Komente
Intervista
Lajme
Botime
Arkivi

 

 

 

Kuvendi i Kosovės

Kryeministri i Kosovės

Presidenti i Shqipėrisė

Kuvendi i Shqipėrisė

Qeveria e Shqipėrisė

 

KFOR

UNMIK

OSBE

UNDP

Zyra Amerikane

 

 

VETĖVENDOSJE!

Nėnė Shqipėri

Shqipėria.com

Albanian.com

Kosovapress

Radio Kosova e Lirė

KosovaLive

ATSH

Lajme.net

Dwelle

Europaelirė

VOA

BBC

TV Zėri i Kosovės

Epoka e Re

Koha Ditore

Koha Jonė

Shekulli

Korrieri

Gazeta Sot

Shkėmbi

Mekuli.com

 

 
U zbulua shtatorja e dėshmorit tė kombit Besim Ndrecaj

Referati i z.Gafurr Elshani, sekretar i përgjithshëm i LPK-së, për jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Besim Ndrecaj

Gafurr Elshani
sekretar i pėrgjithshėm i LPK-sė

Therandë, 3 maj 2007

Të nderuar pjesëmarrës,
E nderuara familje e Besim Ndrecajt,
Të nderuara familje të dëshmorëve, invalindë dhe veteranë të luftës çlirimtare,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe partive politike,

Është nder dhe privilegj i madh për mua që sot flasë në këtë manifestim, i cili është organizuar nga Kuvendi Komunal i Therandës, me rastin e zbulimit të shtatores kushtuar dëshmorit të kombit Besim Ndrecaj.
Me këtë rast dua të përshëndesë Asamblenë Komunale të Therandës, e cila aprovojë propozimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës për ngritjen e monumentit të Dëshmorit të Kombit Besim Ndrecaj.
Gjithashtu dua të përshëndesë ekzekutivin e komunës sonë që ndau mjete për ta financuar këtë ndërmarrje, këtë vepër të artit, kulturës dhe historisë së kombit tonë.

Kush ishte Besim Ndrecaj?

Biri i Adem Ndrecajt nga Maçiteva dhe i Meleqës nga Sopia, fshatra të komunës së Therandës dhe baba i 6 fëmijëve, Albanit, Albës, Hekuranit, Arbnorës, Granitit dhe Malësorit.
Besimi, në fund të viteve të 70-ta, diplomohet si gjeodet në Gjakovë dhe punësohet në Entin Kadastral të Suharekës. Ai, gjatë gjithë jetës së tij është shquar për jetesë me djersën e ballit dhe për solidaritet me të tjerët. Midis viteve të 70-ta, e derisa u vra, posaçërisht është shquar për atdhedashuri, për çka dëshmojnë faktet se pushtuesi serb dy herë e dënoi me burg.
Për herë të parë Besimi u dënua në muajin maj të vitit 1978, nga Gjykata për Kundërvajtje e Suharekës, për shkak të kundërshtive që kishte me shovinistin Kërstiq ish-drejtor i kadastrit, dhe për herë të dytë nga Gjykata Ushtarake e Splitit dënohet me 21 muaj. Arsyeja ishte se Besimi nuk mund të duronte përbuzjen që ju bëhej ushtarëve shqiptarë në armatën ish-jugosllave.
Ky ishte karakteri i tij, i formuar në rrethana të pushtimit të egër serb dhe të rezistencës së përgjithshme popullore në Kosovë.

Në kohën kur u rrit dhe edukua Besimi u zhvilluan ngjarje më rëndësi për popullin shqiptar, që nga demonstratat e vitit 1968, demonstratat e vitit 1981, të cilat u pasuan me burgosje masive të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi, pastaj me ndryshimet kushtetuese kundër të cilave shqiptarët u përgjigjën me demonstrata. Këto demonstrata të shqiptarëve, sikundër edhe të mëparshmet vazhduan të shtypeshin me terror masiv që ushtronin serbët në Kosovë. Megjithatë, shqiptarët edhe përkundër dhunës së përditshme që ushtrohej ndaj tyre po vazhdonin kundërshtimin e tyre.

Besimi rridhte nga një familje patriotike dhe rreth i gjerë ku ishte kultivuar krenaria kombëtare, ndjenja e rezistencës dhe luftës për liri.
Maqiteva dhe familja e gjerë Ndrecaj ishte një prej të paktave familje, jo vetëm në Komunën tonë por edhe në Kosovë, që ia kishin kthyer pushkën qysh herët Serbisë dhe shërbëtorëve të saj.
Duke filluar me Fadil Ndrecajn, e vazhduar me Naser Ndrecajn, i cili në mes të Mushtishtit, në pikë të ditës, bëri atentat mbi policin e Serbisë që po maltretonte dhe poshtëronte shqiptarët e pafajshëm.

Mirëpo ç’ndodhi saktësisht më 3 maj të vitit 1995?

Në vitin 1995, dhuna dhe terrori serb sa vinte e shtohej mbi shqiptarët. Komandiri i stacionit policor të Lubizhdës së Prizrenit Dragan Shoshkiqi, maltretonte dhe poshtëronte fshatarët e Grejkocit, Korishës dhe ish-Lutogllavës.
Ky keqbërës serb donte të çarmatoste edhe njeriun që nuk çarmatosej, Besim Ndrecajn.
Ta çarmatoste dhe denigronte një njeri, i cili kishte krijuar emrin e njeriut të pa përkulshëm.
Besimi ishte në vendin e punës në Shirokë të Suharekës. Tre policë serbë i shkojnë në zyrë për ta zbatuar edhe ndaj tij aksionin e tyre shovinistë për çarmatosjen e shqiptarëve. Shef i grupit ishte postkomandanti Shoshkiq.

