Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 
 

PROGRAMI I LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS

HISTORIKU

Lėvizja Popullore e Kosovės ėshtė formuar mė 17 shkurt 1982. Qė nga formimi e deri nė vitin 1999 ėshtė ndjekur nga okupatori dhe ėshtė detyruar tė veprojė fshehtas. Nga viti 2000 ėshtė subjekt politik legal.

Programi dhe Statuti i LPK-sė janė miratuar, pėr herė tė parė, nė Mbledhjen e Parė tė Pėrgjithshme tė LPK-sė tė mbajtur nė korrik tė vitit 1987. Projekt pėr kėto dokumente shėrbyen "Tezat e Frontit Popullor pėr Republikėn e Kosovės", tė lėshuara nė diskutim nė vitin 1981. Ndryshime nė to u bėnė nė Mbledhjet e Pėrgjithshme qė pasuan (mė 1989, 1991, 1993, 2000 dhe 2002). Versioni i tashėm ėshtė aprovuar nė Mbledhjen e 7-tė tė Pėrgjithshme, tė mbajtur nė prill tė vitit 2004.

HYRJE

Populli shqiptar, pasardhės i ilirėve, qė sot jeton nė trojet e veta, ėshtė autokton. Tėrė historia e popullit shqiptar, qė nga koha e ilirėve e deri mė sot - luftėrat ēlirimtare kundėr perandorive romake, bizantine e sllave, luftėrat e Skėnderbeut kundėr pushtuesve osmanė, Kryengritja e udhėhequr nga Pjetėr Bogdani, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarėsisė mė 1912, Lėvizja Kaēake, Lufta Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, Konferenca e Bujanit, Kryengritja Antipushtuese e Drenicės dhe rezistenca nė Karadak mė 1944-1945, organizimet politike nė kuadėr tė Nacional Demokracisė Shqiptare, Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve dhe Lėvizjes Popullore tė Kosovės, demonstratat popullore mė 1968, 1981 deri mė 1990, Lėvizja punėtore e sindikaliste e Kosovės, Deklarata Kushtetuese pėr Pavarėsinė e Kosovės e 2 korrikut 1990, Kushtetuta e Kaēanikut e 7 shtatorit 1990, Lėvizja e Pajtimit, Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės i shtatorit 1991, Referendumi nė Kosovėn Lindore, Referendumi i shqiptarėve nė Maqedoni, luftėrat e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒPMB-sė dhe Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, dėshmojnė se populli shqiptar nuk e duron robėrinė, se ai nuk e ka ndalur kurrė luftėn e tij pėr liri e pavarėsi. Luftėrat ēlirimtare tė popullit tonė mė 1993 – 2001 tė programuara dhe tė zbatuara nga Lėvizja Popullore e Kosovės, nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni ishin kurorėzim i pėrpjekjeve dhe sakrificave tė shumė brezave tė atdhetarėve shqiptarė.

Nė tėrė kėtė spirale tė Lėvizjes kombėtare, ushtritė ēlirimtare tė popullit tonė, sė bashku me faktorin ndėrkombėtar, i dhanė goditje okupimit sllav.

Duke u bazuar nė tė drejtėn e ēdo populli pėr liri, barazi, drejtėsi, pavarėsi e vetėvendosje, ėshtė legjitime qė edhe populli shqiptar, konform normave ndėrkombėtare, tė luftojė me tė gjitha mjetet e format pėr mbrojtjen e identitetit kombėtar dhe integritetit territorial.

I

Ēėshtja shqiptare nė Evropė ėshtė ende e pazgjidhur.

Shqiptarėt, si tėrėsi kombėtare kanė tė drejtė legjitime tė jenė tė barabartė me kombet e tjera. Populli ynė, ėshtė komb i ndarė me dhunė kundėr vullnetit tė tij.

Populli shqiptar nė trojet ku banon ėshtė me histori, gjuhė, territor kompakt, lidhje ekonomike, formim psikik e kulturor tė njėjtė.

Populli shqiptar ka motiv dhe energji tė pashtershme pėr tė arritur mobilizimin, unitetin dhe besimin nė forcat e veta, qė pėrfundimisht ēojnė drejt pavarėsimit dhe unjisimit.

Integrimet brendashqiptare dhe format e njėsimit me mjete politike nuk u sjellin asnjė tė keqe vendeve fqinje, Evropės dhe botės.

Populli shqiptar nuk do tė pranojė asnjė zgjidhje nė kundėrshtim me vullnetin e tij dhe me tė drejtėn e tij pėr vetėvendosje. Pa zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare nuk mund tė ketė paqe nė Ballkan e mė gjerė.

II

QĖLLIMI

- Lėvizja Popullore e Kosovės qėllim tė pėrhershėm ka integrimin kombėtar pėrmes vetėvendosjes:

- Formimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės.

- Krijimin e bashkėsisė shtetėrore,

- Unionin Shqipėri-Kosovė.

- Qė shqiptarėve nė trojet e veta nė Maqedoni, nė Kosovėn Lindore dhe nė Mal tė Zi t’u njihet e drejta pėr vetėvendosje.

- Integrimin e vendit nė strukturat Evroatlantike, nė BE dhe nė NATO

- LPK pėrpiqet pėr integrim tė rajonit shqiptar tė Evropės nė vetvete si tėrėsi dhe nė raport me tė tjerat rajone tė popujve tė tjerė tė Evropės.

- LPK angazhohet pėr demokratizim tė pėrhershėm nė shoqėri.

- Pėr zhvillim ekonomik, social dhe kulturor tė Kosovės.

- Rimėkėmbjen e ekonomisė sė Kosovės, privatizimin, stimulimin e investimeve individuale, orientimin e investimeve tė mėrgimtarėve tanė nė ekonominė e vendit dhe nxitjen e investimeve tė kapitalit ndėrkombėtar.

- Rregullimin me ligj tė statusit tė dėshmorėve, tė familjeve tė tyre, tė invalidėve dhe pjesėmarrėsve nė luftėn ēlirimtare.

- LPK pėrkrah politikėn fiskale ekonomike qė balancon plotėsimin e nevojave sociale dhe aftėsinė reprodukuese tė kapitalit.

- LPK i kushton rėndėsi tė veēantė ndėrtimit tė infrastrukturės sė komunikimit, sidomos ndėrtimit tė rrugėve kryesore qė ndihmojnė integrimet nė rajonin kombėtar shqiptar.

- LPK angazhohet pėr mundėsi tė barabarta gjinore nė jetėn shoqėrore e politike tė vendit.

