|
Tė nderuar mysafirė,
Shumė tė nderuara familje tė dėshmorėve,
Veteranė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės,
E nderuara kryesi e punimeve,
Lėvizja Popullore e Kosovės sot po hyn nė
etapėn e re tė zhvillimeve politike nė
Kosovė.
E formuar mė 17 shkurt 1982 nga lėvizjet
politike kombėtare, ajo ndoqi njė rrugė tė
gjatė historike 27-vjeēare, shumė tė
vėshtirė e plot sakrifica deri nė ēlirimin e
Kosovės.
LPK-ja ishte promotore e ngjarjeve tė reja
historike, qė gjetėn edhe solidarizimin
ndėrkombėtar tė aleatėve tė natyrshėm.
LPK-ja organizoi Ushtrinė Ēlirimtare tė
Kosovės dhe zhvilloi tri luftėra ēlirimtare.
Pa kėtė forcė historike, liria nuk do ta
kishte pėrmasėn e vet, ndėrsa historia
kombėtare nuk do tė lėvizte vertikalisht.
Nė kontekstin e sotėm kombėtar e
ndėrkombėtar, LPK-ja po shndėrrohet nė njė
subjekt aktiv politik tė sė majtės europiane.
Pėrse po ndodh ky proces?
Rreshtimi i majtė i LPK-sė mbėshtetet nė
orientimin e saj popullor pėr ēlirimin
kombėtar dhe ēlirimin shoqėror.
Pas njohjes ndėrkombėtare tė Republikės sė
Kosovės, fillon beteja e re pėr ndėrtimin e
shtetit dhe tė shoqėrisė sonė.
Pasojat e luftės dhe tranzicioni sollėn edhe
kriza politike, ekonomike, morale e sociale
nė shoqėrinė tonė.
Privatizimi i pasurisė shoqėrore u tjetėrsua
nė mėnyrė tė paligjshme, duke lėnė pa tė
drejta tė punės shumė punėtorė.
Anarkia politike e ekonomike krijoi hapėsirė
pėr zhvillimin e krimit tė organizuar nė
formė tė korrupsionit e plaēkitjes.
Ndėrtimi shtetėror kėrkon edhe riorganizimin
shoqėror pėr tiu pėrgjigjur sfidave tė
realitetit
Partia Socialiste do tė jetė subjekt politik
i sė majtės moderne, qė respekton
pluralizmin demokratik dhe vlerat e
shoqėrisė civile.
Ajo do tė sjellė ndryshime pozitive nė
skenėn tonė politike.
Do tė zhvillojė njė shoqėri tė lirė
demokratike, qė nėnkupton vullnetin,
tolerancėn dhe diversitetin e njerėzve.
Partia socialiste do tė bėhet njė forcė
aktive politike e zhvillimit ekonomik tė
vendit dhe e emancipimit shoqėror e
demokratik.
Ajo do tė mbrojė vlerat morale dhe
institucionale tė shoqėrisė sonė.
Do tė jetė njė krah i fuqishėm i interesave
tė popullit, sepse
do tė luftojė pėr drejtėsinė sociale dhe
drejtėsinė njerėzore.
Partia Socialiste do tė pėrkrahė tė gjitha
lėvizjet pozitive shoqėrore, qė kėrkojnė
mbrojtjen ligjore tė ekzistencės dhe tė
dinjitetit njerėzor.
Njeriu nuk mund tė jetė i lumtur nė njė
shoqėri, ku dy milionė njerėz janė tė varfėr,
ndėrsa vetėm 100 tė pasur.
E majta e qendrės e kupton politikėn e
pushtetin si art i udhėheqjes sė drejtė e
parimore, qė u nėnshtrohet pėrgjegjėsisė e
interesave tė qytetarėve.
Partia Socialiste do tė jetė e hapur pėr
ndryshime tė vazhdueshme pozitive nė shoqėri
dhe pėr njė zhvillim tė natyrshėm.
Ne do tė lėvizim pėr ta integruar shoqėrinė
tonė nė ritmet moderne tė botės.
Nė planin kombėtar, do tė angazhohemi pėr
integrimin e plotė politik, ekonomik e
kulturor kombėtar.
Nė planin ndėrkombėtar, do tė angazhohemi
pėr integrimin e plotė nė tė gjitha
strukturat euro-atlantike.
Do tė jemi tė hapur pėr bashkėpunim tė
barabartė me tė gjitha subjektet politike tė
majta kombėtare e ndėrkombėtare.
Dėshirojmė bashkėpunim e respektim tė
ndėrsjellė me tė gjithė fqinjėt tanė.
Ne zotohemi pėr shtetin funksional juridik e
demokratik, qė zbaton
nė jetė parimet e drejtėsisė sociale dhe
mbrojtjen e saj ligjore.
Nuk do tė lejojmė kriminalizimin politik e
ekonomik tė shoqėrisė sonė.
Do tė luftojmė tė gjitha format e krimit tė
organizuar.
Rendi dhe siguria do tė mbizotėrojnė nė
gjithė hapėsirėn e Republikės.
Ekonomia jonė do tė mbėshtetet nė prodhimet
vendore dhe nė shfrytėzimin racional tė
resurseve natyrore.
Do tė kultivojmė ambientin ekologjik dhe
kulturėn urbane.
Do tė angazhohemi pėr modernizimin e arsimit
profesional e shkencor dhe njė zhvillim tė
lirė kulturor.
Qytetarėt do tė gėzojnė mbrojtjen
shėndetėsore, pensionale e sociale.
Familja dhe gruaja mbrojtjen ligjore nga tė
gjitha format e diskriminimit.
Rinia do tė sigurojė zhvillimin e lirė dhe
perspektivėn nė atdhe.
Liria fetare nuk do tė mund tė cenojė liritė
qytetare dhe identitetin kulturor kombėtar.
Ne e konsiderojmė mėrgatėn pjesė tė atdheut,
qė meriton pėrkrahjen kulturore dhe kthimin
nė atdhe.
Duke pasur kėtė profil politik, e majta e
qendrės do tė gėzojė besimin e vullnetin e
qytetarėve.
Kėshtu, ajo do tė krijojė edhe baraspeshėn
politike nė Kosovė.
Faleminderit! |