|
LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS
1982
2002
20
VJET VEPRIMTARI
Mė poshtė po shėnojmė disa data me rėndėsi tė veprimtarisė
dhe
tė organizimit tė LPK-sė
-
Pranverė 1981.
Shpėrthyen demonstratat popullore tė shqiptarėve nė Kosovė
nėn parullėn Kosova Republikė, qė kishte pėr qėllim
barazimin e Kosovės me 6 republikat tjera tė
ish-Jugosllavisė.
-
Regjimi ndaj kėtyre demonstrimeve dhe kėrkesave u pėrgjigj
me terror shtetėror. Demostratat i shtypi me polici dhe
ushtri duke vėnė nė lėvizje rrugėve edhe armatimin e rėndė.
-
Si pasojė u vranė dhjetra, u plagosėn qindra dhe u burgosėn
mijėra veta gjatė dhe pas demonstratave.
-
Qershor 1981.
Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi e Nezir Myrtaj me grupin e
tyre tė fshehtė, lėshuan nė qarkullim platformėn pėr
organizimin e mėtejm me titull: Teza rreth Frontit
Popullor pėr Republikėn e Kosovės. Nė kėto teza jepen
argumentet qė flasin se Kosovės i takon statusi i Republikės
nė Federatė, se ajo ėshtė e arritshme dhe se populli i
Kosovės ka potencial tė luftojė pėr fitimin e saj.
-
Njė numėr i aktivistėve qė vepronin nėpėr grupe tė fshehta
kundėr regjimit ishin arratisur ose u arratisėn jashtė
vendit.
-
Jashtė Kosovės filloi rigrupimi i tė arratisurve. Ata
filluan veprimtari tė dendur duke vazhduar akivitetin pėr
Republikėn e Kosovės, jashtė vendit, sidomos nė Evropėn
Perėndimore. Udhėheqja Jugosllave iu pėrgjigj me terror edhe
aktivitetit jashtė vendit.
-
Mė 17 janar 1982
nė Untergrupenbah tė Gjermanisė u vranė 3 aktivistėt mė tė
dalluar tė kohės, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh
Gėrvalla.
-
17 shkurt 1982
nė Turqi, pėrfaqėsues tė dy grupimeve patriotike tė fshehta,
Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica (tė arratisur
politik nga Kosova), nė prezencė edhe tė ambasadorit tė
Shqipėrisė nė Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin tė formuar
Lėvizjen pėr Republikėn Socialiste Shqiptare nė Jugosllavi
(LRSSHJ).
-
Mė 15 maj tė vitit 1982
nė Zvicėr pėrfaqėsuesi i grupit tė tretė patriotik Xhafer
Shatri deklaron hyrjen nė LRSSHJ.
-
Qėllimi
i LRSSHJ ishte qė tė arrihet formimi i Republikės sė Kosovės
nė kuadėr tė federatės jugosllave ku do tė pėrfshiheshin
viset e banuara me shumicė shqiptarė.
-
1982 1984.
LRSSHJ-nė e drejton Komiteti Qendror i LRSSHJ-sė i pėrbėrė
nga 15 anėtarė. Ndėr tė tjerė dhe Xhafer Shatri, Sabri
Novosella, Ibrahim Kelmendi, Fahredin Tafallari, Hasan Mala,
Kadri Abdullahu, etj.
-
Nė qershor tė vitit 1982
nė Gjermani me teknikėn qė kishte lėnė dėshmori Jusuf
Gėrvalla vazhdon botimi i gazetės Zėri i Kosovės. Redaktor
i gazetės ishte Skender Durmishi.
-
1982:
Radhėt e LRSSHJ nė komuna tė Kosovė pėrfaqėsoheshin nga Nuhi
Berisha, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Ahmet Isufi, Shaban
Shala, Ilmi Zeka, etj.
-
1982:
LRSSHJ jashtė orienton anėtarėt e vet qė tė punojnė nė
klubet e punėtorėve shqiptarė jashtė vendit, punė qė e bėri
nė vazhdimėsi.
-
Gjatė vitit 1983:
teknika dhe redaktimi i gazetės Zėri i Kosovės kalon nė
Zvicėr. Redaktor i gazetės deri nė vitin 1985 do tė jetė
Xhafer Shatri.
-
Nė propagandė emėrtimit LRSSHJ gjithkund i hiqet germa S.
-
1983:
Veprimtarėt e LRSHJ-sė, Zijah Shemsiu dhe Sami Kurteshi
arrestohen nga policia jugosllave duke transportuar armė nė
relacionin Zvicėr Kosovė. Pas 18 muajsh torture (5 maj
1985) Zijah Shemsiu vritet nė burgun e Beogradit.
-
Ndėrkohė qė LRSHJ organizon demonstrata tė herėpashershme
pėr Republikė nė disaporė. Nė Kosovė u organizuan demonstata
pėr shėnimin e demontratave tė vitit 1981 dhe u pėrsėrit
kėrksea pėr Republikė.
-
11 Janar 1984, Prishtinė:
Rrethohen nga forcat serbe nė Kodrėn e Trimave aktivistė tė
LRSHJ-sė Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Pas njė lufte heroike
tė pabarabartė bijnė nė fushėn e nderit. Arrestohet Kadri
Osmani, Enver Topalli dhe qindra tė tjerė.
-
8 shkurt 1984:
pas njė lufte tė pabarabartė vritet nga policia serbe
veprimtari i LRSHJ-sė Bajram Bahtiri.