- LPK respekton tė gjitha tė drejtat e pakicave kombėtare pa pėrjashtim dhe njėsoj sipas standardeve ndėrkombėtare.

- LPK i kushton njė rėndėsi tė veēantė edukimit e arsimimit tė rinisė dhe pėrfshirjes sė saj nė jetėn politike e shoqėrore tė vendit.


III

FORMAT, MĖNYRAT DHE MJETET E VEPRIMIT

Pėr arritjen e qėllimeve programore LPK do tė pėrdorė tė gjitha format, mėnyrat dhe mjetet e lejueshme sipas konventave ndėrkombėtare.

LPK kombinon format e veprimit, nė pėrputhje me rrethanat e situatat qė krijohen.

LPK pėrkrah krijimin e shoqėrive politike - atdhetare qė e ndihmojnė ēėshtjen kombėtare dhe pėrparimin shoqėror.

LPK ėshtė pėr bashkėpunim - veprim tė pėrbashkėt efikas tė bazuar nė aktivitete konkrete me institucionet kombėtare dhe me forcat politike nė rajonin shqiptar lidhur me ēėshtjen kombėtare dhe ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt shoqėror.

LPK angazhohet pėr unitet kombėtar dhe ėshtė kundėr pėrēarjes kombėtare nė baza lokaliste, krahinore a fetare.

LPK angazhohet pėr liri, barazi dhe paqe tė qėndrueshme nė rajon, Evropė e botė.

LPK angazhohet pėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, tė pėrcaktuara me normat ndėrkombėtare.

LPK ėshtė pėr njė shtet ligjor laik, ku punėt e shtetit janė tė ndara nga feja.

LPK ėshe pėr tolerancėn fetare dhe tė drejtėn e besimit.

LPK ėshtė kundėr terrorizmit, racizmit, fashizmit dhe anarkizmit.

Kėtė Program mund ta ndryshojė Mbledhja e Pėrgjithshme e Lėvizjes Popullore tė Kosovės.
Ky program hyn nė fuqi ditėn e miratimit.
 

MBLEDHJA E SHTATĖ E PĖRGJITHSHME
E LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS

Kryetari i LPK-sė
Emrush Xhemajli

Prishtinė, mė 24 prill 2004

 

 

STATUTI I LĖVIZJĖS POPULLORE TĖ KOSOVĖS

HYRJE


LPK ėshtė organizatė politike, demokratike e popullit shqiptar.
Pėr realizimin e Programit, LPK organizohet dhe punon nė bazė tė normave tė saj tė brendshme tė shprehura nė kėtė Statut.

I
SELIA, VULA DHE EMBLEMA


1. Selia e LPK-sė ėshtė nė Prishtinė.

2. LPK ka vulėn me tekstin: Lėvizja Popullore e Kosovės 1982.

3. LPK ka emblemėn: spiralen kuqezi, ku ėshtė shėnuar viti i themelimit 1982 dhe shkurtesa LPK, ndėrsa nė sfond ėshtė dielli me ngjyrė tė verdhė.

II
ANĖTARĖSIA NĖ LPK


4. PRANIMI NĖ LPK
4.1 Anėtar i LPK-sė mund tė bėhet ēdo person madhor, pa dallim gjinie, gjendjeje ekonomike, shtrese shoqėrore dhe bindjeje fetare, i cili:
- ka mbushur moshėn 18 vjeēe;
- pranon Programin e LPK-sė, dhe punon pėr zbatimin e tij;
- pranon Statutin e LPK-sė, dhe punon sipas kėrkesave tė tij.
4.2 Anėtarėsimi nė LPK ėshtė vullnetar.
4.3 Pranimi anėtar i LPK-sė bėhet individualisht dhe sipas kėrkesės personale.
4.4 Vendimi pėr pranim merret nga mbledhja e Kėshillit tė LPK dhe hyn nė fuqi menjėherė. Anėtari i LPK-sė pajiset me dokumentin e anėtarėsisė.

5. DETYRAT DHE TĖ DREJTAT E ANĖTARIT TĖ LPK-sė
5.1 Anėtari i LPK-sė ka pėr detyrė
- Tė zbatojė Programin, Statutin dhe vendimet e organeve udhėheqėse tė LPK-sė;
- Tė luftojė pėr mbrojtjen e vendit dhe pėr tė drejtat kombėtare e demokratike;
- Tė ruajė bashkimin dhe unitetin e radhėve tė LPK-sė;
- Tė bėjė pjesė nė njė kėshill tė LPK-sė;
- Tė paguajė rregullisht kuotėn e anėtarėsisė;
- Tė mos bėjė pjesė nė parti dhe organizata tė tjera politike brenda ose jashtė vendit;
- Tė mos kandidohet si i pavarur ose pėr forcat e tjera politike dhe as tė kontribuojė nė favor tė tyre nė fushatat zgjedhore;
- Tė mos marrė pjesė nė manifestime qė bien ndesh me qėndrimet politike tė LPK-sė;
- Tė respektojė disiplinėn e organizatės dhe tė kontribuojė pėr forcimin e kohezionit tė saj;
- Tė punojė pėr rritjen e ndikimit tė LPK-sė, nė komunitetin pėrkatės dhe pėr shtimin me anėtarė tė rinj tė radhėve tė saj.
5.2 Anėtari i LPK-sė ka tė drejtė
- Tė marrė pjesė nė diskutimin e ēėshtjeve tė organizimit, tė vijės politike dhe tė punėve e detyrave qė organizata ia ka parashtruar vetvetes;
- Tė jetė i informuar dhe tė bėjė pyetje, kritikė, kėrkesė, njoftim, propozim e ankesė nė tė gjitha instancat e LPK-sė;
- Tė zgjedhė dhe tė zgjedhet nė organet e LPK-sė;
- Tė propozojė dhe tė propozohet kandidat - pėrfaqėsues i LPK-sė, nė organet e shtetit legjislativ dhe ekzekutiv;
- Tė njihet me veprimtarinė e pėrfaqėsuesve tė LPK-sė nė organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv e tė bėjė vlerėsime pėr punėn e tyre;
- Tė mbrohet nga LPK-ja kur ai sulmohet dhe persekutohet pėr bindjet e tij politike;

