|
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė,
Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė
Kosovės pėr vitin 2007
Prishtinė, 30 nėntor 2006
Pasojat e bllokimit
dhe izolimit tė Kosovės dhe si rrjedhim bllokimi ekonomik e
financiar qė ka pėrfshirė vendin mė sė miri shihen nė kėtė
projektbuxhet tė
ofruar. Derisa
shpenzimet rriten, tė hyrat kanė stagnuar. Gjithashtu nuk ka
ndėrruar struktura e tė hyrave. Vazhdon tė dominojnė tė
hyrat nga doganat.
Sipas
projektbuxhetit tė ofruar nė tabelėn 1, UNMIK-ut i jepen 209
milionė euro, njė e katėrta e gjithė buxhetit. E para,
Kuvendi ka kėrkuar kalim tė kompetencave te Kosova dhe do tė
ishte kundėrthėnėse tė ndahet buxhet qė tė financohet diēka
qė na ėshtė uzurpuar. E dyta, kėtu nuk ėshtė ofruar fare
tabela se ku do ti shpenzojė UNMIK-u kėto mjete.
UNMIK-u ka pasur dhe
ka ende kohė, qė brenda vitit 2006, tia kalojė kompetencat
Qeverisė sė Kosovės. Nuk ka asnjė kuptim tė financojmė
jashtė vullnetit tonė.
Nė tabelėn 2 ėshtė
kėnaqėsi qė nė buxhet janė pėrfshirė pensionet e invalidėve
tė luftės. Por, pėr ēudi, nė buxhet nuk kam parė tė jetė
pėrfshirė me ndarje, zė tė veēantė pjesa pėr familjet e
dėshmorėve tė luftės sė UĒK-sė. Ka njė ligj qė ka aprovuar
Kuvendi i Kosovės pėr kėtė kategori dhe kėrkoj qė tė
parashihet me zė tė veēantė.
Ndėrsa po nė tabelėn
2 ėshtė ndarė me zė tė veēantė: Bisedimet pėr Status. A po
i dėgjon qeveria anėtarėt e ekipit negociator. Ata po
pėrbehen se nuk ka mė bisedime. Pse atėherė Kuvendi duhet tė
ndajė 1 milion euro pėr bisedime?
Buxheti i paraparė
pėr pikat qė pėrmenda mė lartė duhet tė orientohet nė
intervenimin urgjent ku ka mė tepėr nevojė vendi. E ku ka
nevojė dihet, nė shėndetėsi, nė arsim dhe nė sferėn sociale.
Projektbuxheti i
vitit 2007, siē u cek edhe nga shumica e atyre qė
diskutuan, ka tė meta serioze, prandaj ai duhet tė kthehet
nė ripunim dhe pastaj tė sillet pėr shqyrtim tė parė pas njė
jave. |