-
Maj 1984:
Formohet kolegjiumi i Redaksisė sė Zėrit tė Kosovės me
kėtė pėrbėrje: Xhafer Shatri, kryeredaktor, Fazli Veliu,
Mustafė Xhemajli, Saime Isufi, Emrush Xhemajli, Agim Hasan
Mala, Muhamer Shabani, Hasan Mala etj.
-
1985,
pjesa e parė e vitit. Kėshillat bazė tė LRSHJ-sė dhanė
mendimet me shkrim pėr progamin e mėtejmė tė LRSSHJ-sė.
Komiteti Qendror i LRSHJ-sė duke u bazuar nė to dhe nė
Tezat.... e lartėpėrmendura adaptoi Programin e parė tė
saj. Me kėtė rast iu ndėrrua edhe emri nga LRSSHJ nė LPRK
(Lėvizja Popullore pėr Republikėn e Kosovės).
-
Janar 1985.
Mustafė Xhemajli zgjedhet redaktor i Zėrit tė Kosovės. Nė
kėtė detyrė vazhdon deri mė 1991.
-
1995:
Hysen Gėrvalla kooptohet nė Komitetin Qendror tė
LPRK-sė.
-
1985:
Arrestime tė aktivistėve tė LPK-sė nė territoret shqiptare
nė ish-Jugsollavi.
-
1985 Prekaz:
Formohet Kėshilli i LPRK-sė nė pėrbėrje Adem Jashari,
Sami Lushtaku, Jakup Nura, Nuredin Lushtaku etj.
-
8. 11. 1986, Cyrih:
Nė Cyrih mbahet mbledhja konsultative e LPRK-sė. Formohet
grupi i Organizimit tė Mbledhjes sė Parė tė Pėrgjithshme tė
LPK-sė me delegatė.
-
Korrik 1987,
Zvicėr (St. Gallen, Cyrih, Delemont). Mbahet Mbledhja e
Parė e Pėrgjithshme e LPRK-sė me delegatė nga diaspora
dhe delegatin Ahmet Haxhiu, i dėrguar nga Kėshillat nė
territoret shqiptare nė ish-Jugosllavi. Kjo Mbledhje zgjati
3 ditė. Nė te u aprovua Programi dhe Statuti i LPRK-sė, u
aprovuan rezolucionet dhe u zgjodh udhėheqėsia e re. Kryetar
u zgjodh Fazli Veliu, sekretar Emrush Xhemajli, pėrgjegjės
fianciar Gafurr Elshani, anėtarė kryesie, Avni Dehari,
Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi etj. Si dhe
Redaksia e Zėrit tė Kosovės me redaktor Mustafė Xhemajlin.
Organ ligjėvėnės i LPK-sė u emėrua Kėshilli i Pėrgjithshėm
(deri atėherė ishte quajtur Komiteti Qendror) dhe pėrbėhej
prej 21 vetave.
-
1988:
LPRK i dėrgon njė peticion nė gjuhėn shqipe dhe frenge
Konferencės sė Vendeve Ballkanike.
-
1989:
Programi i LPRK-sė botohet nė gjuhėn shqipe, frenge,
gjermane dhe kroate.
-
1989:
Formohet njė sektor ushtarak nė kuadėr tė LPRK-sė.
-
Fillim i vitit 1989.
LPRK, Dega jashtė vendit u solli pėrforėcim radhėve nė
Kosovė dy veprimtarė tė saj tė dalluar: Ali Ahmetin (Abazin)
dhe Hajdin Abazin (Rexhėn, pėrkatėsisht Lum Haxhiun).
-
1987-1989.
LPRK organizoi nė Kosovė e diasporė qindra veprimtari pėr
qėllimin programor tė saj. U shtri rrjeti i saj i organizuar
nė gjithė hapėsirėn shqiptare dhe nė disaporė. LPRK u
forėcua nga tė gjitha pikėpamjet. Ahmet Haxhiu, Ali Reshani,
Sahit Krasniqi, Shaban Muja, Arif Seferi, nėn organizimin
dhe financimin e Kryesisė sė Degės sė LPRK-sė sigurojnė
armė, municione dhe pajisje ushtarake, si dhe teknikė
moderne pėr propagandė.
-
1988-1989:
Aktivistėt mė tė dalluar nė Kosovė qė praktikisht e morėn
drejtimin e LPRK-sė nė kėto dy vite ishin: Fadil Vata, Afrim
Zhitia, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi, Fahri Fazliu, Ali Ajeti,
Bedri Sokoli, Sabri Kiēmari, Beqir Beqa, Sahit Krasniqi,
Jakup Nura, Shukri Buja, Shaban Muja, Azem Syla, Ibish
Neziri, Musa Demiri, Ramadan Avdiu, Ilaz Kadolli, Beajdin
Allaqi, Binak Berisha, Bahri Fazliu, Servete Krasniqi e
shumė tė tjerė.
-
1988-1989:
LPRK organizoi, disa herė, aksione tė sabotimit tė
shfrytėzimit tė ekonomisė sė Kosovės nga ana e Serbisė e
Maqedonisė. Nė kėtė periudhė u kryen shumė aksione tė
rrėzimit tė lartėpėrēuesve elektrik dhe kėputjes sė
shiritave tė thėngjillit qė niseshin nga Elektroekonomia si
dhe aksione nė ndėrmarrjet mė tė mėdha tė Kosovės.
-
Mars 1989, Prizeren:
Nė burg mbytet nė torturė nga policia serbe veprimtari i
LPRK-sė Xhemajli Berisha.
-
Mars prill 1989.
LPRK organizoi demonstratat kundėr heqjes sė autonomisė
Kosovės dhe rishtroi kėrkesėn pėr Republikė.