6. NDĖRPRERJA E PĖRKOHSHME E ANĖTARĖSISĖ DHE LARGIMI NGA LPK
6.1 Anėtari i LPK-sė mund tė kritikohet, t’i tėrhiqet vėrejtja, tė pezullohet ose tė pėrjashtohet kur shkel rėndė normat e Programit e tė Statutit tė organizatės.
6.2 Ndaj anėtarit tė LPK-sė qė shkel vendimet e forumeve tė saj ; cenon normat shoqėrore, qė burojnė nga Programi dhe Statuti i LPK-sė ; nuk paguan kuotėn e anėtarėsisė ; mungon pa arsye nė mbledhjen e kėshillit ose nė organet ku ėshtė zgjedhur pėr mė shumė se 6 muaj dhe me veprimin e tij nuk justifikon qenien nė LPK ose nė organet e saj drejtuese, sipas shkallės sė pėrgjegjėsisė, merren kėto masa:
a) Kėshillim;
b) Shkarkim nga organet e zgjedhura tė LPK-sė;
c) Ēregjistrim nga LPK-ja;
d) Heqje e mbėshtetjes politike pėr mandatin e marrė.
6.3 Shqiptimin e masave e bėn kėshilli ose organi nė tė cilin bėn pjesė anėtari, ose me propozim tė njė organi drejtues. Ai hyn nė fuqi pasi tė miratohet nga Kryesia e Kėshillit Drejtues tė Rrethit.
Shkarkimi nga detyra dhe ēregjistrimi nga LPK i anėtarit tė Kėshillit Drejtues tė Rrethit ose tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, vendoset nga organi ku ai ėshtė zgjedhur.
6.4 Anėtari, ndaj tė cilit merren masat statutare, ka tė drejtė ankese nė organet mė tė larta tė organizatės. Ankesa paraqitet nė organin, qė ka shqiptuar masėn. Nėse ankesa nuk merret parasysh, ajo i drejtohet organit mė tė lartė.
6.5 Heqjen e dėnimit e bėn organi qė e ka shqiptuar dėnimin.

III
STRUKTURA ORGANIZATIVE NĖ LPK


7. ORGANET DREJTUESE QENDRORE TĖ LPK-sė
7.1 Mbledhja e Pėrgjithshme ėshtė organi mė i lartė i LPK-sė.
7.2 Nė MP marrin pjesė delegatėt nga bazat, tė formuara sė paku, dy muaj para MP-sė, anėtarėt e KP-sė dhe shoqatat e pėrkrahėsve tė LPK-sė jashtė territorit administrativ tė Kosovės.
7.3 Delegatėt kanė mandat dyvjeēar dhe thirren sipas nevojės nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė.
7.4 Delegatėt pėr nė Mbledhje tė Pėrgjithshme tė LPK-sė zgjedhėn nga Kuvendi i Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė. Normat e pėrfaqėsimit vendosen nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė.
7.5 MP e LPK-sė mbahet njė herė nė dy vjet. Mbledhja e jashtėzakonshme mund tė thirret nga KP-ja, ose me kėrkesėn e njė tė tretės tė kėshillave tė rretheve.
7.6 Thirrja dhe rendi i ditės pėr MP bėhet, sė paku, njė muaj pėrpara mbajtjes sė saj.
7.7 MP shqyrton dhe miraton raportin e KP-sė dhe raportet e tjera tė organeve e komisioneve tė LPK-sė; pėrcakton vijėn politike e organizative tė LPK-sė dhe detyrat e saj deri nė Mbledhjen tjetėr tė Pėrgjithshme; zgjedh Kėshillin e Pėrgjithshėm, zgjedh kryetarin e LPK-sė me vota tė fshehta me mė shumė kandidatė, Kėshillin Mbikėqyrės prej 3 anėtarėsh dhe miraton Programin, Statutin, Rregulloren e Punės dhe akte tė tjera .
Numri i anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėrcaktohet nga Mbledhja e Pėrgjithshme. Kryetarėt e Kėshillave tė Rrethit, Kryetari i tė Rinjve tė LPK-sė, dhe Kryetarja e Organizatės sė Gruas tė LPK-sė, bėhen drejtpėrdrejt anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
7.8 Numri i anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė zgjedhur drejtpėrdrejt nuk guxon tė kalojė 1/3 e anėtarėsisė sė plotė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
7.9 Kėshilli i Pėrgjithshėm zgjedh kryesinė e tij dhe sekretarėt. Numri i sekretarėve dhe funksionet pėrkatėse pėrcaktohen nga Kėshilli i Pėrgjithshėm. Kryetari i LPK-sė, ka tė drejtėn e paraqitjes sė njė kandidati alternativ pėr secilėn nga funksionet e mėsipėrme.
7.10 MP vendos pėr shpėrndarjen e LPK-sė apo pėr bashkimin e LPK-sė, me subjektet dhe partitė tjera politike.

8. KĖSHILLI MBIKĖQYRĖS
8.1 Kėshilli Mbikėqyrės kontrollon rregullsinė e funksionimit sipas Statutit tė organeve ekzekutive tė LPK-sė dhe bėn zgjidhjen e kontesteve brenda LPK-sė, lidhur me interpretimin e Statutit.
8.2 Anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės nuk mund tė jenė anėtarė tė organeve qendrore tė LPK-sė.
8.3 Kėshilli Mbikėqyrės nuk mund tė rishqyrtojė vendimet e Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė LPK-sė,
8.4 KM pėrbėhet prej 3 anėtarėve.
8.5 Kandidati, pėr t’u zgjedhur anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės, nė momentin e zgjedhjes duhet tė jetė tė paktėn 5 vjet anėtar i LPK-sė.

9. KĖSHILLI I PĖRGJITHSHĖM I LPK-sė
9.1 Kėshilli i Pėrgjithshėm (KP) udhėheq punėn politiko-organizative ndėrmjet dy Mbledhjeve tė Pėrgjithshme tė LPK-sė. Nė rast nevoje, formon komisione tė veēanta. Merr qėndrime e vendime tė karakterit tekniko-organizativ, shqyrton propozime, ankesa e sugjerime dhe zgjedh Kryesinė e Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
9.2 KP i raporton dhe i pėrgjigjet Mbledhjes sė Pėrgjithshme.
Kėshilli i Pėrgjithshėm i zhvillon punimet e tij nė bazė tė rregullores sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, e cila hartohet nga Kryesia e tij dhe miratohet nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė. 9.3 KP vendos pėr hyrjen e LPK-sė, nė koalicion elektoral me subjektet dhe partitė tjera politike.
9.4 Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė, mblidhet jo mė rrallė se njė herė nė 3 muaj, me kėrkesėn e Kryesisė, tė Kryetarit tė LPK-sė, ose tė jo mė pak se 1/3 sė anėtarėve tė tij.