“Dorëzoje armën”, - i thonë.
“Prisni sa ta mbaroj punën”- iu përgjigjet Besimi,
“Menjëherë”, - i thonë ata.

Besimi menjëherë nxjerr revolverin nga sirtari dhe godet disa herë postkomandantin dhe dy policët tjerë. Pasi ikë me të shpejtë në Lutogllavë për të shpëtuar familjen nga hakmarrja serbe, pas katër orësh, gjersa po qëndronte i strehuar tek një mik, i vjen lajmi se forca të shumta policore ishin drejtuar drejt tij. Besimi e lë shtëpinë dhe del në terrenin e hapur. Në Fushën e Thatë, rrëzë Bjeshkëve të Lutoglavës, i armatosur me revole dhe automatikun që i kishte rëmbyer Shoshkiqit të vrarë, reziston gjersa mbeti i vrarë nga një snajperist serb që qëlloi nga helikopteri.

Të nderuar pjesëmarrës,
Rëndësia e veprës së pavdekshme të Besim Ndrecajt është e shumanshme, si për nga momenti kur u kry ky akt gjithashtu edhe për mënyrën si u kry.
Ai u krye në një moment shumë të rëndë për shqiptarët, kur kishte pakë shpresa se me rrugën dhe mjetet e nisura do të kishte një perspektivë për shqiptarët.
Ushtria @lirimtare e Kosovës në fund të vitit 1994 kishte filluar të dilte në skenë përmes komunikatave të saj me të cilat njoftonte popullin për autorësinë e aksioneve dhe i bënte thirrje popullit që t’i bashkangjitej, sepse ajo ishte alternativa më e suksesshme e zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi.
Akti i vrasjes së komandirit të policisë serbe në pikë të ditës nga ana e Besim Ndrecajt, ka ndikuar në ndryshimin e opinionit në Kosovë lidhur me luftën dhe rezistencën, sepse ai me shembullin e tij personal, ju tregoi të gjithëve se aksionet kundër policisë serbe po i kryejnë shqiptarët që mendojnë dhe veprojnë ndryshe.
Kjo qe përkrahja më e madhe që iu bë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri e pavarësi.
Heroizmi i Besimit jehoi kudo. Edhe jashtë vendit. Me nismën e Lëvizjes Popullore të Kosovës, me 13 maj në Arau të Zvicrës, u organizua një tubim për veprën heroike të Besim Ndrecajt dhe njëherit u Formua Fondi për mbështetjen e familjes së tij.
Kjo traditë e mirë e luftës së Besimit dhe bashkëvendasëve të tij, u vazhdua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën u mobilizuan 43 djem të Maqitevës, të cilët u dalluan në beteja të shumta të kësaj ane te Guri i Kuq, Qafë e Rrokopeqit, me rrëzimin e helikopterit të ushtrisë jugosllave dhe marrjen e flamurit serb si trofe lufte.
Me një Komandant Brigade si Maliq Ndrecaj që bëri dy lufta, një në Kosovë e një në Maqedoni.
Me ushtarin e UÇPMB-së Alban Ndrecajn, i cili mori pjesë në luftë në Luginën e Preshevës për të vazhduar amanetin e babit të tij Besim Ndrecaj.
Frymëzim, për të gjithë këta, ishte dëshira për liri, por edhe shembujt e heroizmit që nga lashtësia e deri te dëshmori Besim Ndrecaj.

Lavdi të përjetshme dëshmorit Besim Ndrecaj!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!
 
 

 


Veprimtaria e

LPK-sė nė

Kuvendin e Kosovės

 

(Biografia e kryetarit tė LPK-sė Emrush Xhemajli)

 

 

22 mars 2007
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Tė lirohet menjėherė Albin Kurti!

14 mars 2007
Deputeti i LPK-sė nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės
Xhemajli: Grupi Negociator tė ndikojė nė lirimin nga burgu tė Albin Kurtit

26 janar 2007
Fjala e deputetit tė LPK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Emrush Xhemajli, mbajtur nė seancėn plenare tė 26 janarit kushtuar sigurisė nė vend Siguria e Kosovės kėrcėnohet nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga Serbia

30 nėntor 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, lidhur me Projektbuxhetin e Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2007

1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, nė Kuvendin e Kosovės lidhur me raportin pėr bisedimet e Vjenės
T’u pushojė dhe tė mos u vazhdohet mandati personave qė janė nė grupin pėr Statusin

27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli, pėr ligjin pėr Trashėgiminė Kulturore tė Kosovės

20 prill 2006
Diskutimi i deputetitit tė Lėvizje Popullore tė Kosovės (LPK), Emrush Xhemajli, nnė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, kushtuar standardeve pėr Kosovėn

16 mars 2006
Ēėshtje qė deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-sė, ngriti nė Kuvendin e Kosovės
Xhemajli: Kėrkoj masa urgjente qė z. Naser Shatri tė lirohet sa mė parė nga arresti i paarsyeshėm