-
31 maj 1989.
LPRK organizon demonstrate ne Podujevės. Gjatė tėrheqjes
demonstarata merr formėn e armatosur. Nė luftė me forėcat
serbe tė pajisur edhe me autoblinda nė fshatin Shtedim bie
heroikisht veprimtari i LPRK-sė Ali Ajeti.
-
Qershor 1989 dhjetor 1989:
I pėrbėrė nga aktivistė tė LPRK-sė qė kishin kaluar nė
ilegalitet veproi nė zonėn e Llapit grupi i armatosur qė u
quajt Qeta e Llapit qė pėrbėhej nga Sabri Kiēmari,
Hasan Ramadani, Gani Hoxha, Ismet Abdullahu etj.
-
1989 nė Prishtinė
dalin dy buletine tė Zėrit tė Kosovės. Njė numėr i
buletinit Minatori, (redaktor Hajdin Abazi) dhe 6 numra tė
buletinit tė ZiK-ut, Rruga e Lirisė, redaktor Afrim
Zhitia dhe Fadil Vata.
-
Vitet 80-tė:
Me organizimin e LPRK-sė ngriten 8 radio lokale nė diasporė
qė emetuan emisione nė tė cilat mbrohej kėrkesa
gjithėpopullore pėr Republikėn e Kosovės. Rol tė veēantė nė
kėtė drejtim luanin Mustafė Xhemajli, Ismet Rashiti dhe
Ibrahim Xhemajli.
-
Tetor 1989, Baden dhe Ollten, Zvicėr.
Mbahet Mbledhja e II-tė e Pėrgjithshme e LPRK-sė. Aprovohen
Rezolucionet e Mbledhjes nė tė cilat i jipet mbėshtetje ēdo
veprimtarie liridashėse qė ėshtė nė programin e LPRK-sė.
Delegatė nė kėtė mbledhje pėrveē tė tjerėve janė: Fadil
Vata, Ahmet Haxhiu dhe Arif Seferi. Zgjedhet Kryesia e
LPRK-sė nga 7 anėtarė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm nga 31
anėtarė.
-
Nėntor 1989. LPRK
organizoi demonstratat pėr Republikė dhe kėrkoi lirimin e
ish-udhėheqėsve tė autonomisė.
-
2 nėntor 1989, Bregu i Diellit, Prishtinė.
Rrethohen nga forėcat serbe drejtuesit e LPRK-sė, Afrim
Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftės 10 - orėshe bien
heroikisht.
-
Janar 1990.
LPRK organizon demonstratat pėr Republikė. Shkas pėr
oranizimin e tyre u mor vrasja e Nuredin Nuredinit nė
Haraēinė tė Shkupit.
-
Maj 1990:
Ali Reshani, veprimtar i LPRK-sė, gjatė punės nė
transportimin e armatimit pėr nė Kosovė zihet me njė barrė
armė dhe municion nė kufirin italian dhe dėnohet me 6 vjet
burg.
-
19 maj - 2 qershor 1990:
LPRK organizon demonstratė nė Gjenevė: Demonstrata zgjati dy
javė pa ndėrprerje. Ditėn e fundit morėn pjesė dhjetėra
mijėra kurbetēarė. Nga protesta OKB-sė iu dėrgua njė
peticion pėr njohjen e tė drejtave tė popullit shqiptar nė
Jugosllavi me 26 mijė nėnshkrime.
-
Prill Maj 1990.
LPRK organizon nėnshkrimin e peticionit drejtuar Kuvendit tė
Kosovės me kėrkesėn qė ai ta shpall Republikėn e Kosovės.
Ndėr aktivistėt mė aktiv pėr organizimin e tij ishte Xhemajl
Fetahaj.
-
1990.
Aktivistėt e LPRK-sė ishin organizatorėt kryesor nė terren
pėr pajtimin e gjaqeve nė Kosovė. Mė tė dalluarit ndėr ta
ishin Adem Graboci, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Ibish
Neziri, Naser Veliu, Nurie Zeka etj.
-
Korrik 1990.
LPRK aprovon njė rezolutė programore me tė cilėn pėrcaktohet
pėr pavarėsi tė Kosovės. Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPRK-sė
merr vendim qė pjesa pėr nga emėrtimi i Lėvizjes Popullore
pėr Republikėn e Kosovės tė shndėrrohet nė e pas shpalljes
sė Republikės, mė 2 korrik dhe tė quhet Lėvizja Popullore e
Republikės sė Ksovės.
-
Nga viti 1990
koordinimi i njė pjese tė veprimtarisė sė LPRK-sė nė Kosovė
dhe LPRK-sė jashtė vendit bėhej edhe nė Shqipėri.
-
Tetor 1990:
Me vendimin e Kryesisė sė LPRK-sė ribotohet nė 5000
ekzemplarė Kushtetuta e Republikės sė Kosovės. Nė te
parashihej ēlirimi dhe mbrojtja e vendit.
-
1990-1991:
LPRK vendos bashkėpunimin me Bashkimin e Sindikatave tė
Pavarura tė Kosovės dhe kryetarin e saj z. Hajrullah Gorani,
tė cilin bashkėpunim do ta demonstrojė vazhdimisht.
-
1990-1991:
LPRK mbėshtet organizimin e rojeve territoriale tė fshatrave
dhe tė lagjeve.
-
Shtator 1991, Prishtinė:
Mbahet konsultė e LPRK-sė. Prezent nė takim ishin Xhavit
Haziri, Ahmet Haxhiu, Adem Demaēi, Emrush Xhemajli, Ramadan
Avdiu, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Ibish Neziri etj.
