Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

HPrishtina

 

 

Nga mbledhja e Kryesisė sė Degės sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr Zvicėr

Kemi qenė kundėr pjesėmarrjes - bashkėqeverisjes tė PDK-sė, AAK-sė dhe LDK-sė dje, sikurse tė AAK-sė dhe LDK-sė sot 

Luzern, dhjetor - Tė shtunėn nė Luzern, nėn drejtimin e Murat Bytyqit, kryetar, ėshtė mbajtur mbledhja e Kryesisė sė Degės sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės pėr Zvicėr. Situata politike nė Kosovė dhe nė trojet shqiptare nė Kosovėn Lindore e Maqedoni dhe situata organizative e Degės sė LPK-sė pėr Zvicėr ishin tema kryesore qė u diskutuan nė kėtė mbledhje. “Kaloi fushata zgjedhore, rezultatet dihen. Nė kuadėr tė kėsaj edhe LPK-ja e ka vendin e saj, megjithėse do tė duhej tė kishte mė shumė vende nė parlament, pasi qė ėshtė forcė qė ka merita tė pakontestueshme. Qeveria e formuar nga AAK-ja dhe LDK-ja ėshtė Qeveri e pėrputhjes sė interesave”, ka konstatuar nė fjalėn e tij hyrėse, kryetari Murat Bytyqi. Sa i pėrket koalicionit bashkėqeverisės ndėrmjet LDK-sė dhe AAK-sė, Kryesia e LPK-sė nė Zvicėr ka ripėrsėritur edhe njėherė qendrimin se “kemi qenė kundėr pjesėmarrjes - bashkėqeverisjes sė PDK-sė, AAK-sė dhe LDK-sė dje, sikurse tė AAK-sė dhe LDK-sė sot”.

Nė vazhdim tė mbledhjes ėshtė diskutuar edhe pėr situatėn politike nė trojet shqiptare nė Kosovėn Lindore e Maqedoni, me ē’rast ėshtė konstatuar se LPK –ja duhet tė pėrcjellė zhvillimet atje dhe tė reagojė konform interesave jetike dhe legjitime tė shqiptarėve. Pėr kėtė ēėshtje ka ngritur shqetėsimin e tij anėtari i Kryesisė Murat Jashari.

Nė pjesėn e dytė tė mbledhjes, ėshtė debatuar pėr gjendjen organizative tė Degės sė LPK-sė pėr Zvicėr dhe ėshtė marrė vendim qė Kėshillat e LPK-sė tė hartojnė programet e punės dhe veprimtarisė sė aktivitetit njėvjeēar, si dhe konform statutit tė kryhen detyrimet pėr vitin 2004, mė sė largu deri nė fillim tė muajit shkurt tė vitit 2005.

Zyra pėr informim e LPK-sė


Nga mbledhja e rregullt javore e Kryesisė sė LPK-sė

 

Fillojnė pėrgatitjet pėr shėnimin e 23-vjetorit tė themelimit tė LPK-sė

 

Prishtinė, 12 dhjetor - Kompletimi i projektvendimeve tė propozuara nga Kėshilli i Pėrgjithshėm, konkretizimi i qendrimit opozitar tė LPK-sė, pėrkatėsisht marrėdhėniet me Qeverinė dhe opozitėn, si dhe caktimi i datės sė mbajtjes sė mbledhjes sė ardhshme tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, kanė qenė disa nga pikat kryesore tė mbledhjes sė Kryesisė sė LPK-sė, e cila ėshtė mbajtur tė shtunėn nė Prishtinė, nėn drejtimin e kryetarit Emrush Xhemajli. Anėtarėve tė Kryesisė fillimisht u ėshtė prezentuar raporti me shkrim pėr gjendjen nė Kėshillin e Pėrgjithshėm, tė pėrgatitur nga sekretari i pėrgjithshėm Gafurr Elshani.

