, papunėsia, thellimi i
diferencave nė mes shtresave shoqėrore, dhe
bashkė me to kriza sociale e morale.
Si rrjedhim i kėsaj gjendjeje shoqėrinė tonė
e kėrcėnon korrupsioni, trafiqet e
paligjshme, krimi i organizuar, shpėlarja e
parave, droga, prostitucioni, reketi.
Prona
Pronat dhe ndėrmarrjet private sot janė tė
rrezikuara nga konkurrenca jolojale e
brendshme dhe e jashtme. Ndėrsa prona
publike dhe ndėrmarrjet publike sot janė
tabelė qitje, objekt rreth tė cilit janė
grumbulluar si llavė ujqish tė uritur
grabitės, shpėrdorues dhe hajdut tė tė
gjitha llojeve.
Njė pronė a ndėrmarrje e deklaruar publike
sot nė shoqėrinė tonė nė mėnyrė tė
padeklaruar ėshtė shpallur gjėsend qė duhet
shkatėrruar ose grabitur sepse shoqėria jonė
sot, e verbuar me teoritė dhe ideologjitė qė
origjinėn e kanė nė egoizėm dhe antishoqėri,
qėndron indiferente.
Prona dhe ndėrmarrjet e sotme publike nuk
mbrohen as nga polici, as nga prokurori, as
nga gjyqtari, madje njė pjesė e shoqėrisė
pavetėdijshėm i bashkėngjitet koncepteve e
praktikave tė gabuara. Mė kotė nxirren ligje
qė e mbrojnė atė, nė kohėn kur ato nuk
merren seriozisht dhe nuk gjejnė zbatim.
Privatizimi
Tė nxitur nga jehonat e privatizimit total
100% dhe lėvizjeve shkatėrrimtare tė
kohėrave tė hershme dhe nga teoritė e tashme
tė tejkaluara neoliberaliste nė ekonomi, sot
nė shoqėrinė tonė , por edhe nė politikė,
madje edhe nė qeveri, bėhet thirrje pėr
privatizim 100% tė ndėrmarrjeve publike:
Postė Telekomit, KEK-ut, Aeroportit, por
edhe pronave si minierat e vendit.
Kjo ndodh nė kohėn kur shteti, nė gjithė
vendet e botės po blenė asete, ndėrsa shteti
ynė me lejen apo indiferencėn e shoqėrisė
shet asete duke pėrfshirė edhe ato nga tė
cilat ka fitim.
Kriza globale
Ne e pamė se ku ēon privatizimi qind pėr
qind dhe ku ka ēuar shtetėzimi qind pėr qind,
treg i lirė qind pėr qind, liberalizėm qind
pėr qind. Privatizimi i fitimit dhe
kolektivizimi i humbjeve nuk ėshtė kurrfarė
zgjidhje pėr tė ardhmen. Kjo logjikė prish
ekuilibrat shoqėror dhe ėshtė thjeshtė njė
ekstremizėm qė nuk pranohet nė logjikėn
ekonomike.
Megjithėse shtetet dhe kryetarėt mė tė
fuqishėm tė botės po mundohen tė mbajnė
ekuilibrin me intervenime shtetėrore nė
sistemin financiar dhe ekonominė reale,
situata ka ardhur duke u vėshtirėsuar.
Kundėr vetėgjyqėsisė
Vetėgjyqėsia sot nė shoqėrinė tonė ėshtė ajo
qė dominon. Numri i rasteve jo formale qė
zgjidhen me vetėgjyqėsi ėshtė shumė mė i
madh se numri i lėndėve qė zgjidhen nga
gjykatat tona. Sidomos ato qė janė tė
mprehta. E kombinuar dhe e ndihmuar nga
kanuni dhe kanunet e pashkruara tė bandave
kriminale dhe bandave tė reketit publik po e
shkatėrrojnė shoqėrinė tonė.
Drejtėsia nė Kosovė ėshtė nė duart e
gjyqtarėve dhe prokurorėve qė me veprimet e
veta para dhe pas lufte e kanė bėrė veten tė
pabesueshėm.
Nėse gjeneratave tė reja nė vitet 90-ta iu
ka takuar nderi tė bėjnė pajtimin e gjaqeve
kundėr kanunit nė emėr tė mobilizimit kundėr
okupatorėve, sot ka nevojė qė tė ngitemi
kundėr vetėgjyqėsisė si dukuri qė nxit
parregullsi dhe dhunė nė shoqėri e familje.
Bashkim nė vend tė pėrēarjes
Shoqėria jonė sot kėrcėnohet nga ndasitė
artificiale krahinore dhe pėrēarja nė bazė
tė origjinės gjeografike qė po e dėmton
kohezionin e vendit.
Nė shoqėrinė tonė sot duhet tė kesh kujdes
qė tė mos humbas zgjedhjet partia qė
mbėshtet, sepse bėhet keq. Deri mė tash,
kush ėshtė nė pushtet pas marrjes sė tij, nė
mungesė tė hapjes sė vendeve tė reja tė
punės rishpėrndau vendet e punės nė
administratė dhe ndėrmarrjet publike dhe
diferencimi gjatė kryerjes sė shėrbimeve pėr
qytetarė nė baza partiake e krahinore.
Kosova ėshtė ende larg standardit qė kėrkon
trajtim dhe shanse tė barabarta tė qytetarit
nė shoqėri.
Shoqėrinė tonė sot e kėrcon mesjeta
Populli ynė qė parim tė vetin ka laicizmin,
qė nga Rilindja, qė nga Vaso Pasha, i cili
qė nė atė kohe dilte mbi ndasitė fetare, sot
me ligjet e kėtij vendi janė adaptuar nene
qė favorizojnė mesjetėn. Po bėhet fjalė kėtu
pėr mungesėn ligjore pėr mbrojtjen
institucionale tė sientistėve dhe shkencės
nė pėrgjithėsi, tė njeriut neutral pėr nga
besimi nė jetėn e tij tė pėrditshme.