Adem Demaēi me kėtė rast bėri njė diskutim tė gjatė se si e
mendon veprimin e LPRK-sė nė vitet nė vijim. Njė diskutim mė
tė gjatė, se si duhet organizuar puna ai e bėri edhe njė
herė nė njė nga vizitat jashtė vendit.
- Tetor
1991, Ujėmir, Drenicė.
U mbajt mbledhja e III-tė e Pėrgjithshme e Lėvizjes
Popullore tė Kosovės. Nė te morėn pjesė delegatė nga
kėshillat e LPRK-sė. Ndėr tė tjerė mori pjesė Emrush
Xhemajli, i deleguar i Degės, Dr. Muhamet Mehmeti, Xhavit
Haziri, Bahri Fazliu, Halil Selimi, Xheladin Gashi, Ramadan
Avdiu, Ibish Neziri, Ahmet Haxhiu, Ali Lajēi, Hydajet
Hyseni, Mehmet Hajrizi, Gani Syla, Ilaz Kadolli, Beajdin
Allaēi.
-
Nė kėtė mbledhje u aprovuan ndryshimet programore dhe
statutare.
U zgjodh Kėshilli i
Pėrgjithshėm dhe Kryesia e LPK-sė. Kryesia kryetar zgjodhi
Gani Sylėn ndėrsa nė udhėheqje tė ngusht ishin ndėr
tė tjerė, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Mehmet Hajrizi,
Hydajet Hyseni, Ahmet Haxhiu, Musa Demiri, Ramė Buja, Azem
Syla, Hidajete Krasniqi, Guximtar Labėnishti, Ahmet Haxhiu,
Musa Demiri, Fadil Bajrami, Nazmi Hoxha.
-
Tetor 1991:
Kryeredaktor i Zėrit tė Kosovės u zgjodh Avni Dehari.
-
1991:
LPK jep kontribut tė veēantė pėr formimin e Bashkimit tė
Klubeve dhe Shoqatave Shqiptare nė Zvicėr dhe vendet tjera.
-
1990-1991:
LPK nė propagandėn e vet argumentoi konceptin se pa liri
nuk ka demokraci. Kjo ishte e nevojshme sepse nė Kosovė
propagandohej iluzioni se gjoja ka mundėsi qė tė
ndėrtohet demokracia pa e ēliruar vendin, ende pa u
fituar liria.
-
1990-1991.
Kryesia e LPK-sė ndau bugjet dhe mori vendim tė filloi
aksionin Korabi. Ky aksion pėrfshinte njė program tė
stėrvitjes sė luftėtarėve tė ardhshėm pėr luftė tė
armatosur. Stėrvitja u vendos tė bėhej nė grupime tė vogla.
Njė pjesė e atyre qė u stėrvitėn shkuan nė kuadėr tė
stėrvitjeve qė bėheshin nė Shqipėri.
-
1991:
Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu e Xhavit Haliti takohen me
Presidentin e Shqipėrisė Ramiz Alinė. Nga ai marrin
pėrkrahje morale dhe premtime se do tė ndihmohet Kosova nė
rrugėn e saj pėr fitimin e lirisė dhe pavarėsisė.
-
Pjesa e dytė e vitit 1991, Cyrih:
u formua Kėshilli Koordinues i Subjekteve Politike Shqiptare
nė Zvicėr. Ky kėshill mori vendim qė tė shuhen fondet tjera
pėr Kosovėn dhe tė jetė vetėm Fondi Gjithėkombėtar. Qėllimi
i Fondit ishte financimi i rezistencės sė armatosur nė
Kosovė. Nė te merr pjesė edhe LPRK. Me formimin e Qeverisė
sė Bukoshit ky fond ia dha me procesverbal pėr ta pėrdorur
pėr destinimin qė ishte mbledhur.
-
1991-1992:
Me kėrkesėn e Fehmi Lladrovcit, LPK ndihmon
financiarisht dhe me pajisje njėsinė ushtarake shqiptare nė
Kroaci me vendqėndrim nė Gospiē.
-
1991-1992:
LPK takohet disa herė me Qeverinė Bukoshi pėr tė arritur
marrėveshjen pėr veprime tė pėrbashkėta nė drejtim tė
ēlirimit tė vendit. Qeveria Bukoshi nuk iu pėrgjigj
angazhimeve tė marra mė herėt. Nikė Gjeloshi jep dorėheqje
nga Qeveria dhe informon Kryesinė e LPK-sė.
-
1992.
Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė cakton Beqir Beqėn redaktor
tė Zėrit tė Kosovės.
-
Maj 1992:
Me vendimin e Kryesisė sė Degės nė Zvicėr, radhėve tė LPK-sė
nė terren nė Kosovė, iu vie nė ndihmė veprimtari Gafurr
Elshani.
-
Maj 1992.
Ra duke luftuar kundėr policisė serbe aktivisti i LPK-sė
Tahir Lush Berisha nga Leshani i Pejės.
-
Fundi i vitit 1992:
LPK, Dega jashtė vendit, dėrgon nė terren nė Kosovė
veprimtarin Adem Grabovcin.
-
1992, Cyrih, Zvicėr:
Kryesia e LPK-sė pret njė delegacion tė Partisė Socialiste
tė Shqpėrisė tė kryesuar nga Kryetari i Partisė Fatos
Nano. Nė takim ėshtė bėrė i qartė qėndrimi i paanshėm i
LPK-sė nė rivalitetet politike nė Shqipėri dhe ėshtė kėrkuar
qė nė rast tė konfliktit nė Kosovė tė mos mbyllen kufijtė e
Shqipėrisė pėr shqiptarėt e Kosovės.