Njė pjesė e madhe e diskutimeve ėshtė orientuar nė gjetjen e formave pėr tejkalimin e problemeve financiare me tė cilat po pėrballet LPK-ja, me ē’rast nga disa anėtarė tė Kryesisė janė dhėnė propozime konkrete se si mund tė tejkalohet kjo situatė. Njė vend me rėndėsi nė kėtė mbledhje i ėshtė kushtuar rolit dhe qendrimit tė LPK-sė si subjekt parlamentar opozitar. LPK-ja do tė vazhdojė tė jetė opozitė e mirėfilltė dhe si e tillė do tė bashkėpunojė me subjektet tjera opozitare deri nė kufirin e interesave tė pėrbashkėta, ndėrkohė qė do tė pėrkrahen dhe mbėshteten vendimet pozitive tė Qeverisė, kurse do tė kundėrshtohen pa hezitim ato veprime tė pozitės qė i sjellin dėm interesit tė gjithmbarshėm kombėtar.

Kryesia, nė fund, caktoi mbajtjen e mbledhjes sė radhės tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm mė 22 janar tė vitit 2005, ndėrkohė qė u vendos qė tė fillojnė parapėrgatitjet pėr shėnimin e 23-vjetorit tė themelimit tė LPK-sė.

 

Zyra pėr informim e LPK-sė


Pėrfaqėsuesi i njėsisė pėr analiza dhe hulumtime strategjike pranė zyrės sė PSSP-sė, vizitoi LPK-nė

LPK-ja do tė vazhdojė tė luaj rolin e njė opozite konstruktive, dhe do tė angazhohet pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės

Prishtinė, 8 dhjetor - Zhvillimet e fundit nė skenėn politike tė Kosovės, qendrimi i LPK-sė ndaj institucioneve tė reja tė dala nga zgjedhjet e fundit si dhe qendrimi i kėtij subjekti ndaj tė ardhmės sė misionit tė UNMIK-ut, ishin disa nga temat kryesore qė janė trajtuar nė takimin qė kanė zhvilluar drejtuesit e LPK-sė me pėrfaqėsuesin e njėsisė pėr analiza dhe hulumtime strategjike pranė zyrės sė PSSP-sė, z. Ardian Arifaj. Sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani dhe sekretari pėr marrėdhėnie me publikun, Demir Reshiti, pėr rreth njė orė kanė biseduar me pėrfaqėsuesin e zyrės sė UNMIK-ut pėr analiza dhe hulumtime strategjike, me ē’rast kanė shprehur qendrimet e LPK-sė ndaj zhvillimeve tė fundit nė skenėn politike tė Kosovės. “Ne kemi kundėrshtuar kandidimin e z. Rugova pėr postin e presidentit tė Kosovės, dhe arsyet e kėtij kundėrshtimi i ka paraqitur deputeti i LPK-sė nė mbledhjen konstituive tė Kuvendit, ndėrsa sa i pėrket kabinetit qeveritar, ne nuk do tė nxitohemi qė paraprakisht tė profetizojmė nėse do tė ketė sukses ose jo”, ėshtė shprehur Elshani, duke sqaruar se pėr fat tė keq pėrbėrja e kaluar e qeverisė ka dėshtuar pikėrisht pėr shkak tė koalicionit tė gjėrė qeverisės dhe mungesės sė njė opozite tė mirfilltė. “LPK-ja do tė vazhdojė tė luaj rolin e njė opozite konstruktive, dhe do t’i pėrkrah e ndihmoj tė gjitha nismat qė qeveria e Kosovės i merr nė interes tė popullit tė Kosovės, ndėrkohė qė do tė angazhohemi pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nga kjo pėrbėrje e Parlamentit, nė mėnyrė qė tė krijohet njė bazė ligjore pėr avansimin e mėtejmė dhe zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės”, kanė thėnė drejtuesit e LPK-sė. Nė takim ėshtė biseduar gjithashtu edhe pėr presionet qė po bėhen nga anė tė ndryshme e sidomos nga Beogradi ndaj kryeministrit Haradinaj i cili po kėrcėnohet me dėrgim nė gjykatėn pėr krime lufte nė Hagė. Sekretari i pėrgjithshėm i LPK-sė, Gafurr Elshani, ka tėrhequr vėrejtjen se tendencat pėr ta dėrguar kryeministrin Haradinaj nė Hagė dhe pėr ta barazuar luftėn e drejtė ēlirimtare tė UĒK-sė me krimet e okupatorit serb, jo vetėm qė nuk do ta ndihmojnė ecjen pėrpara tė proceseve politike nė Kosovė, por pėrkundrazi, mund tė nxisin revolta dhe pakėnaqėsi nė radhėt e popullsisė shqiptare e cila edhe ashtu ėshtė duke u pėrballur me njė mori problemesh ekonomike.

