|
Prishtinë, 26 janar 2007
E përgëzoj ministrin e Punëve të Brendshme për përparimin që ka bërë në fushën e raportimit në krahasim me raportin e mëhershëm i cili ka qenë krejt formal. Mirëpo edhe raporti i tashëm, në krahasim me atë se si duhet të jetë një raport i MPB-së, mbetet për tu dëshiruar. Do të donim që kjo gjendje të ishte si rrjedhim i mungesës së kompetencave.
Unë, si përfaqësues i një subjekti opozitar, do të kem një qasje më ndryshe nga politika dhe subjektet që janë në oponencë.
Edhe më herët ju keni thënë se strukturat paralele të sigurisë të dirigjuara nga Serbia i keni në vëzhgim. Por monitorues është OSBE-ja. Ju jeni ekzekutiv. Pse nuk keni qenë aspak konkret sa u përket forcave serbe, - ushtarake e policore, që veprojnë në Kosovë. Pasi që i dini ato, siē thatë, pse nuk keni treguar ku janë ato, cilat janë qendrat e vendqëndrimit dhe komandimit të tyre dhe cila është lidhshmëria e tyre me qendra të ushtrisë së Serbisë në brendi të saj.
Pse e fshihni faktin se aktiviteti dhe lidhshmëria e tyre organizohet nëpër objekte fetare ortodokse dhe objekte tjera laike të destinuara për qëllime civile.
Pse cekni vetëm emra shqiptarë të organizimeve dhe nuk i cekët me emër organizatat, si Odredi i Ēetnikëve, Organizatën serbe për gjoja ēlirimin e Kosovës, e të tjera, dhe aktivitetin e tyre, ndërsa i përmendni SHIK-un e Kosovës e SIA-n, apo struktura tjera shqiptare, krejt të njohura. v
Pse i fshihni faktet se në Kosovë veprojnë mbeturinat e Brigadës 58 serbe të këmbësorisë me armatim të lehtë në rajonin e Leposaviqit, Zveqanit, Zubin Potokut dhe në Veri të Mitrovicës.
Faktin se një brigadë ushtarake, policore e vullnetare të lehtë, është e organizuar në fshatrat serbe të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novo Bërdës. Se, gjithashtu, në njësi ushtarake janë të organizuara edhe Ranillugu dhe Shtërpca. Ndërsa, fshihni faktin se në Graēanicë me fshatrat Serbe të Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit vepron një njësi e Batalionit të përforcuar.
A paraqesin rrezik për Kosovën, dhe a thonë diēka për ju z. Ministër lidhur me sigurinë në Kosovë, emrat Nastiq, Markoviq, Ivkoviq, Iliq, Jokiq, Bellosheviq dhe lidhjet e tyre me Koshtunicën dhe strukturat tjera në Serbi.
Opinionit të shqetësuar për aktivitetet kriminale të këtyre strukturave të orientuara kundër Kosovës juve ju keni përgjigjur me improvizime se gjoja rreziku vjen jo nga armët dhe kriminelët në kufi të Kosovës por në mesin e saj, në Drenicë.
Në raport detajisht janë dhënë emrat dhe mbiemrat dhe rasti i Drenasit që ka të bëjë me do armë të lëna të kohës së luftës, të gjetura te ish-pjesëtarët e UĒK-së, që njihen për përkushtim ndaj Kosovës, që e kanë mbrojtur dhe mund ti dalin në mbrojtje prapë Kosovës, ndërsa kalimthi kaloni strukturat e MUP-it të Serbisë dhe nuk përmendni strukturat paralele serbe të Kosovës të lidhura me strukturat që bashkëveprojnë në Serbi. Këto struktura zonja e zotërinj nuk merren me armë të vjetra, por me armët e reja që vinë pa ndalur nga Serbia për të vrarë Kosovën.
Mendoj së është koha e fundit kur Ministria e Brendshme ndjek politikë vetëakuzuese për Kosovën nën ndikime politike të oponencës dhe faktorëve jashtë profesional.
Në raport flitet edhe për ekstremizmin fetar dhe unë e inkurajoj Ministrinë e Brendshme për qasjen. Kjo pjesë nuk është e plotë edhe për arsye se për ekstremizmin fetar islamik nuk flitet konkretisht, e mund të ketë, por flitet në formë të përgjithësuar. E dyta kjo pjesë e raportit nuk është e plotë edhe për faktin se nuk është përfshirë aktiviteti i ekstremizmit fetar ortodoks. A nuk jemi të gjithë dëshmitarë të aktivitetit politik të kishës ortodokse serbe. Gjithë veprimtarinë e saj e ka fokusuar në aktivitet politik në dobi të shtetit të Serbisë kundër Kosovës. A nuk jemi dëshmitarë që prifti, kleriku Sava, i ka harruar krejt punët e zotit dhe delet e perëndisë dhe po merret hapur me politikë e diplomaci duke lobuar deri në skajet më të largëta të globit për Serbinë dhe kundër Kosovës. A e din UNMIK-u, që ka uzurpuar pjesën më të mirë të kompetencave, se Kosova me legjislacion është vend secular. Mos harroni zotërinj ky aktivitet u ka rënë në sy edhe forcave pak më të moderuara në Serbi dhe e kanë kritikuar veprimin e kishës së tyre, ndërsa është për ēudi se si nuk i ka rënë në sy ministrit të brendshëm.
Nuk mund të pajtohemi me atë që thuhet në faqen 7 të Raportit. Shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve përmes protestave demokratike, siē ishin ato të vitit të kaluar, nuk është e vërtetë që e sfidojnë dhe provokojnë sigurinë në Kosovë. Përkundrazi, ato gjithkund në botë konsiderohen si ventilime që i shërbejnë sigurisë. Andaj kjo pjesë e raportit më tepër do ti shkonte ndonjë raporti të viteve 80-të ku protestat demokratike konsideroheshin kërcënim, prandaj, nga raporti i tashëm, kjo pjesë duhet të hiqet ose mos të përsëritet më. E keqja nuk i vjen Kosovës nga protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, në to kemi qenë edhe unë e disa tjerë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra, burim i këtyre protestave nuk ka qenë planifikimi kriminal, por ato u bënë si rrjedhim i veprimeve të Grupit Negociator, që tashmë mund të quhet Grupi Uzurpator që spyet më për vendin as Kuvendin. Ky grup është duke e provokuar situatën dhe revolta e qytetarëve është plotësisht e ligjshme.
|