-
1993, Zvicėr.
Me vendimin e Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės u
themelua fondi Vendlindja Thėrret. Fondi u themelua
pasi dėshtuan pėrpjekjet qė me ndihmėn e Qeverisė sė
Bukoshit dhe pėrmes fondit tė saj tė fillojnė veprimet e
armatosura pėr ēlirimin e Kosovės. Fondi i dedikohej luftės
pėr ēlirimin e trojeve shqiptare tė robėruara.
-
1992 - korrik 1993:
Militant tė LPK-sė bėnė disa veprimet tė armatosura kundėr
trupave serbe.
-
Prill, 1993, Kollare, Kėrēovė.
Mbahet mbledhja konsultative e LPK-sė. Marrin pjesė: Gafurr
Elshani, Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Hashim
Thaēi, Azem Syla, Beajdin Allaēi, Adem Grabovci, Bilall
Sherifi, Halil Selimi, Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu,
Hidajete Krasniqi, Hysen Gega, Ramadan Pllana, Ilaz
Kadolli, Fadil Bajrami, Musa Demiri, Bexhet Luzha, Fatmir
Brajshori etj. Nė kėtė takim u lėshuan rezolucionet sipas
tė cilave LPK mbėshtet tė gjitha aksionet e armatosura
kundėr pushtusve. Githashtu u krijua Grupi i Organizimit
tė Mbledhjes sė IV-tė tė Pėrgjithshme i pėrbėrė nga Adnan
Asllani, Hashim Thaēi, Bilall Sherifi.
-
1993:
Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Xhavit Haliti takohen me
Presidentin e Shqipėrisė Salih Berishėn.
- 28-29
korrik 1993, Kodėr e Trimave, Prishtinė:
Mbahet Mbledhja e IV-tė e Pėrgjithshme e LPK-sė. Marrin
pjesė: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan
Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Fatmir Brajshori,
Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiēmari
(delegatė tė Degėsė sė LPK-sė jashtė vendit), e tė tjerė
drejtues dhe delegatė nga terreni. Nė mbledhje bėhen
ndryshime programore e statutare. Nė Program tekstualisht
aprovohet si mjet i arritjes sė qėllimit lufta e armatosur
pėr ēlirimin e Kosovės (viset shqiptare nė
ish-Jugosllavi). Aprovohet rezoluta sipas tė cilės lufta e
armatosur duhej tė ishte prioritet i veprimeve tė LPK-sė.
Ndėrsa emri i LPRK-sė u ndėrrua nė LPK, pra
Lėvizja Popullore e
Kosovės.
-
3 gusht 1993.
Okupatori arreston njė pjesė tė veprimtarėve tė LPK-sė. Nė
mesin e tyre edhe disa drejtues tė saj: Xhavit Hazirin,
Binak Berishėn, Ahmet Haxhiun, Bajrush Xhemajlin, Sanie
Aliun, Ismet Mahmutin, Ramadan Pllanėn, Hajredin Hysenin,
Beajdin Allaēin, Rexhep Avdiun, Ilaz Kadollin etj.
-
Pjesa e dytė e vitit 1993:
Njė pjesė e veprimtarėve tė LPK-sė kalojnė nė Shqipėri dhe
diasporė.
-
1994:
Konsolidohet grupi i gazetarėve tė Zėrit tė Kosovės nė
Prishtinė nė pėrbėrje: Nezir Myrtaj, Nuhi Paçarizi, Merxhan
Avdyli dhe Besim Zymberi. Ndėrsa nė Tiranė angazhohet Shaban
Sinani dhe Naim Zoto.
-
Korrik 1994, Prishtinė:
Nga torturat dhe sėmundja qė kishte marrė nė burg vdiq
veprimtari i LPK-sė, Ahmet Haxhiu.
-
7 gusht 1994.
Aktivisti i LPK-sė Hasan Ramadani, rrethohet nga
forėcat serbe nė shtėpinė e tij nė Shajkovc. Pas luftės
heroike qė bėnė me armėn qė i kishte lėnė udhėheqėsi i
shquar i LPK-sė Afrim Zhitia, vritet nė luftė tė
pabarabartė.
-
1992-1994-1998, Zvicėr Shqipėri Kosovė:
Kryesia e LPK-sė merr vendim pėr formimin e sektorėve tė
veprimtarisė sė LPK-sė duke iu dhėnė autonomi tė madhe tė
veprimit sektorėve tė veēantė: Sektorit tė organizimit
politik, Fazli Veliu, Muhamet Kelmendi etj.; Sektori i
Lidhėmbajtjes me veprmtarėt e LPK-sė, Emrush Xhemajli,
Gafurr Elshani, Adem Grabovci e Rexhė Ibėrdema; Sektorit tė
rėndėsisė sė veēantė, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Azem Syla;
Sektorit tė propagandės, redaksia e Zėrit tė Kosovės.
Veprimtaria e kėtyre sektorėve koordinohej nė Kryesi tė
LPK-sė dhe pėr punėn e pėrgjithshme raportohej edhe nė
Kėshillin e Pėrgjithshėm.