10. KRYESIA E KĖSHILLIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LPK-sė
10.1 Kryesia ėshtė organ ekzekutiv i KP-sė, e cila, nė bazė tė orientimeve e vendimeve tė MP-sė dhe tė KP-sė, pėrcakton e konkretizon detyrat qė dalin prej tyre. Kryesia thėrret e drejton mbledhjet e KP-sė, paraqet raporte dhe i pėrgjigjet atij.
- Zbaton vendimet e organeve drejtuese qendrore (Mbledhjes sė Pėrgjithshme dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė)
- Pėrpunon qėndrimet politike aktuale dhe organizon e drejton veprimtarinė e pėrgjithshme tė LPK-sė.
- Ndihmon dhe kontrollon organet drejtuese tė LPK-sė nė rrethe, pėr zbatimin e vendimeve tė organeve qendrore (Mbledhjes sė Pėrgjithshme, Kėshillit tė Pėrgjithshėm).
- Vendos pėr strukturėn e aparatit politik e administrativ tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, tė institucioneve tė tjera qendrore tė LPK-sė dhe tė Kėshillave tė Rretheve.
- Nxjerr udhėzime nė pėrputhje me Statutin e LPK-sė, dhe nė zbatim tė vendimeve qė merren nė Mbledhje tė Pėrgjithshme, dhe nė Mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
- Mund tė propozojė nė Kuvendin e Kėshillit tė Rrethit, kandidaturė pėr kryetarin e Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė Rrethe.
- Ka tė drejtėn e pezullimit tė vendimit tė Kryesisė sė Kėshillit Drejtues tė Rrethit, kur ai bie ndesh me Statutin dhe Programin e LPK-sė dhe vendos rishqyrtimin e vendimeve tė marra ose shqyrtimin e problemeve nė mbledhje tė rretheve. Nėse forumet vendore tė LPK-sė, vendosin ndryshe, Kryesia e LPK-sė merr vendimet pėrkatėse.
- Propozon kandidatėt pėr kryetarė tė komisioneve dhe tė delegacioneve tė pėrhershme tė Kuvendit tė Kosovės dhe ia paraqet pėr votim Grupit Parlamentar tė LPK-sė.
- Pėrgjigjet pėr veprimtarinė ekonomike e financiare nė LPK.
- Miraton dhe kontrollon shpėrndarjen e mjeteve materiale e financiare tė LPK-sė.
- Mund tė sugjerojė pranė Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė nė rrethe zėvendėsimin e kryetarit ose tė drejtuesve tė tjerė tė LPK-sė tė rrethit, pėr dobėsi tė theksuara nė punė ose pėr arsye tė tjera tė argumentuara.
- Kryesia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, nė frymėn e normave tė kėtij Statuti dhe pėr tė organizuar funksionimin e saj nė ekipe, pėrcakton ndarjen e punėve e tė pėrgjegjėsive pėr Kryetarin, Sekretarin e Pėrgjithshėm dhe sekretarėt, qė ndjekin zbatimin e pėrditshėm tė detyrave, dhe pėr anėtarėt e tjerė tė saj. Ky organizim pėrcaktohet nė rregulloren e brendshme dhe pėr tė informohet Kėshilli i Pėrgjithshėm i LPK-sė.
- Kryesia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė mblidhet jo mė rrallė se njė herė nė muaj.
10.2 KRYETARI I LPK-sė dhe kompetencat kryesore tė tij
- Kryetari i Lėvizjes Popullore tė Kosovės ėshtė drejtuesi kryesor, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr drejtimin dhe koordinimin e veprimtarisė sė pėrditshme tė LPK nė zbatimin e vijės politike tė pėrcaktuar nga Mbledhja e Pėrgjithshme dhe organet drejtuese tė LPK, tė Statutit dhe rregulloreve tė ndryshme.
- Ka tė drejtėn e kėrkesės pėr rishqyrtim tė vendimit tė Kryesisė sė LPK, nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LPK-sė, kur e gjykon tė nevojshme.

Kryetari i LPK ka kėto kompetenca kryesore
- Thėrret dhe drejton mbledhjen e Kryesisė;
- Koordinon dhe drejton punėn e Sekretarėve tė LPK-sė;
- Propozon nė Kryesi masa tė veēanta nė zbatim tė Statutit;
- Mban mbledhje tė rregullta javore me kryetarė tė Kėshillave tė Rrethit tė LPK-sė.

10.3 Sekretari i Pėrgjithshėm dhe sekretarėt e Kryesisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
- Sekretari i Pėrgjithshėm ka pėr detyrė koordinimin dhe funksionimin e veprimtarisė sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, pėrgatitjen e mbledhjes sė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, si dhe ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit tė vendimeve tė detyrave tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
- Sekretari i Pėrgjithshėm nė mungesė tė Kryetarit ushtron tė gjitha kompetencat e tij.
- Sekretarėt drejtojnė sektorė tė caktuar tė veprimtarisė sė pėrditshme tė LPK-sė.
10.4 Pranė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė, dhe Kėshillave Drejtuese tė Rrethit, sipas mundėsisė financiare krijohen aparate politike e administrative, veprimtaria e tė cilave ka karakter konsultativ dhe teknik.