Kosovės i duhen ndryshime tė ligjeve deri te
Kushtetuta e vendit. Kushtetuta e vendit
tonė ėshtė bėrė e tillė sa qė njė pjesė e
saj duhej ndryshuar ditėn e hyrjes sė saj nė
fuqi.
Shumica dhe pakica
Nė shoqėrinė tonė shumica e banorėve, pra ne
shqiptarėt, nuk jemi adaptuar sa duhet sė
vepruari si shumicė. Shumica nė ēdo shoqėri
tė konsoliduar merr pėrgjegjėsinė pėr
marrėdhėniet e mirėkuptimit dhe tolerancės
me pakicėn dhe komunitetin. Nuk mjafton
vetėm ligji, qė domosdo nėnkuptohet.
Duhet tė dimė se pas Pavarėsisė sė Kosovės
dhe njohjes ndėrkombėtare tė saj, ēdo
shfaqje jo normale nė marrėdhėniet me
minoritetet dhe komunitetet nė territorin e
Kosovės kuptohet si paaftėsi e shumicės.
Andaj energjitė tona duhet shfrytėzuar pėr
mirėkuptim, harmoni nė vend tė diskriminimit
dhe urrejtjes.
Qasja
Kosova si vend dhe si popull nė vėshtirėsi
dje nuk ka mundur tė pėrcjell trendėt e
zhvillimeve botėrore. Pėr kėtė arsye i falen
edhe qasjet qė mund ti ketė pasur tė
pakuptueshme e ndoshta ndonjėherė edhe tė
gabuara ndaj fenomeneve e situatave tė
shfaqura nė perioda tė shkuara.
Por nė ditėn e sotme, tė internetit dhe tė
digjitalizimit, tė predikohen teorira dhe
praktika qė dikund nė botė kanė qen nė
trendė para 20 viteve kjo sot nuk ėshtė e
arsyeshme.
Tė qenurit aktiv, kundėr indiferentizmit
ėshtė pėrcaktim i atyre qė donė pėrparimin
nė shoqėri. Indiferentizmi i shoqėrisė sonė
sot ėshtė i shprehur me ikje nga zgjedhja e
problemeve nė shoqėri. Kjo ėshtė rrugė shumė
e dėmshme pėr vetė qytetarin nė radhė tė
parė, pastaj pėr gjithė shoqėrinė. Kjo ėshtė
e shprehur pėrmes mbylljes nė vete dhe
mospjesėmarrjes nė proceset me rėndėsi nė
zgjedhjen e pėrfaqėsuesve nė organet
ligjvėnėse nė nivel qendror e lokal qė shkon
mbi 60 pėr qind. Nė fakt, vetėm aktiv, vetėm
sė bashku, vetėm me shpresė, vetėm me bindje
e punė arrihen ndryshimet qė i duhen
shoqėrisė sonė.
Vendit dhe popullit tonė sot i takon nderi i
madh qė tė luaj rolin qė i ka takuar
gjithmonė. Pėr ta barė kėtė ne duhet tė
ndėrtojmė nė vetvete shoqėrinė tonė.
Sė bashku ne mund tė shpalosim dhe tė
fuqizojmė alternativėn e re pėr shoqėrinė.
Dhe kjo ėshtė alternativa e majtė.
- Partia jonė do tė punojė nė zhvillimin
ekonomik tė shpejtuar tė vendit,
- Do tė krijojė ambient pėr ndėrmarrėsit dhe
do tu hap rrugėt qė ata tė jenė tė
suksesshėm.
- do tė punojė pėr zbutjen e krizės
ekonomike dhe sociale nė Kosovė duke
mbrojtur punonjėsit si dhe shtresat me tė
rrezikuara tė shoqėrisė.
- do tė jetw e hapur pėr aderimin e tė
gjithė atyre qė e ndiejnė veten tė majtė.
- do tė bashkėpunojė dhe do tė bashkėrendojė
punėn e vet me tė majtėn e Kosovės nė
Kuvendin e Kosovės dhe nė asambletė komunale,
nė marrėdhėnie bilaterale dhe veprimtari tė
pėrbashkėt me subjektet e majta, tė cilat
pajtohen pėr veprimin ose veprimet e
caktuara politike.
- do tė bashkėpunojė nė nivel institucional
me tė gjitha forcat politike tė vendit pėr
ēėshtje me interes tė pėrbashkėt: pėr
integrimin brendashiptar; pėr pozitėn e
barabartė tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare
si dhe nė organizmat ndėrkombėtar, para sė
gjithash pėr anėtarėsim nė BE, NATO dhe OKB.
- Ėshtė dhe do tė jetė frymėzuese pėr ne
puna qė ėshtė duke bėrė Presidenti i SHBA-sė
z. Barak Obama pėr shoqėrinė bashkėkohore.
- Subjekti ynė politik do tė punojė ngushtė
me Internacionalen Socialiste pėr
pėrmbushjen e tė gjitha kritereve pėr
anėtarėsim nė te.
- Subjekti ynė nga kėtu uron qė e majta tė
dalė fituese nė zgjedhjet e qershorit 2009
pėr Parlamentin Europian sepse nė Manifestin
e saj jepet orientim i duhur pėr daljen nga
kriza financiare dhe ekonomike, tė
ekologjisė, ngrohjes globale dhe para sė
gjithash pėr faktin se nė plan tė parė dhe
para sė gjithash i pėrkushtohet njeriut.
|