|
ZIKPRESS |
Seanca
plenare e Kuvendit tė Kosovės |
 |
 |
Diskutimi i deputetit tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK),
Emrush Xhemajli, nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės
pėr punėn e Grupit tė Kosovės pėr ēėshtjen e statusit
Prishtinė, 24 mars 2006
I
respektuari kryetar i Kuvendit,
Tė nderuara zonja dhe zotėrinj,
Anėtarė tė Grupit tė Kosovės pėr Statusin e vendit,
megjithėse sqenkan krejt dhe i bashkėngjitėm asaj ēka tha
z.Xhavit Haliti
Tė respektuar tė pranishėm,
Si deputet dhe
pėrfaqėsues i LPK-sė, u bashkėngjitėm pėrpjekjeve pėr njė
Kosovė tė shkėputur nga Serbia, tė aftė tė qeverisė vetveten
nė nivel qendror e lokal dhe nė bashkėpunim me bashkėsinė
ndėrkombėtare tė arrijmė atje ku jemi nisur. Nė Kosovė
askush nuk mendon qė tė shkojmė nė Europė me disa robėr qė
nuk guxojnė tė lėvizin nė Kosovė dhe as me qytetarė tė
rendeve tė ndryshme dhe tė diskriminuar herė negativisht nė
dėm tė pakicės apo herė pozitivisht nė dėm tė shumicės, por
tė jenė tė gjithė tė barabartė para ligjit.
I pėrshėndes
pėrpjekjet e Grupit tė Kosovės pėr Statusin dhe pėr aq sa u
tha nga z.Haziri. Sa ėshtė i suksesshėm grupi i Kosovės, kjo
do tė shihet nė fund. Ėshtė pėrgjegjėsi e madhe dhe e di se
nuk ėshtė e lehtė pozita e Grupit tonė. Pozita e vėshtirė e
Grupit buron nga vet statusi i pa qartė i vendit, i mbajtur
me premtime se do tė bėhet mirė, pėrballė palės serbe e
mbėshtetur nga struktura shtetėrore e saj e njohur
ndėrkombėtarisht. Pėrsėri diskutohet nga agresori vetėm fati
i viktimės, i Kosovės. Ndėrkaq, fati i agresorit mbetet i
garantuar, i pacenuar e i padiskutueshėm. Dhe tė gjithė po e
shohim, se Serbia aq sa ka fuqi pamėshirė po punon pėr tė
dėmtuar vendin tonė. Tė gjithė po e shohim se
ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtar po i bėjnė presion kryesisht
viktimės, ndėrsa agresorit po i bėhen favore tė
njėpasnjėshme dhe si rrjedhim delegacioni ynė e ka pasur dhe
do ta ketė edhe mė vėshtirė nė tė ardhmen.
Duke i
mirėkuptuar tė gjitha vėshtirėsitė, qė dihen e qė nuk dihen,
tė Grupit pėr Statusin e vendit dhe duke pasur parasysh se
janė adresuar shumė lavdata e vetėlavdata tė grupit, ju
lutem mė lejoni qė tua adresoj edhe disa vėrejtje dhe
rekomandime, tė cilat mendoj se do tė ishin tė dobishme pėr
tė pasur sukses nė bisedimet pėr shkėputje definitive nga
Serbia.
Delegacioni i
Kosovės pėr mendimin tim nuk i ėshtė pėrmbajtur mandatit qė
i ka dhėnė ky Kuvend nė disa drejtime.
Nė kėtė mandat
nuk pėrfshihen bisedimet me Serbinė pėr ēėshtjet e
organizimit tė brendshėm tė Kosovės, siē ėshtė riorganizimi
i pushtetit lokal apo decentralizimi, siē po thuhet, pėr
territorin e Kosovės ende pa asnjė garanci zyrtare pėr
statusin e pushtetit qendror tė vendit.
Delegacioni i
Kosovės nuk ka sqaruar organizatorin se ndjehet dhe ėshtė i
pabarabartė dhe nėn presion tė paarsyeshėm nė kėto bisedime
nė mirėbesim, ndėrsa Serbia ėshtė e favorizuar, ėshtė e
shpėrblyer nė vend tė dėnimit pėr obstruksion, kur bisedon
me Kosovėn pėr ēėshtjet e organizimit territorial tė Kosovės
nė raport me vendet fqinje Serbia ėshtė e favorizuar, kėtu
shtetet fqinje kanė shumicė e pakica tjera nė Kosovė, si
vendet nė rajon Bosnja e Turqia. Ky ėshtė presion nė
mirėbesim dhe lojė jo ferr qė nuk ndihmon stabilitetin
politik dhe tė sigurisė nė Kosovė.