11. ORGANIZIMI TERRITORIAL
11.1 LPK ėshtė e organizuar mbi bazė tė parimit territorial.
11.2 Njėsia themelore e LPK-sė ėshtė Kėshilli Popullor i Lagjes, i cili ka sė paku 5 anėtarė. Tė gjithė kėshillat e lagjeve nė fshat formojnė Kėshillin e Fshatit tė LPK-sė. Tė gjitha kėshillat e lagjeve nė qytet formojnė Kėshillin e Qytetit tė LPK-sė.
11.3 Nė mbledhjet dhe veprimtaritė e Kėshillit Popullor tė LPK-sė mund tė ftohen tė marrin pjesė edhe pėrkrahės tė LPK-sė.
11.4 Pėr drejtimin e punėve tė pėrditshme, Kėshilli Popullor i Lagjes i LPK-sė zgjedh Kryetarin, Sekretarin dhe Arkėtarin.
11.5 Njė herė nė dy vjet mbahet mbledhja zgjedhore nė tė cilėn bėhet analiza e veprimtarisė, nė prag tė Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė.
11.6 Kėshilli Popullor i LPK-sė ka detyra kryesore:
- Tė marrė pjesė nė pėrpunimin, zbėrthimin dhe zbatimin e politikės sė LPK-sė, Programit dhe Statutit tė saj;
- Tė pėrpunojė, zbėrthejė dhe zbatojė politikėn e LPK-sė, bazuar nė Programin, Statutin dhe vendimet e organeve drejtuese, nė kushtet konkrete tė territorit ku vepron ajo;
- Tė mbajė dhe tė zhvillojė lidhje me pėrkrahėsit e LPK-sė;
- T’u pėrēojė strukturave drejtuese tė LPK-sė informacionin mbi opinionin publik pėr ēėshtje tė rėndėsishme sociale e politike, kryesisht pėr njėsinė administrative pėr tė cilėn ajo pėrgjigjet ;
- Tė zgjerojė ndikimin e LPK-sė nė shtresat e ndryshme tė shoqėrisė;
- Tė shprehė dhe tė mbrojė interesat e anėtarėve e pėrkrahėsve tė saj dhe tė cilitdo individ ose grupim tjetėr shoqėror, kur e vlerėson tė drejtė;
- Tė mbajė lidhje me organizatat publike, shoqatat dhe forcat e tjera politike nė territorin ku ajo vepron, nė pėrputhje me Programin dhe objektivat e LPK-sė;
- Tė punojė pėr shtimin e radhėve tė LPK-sė;
- Tė respektojė mendimin e ēdo individi brenda dhe jashtė radhėve tė saj, nė marrėdhėnie me tė;
- Tė mbajė qėndrim ndaj cilitdo anėtar tė saj qė shkel normat qė shprehen nė kėtė Statut dhe Program tė LPK-sė ;
- Tė pėrgatisė, organizojė dhe menaxhojė fushatėn zgjedhore nė territorin e qendrės sė votimit nė tė cilėn vepron.

12. ORGANET DREJTUESE VENDORE TĖ LPK-sė
12.1 Kėshilli i Rrethit tė LPK-sė organizohet nė nivel tė njėsisė administrative tė Komunės.
12.2 Kuvendi i Kėshillit tė Rrethit, ėshtė organi mė i lartė vendimmarrės i LPK-sė nė Rreth.
12.3 Kuvendi i Kėshillit tė Rrethit mbahet njė herė nė dy vite.
12.4 Kuvendi i Kėshillit tė Rrethit, zgjedh Kėshillin Drejtues tė Rrethit tė LPK-sė.
12.5 Kryetarėt e Kėshillave tė Fshatit dhe Kryetari i Kėshillit tė Qytetit, Kryetarja e Organizatės sė Gruas, dhe kryetari i Rinisė, sė rrethit caktohen drejtpėrdrejt anėtarė tė Kėshillave Drejtuese tė Rrethit tė LPK-sė.
12.6 Kuvendi i Kėshillit tė Rrethit zgjedh delegatė pėr Mbledhjen e Pėrgjithshme tė LPK-sė, dhe propozon nga anėtarė tė LPK-sė, brenda ose jashtė rrethit kandidatėt pėr anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
12.7 Kėshilli Drejtues i Rrethit drejton veprimtarinė e LPK-sė nė Rrethe (komunė), ndėrmjet dy Kuvendeve tė Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė.
12.8 Kėshilli Drejtues i Rrethit me votim tė fshehtė e me disa kandidatė, zgjedh Kryetarin dhe Kryesinė e Kėshillit Drejtues tė Rrethit.
12.9 Nė mungesė tė Kryetarit tė Kėshillit tė Rrethit, detyrat e tij i kryen Sekretari i Pėrgjithshėm i Kryesisė sė Kėshillit Drejtues tė Rrethit i LPK-sė.

13. KĖSHILLI DREJTUES I RRETHIT I LPK-sė
- Punon dhe pėrgjigjet pėr zbatimin nė Rreth tė Programit, tė Statutit dhe tė vendimeve tė Kuvendit tė Kėshillit tė Rrethit tė LPK-sė e tė organeve qendrore drejtuese tė LPK-sė;
- Udhėzon, ndihmon dhe kontrollon kėshillat popullor tė lagjeve, kėshillat popullor tė fshatrave dhe tė qytetit, nė veprimtarinė e tyre politike dhe propagandistike;
- Mund tė vendosė pėr shpėrndarjen e njė ose mė shumė kėshillave popullor qė varen prej tij, kur vėren se ato shkelin Statutin ose veprojnė nė kundėrshtim me Programin e LPK-sė;
- Mund tė sugjerojė, pranė kėshillit popullor tė lagjes, fshatit dhe qytetit, zėvendėsimin e drejtuesve pėrkatės, pėr arsye dobėsish tė theksuara nė punė ose pėr arsye tė tjera tė argumentuara;
- Krijon komisione tė pėrhershme pune, tė cilat raportojnė para tij pėr punėn e tyre;
- Miraton fondet e LPK-sė nė nivel Rrethi, administron dhe kontrollon mbledhjen e kuotės sė anėtarėsisė, arkėn, aktivitetin ekonomik dhe pasuritė e tjera materiale tė LPK-sė, dhe zbatimin e rregullave pėr pėrdorimin e tyre;
- Raporton pėr veprimtarinė e tij nė Kuvendin e Kėshillit tė Rrethit, Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LPK-sė dhe Kryesinė e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
13.1 Kryesia e Kėshillit Drejtues tė Rrethit tė LPK-sė
- Punon dhe pėrgjigjet pėr plotėsimin e detyrave tė caktuara nga Kėshilli Drejtues i Rrethit dhe nga organet drejtuese qendrore;
- Organizon dhe miraton ngritjen e strukturės organizative tė LPK-sė nė rreth;
- Vendos pėr krijimin e njėsive tė reja tė kėshillave popullor tė LPK-sė nė Rreth;
- Verifikon, shqyrton dhe vendos mbi ankesat e paraqitura nga anėtarėt e LPK-sė ndaj vendimeve tė organeve tė LPK-sė;
- Pėrgjigjet pėr ruajtjen dhe administrimin e materialeve dokumentare tė LPK-sė nė administratėn e Kėshillit Drejtues dhe pranė kėshillave popullor tė LPK-sė;
- Miraton fondet e LPK-sė brenda rrethit, administron dhe kontrollon mbledhjen e kuotės sė anėtarėsisė, arkėn, pasuritė e tjera materiale tė LPK-sė dhe zbatimin e rregullave pėr pėrdorimin e tyre;
- Raporton pėr veprimtarinė e saj nė organet e LPK-sė, nė Kuvendin e Kėshillit tė Rrethit, nė Kėshillin Drejtues tė Rrethit, nė Kėshillin e Pėrgjithshėm dhe nė Kryesinė e tij, nė mbledhjet e rregullta javore tė Kryetarit tė LPK-sė, me kryetarė tė kėshillave tė rrethit tė LPK-sė;
- Kryesia e Kėshillit Drejtues tė LPK-sė, nė Rreth, nė frymėn e normave tė kėtij Statuti dhe pėr tė organizuar funksionimin e saj nė ekip, pėrcakton ndarjen e punėve e tė pėrgjegjėsive pėr kryetarin dhe sekretarėt, qė ndjekin zbatimin e pėrditshėm tė detyrave dhe pėr anėtarėt e tjerė tė saj. Ky organizim pėrcaktohet nė rregulloren e brendshme dhe pėr tė informohet Kėshilli Drejtues i Rrethit;
- Kryesia e Kėshillit Drejtues tė LPK-sė, nė rreth mban mbledhje tė rregullta javore me kryetarė tė Kėshillave tė Fshatrave, me kryetarė tė Kėshillave tė Lagjeve tė qytetit dhe me kryetarin e Kėshillit tė Qytetit.