Zyra pėr informim e LPK-sė


Fjala e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė seancėn inauguruese tė Kuvendit tė Kosovės
 

Xhemajli u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar tjetėr tė Kosovės nė vend tė z. Ibrahim Rugova

I nderuari zoti Kryesues,

Tė nderuar zotėrinjė deputetė,

Mė lejoni nė fillim qė pėrbėrjes sė tashme tė Kuvendit tė zgjedhur t’i dėshiroj punė tė mbarė.

Lidhja Demokratike e Kosovės sipas rezultateve tė zgjedhjeve dhe marrėveshjeve me partnerėt e koalicionit e ka fituar tė drejtėn pėr tė propozuar para nesh kandidatin pėr kryetar tė Kosovės.

Kandidatura e z. Rugova qė u paraqit duhet tė bie pėr arsye se ai nė veprimtarinė e tij nuk ėshtė treguar i pėrgjegjshėm para organeve qė e zgjedhin, si nė vitet 90-tė para lufte, si gjatė lufte, si pas saj. Ai nuk pėrfaqėsoi dhe nuk pėrfaqėson unitetin e popullit..., siē e kėrkon ky post.

Z. Rugova, siē dihet, publikisht UĒK-nė dhe forcat politike qė kanė qėndruar prapa saj i ka kundėrshtuar dhe i ka quajtur nė mėnyrė tė pėrsėritur krijesa tė Serbisė.

Ndėrsa, siē dihet, gjithashtu publikisht, gjatė kohės sė luftės zotėri Rugova ka takuar kreun e agresionit serb, Millosheviqin dhe Millutinoviqin. Njėkohėsisht ka kėrkuar ndaljen e bombardimeve tė NATO-sė kundėr caqeve serbe nė kohėn kur kėto tė fundit kryenin masakra mbi popullin e Kosovės.

Nė fillim tė mandatit tė kaluar legjislacioni i Kosovės e obligonte atė qė tė ushtronte vetėm postin e kryetarit tė Kosovės duke lėnė postin partiak, pėr tė qenė kryetar i tė gjithėve, ndėrsa ai pėrsėri preferoi tė jetė kryetar vetėm i anėtarėve tė LDK-sė.

Mė 14  tetor 2003, z. Rugova ka shkuar nė Vjenė pėr tė biseduar me pėrfaqėsues tė Beogradit pa marrė pėlqimin e Kuvendit.

Zotėri Rugova ka paraqitje jo serioze para pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė. Atyre u kėrkon njohjen "formale" tė pavarėsisė sė Kosovės nė kohėn kur, edhe pėr mospunėn e tij, vendit tonė nuk i ėshtė rregulluar dokumentacioni i pavarėsisė dhe rrjedhimisht ndėrkombėtarėt nuk kanė pasur ēka tė njohin "formalisht" kur nuk u ėshtė dhėnė asnjė dokument me shkrim i instituconeve tė Kosovės.

Pėr arsyet e cekura mė lartė unė do tė votojė kundėr kėsaj kandidature duke i ftuar edhe deputetėt tjerė qė tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Njėherit ftojmė LDK-nė qė tė paraqesė njė kandidaturė tjetėr pėr shqyrtim dhe votim.

(Prishtinė, 3 dhjetor 2004)


Pėrfaqėsuesit e Zyres Suedeze nė Prishtinė vizituan LPK-nė

Prishtinė, 2 dhjetor – Njė delegacion i Zyres Suede i kryesuar nga diplomati  Fredrik Ahliny ka vizituar tė enjten Lėvizjen Popullore tė Kosovės, ku ėshtė pritur nga udhėheqėsit e kėsaj partie Emrush Xhemajli – kryetar, Gafurr Elshani – sekretar i pėrgjithshėm, dhe  Demir Reshiti – sekretar pėr marrėdhėnie me publikun.

