|
Xhemajli:
Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė
lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm
I respektuari kryetar i Kuvendit,
Tė nderuar tė pranishėm
Para se tė flas
pėr rendin e punės mė lejoni tė them kėtė:
Tash sa kohė nė
Austri ėshtė arrestuar nga Interpoli Naser Shatri me akuzat
tashmė tė njohura tė Serbisė pėr terrorizėm. Naser Shatri ka
qenė veprimtar politik nė vitet 80-tė dhe luftėtar i dalluar i
UĒK-sė nė Zonėn e Dukagjinit. Ngjashėm me Naserin ka qenė
arrestuar edhe, tani Kryeministėr i Kosovės Agim Ēeku dhe z.
Thaēi. Intervenimi adekuat pėr lirimin e tyre pati qenė i
admirueshėm nga tė gjithė ne dhe lirimi ka qenė gėzim i madh pėr
Kosovėn. Por, kėshtu nuk po ndodh pėr ushtarakėt tjerė tė UĒK-sė.
Do tė ishte tragjedi qė pėr fajin e mosangazhimit tė
institucioneve tė Kosovės dhe UNMIK-ut qė Naser Shatri tė
ekstradohej nė Serbi. Mos harroni zotėrinj se Anton Leka po
gjykohet me pa tė drejtė nė Beograd vetėm pse ky i fundit
dėshiron para botės tė tregohet se ka sovranitet mbi Kosovėn dhe
i dėnon e u bėn ēka tė donė atyre qytetarėve tė Kosovės qė i
zėnė apo qė ia servon Interpoli nė formė
tė ekstradimeve duke u thirrur nė ligje tė vjetra qė mė nuk u
pėrgjigjen rrethanave tė tashme. Kush ėshtė pėr tu dėnuar, nėse
ėshtė pėr tu dėnuar duhet tė dėnohet nė Kosovė dhe jo nė Serbi.
Mė konkretisht,
dėshiroj tė dijė se ēka kanė bėrė deri mė tash mekanizmat
pėrkatės tė qeverisė lidhur me kėtė. Si deputet kėrkoj masa
urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i
paarsyeshėm.
Dhe tani pėr rendin e punės,
Po e marr me mend
se pika e Rendit tė Punės, informatė e Grupit tė Kosovės pėr
Statusin e vendit nga Kryesia e Kuvendit ėshtė propozuar tė
shtyhet pa vend me arsyetimin tashmė tė njohur tė mospėrgatitjes
sė Grupit pėr Informim sot kėtu nė seancė plenare.
Por arsyeja se nuk
ėshtė bėrė informata nuk qėndron. Ky grup po e shohim nė media
gjithnjė ėshtė i pėrgatitur. Jo vetėm pėr Kuvendin, por edhe pėr
gjithė opinionin.
Pas ēdo takimi qė
bėjnė jashtė e brenda hazer xhevap po u jep pėrgjigje mediave
gjerė e gjatė dhe gjithnjė po janė tė pėrgatitur. Pėr mendimin
tim ėshtė e paarsyeshme shtyrja e mėtejme e kėsaj pike tė rendit
tė punės dhe kėrkoj qė tė vijnė dhe tė raportojnė, sė paku
afėrsisht sikur para mediave.
Ndėrsa nė tė
ardhmen mė mirė le tė ulen dhe tė punojnė raportin pėr organin
qė i ka zgjedhė e tė ndėrprenė shoun medial dhe lėvdatat pa
mbulesė se si gjoja kanė pasur suksese tė mėdha nė bisedime. |