IV
SHOQATAT E PĖRKRAHĖSVE TĖ LPK-sė


14. Jashtė territorit administrativ tė Kosovės, LPK organizon shoqata tė pėrkrahėsve tė saj.

V
ORGANIZATA E GRUAS


15. LPK ka organizatėn e gruas.

VI
LĖVIZJA POPULLORE E TĖ RINJVE TĖ KOSOVĖS


16. LPRK ėshtė organizatė politike vepruese brenda strukturave tė LPK-sė, e cila bashkon tė rinj e tė reja anėtarė tė LPK-sė.
16.1 Nė LPRK mund tė anėtarėsohen tė rinj e tė reja tė LPK-sė tė moshės 18 – 31 vjeē. Pėrjashtim nga ky kriter bėhet vetėm pėr kryetarin e LPRK.
16.2 Programi dhe veprimtaria e LPRK, pėrputhen nė pėrmbajtje me Programin, Statutin dhe veprimtarinė e LPK-sė nė tėrėsi.
16.3 LPRK ka pėrfaqėsuesit e propozuar prej saj, nė tė gjitha organet drejtuese lokale e qendrore tė LPK-sė. Normat e pėrfaqėsimit tė tyre, nė kėto organe, janė nė raport me vendin qė zė nė efektivin e LPK-sė nė Rrethe e nė tėrėsi.

VII
SHTYPI DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK TĖ LPK-sė


17. LPK ka faqen zyrtare tė internetit dhe organin e saj gazetėn «Zėri i Kosovės», e cila bėn punėn propagandistike nė bazė tė Programit, vendimeve tė MP, KP dhe Kryesisė sė LPK-sė.
17.1 Drejtorin e shtypit dhe mjeteve tė informacionit e emėron Kryesia e LPK-sė.

VIII
FUNKSIONIMI I LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVĖS


18. PARIMET THEMELORE
18.1 Pacenueshmėria e personalitetit dhe dinjitetit tė anėtarit tė LPK-sė.
18.2 Demokracia e brendshme nė LPK ėshtė kusht moral dhe organizativ i ekzistencės dhe i zhvillimit tė saj.
18.3 Liria e zgjedhjes dhe votimi i fshehtė janė individuale dhe tė garantuara.
18.4 Kolegjialiteti nė drejtimin e LPK-sė, nė ēdo pjesė tė strukturės sė saj.
18.5 Organet drejtuese tė LPK-sė pėrfaqėsojnė dhe shėrbejnė vullnetin e anėtarėve dhe simpatizantėve tė saj.
18.6 Delegatėt zgjedhės, nė tė gjitha nivelet e zgjedhjeve, si rregull, kanė mandat nė kohėzgjatje tė njėjtė me tė zgjedhurit e tyre.

19. DOKUMENTET BAZĖ
19.1 Dokumentet bazė mbi tė cilat organizohet dhe funksionon LPK-ja janė Programi dhe Statuti i saj.
19.2 Programi dhe Statuti janė tė hapur pėr ēdo ndryshim qė sjell zhvillim.
19.3 Programi dhe Statuti janė dokumentet bazė pėr cilindo anėtar dhe pėrkrahės nė marrėdhėniet e tij me LPK-nė dhe me pėrfaqėsuesit e saj.

20. LIRIA E MENDIMIT NĖ LPK
20.1 LPK garanton, pėr tė gjithė anėtarėt e saj, lirinė e shprehjes me gojė e nė shtyp, tė mendimeve, pikėpamjeve, platformave, kritikės dhe autokritikės, qė synojnė zbatimin dhe pėrmirėsimin e Programit dhe Statutit.
20.2 Tė zgjedhurit, nė organet drejtuese tė LPK-sė, detyrohen qė tė mbledhin dhe tė parashtrojnė mendimin e zgjedhėsve tė tyre.

21. MARRJA DHE ZBATIMI I VEDIMEVE
21.1 Vendimet merren me konsensus ose me votim.
21.2 Vendimi merret pas debatit dhe kėmbimit tė lirė tė mendimeve. Vendimi i miratuar me shumicė votash ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė pjesėtarėt e organit qė e merr dhe pėr ata tė cilėve u referohet ai.
21.3 Organet drejtuese qendrore detyrohen qė, nė rast mospajtimi me vendimet e organit drejtues lokal, tė argumentojnė pranė tij domosdoshmėrinė e ndryshimit tė vendimit.
21.4 Sistemi i vendimmarrjes, i pėrcaktuar nėpėrmjet kėtij statuti dhe rregulloreve tė miratuara nga forumet drejtuese tė LPK, ėshtė detyrimisht i zbatueshėm pėr tė gjitha nivelet e strukturave tė LPK-sė.

22. KOLEGJIALITETI, INICIATIVA PERSONALE DHE VETĖVEPRIMI
22.1 Kėshillat e LPK-sė dhe organet drejtuese, nė veprimtarinė e tyre, zbatojnė parimin e kolegjialitetit.
22.2 Anėtarėt dhe tė gjitha strukturat organizative tė LPK-sė vetėveprojnė nė bazė tė Programit dhe Statutit tė LPK-sė.
22.3 Anėtarėt dhe pėrkrahėsit e LPK-sė mund tė marrin iniciativė pėr krijimin e kėshillave popullor. Vendimin pėr krijimin e tyre e merr Kryesia e Kėshillit Drejtues tė LPK-sė nė Rreth.