Diplomati suedez, pasi ka falenderuar pėr pritjen qė i ėshtė bėrė, ka uruar LPK-nė pėr pėrfaqėsimin e saj nė Kuvendin e Kosovės dhe ėshtė interesuar tė mėsojė mė pėr sė afėrmi se ēfarė qendrimi do tė mbajė LPK-ja lidhur me formimin e institucioneve tė reja tė Kosovės tė dala nga zgjedhjet e 23 tetorit. Kryetari Xhemajli, nė emėr tė bashkėpunėtorėve ka shprehur edhe njėherė qendrimin e LPK-sė ndaj koalicionit tė paralajmėruar LDK-AAK, duke potencuar se LPK-ja do tė vazhdojė tė jetė subjekt opozitar dhe nga ky aspekt do tė angazhohet qė t’i shtyej pėrpara proceset politike nė vend. “Ashtu siē u kemi premtuar zgjedhėsve, nė rradhė tė parė do tė angazhohemi pėr nxjerrjen e ligjit pėr dėshmorėt, invalidėt dhe veteranėt e luftės, si dhe, kuptohet, do tė angazhohemi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, pėrkatėsisht pavarėsimin dhe integrimin e saj me Shqipėrinė dhe Evropėn”, ėshtė pėrgjigjur kryetari Xhemajli nė pyetjen e pėrfaqėsuesit tė Zyres Suedeze se cilat ēėshtje me prioritet do t’i inicojė nė Kuvend. Diplomati suedez ėshtė interesuar gjithashtu tė mėsojė edhe pėr pikėpamjet e LPK-sė lidhur me ēėshtje tė ndryshme si: pėrmbushja e standardeve, zhvillimi ekonomik, raportet me UNMIK-un, decentralizimi, lufta kundėr dukurive negative nė shoqėri etj, pėr tė cilat ka marrė pėrgjigjet adekuate. 

Zyra pėr informim e LPK-sė

 

kthehu

 



Emrush Xhemajli
Kryetar i Lėvizjes Popullore tė Kosovės

U lind mė 1 maj 1959 nė Komogllavė tė Ferizajit. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Ferizaj. Gjatė vitit 1976 i takon grupit ilegal tė nxėnėsve. Gjatė kohės sa ishte student i letėrsisė shqiptare dhe artit figurativ, dega e pikturės nė Prishtinė (1979), arrestohet nga okupatori serb dhe dėnohet me 3 vjet e gjysmė burgim pėr ēėshtje politike. Dėnimin e vuajti nė Mitrovicė tė Sremit. Pas burgut hyn nė organizimet e Lėvizjes Popullore tė Kosovės (nė atė kohė LRSHJ-sė). Mė 7 janar 1984 i ikėn policisė qė kishte shkuar nė shtėpinė e tij pėr ta arrestuar sėrish dhe kalon nė ilegalitet. Nė prill tė atij viti arratiset dhe vendoset nė Zvicėr. Gjatė kohės sa qėndroi nė mėrgim, tri vitet e para ishte anėtar i redaksisė sė “Zėrit tė Kosovės” dhe ka hapur disa ekspozita personale dhe kolektive tė pikturės. Ndėrsa nga viti 1987 zgjedhet sekretar i LPK-sė, Dega Jashtė Vendit. Nė vitin 1991-1993 ishte delegat i Degės sė LPK-sė Jashtė Vendit nė Mbledhjen e III-tė, pėrkatėsisht IV-tė, qė u mbajtėn nė Ujmirė tė Drenicės dhe nė Prishtinė. Nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė nga fillimi i punės sė saj mė 1994. Nga maji i vitit 1998 deri nė fund tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės ishte ndihmėskomandant pėr administratė tė pėrgjitshme nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Mė 1999 okupatori serb e dėnoi, nė mungesė, mė 15 vjet burg. Mė 28 Nėntor 1999 u vetėdemobilizua nga TMK-ja dhe kaloi prapė nė jetėn politike. Nė Kuvendin e V-tė tė LPK-sė, mbajtur nė korrik tė vitit 2000, delegatėt e zgjodhėn kryetar tė LPK-sė. Mbėshteti politikisht luftėn e armatosur ēlirimtare tė pjesėve tė popullit shqiptar nė Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni. Jashtė ēdo rregulloreje legale u hoq nga lista zgjedhore pėr deputetė tė Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e vitit 2001. Nė vitin 2001 nė mbledhjen e VI tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė, gjithashtu edhe nė vitin 2004 nė Mbledhjen e VII tė Pėrgjithshme u rizgjodh kryetar i LPK-sė. Ėshtė i martuar, babė i tre fėmijėve. Jeton nė Prishtinė. Nga gjuhėt e huaja flet frengjishten dhe gjuhėn qė e mėsoi nė burg.