Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 


Kërko në
  
www.google.com
Kërko në
  
www.lpk-kosova.com


 
DEKLARATĖ E KRYESISĖ SĖ PSK-SĖ LIDHUR ME ZHVILLIMET POLITIKE

Prishtinė, 30 korrik 2009
Partia Socialiste ėshtė e shqetėsuar me pėrcaktimin e Qeverisė sė Kosovės lidhur me strategjinė pėr tė dhėnė minierat dhe mineralet me licenca e me koncesion nė kundėrshtim me legjislacionin e vendit, nė kundėrshtim me interesin e vendit dhe buxhetin e Kosovės. Marrja e vendimit pėr dhėnien me koncesion tė Minierės sė Sibovcit nga ana e Qeverisė sė Kosovės ėshtė njė veprim tipik i jashtėligjshėm. Nėse nuk ndėrrohet qėndrimi njė fat i ngjashėm i pret edhe minierat e mineralet tjera me interes strategjik pėr Kosovėn. Ligji pėr koncesione nuk i pėrfshinė edhe minierat, ndėrsa Ligji pėr Miniera e Minerale ende ėshtė nė fillim tė procedurave dhe larg nga koha e miratimit nė Kuvendin e Kosovės. Por edhe kur tė aprovohet ky ligj PS do tė pėrpiqet qė tė definohet qartė ajo se ēka ėshtė interes strategjik nacional.

Lidhur me privatizimin e ndėrmarrjeve publike pa respektim tė procedurave nga Qeveria e Kosovės

Fatkeqėsisht, Qeveria e Kosovės pa qarė kokėn se ēka thotė Ligji pėr ndėrmarrjet publike, po vazhdon me kėmbėngulje procedurat pėr privatizimin e ndėrmarrjeve publike, si pjesėn pėr prodhim tė KEK-ut, Postėn, Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, qė ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin pėr Ndėrmarrjet Publike. Partia Socialiste e ka ngritur zėrin kundėr kėtyre veprimtarive joligjore dhe kėrkon nga tė gjithė qė mund tė ndikojnė qė kjo praktikė antiligjore tė ndėrpritet.

Lidhur me pėrgatitjet e KQZ-sė pėr Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit 2009 nė Kosovės

Nė zgjedhjet e kaluara nė Kosovė janė konstatuar tė meta tė mėdha. Qė nga votimi kolektiv dhe jo i fshehur, votimet nga disa herė, apo votim disa herė me linja tė qarkullimit nė cikėl, mbushja e kutive, bėrja e fletėvotimeve tė pavlefshme e deri te marrėveshja e komisioneve zgjedhore pas votimit pėr ndryshimin e votimit brenda listave. Partia Socialiste, si dhe shumė parti tjera, kėrkon nga KQZ dhe organet qė e mbėshtesin atė, vendosjen e kamerave nė vendvotime gjatė procesit zgjedhor dhe numėrimit tė votave me qėllim qė tė ruhet vota e qytetarėve. Kjo do ta kompensonte deri diku dhe faktin se disa nga partitė nuk kanė pėrfaqėsim tė njėjtė nė KQZ dhe nė Komisionet e Vendvotimeve.
Partia Socialiste kėrkon gjithashtu nga KQZ qė nė bashkėpunim me institucionet tjera pėrgjegjėse tė bėjė pastrimin e listave duke hequr nga to kategoritė qė nuk kanė tė drejtė tė votojnė apo ata qė kanė vdekur.


Lidhur me liberalizimin e Vizave

BE Kosovėn e ka lėnė jashtė liberalizimit tė vizave pėr zonėn Shengen. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė zyrtarė tė caktuar tė BE-sė, nga vendet qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn, mund tė kenė qėllime tė caktuara pėr tė anashkaluar Kosovėn. Por pėrgjegjėse direkte pėr punėt teknike ėshtė Qeveria e Kosovės, pėrkatėsisht Ministria e Punėve tė Brendshme. BE, qysh mė herėt, ka kėrkuar qė Kosova tė pėrmbushė standardin e domosdoshėm pėr tė funksionuar liberalizimi i vizave. E para vendosjen e Kontrollit tė Integruar tė Kufijve, dhe e dyta, qė ėshtė e lidhur me te, shtypja dhe vėnia nė qarkullim e pasaportave biometrike. Por, Qeveria ka dėshtuar nė pėrmbushjen e tė dyja nevojave pėr t’u mundėsuar funksionimi i sistemit tė liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, tė 28 qershorit 2009

Partia Socialiste e Kosovės ka pėrcjellė me vėmendje procesin zgjedhor tė 28 qershorit nė Shqipėri dhe procesin e numėrimit tė votave. Partia Socialiste, megjithėse nuk e mori tė drejtėn pėr tė formuar qeverinė, megjithatė ka shėnuar rritje nė krahasim me zgjedhjet e kaluara duke rritur numrin e votave (PSSH ka fituar numrin mė tė madh tė votave nė vend) dhe numrin e deputetėve.
Partia Socialiste e Kosovės me shqetėsim ka pėrcjellė propagandėn denigruese tė disa qarqeve ultra tė djathta nė Kosovė kundėr Partisė Socialiste tė Shqipėrisė.

KRYESIA E PARTISĖ SOCIALISTE
 

 
DEKLARATĖ POLITIKE E MBLEDHJES SĖ PĖRGJITHSHME
 
Duke pasur parasysh rrethanat e tashme tė veprimit, subjekti ynė i majtė politik, Partia Socialiste e Kosovės
 
  1. Do tė veprojė pėr zhvillimin e pėrshpejtuar ekonomik tė vendit dhe pėr zbutjen e krizės ekonomike e sociale nė Kosovė, duke mbrojtur shtresat mė tė rrezikuara tė shoqėrisė.
     

  2. Do tė jetė e hapur pėr bashkim me tė gjitha subjektet qė e ndiejnė veten tė majtė.
     

  3. Do tė bashkėpunojė e bashkėrendojė punėn me tė majtėn e vendit nė Kuvendin e Kosovės dhe nė asambletė komunale, si dhe nė marrėdhėniet e ndėrsjella e nė veprimtari tė pėrbashkėta me subjektet e majta qė pajtohen pėr veprime tė caktuara politike.
     

  4. Do tė ndėrmarrė nisma dhe do tė bashkėpunojė pėr krijimin e njė rrjeti tė pėrbashkėt tė informimit dhe tė veprimit politik rajonal tė sė majtės.
     

  5. Do tė bashkėpunojė nė nivel institucional me tė gjitha forcat politike tė vendit pėr ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt: integrimin brendashqiptar, pozitėn e barabartė tė Kosovės nė organizmat ndėrkombėtarė, para sė gjithash pėr anėtarėsimin e saj nė BE, NATO dhe nė OKB.
     

  6. Ėshtė dhe do tė jetė frymėzuese pėr ne puna qė ėshtė duke bėrė Presidenti i SHBA-sė, z. Barak Obama, pėr shoqėrinė bashkėkohore.
     

  7. PSK do tė punojė ngushtė me Internacionalen Socialiste pėr pėrmbushjen e tė gjitha kritereve pėr anėtarėsim nė te.
     

  8. PSK mbėshtet Manifestin e partive Socialiste nė Madrid pėr zgjedhjet e qershorit 2009 pėr Parlamentin Evropian, ku bėhet orientimi i duhur pėr daljen nga kriza financiare dhe ekonomike, pėr ēėshtje tė ekologjisė,tė ngrohjes globale dhe qė nė plan tė parė ka Njeriun.

    Prishtinė, mė 30 maj 2009