23. ZGJEDHJA NDĖRMJET INDIVIDĖVE KANDIDATĖ
23.1 Zgjedhja ndėrmjet individėve kandidatė bėhet me vullnet tė lirė dhe nė mėnyrė tė fshehtė.
23.2 Kandidatėt pėr anėtarė organesh drejtuese tė LPK-sė dhe kandidatėt pėr pėrfaqėsues tė LPK-sė nė organet e pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, pėr tė gjitha nivelet, zgjedhėn me votim tė fshehtė dhe me disa kandidatė.
23.3 Pėrpilimin e listave tė kandidatėve pėr zgjedhjet pėr Kuvendet Komunale e bėn Kėshilli Drejtues i Rrethit tė LPK-sė, pėr komunėn pėrkatėse. Organi mė i lartė ekzekutiv, dhe as ndonjė organ tjetėr i LPK-sė, nuk mund tė bėjė ndryshimin e kėtyre listave.
23.4 Tė gjithė anėtarėt e LPK-sė, personalisht ose nė cilėsinė e delegatit, kanė tė drejtė tė propozojnė kandidatė ose tė kėrkojnė heqjen e kandidaturave tė paraqitura.
23.5 Kandidatėt pėr anėtarė organesh drejtuese tė LPK-sė dhe kandidatėt pėr pėrfaqėsues tė LPK-sė nė organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, pėr tė gjitha nivelet, i paraqiten me tė dhėna tė plota individuale pėr veprimtarinė konkrete profesionale dhe tė aktivitetit politik, mbledhjes qė do tė zgjedhė midis tyre.
Vlerėsimi pėr ēdo kandidat dhe vendimi pėr zgjedhjen ose mozgjedhjen e tij janė e drejtė ekskluzive e pacenueshme e zgjedhėsit.
Kandidatėve u krijohen mundėsi tė barabarta pėr t’u shprehur e paraqitur nė mjedisin pėrkatės.
Kandidati ka tė drejtėn e mospranimit tė kandidaturės sė vet.
23.6 Votimi pėr zgjedhjen ndėrmjet kandidatėve pėr anėtarė forumesh drejtuese tė LPK-sė dhe kandidatėve pėr pėrfaqėsues tė LPK-sė nė organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv ėshtė i fshehtė dhe presupozon:
- Tė paktėn mė shumė se njė kandidat mbi numrin e vendeve;
- Kushte materiale qė sigurojnė fshehtėsi nė votim individual;
- Komision tė posaēėm pėr mbikėqyrjen e procesit tė votimit;
- Pėrsėritja e zgjedhjeve pėr ēdo shkelje tė konstatuar nė ēast ose mė vonė.
23.7 Organet qendrore tė LPK-sė, nė rrethe dhe nė qendėr, kur nuk lejojnė kushtet pėr t’u bėrė zgjedhje mund tė kooptojnė anėtarė tė rinj, deri nė njė tė pestėn e numrit tė tyre fillestar. 23.8 Tė zgjedhurit, nė tė gjitha nivelet e forumeve drejtuese tė LPK-sė, i nėnshtrohen votėbesimit tė zgjedhėsve tė tyre.
Tė drejtėn e propozimit pėr votėbesim e kanė, sipas rastit, 1/3 e anėtarėve tė strukturave tė LPK-sė, dhe 1/3 e delegatėve tė Kuvendit tė Kėshillit tė Rrethit dhe tė Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė LPK-sė.
23.9 Kėrkesa pėr votėbesim nė strukturat e LPK-sė bėhet ekzekutive dhe shqyrtohet nė organet pėrkatėse brenda 15 ditėsh. Pėr shqyrtimin dhe marrjen e vendimit respektohen procedurat mbi tė cilat ėshtė bėrė zgjedhja. I votėbesuar quhet ai (ose ajo) qė merr mė shumė se 50% + 1 tė votave.

24. TRANSPARENCA
24.1 Veprimtaria e organeve drejtuese tė LPK-sė ėshtė e hapur pėr anėtarėt e saj. Dokumentet qė e pasqyrojnė kėtė veprimtari dhe vendimet qė merren u bėhen tė njohura anėtarėve tė LPK-sė nėpėrmjet strukturave organizative, nėpėrmjet shtypit ose mjeteve tė tjera tė LPK-sė pėr informim publik.
24.2 Organet drejtuese raportojnė para anėtarėve tė LPK-sė.
24.3 Anėtarėt e organeve drejtuese tė LPK-sė kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė mbledhjet e strukturave tė LPK-sė, qė varen prej tyre dhe tė shfrytėzojnė materialet e nevojshme dokumentare.
24.4 Mbledhjet e strukturave dhe tė forumeve drejtuese tė LPK-sė pasqyrohen, nė mėnyrė transparente, pėr opinionin publik pėrmes shtypit dhe mjeteve tė tjera tė informimit.

IX
PĖRFAQĖSUESIT E LPK-SĖ NĖ KUVENDIN E KOSOVĖS DHE NĖ KUVENDET KOMUNALE


25. LPK zhvillon politikėn e saj nė organet e pushtetit shtetėror nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė saj tė zgjedhur nė kėto organe.

26. Deputetėt e LPK-sė tė zgjedhur nė Kuvendin e Kosovės pėrbėjnė grupin parlamentar tė LPK. Ky grup diskuton paraprakisht pėr ēėshtjet, qė do tė shqyrtohen, pėrcakton taktikėn e tij dhe shfaq e mbron nė Kuvend qėndrimin e LPK-sė nė zbatim tė Programit tė saj.

27. Marrėdhėniet midis Grupit Parlamentar dhe LPK-sė pėrcaktohen me rregullore tė veēantė tė Kryesisė sė LPK-sė.
Deputeti i LPK-sė pėrmbush tė gjitha detyrimet dhe kėrkesat e rregullores sė brendshme tė grupit tė deputetėve tė LPK-sė.

28. Pėrfaqėsuesit e LPK-sė tė zgjedhur nė komuna pėrbėjnė grupim pėrkatės tė kėshilltarėve tė LPK-sė. Grupi i kėshilltarėve diskuton paraprakisht pėr ēėshtjet qė do tė shqyrtohen nė kėshillin pėrkatės dhe pėrcakton qėndrimin e tij nė zbatim tė Programit tė LPK-sė dhe sipas veēorive tė rrethit. Grupi zbaton vendimin e marrė me shumicė votash.

29. Deputeti qė nuk zbaton vendimin e marrė, mund tė ēregjistrohet nga Grupi Parlamentar i LPK-sė.

30. Pėrfaqėsuesit e LPK-sė, tė zgjedhur deputetė nė Kuvendin e Kosovės dhe nė organet e pushtetit komunal, kanė tė drejtė tė marrin pjesė pėrkatėsisht nė mbledhjet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kėshillit Drejtues tė Rrethit.