-
1993-1995:
Pjesė tė Kėshillave tė LPK-sė nė Skėnderaj, Gllogoc
(Drenas), Klinė, Ferizaj, Prishtinė, Podujevė (Besiana e
sotme), Suharekė (Therandė), Prizren, Rahovec, Malishevė,
Deēan, Gjakovė, Pejė, Gjilan, Kėrēovė, Tetovė, Shkup,
Kumanovė, cila mė herėt e cila mė vonė, shndėrrohen nė njėsi
tė para tė armatosura. Veprimtarėt mė tė njohur qė nga puna
politike iu pėrkushtuan punės ushtarake ishin: Durmish
Gashi, Halil Ēadraku, Selim Gashi, Xheladin Gashi, Sokol
Bashota, Fatmir Limaj, Ragip Shala, Rexhep Selimi, Mujė
Krasniqi, Isa Krasniqi, Asllan Pantina, Skender Rexhepi,
Fadil Nimani, Rexhep Bislimi, Qerim Kelmendi, Adrian
Krasniqi, Gursel Sylejmani, Beqir Limani, Xhemajl Jashari,
Ismet Sylejmani, Shaqir Shaqiri, Jonuz Musliu, etj.
-
17. 11. 1994 Arau, Zvicėr.
U lėshua Komunikata e Parė ushtarake. Kryesia e LPK-sė, pas
insistimit tė grupeve tė armatosura brenda vendit, merr
vendim pėr fillimin e lėshimit tė komunikatave, nė tė cilat
merret pėrsipėr autorėsia e tyre. Pas njė diskutimi tė
pėrimtuar Kryesia, duke pasur parasyshė edhe propozimet e
grupimeve ushtarake nė terren, mori vendim qė organizmi i ri
ushtarak tė quhet Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.
Komunikata u vendos tė mbajė nr. 11. Nė kėtė Mbledhje
merrnin pjesė: Fazli Veliu, Emrush Xehmajli, Ali Ahmeti,
Xhavit Haliti, Gafurr Elshani.
-
1994-1998:
LPK nė vazhdimėsi thirri qytetarėt e Kosovės qė ti
bashkohen luftės sė armatosur. Organizimit qė e drejtonte
politikisht dhe me forma tė tjera LPK-ja, iu bashkangjitėn
edhe ata individė e grupe qė kishin shpresuar se njė ditė do
ti thirrnin pėr luftė institucionet qė nuk kryenin detyrat
e kushtetutės nė tė cilėn thirreshin.
-
Janar 1995-1998:
LPK dhe organi i saj Zėri i Kosovės argumentojnė se lufta
ēlirimtare e popullit shqitpar nė Kosovė ėshtė e drejt ngado
qė tė shikohet, edhe nga e drejta natyrore pėr tė jetuar i
lirė ēdo njeri, edhe nga pikėpamja e tė drejtave tė njeriut,
edhe nga pikėpamja kushtetutare e Kushtetutės sė Republikės
sė Kosovės, dhe me konventat ndėrkombėtare.
-
1996.
Kryedaktor i Zėrit tė Kosovės u zgjodh Bislim Elshani.
-
Pranverė 1997, Gjermani:
Kryesia e LPK-sė me shumicėn e votave aprovon kėrkesėn e
grupit tė veprimtarėve tė njohur tė LPK-sė, Fehmi
Lladrovcit, Xhevė Lladrovcit, Ilaz Kodrės, etj., qė ti
shkojnė nė ndihmė komandant Adem Jasharit. Pėrgjegjės pėr
pėrgatitjen e tyre e cakton Ali Ahmetin, por fatkeqėsisht
grupi i prirė nga Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj ra nė
prit me ērast ra gjatė luftimit dėshmori Luan Haradinaj,
ndėrsa plagoset Rafet Rama. Grupi hyri mė vonė nė Kosovė,
pjesė-pjesė.
-
Gusht 1997, Golem, Shpipėri:
Veprimtari i LPK-sė, Ilaz Kodra, si dhe Abedin Rexha
e Rrahman Rama, nisen nga baza e UĒK-sė nė Golem dhe me
sukses arrijnė nė Drenicė.
-
Pranverė 1997:
Me vendimin e LPK-sė nisen pėr nė Prishtinė disa veprimtarė
tė LPK-sė me pėrgjegjės Habib Elshanin. Grupi kishte pėr
detyrė tė punote me studentė dhe nė bashkėpunim me Dr.
Muhamet Mehmetin.
-
1998.
Kėshilli i Pėrgjishėm cakton Adnan Asllanin kyeredaktor tė
Zėrit tė Kosovės.
-
1998:
Redaksia e Zėrit tė Kosovės bėnė marrėveshje me Redaksinė
e gazetės sė studentėve Bota e Re qė drejtohej nga
Muhamet Mavraj qė tė dalin me tė njėjtat materiale.
-
Fillim i vitit 1998.
Kryesia e LPK-sė aprovon stemėn e UĒK-sė dhe emetimin nė
dhjetėra mijė kopje tė emblemės sė krahut dhe tė kapelės sė
UĒK-sė.
-
Mars 1998:
Me vendimin e Kryesisė sė LPK-sė, Redaksia e Zėrit tė
Kosovės boton librin dokumentar: Ushtria Ēlirimtare e
Kosovės ku pėrfshihet pjesa mė e madhe e aktivitetit tė
UĒK-sė deri atėherė, tė autorit Gafurr Elshani. Libri i pati
disa ribotime.
-
Mars - Prill 1998:
Kryesia e LPK-sė qėndroi nė Shqipėri. Disa ditė punon nė
lokalet e Shoatės sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe pastaj
vendoset nė njė lokal nė afėrsi tė qendrės sė Tiranės. Nė
kėtė kohė u morėn vendime tė rėndėsishme qė ndikuan nė
rritjen e furnizimit tė UĒK-sė me armė, veshmbathje dhe
barėra. Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė takime me grupet e
mobilizimit dhe ato logjistike tė furnizimit. Po nė kėtė
kohė me vendimin e Kryesisė blehet sistemi i parė i
telefonisė satelitore pėr nevojat e Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. Telefonat satelitor u shpėrndanė nė zonat aktive nė
kėtė kohė.
