Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com

 

Prononcim lidhur me protestat e djeshme nė Mitrovicė dhe Prishtinė

 

EULEX-i tė ruajė statusin e vet neutral

 

Apelojmė tek Qeveria qė tė jetė nė nivel tė detyrės pėr funksionimin e shtetit nė gjithė territorin e Kosovės, integrimin e tė gjithė qytetarėve dhe kontrollin e kufijve, sepse ajo qė ka ndodhur ėshtė pasojė e mospunės adekuate tė Qeverisė.

Prishtinė, 26 gusht 2009

Dhuna ėshtė e papranueshme ngado qė tė vjenė, qoftė nga rruga jashtė apo brenda institucionale, por edhe presionet nė formė protokollesh dhe marrėveshjesh jashtė konstitucionale.

NE e kuptojmë drejtė revoltėn e qytetarėve tė Kosovės, e cila duhet tė shprehet pėrmes formave demokratike. Ndėrsa ata qė duan ndryshime kėtė duhet ta shprehin pėrmes marrjes sė pėrgjegjėsisė duke u angazhuar nė jetėn politike tė vendit.

Apelojmė tek EULEX-i pėr respektimin e statusit tė vetė neutral, plotėsisht tė paanshėm dhe respektim tė reciprocitetit. Dėshirojmė ta shohim EULEX-in nė veprime konstruktive dhe jo qė e tensionojnė situatėn nė Kosovė dhe e dėmtojnė procesin, pėr tė cilin kemi investuar tė gjithė.

Sa ėshtė treguar i paanshėm dhe joneutral EULEX-it do tė dukej mė e qartė kur shtrohet pyetja: a do tė pranonte Serbia tė zbatohej marrėveshje e EULEX-it me Kosovėn pa pėlqimin e Serbisė pėr kufijtė qė e lidhin me Kosovėn?

Tolerimi i lėvizjes ekstreme serbe e dirigjuar nga Beogradi, e shprehur me gjuajtje gurėsh mbi fqinjėt e tyre shqiptarė, tė cilėt me buxhetin e varfėr vetanak po ndėrtojnė shtėpitė, nuk e nderon asnjė institucion evropian.

Apelojmė tek Qeveria qė tė jetė nė nivel tė detyrės pėr funksionimin e shtetit nė gjithė territorin e Kosovės, integrimin e tė gjithė qytetarėve dhe kontrollin e kufijve, sepse ajo qė ka ndodhur ėshtė pasojė e mospunės adekuate tė Qeverisė.

Ėshtė mirė qė Qeveria tė merret mė tepėr me temat qė e forcojnė vendin se sa me homogjenizimin artificial, frikėsimin e votuesve nga rreziku i jashtėm dhe mbytjen e transparencės.