Serbia ende nuk
ka bėrė asnjė deklaratė paqe me Kosovėn dhe pėr Kosovėn dhe
ti lejohet nga delegacioni i Kosovės qė tė rikthehet nė
kėto ēėshtje. Kjo nuk ka domethėnie tjetėr pos njė lloj
pranimi tė nėnshtrimit. Serbia nė heshtje po siguron
prezencė nė Kosovė dhe vendi ynė pėrsėri rrezikon tė mos i
kalojė caqet e autonomisė. Andaj Serbia ėshtė deklaruar se
nuk ėshtė pėr ndarje tė Kosovės. Tek e fundit pse tė ndahet
diēka qė po gjen formė pėr ta mbajtur tė tėrėn, plus pėr ta
ndarė nė formė tjetėr tė autonomisė pėr komunitetin serb nė
kuadėr tė autonomisė sė Kosovės. Megjithatė, deri mė tash
Grupi i Kosovės pėr Statusin ėshtė duke u prezantuar sikur
gjoja Grupi ynė ndjehet i barabartė me delegacionin
shtetėror tė Serbisė, siē u pa e dėgjuar edhe kėtu.
Delegacioni i
Kosovės gjithashtu nuk ka reaguar, madje as nuk ka sqaruar
nė bisedime dhe as publikisht skandalin diplomatikė nė kėto
bisedime. Ėshtė marr vesh se nė delegacionin serb marrin
pjesė edhe dy anėtarė qė janė zyrtarisht funksionarė tė
lartė tė Kosovės dhe qė paguhen nga buxheti i Kosovės,
ndėrsa qėndrojnė kundėr dhe nė anėn tjetėr tė delegacionit
tė Kosovės. Kjo ėshtė fyerje poshtėrim nė adresė tė Kosovės,
ndoshta edhe e pa qėllim nga organizatori dhe UNMIK-u qė e
mundėson kėtė. Cili vend do tė lejonte kėtė? Po e shohim se
pėr do veprime financiare, dakord, nė kuadėr tė Kuvendit po
punohet tė ketė transparencė, ndėrsa pėr kėto skandale
diplomatike nė Vjenė, krejt tė hapura, heshtet si ka mundėsi
kjo ju lutem?
Siē ėshtė duke
rrėshqitur situata me heshtjen e delegacionit tė Kosovės
vendit po i vazhdohet statusi i paqartė dhe po i afrohet
edhe njė periudhė e turbullt, shumė e vėshtirė, qė nuk mund
tė garantojė zhvillim dhe pėrparim tė vendit. Ėshtė tepėr
gabim qė paraprakisht tė thuhet se ne nuk do tė dalim nga
bisedimet. Nė rast se Kosovės nuk i garantohet shkėputja e
qartė nga Serbia do tė ishte tragjedi dhe bisedimet edhe
nėse nuk dilet nga to nuk do tė kishin kuptim, ndėrsa
marrėveshjet nuk do tė gjenin zbatim.
Le tė thotė
kush ēka tė donė, kėtu por edhe ku tė dojė, edhe pse e ka
thėnė rastėsisht e pa dashje z. Besnik Mustafaj, ministri i
punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, e ka thėnė njė tė vėrtetė
shumė tė madhe. Po u prek kufiri i Kosovės, nė favor tė
Serbisė, askush mė nuk mund tė garantojė kufijtė nė pjesėt
tjera tė Kosovės, por edhe tė vendeve tjera afėr saj.
Heqja dorė e
Kryesisė sė Kuvendit kėtu nga njė debat pak mė i gjerė dhe
jo i kufizuar nė 10 minuta, si dhe heqja dorė e Kryesisė sė
Kuvendit nga debati tjetėr pėr peticionin e rregullt tė 46
mijė qytetarėve tė Kosovės, qė pėr kėrkesė ka krijimin e
Unionit shtetėror Shqipėri Kosovė, ka lėnė vend pėr atė qė
po e dėgjojmė se, gjoja nė Kosovė, nuk ka pasur dhe nuk ka
tjetėr projekt pos pėr pavarėsinė e Kosovės.
Ndėrsa dobėsi
shumė e madhe e pjesėtarėve tė Grupit tė Kosovės pėr
Statusin ėshtė propaganda dhe analizat, paraqitjet e
pakursyera tė tyre pėr sukseset nė bisedime, ndėrsa Kryesia
e Kuvendit matet, siē e pat se si dhe qysh tė debatohet kėtu
nė Kuvendin e Kosovės. I kisha thirrur anėtarėt e Grupit tė
Kosovės pėr Status, sidomos koordinatorin qė nuk qenka dhe
se ka pa tė arsyeshme tė vijė kėtu, pėr ēėshtje teknike, qė
nė bazė tė prezantimit publik, nuk po del se ėshtė vetėm pėr
ēėshtjet teknike, qė tė lėrė detyrat pėr ēka nuk janė
ngarkuar, fushatat me publikun, fushatat pėr tia mbushur
mendjen kėtij tė fundit se kanė arritur suksese dhe spo i
kuptohen, sepse tė jeni tė bindur se atje, jashtė zyrave tė
institucioneve, do ta kemi vėshtirė dhe do tė dėmtoni
vendin. Atje, siē e keni parė, ju pret populli i uritur dhe
i pakėnaqur me stėrzgjatjen e situatave, ju presin Lėvizjet
prej mė tė ndryshmeve politike. Dhe nėse nuk ndaleni do tė
jemi edhe ne nė kėto mediume dhe prej andej gjithė ēėshtja
mund tė bartet nė rrugė. Ju jeni zgjedhur qė tė keni sukses
nė bisedimet me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe jo nė bisedimet
me shoqėrinė civile apo me popull, pėr kėtė jemi zgjedhur ne
mė duket.