-
Prill, 1998:
Mbahet Mbledhja e V-tė e Pėrgjithshme e Degės sė LPK-sė. Nė
Kosovė tashmė ishte luftė dhe nuk kishte mundėsi tė mbahej
mbledhje e gjerė. Nė mbledhjen e Degės u konfirmua
pėrcaktimi i LPK-sė pėr luftėn e armatosur deri nė ēlirimin
e vendit dhe fuqizimin e UĒK-sė. Pas mbledhjes dolėn organet
e LPK-sė. Kryetar i Degės sė LPK-sė u zgjodh Bedri Islami.
-
Shkurt Maj - Qershor 1998:
Me organizimin e LPK-sė, Kryesisė, sektorit tė veēant dhe
sektorit tė lidhjembajtjes, por edhe individualisht iu
bashkangjitėn UĒK-sė edhe njė pjesė e veprimtarėve tė LPK-sė
me pėrvojė qė ishin nė diasporė, ndėr tė tjerė dhe emra tė
njohur si: Ismet Jashari, Fehmi Lladrovci, Xhevė
Krasniqi-Lladrovici, Ahmet Kaēiku, Agim Bajrami, Sejdi
Sejdiu, Skender Ēeku, Xhemajl Fetahu, Fatmir Limaj, Ramush
Haradinaj, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Nasim Haradinaj,
Hashim Thaēi, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Abdyl
Mushkolaj, Kadri Veseli, Nazmi Brahimaj, Azem Syla, Adem
Grabovci, Avdi Muja, Imri Ilazi, Sabri Kiēmari, Selim
Krasniqi, Metush Zenuni, Agron Gėrvalla, Demir Demiri, Cenė
Aliēkaj, Muharrem Dina, etj.
-
Pjesa tjetėr e LPK-sė qė mbeti nė diasporė dhe nė Shripėri u
bė mbėshtetja kryesore politike, diplomatike, financiare e
logjistike pėr UĒK-nė nga jashtė territorit tė luftimeve:
Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Raif Gashi, Sejdi
Gega, Refik Hamiti, Jashar Salihu, Bardhyl Mahmuti, Rexhė
Ibėrdema, Sahit Krasniqi, Hasan Ukėhaxha, Murat Jashari,
Shefit Xhaferi, Ibrahim Kelmendi, Xhavit Hoxha, Salih Bicku,
Xhavit Bajraktari, Agush Buja, Musa Demiri, Halil Selimi,
Ramiz Lladrovci, Gafurr Zendeli, Rexhep Halimi, Muharrem
Elshani, Afrim Emini, Sahadete Zhitia, Selam Bajrami,
Pleurat Sejdiu, Begzat Gashi etj.
-
6 maj 1998 Rajcė/Strugė:
Me organizimin e LPK/sė, me sukses depėrtoi nė dretjim tė
Maqedonisė njė njėsi ushtarake qė transportonte armė dhe
municione.
-
1998 - 1999:
Dhjetėra drejtues tė LPK-sė tė rreshtuar nė radhėt e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės u vranė nė beteja tė
pėrgjakshme kundėr forėcave serbe.
-
1998:
Nė Kėrēovė u vra nga policia sllavomaqedone veprimtari i
LPK-sė Beqir Limani, ndėrsa u burgosėn disa nga
aktivistėt e Lėvizjes.
-
Nėntor 1999.
U formua Kėshilli pėr Koordinimin e Veprimtarisė sė LPK-sė.
Qėllimi i Kėshillit ishte tė vazhdohet Programi i LPK-sė nė
kushte tė reja dhe tė mbahen mbledhjet e Kėshillave tė
Rretheve tė LPK-sė pėr organizimin e Mbledhjes sė Pestė tė
Pėrgjithshme.
-
Dhjetor 1999.
Organi i LPK-sė Zėri i Kosovės filloi tė dalė nė
Kosovė, pas 18 vjet tė botimit jashtė vendit.
-
Janar 2000. LPK
mbėshteti publikisht luftėn e armatosur ēlirimtare nė
Luginėn e Preshevės pėrkundėr vėshtirėsive dhe pasojave qė
pati nė vazhdimėsi si subjekt politik.
-
23 mars 2000, Gjilan.
Formohet Kėshilli Politik pėr Preshevė Medvegjė dhe Bujanoc.
Jonuz Musliu, aktivisht i LPK-sė zgjedhet drejtues i tij.
-
Prill 2000 deri nė dhjetor 2000
LPK ishte nė koalicion me 6 subjekte tė tjera nė Aleancėn
pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Doli nga koalicioni pėr shkak tė
dallimit nė koncepte tė punės organizative e politike.
-
Korrik 2000, Prishtinė:
Nė kushtet e dėbimit tė trupave serbe nga Kosova dhe praninė
ndėrkombėtare LPK mbajti mbledhjen e V-tė tė Pėrgjithshme
Statutare. Morėn pjesė 250 delegatė nga Kosova dhe viset
shqiptare nė Maqedoni dhe Kosova Lindore. Aprovoi Programin
dhe Statutin pėr kushtet e reja tė veprimit dhe zgjodhi
udhėheqėsinė: Kryetar u zgjodh Emrush Xhemajli, Zv.
Kryetar Gafurr Elshani dhe nėnkryetar Ali Ahmeti.