31. Organizatat dhe organet drejtuese tė LPK-sė bėjnė vlerėsime pėr veprimtarinė e pėrfaqėsuesve tė LPK-sė nė organet e pushtetit shtetėror, kur e konsiderojnė tė nevojshme.

X
MJETET FINANCIARE E MATERIALE NĖ LPK


32. BURIMET FINACIARE E MATERIALE
32.1 Tė ardhurat financiare tė LPK-sė dhe tė organizatave tė saj pėrbėhen nga kuota e anėtarėsisė, nga buxheti i shtetit (sipas ligjit pėr financimin e partive politike), tė ardhurat nga ndėrmarrjet joprofitabėl tė LPK-sė, veprimtarive botuese, nga ndihmat e anėtarėve dhe pėrkrahėsve tė LPK-sė, si dhe nga tė ardhurat e tjera, nė pėrputhje me ligjet e shtetit.
32.2 Kuota mujore ose vjetore pėr anėtarėt e LPK-sė pėrcaktohet nė fillim tė ēdo viti me vendim pėrkatės tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LPK-sė.
32.3 Pėrdorimi i burimeve tė paligjshme pėr financimin e veprimtarisė sė LPK-sė ose nė emėr tė saj, ėshtė i papajtueshėm me normat morale dhe organizative tė LPK-sė.

XI
DISPOZITAT KALIMTARE DHE PĖRFUNDIMTARE


33. Pėr shpėrndarjen dhe pasurinė e LPK-sė vendos Mbledhja e Pėrgjithshme.
33.1 Nėse kjo ēėshtje nuk bėhet pėrmes Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė LPK-sė, atėherė Kryetari i LPK-sė, do tė sigurojė qė mjetet e LPK-sė tė shpėrndahen si vijon:
a) mjetet e LPK-sė tė pėrdoren pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė LPK-sė;
b) pasi tė jenė pėrmbushur tė gjitha detyrimet e LPK-sė, ēdo mjet i mbetur do t'u shpėrndahet "Shoqatės sė Familjes sė Dėshmorėve tė UĒK-sė" dhe "Shoqatės sė invalidėve tė Luftės tė UĒK-sė"

34. Ndryshimet programore e statutare mund tė iniciohen nga Komisioni Statutar i KP-sė ose nga baza.

35. Ndryshimin e kėtij Statuti e bėn MP e LPK-sė.

36. Ky Statut hyn nė fuqi ditėn e miratimit.

MBLEDHJA E SHTATĖ E PĖRGJITHSHME
E LĖVIZJES POPULLORE TĖ KOSOVES


Kryetari i LPK-sė
Emrush Xhemajli

Prishtinė, mė 24 prill 2004
 

 

Programi politik i Lėvizjes Popullore tė tė Rinjve tė Kosovės

1. LPRK ka pėr mision avancimin e pozitės sė tė rinjve nė shoqėrinė shqiptare, si pjesė e rėndėsishme e shoqėrisė civile dhe si faktor relevant nė vendimmarrje politike nė Kosovė.

2. LPRK me orientimin e vet programor, tė majtė tė qendrės, synon shtetin e barazisė sociale me tė drejta tė barabarta pėr tė gjithė pjesėtarėt e shoqėrisė pa dallim etnie, feje, race a gjinie.

3. LPRK ka pėr synim tė mbrojė vlerat e luftės sė UĒK-sė. Ajo i ka vėnė detyrė vetės qė tė ndikojė dukshėm nė pėrmirėsimin e pozitės sė familjarėve tė dėshmorėve, invalidėve tė luftės dhe veteranėve tė luftės sė UĒK-sė, nė atė mėnyrė qė kėtyre kategorive t'u krijohen lehtėsira institucionale nė tė gjithė sektorėt shtetėror ku preken drejtpėrdrejt interesat e tyre.

4. LPRK programin e vet social e ekonomik do ta orientojė veēanėrisht te tė drejtat e punėtorėve si nė sektorin publik e shtetėror, ashtu edhe nė atė privat, me qėllim qė punėtorėt tė pėrfitojnė sigurimin shėndetėsor, invalidor dhe pensional tė garantuar me ligj.

5. LPRK destinon tė funksionalizojė shtetin e sė drejtės nė shoqėri, duke qenė kritike ndaj institucioneve shtetėrore qendrore dhe lokale nė veprimtaritė e tyre qeverisėse dhe legjislative.

6. LPRK do tė shpreh gjithnjė vlerėsimin pėr gjendjen nė shėndetėsisė nė Kosovė, duke propozuar module dhe zgjidhje konkrete pėr sanimin e gjendjes nė shėndetėsi.

7. LPRK do tė fokusohet nė tė drejtat e tė papunėve, veēanėrisht tek te rinjtė, duke u dhėnė atyre pėrkrahje tė domosdoshme nė gjetjen e rrugėve mė tė lehta pėr punėsim nė Kosovė.

8. Nė veprimtarinė politike tė LPRK-sė vėmendje tė rėndėsishme do t'i kushtohet arsimimit tė tė rinjve, si nė sektorin publik ashtu edhe nė atė privat, si nė nivelin qendror ashtu edhe nė atė tė mesėm e veēanėrisht arsimit fillor ku do tė shprehet masa kritike ndaj ministrisė sė Arsimit dhe drejtorive komunale pėr pėrmirėsimin e gjendjes nėpėr shkollat tona fillore.

9. LPRK nė vazhdėn e aktiviteteve tė veta organizative politike vėmendje tė posaēme do t'i kushtojė kulturės, arteve muzikore, figurative e dramatike tek tė rinjtė.

10. LPRK interesim tė veēantė do t'i kushtojė kritikave nė lėmin e energjisė elektrike, si faktor kyē pėr zhvillim ekonomik.

11. LPRK do tė stimulojė dhe pėrkrah aktivitetet pėr tė rinj nė mirėmbajtjen e ambientit nė Kosovė.

12. LPRK vėmendje tė posaēme do t'i kushtojė pozitės sė femrės nė shoqėri, duke luftuar me ēdo kusht dhunėn fizike dhe psikike nė familje, trafikimin e qenieve njerėzore, prostitucionin dhe dukuri tjera negative.

13 .LPRK do ta kėtė nė fokus dhe prioritet tė vetin fatin e individit nė shoqėri, duke shpreh interesimin dhe pėrkushtimin e veēantė nė krijimin e kushteve ekonomike e sociale pėr tė riun nė Kosovė.

14. LPRK synon barazinė sociale nė Kosovė, sepse ka ēka t'i japė Kosovės dhe tė rinjve tė saj.