|
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli,
pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės
Prishtinė,
27
korrik 2006
I nderuari z. Kryetar,
Pėrfaqėsues tė kabinetit qeveritar,
Kolegė deputetė dhe tė pranishėm,
Fjalėn e kam kėrkuar shumė herėt. Pse nuk
ma jepni fjalėn? Po mendoni se do tė flasė jashtė temės. Unė nuk
do te flasė kėsaj here as pėr elefantė as pėr gjela grindavec,
por pėr projektligjin nė shqyrtim.
Vendi ynė, si pak vende nė botė, ėshtė me
njė trashėgimi tė jashtėzakonshme kulturore qė nga parahistoria,
antika e kėtej, andaj ky ligj ėshtė i njė rėndėsie tė madhe. Por
ky ligj dhe kjo fushė nė pėrgjithėsi pėr arsye tė statusit tė
tashėm tė vendit ėshtė politizuar. Andaj ligjet e tilla po
hartohen e rimartohen disa herė.
Ky model nuk ka asnjė model tė ligjeve qė
aplikohen sot nė shtetet e ndryshme.
Propozuesi i ligjit ėshtė mirė tė na
shpjegojė kėtu se nė ēfarė ėshtė bazuar forma e organizimit tė
ligjit tė pėrcaktuar me kėtė ligj, sepse projektligji dhe
memorandumi qė ėshtė afruar nuk mjafton pėr kėtė dhe nuk
garanton trajtimin mė tė mirė tė Trashėgimisė Kulturore tė
Kosovės.
Institucioneve profesionale shkencore, si
Institutit pėr Mbrojtjen e Monumenteve, Institutit Arkeologjik,
Muzeut tė Kosovės etj, nuk ju ėshtė pėrshkruar asgjė me ligj.
Tė gjitha janė lėnė nėn kompetencėn e
Ministrisė dhe tė ministrit, si dhe nė veēanti tė Kėshillit pėr
Trashėgiminė Kulturore.
Dhe tė ndalemi pikėrisht rreth Kėshillit
pėr Trashėgiminė Kulturore. Neni 4.8. thotė: Anėtarėt e
Kėshillit tė Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore do tė jenė
pėrfaqėsues tė etnive tė ndryshme dhe interesave sektoriale dhe
gjithashtu do tė pėrmbajė ekspertizė ndėrkombėtare. Donė tė
thotė ekspertiza vendore kėtu nuk parashihet.
Ky Kėshill nuk parashihet qė tė ketė
kritere profesionale shkencore, por mė tepėr pėrmenden kritere
politike dhe kritere strukturore. Kėtij Kėshilli gjithashtu i
janė dhėnė kompetenca legjislative e ekzekutive qė i
defaktorizon institucionet profesionalo-shkencore, dhe
paraprakisht me kėtė ligj do tė krijoheshin kushtet pėr
pėrzierje dhe pėrplasje tė kompetencave. Ky Kėshill, nė fakt,
ėshtė ligji vetė. Nė kėtė ligj, nė fakt, askush nuk ėshtė ligj
dhe zot i Trashėgimisė Kulturore pos kėtij Kėshilli politik pėr
Trashėgiminė Kulturore.
Gjithė kjo formė ėshtė bėrė me qėllim qė
edhe me kėtė ligj ti vėrtetohen, si interes i Trashėgimisė
Kulturore, zonat e mbrojtura pėr qėllime politike qė ka caktuar
e qė do tė caktojė Ministria e Ambientit dhe Planifikimit
Hapėsinor rreth monumenteve mesjetare tė kultit.
Nė ligj duhet tė qartėsohet ēėshtja e
dhėnies sė tė drejtės qė organizatat joqeveritare tė kenė nė
pronėsi koleksionet publike tė trashėgimisė sė luajtshme.
Kėtu lihet shumė vend pėr interpretime,
dhe rrjedhje tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės nė kundėrshtim
me interesin e Trashėgimisė Kulturore tė vendit. Me heqjen e
kėtyre tė metave gjatė pėrpunimit do ta aprovoja kėtė ligj. |