Drejtor i Zėirit tė Kosovės caktohet Gafurr Elshani.
-
Tetor 2000:
LPK merrė pjesė nė zgjedhjet lokale dhe merr 4 vende nė
Asambletė Komunale.
-
Shkurt 2001, Prishtinė:
LPK publikisht mbėshtet politikisht luftėn e popullit
shqiptar nė Maqedoni dhe tė Ushtrisė sė tij Ēlirimtare
Kombėtare. LPK nuk pranoi tė lėshojė deklarata ofenduese qė
luftėtarėt shqitparė nė Maqedoni tė hedhin armėt dhe pa
garanci tė shkojnė nė shtėpi. Si rrjedhim ajo pati disa
pengesa nė punėn e saj.
-
Shkurt 2001.
Veprimtarėt e LPK-sė me origjinė nga Maqedonia morėn detyra
tė reja jashtė LPK-sė. Ata masoviksht iu bashkangjitėn
UĒK-sė. Ali Ahmeti, nėnkryetari i deriatėhershėm i
LPK-sė publikisht doli zėdhėnės i Ushtrisė Ēlirimtare
Kombėtare. Fazli Veliu, Shefit Xhaferi, Musa Demiri, Musa
Xhaferi etj, kryen detyra me rėndėsi gjatė luftės nė
Maqedoni.
-
17 nėntor 2001.
LPK merr pjesė nė zgjedhjet qendrore dhe pėrkundėr pengesave
arrin qė tė pėrfaqėsohet nė Parlamentin e Kosovės. Deputet i
LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės ėshtė Bedrush Ēollaku.
-
Kėtu janė shėnuar datat mė me rėndėsi tė aktivitetit tė
LPK-sė nga prizmi afirmativ. Kėtu nuk ėshtė pėrfshirė qasja
kritike pėr aktivitetin e LPK-sė. Gjithashtu nuk janė
pėrfshirė dukuritė nė aktivitetin e LPK-sė dhe as dalja e
grupimeve tė ndryshme apo individėve nga LPK.
-
Kėtu nuk ėshtė pėrfshirė puna lokale e LPK-sė dhe
rrjedhimisht nuk ka mundur tė pėrfshihen nė njė material tė
ngusht si ky listat e gjithė atyre veprimtarėve qė
kontribuan nė radhėt e LPK-sė pėr ēėshtjen e Kosovės.
-
Gjithashtu, nė kėtė material, nuk ėshtė pėrfshirė puna e
LPK-sė nė koordinimin e veprimeve nė Universitet, nėpėr
ndėrmarrje, nė shoqata tė organizuara pas vitit 90-tė, si
dhe nė Klube e Shoqata jashtė vendit.
-
Tė dhėnat qė janė pėrshkruar mė lart mund tė provohen nė
Arkivin e LPK-sė. Megjithatė, iu mbetet historianėve tė
nxjerrin tė dhėna tė plota, duke u bazuar nė arkiva tė
shteteve tė ndryshme, Shqipėrisė, Maqedonisė, Serbisė dhe
vendeve Perėndimore. Duke i krahasuar ato me tė dhėnat e
pėrgjithshme mund tė nxirren pėrfundime tė sakta shkencore.
-
Tė dhėnat e tashme mund tė shėrbejnė vetėm si njė skicė pėr
njė punim mė tė gjerė tė historikut tė LPK-sė.
-
Njėzetė vjet tė ekzistimit tė LPK-sė, janė 20 vjet punė,
kėrkim, veprim, sakrificė.
-
Veprimtaria 20-vjeēare e LPK-sė ėshtė dėshmi se ka ekzistuar
varianti i mendimit dhe i veprimit politik shqiptar nė
Kosovė qė iu ka pėrgjigjur mė sė shumti dhe mė sė drejti
kėrkesave tė kohės.
-
LPK ishte dhe ėshtė subjekt tepėr i veēantė. Pa kėtė bashkim
nuk mund tė shpjegohet historia 20-vjeēare e Kosovės, sepse
ajo, me veprimtarinė e vet la gjurmė tė fuqishme.
-
Nga tė dhėnat qė pėrshkruam mė lartė del se aspak nuk ėshtė
i rastėsishėm roli qė luajtėn veprimtarėt e LPK-sė nė
drejtimin politik tė lėvizjeve politike e ushtarake nė
arealin shqiptar.
-
LPK ėshtė treguar e aftė tė ruajė kontinuitetin nė veprim qė
ka njė rėndėsi tė veēantė nė organizimin politik. Me tė
drejtė ajo ka arsye tė krenohet me traditėn e saj
20-vjeēare. Por, organizimi politik i shqiptarėve nuk ka
filluar me LPK-nė. Pėr mė tepėr, ai nuk ka filluar nė vitin
89 apo 99.
-
Udhėheqja e LPK-sė ėshtė ndėrruar disa herė dhe pėrsėri
ėshtė ruajtur kontinuiteti dhe kjo gjithashtu ėshtė shumė e
veēantė pėr praktikėn ballkanike.
-
Tė pėrkujtojmė nė fund se LPK-ja ėshtė shumė e vetėdijshme
se nuk e ka kryer misionin e vet. Nuk ėshtė arritur ende
vetėvendosja e banorėve tė Kosovės. Nuk ėshtė integruar ende
populli shqiptar dhe nuk ėshtė kryer ende procesi i
integrimit nė Evropė.
Me vendimin e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjishėm tė LPK-sė
Pėrmbledhjen e hartoi Emrush Xhemajli,
Shkurt 2002
|