Pasi ėshtė
zgjedhur nga Kuvendi, pra nga njė institucion, Grupi i
Kosovės pėr Statusin ka rrėshqitur nė pronarė tjerė. Ėshtė
bėrė pronė e partive politike, pra jo mė e institucioneve.
Ja fakti. Nė grupin e nivelit tė dytė ndihmės janė dėrguar
pėrfaqėsues tė partive politike qė janė pjesėmarrės nė kėtė
grup, ndėrsa nuk ėshtė caktuar askush nga Kuvendi i Kosovės
edhe nga kryeministria, kjo ėshtė fakt.
Meqenėse
partitė politike dominojnė jetėn e Grupit tė Kosovės pėr
Statusin ato nuk u interesuan fare qė ky grup tė raportojė
nė Kuvend, po duket. Andaj u shty edhe kjo seancė dhe u
pretendua qė tė shtyhet nė njė tjetėr. Pse. Sepse partia
ėshtė e informuar, pėr deputetėt e kuvendit, kush po ndien.
Raportimet dhe rekomandimet bėhen nėpėr parti.
Tė nderuara zonja dhe zotėrinj deputetė,
Propozoj qė
Kuvendi i Kosovės tė aprovojė kėto rekomandime pėr Grupin e
Kosovės pėr statusin e vendit.
Bisedimet tė
jenė jo sekrete, (po qarkullojnė materiale qė e kanė edhe
kėtė emblemė lartė, si sekret, topsekret.., kjo nuk ėshtė
bash nė rregull) tė jenė transparente pėr Kuvendin e
Kosovės.
Tė kėrkohet nga
organizatori qė tė hiqet nga agjenda e bisedimeve me
Beogradin ēėshtja e decentralizimit. Kjo ēėshtje tė
bisedohet vetėm me Bashkėsinė Ndėrkombėtare dhe me
minoritetet nė Kosovė pa pėrjashtim. Ose tė pėrfshihen nė
bisedat pėr decentralizim tė gjitha shtetet fqinje dhe tė
rajonit, kush ėshtė i interesuar e qė kanė kėtu pakicė e
shumicė.
Delegacioni i
Kosovės duhet tė sqarojė, nė takimin e ardhshėm, se
pjesėmarrja e funksionarėve tė Kosovės nė delegacionin e
Serbisė ėshtė e pakuptueshme dhe organizatori i bisedimeve
tė sqarojė se kjo situatė nuk mund tė prejudikojė pozicionin
e Kosovės sot dhe nesėr.
Nė bazė tė
rregulloreve nė fuqi tė IPVC-ve zyrtarėve tė Kosovės qė
dėshirojnė dhe vazhdojnė tė shėrbejnė nė delegacionin e
Serbisė tu plotėsohet kjo dėshirė, por tiu merret mandati
dhe tu ndėrpritet financimi nga Buxheti i Kosovės.
Presioni
ndėrkombėtar i paarsyeshėm, i njėanshėm dhe mbi tė gjitha nė
mirėbesimin e organizatorėve tė bisedimeve pėr statusin,
duhet tė shpjegohet nga Grupi i Kosovės nė mėnyrė qė Kosovės
ti jepen garancitė e nevojshme ndėrkombėtare pėr ardhmėrinė
e vetė. Ndėrsa Beogradi tė thirret qė tė vendos paqe dhe
fqinjėsi tė mirė me vendin tonė.
Me qėllim tė
funksionimit mė tė mirė tė bėhet rregullorja e punės sė
Grupit tė Statusit pėr funksionim normal, pėr arsye
organizimi, efikasiteti, pėr nevoja, teknike dhe financiare
dhe tė sillet nė Kuvend pėr njoftim ose pėr procedim tė
mėtutjeshėm.
Tė plotėsohen
vendet nė rrethin e dytė, qė shpesh po quhet politik, tė
Grupit me pėrfaqėsues qė i cakton Kryesia e Kuvendit dhe
Kryeministria.
Tė ketė
prezencė gjatė bisedave ndėrkombėtare, nė cilėsinė e
vėzhguesit edhe Kryetari ose pėrfaqėsuesi i Komisionit
Parlamentar pėr MN dhe IEA. |