|
ZIKPRESS |
Seanca
plenare e Kuvendit tė Kosovės |
 |
 |
Diskutimi
i deputetitit
tė
Lėvizje Popullore
tė Kosovės
(LPK),
Emrush Xhemajli,
nė
seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar
standardeve pėr Kosovėn
Prishtinė, 20 prill 2006
I respektuari kryetar i Kuvendit,
I nderuari Kryeministėr,
Kolegė deputetė,
Pjesėmarrės nė seancė,
Edhe pse materiali ka ardhur dje,
pra shumė vonė, kam gjetur kohė dhe me vėmendje e kam
lexuar materialin qė po trajtojmė.
Nė emėr tė Lėvizjes Popullore tė
Kosovės, qė e pėrfaqėsoj, shprehim gatishmėrinė tonė pėr
tė ndihmuar pėr tė mirėn e vendit nė pėrmbushjen e tė
gjitha standardeve pėr integrim dhe anėtarėsim nė
Bashkimin Euripian dhe strukturat tjera Euroatlantike.
Ndėrsa, kėto Standarde pėr tė
cilat ne po flasim sot, nė fakt, kurrė skanė qenė
standarde, por e kundėrta e tyre. Ato janė rregulla
unikat e tė pa zbatuara askund nė botė nė formėn dhe
mėnyrėn siē po veprohet nė vendin tonė.
Nėse ju kujtohet kėto rregulla
patėn disa emėrtime. Standardet para Statusit, donė tė
thotė qerrja para atllarėve. U pa se kjo nuk shkon.
Pastaj u emėrtuan Standardet pėr Kosovėn. Donė tė thotė
rregullat pėr Kosovėn. Qė me vetė emrin tregohet se nuk
ėshtė fjala pėr Standarde universale, por ėshtė fjala
pėr rregulla tė posaēme pėr Kosovėn.
Por, detyrat qė pėrmenden nė
dokumentin qė na ėshtė dorėzuar, por edhe nė vlerėsimet
e mėhershme teknike tė gjendjes nė Kosovė kanė tė bėjnė
me detyra qė i vihen njė vendi qė vazhdon ti mohohet e
drejta pėr tu vetėqeverisur dhe pėr tė ardhme tė veten.
Kėto janė detyra qė koordinojnė kompetencat e ndaluara e
tė rezervuara me ato kompetenca tė pėrgjysmuara dhe nė
esencė qė varen nga faktori jashtė IPVQ-ve (kėshtu ndodh
po ti referohemi secilit nga 8 kapitujt e detyrave tė
materialit qė po shqyrtojmė). Dhe pikėrisht pse ka tė
bėjė me koordinim tė shumė pushteteve dhe paralelizmave,
ato vėshtirė po koordinohen, sepse janė tė pėrcjella me
interesa qė nuk janė tė njėjta.
Kuvendi i Kosovė ligjet po i
aprovon edhe ashtu kėtė po e bėnė ngadalė. Njė pjesė e
tyre, sidomos nė fushėn e pronės, tė kulturės, gjuhės,
privatizimit, tė drejtat e pjesėtarėve tė luftės
ēlirimtare, na ėshtė thėnė ose tė hiqen nga rendi i
ditės, sepse hyjnė nė kuadėr tė kompetencave tė
rezervuara ose tė na vonohen nė procedura duke ndėrhyrė
zyra ligjore e UNMIK-ut, apo tė vonohen duke u
nėnshkruar nga PSSP-ja.
Ne, jemi duke bėrė punė tė
shumėfishta. Shumica e kėtyre rregullave qė rregullojnė
marrėdhėniet e shumė pushteteve paralele do tė bien me
ardhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ēfarė do
qoftė ai, andaj nė njė mėnyrė jemi duke bėrė punė
sfilitėse tė Sizifit.
I pėrgėzoj 4 Qeveritė e Kosovės qė
u kanė pėrballuar tė gjitha sprovave rreth punėve qė
pėrshkruhen nė dokumentet e afruara. Vetėm njė popull qė
ka pėrvojė tė madhe nė robėri, si ky i yni, mund ta
pėrballojė kėtė gjendje karantine qe 7 vite me radhė.
Pjesa mė e madhe e detyrave dhe
rregullave qė pėrshkruhen shihen nė prizmin e
rregullimit tė statusit tė veēantė tė minoritetit serb.
Ju lutem z. Kryetar, qė nė mbledhjen e ardhshme tė
shpėrndahet edhe materiali pėr nivelin e plotėsimit tė
tė drejtave dhe standardeve jetėsore edhe pėr shumicėn e
qytetareve tė Kosovės qė fatkeqėsisht janė jashtė
vėmendjes.
Jemi dėshmitarė se standardi i
vėrtetė, niveli i jetesės qė u intereson tė gjithėve nė
Kosovė, pavarėsisht pėrkatėsive e komuniteteve, ėshtė
shqetėsues dhe nė rėnie.
Standardet kanė kuptim vetėm nėse
ndėrrojnė drejtimin. Andaj propozoj qė rekomandimi i
Kuvendit tė jetė qė standardet pėr Kosovėn tė
shndėrrohen nė titull dhe pėrmbajtje nė Standardet pėr
integrim dhe anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.
Ju faleminderit pėr vėmendje
|