|
Xhemajli
u ka bėrė thirrje deputetėve qė tė zgjedhin njė kryetar
tjetėr tė Kosovės nė vend tė z. Ibrahim Rugova
I
nderuari zoti Kryesues,
Tė nderuar zotėrinjė deputetė,
Mė lejoni nė fillim qė pėrbėrjes sė
tashme tė Kuvendit tė zgjedhur ti dėshiroj punė tė mbarė.
Lidhja Demokratike e Kosovės sipas
rezultateve tė zgjedhjeve dhe marrėveshjeve me partnerėt e
koalicionit e ka fituar tė drejtėn pėr tė propozuar para
nesh kandidatin pėr kryetar tė Kosovės.
Kandidatura e z. Rugova qė u paraqit
duhet tė bie pėr arsye se ai nė veprimtarinė e tij nuk
ėshtė treguar i pėrgjegjshėm para organeve qė e zgjedhin,
si nė vitet 90-tė para lufte, si gjatė lufte, si pas saj.
Ai nuk pėrfaqėsoi dhe nuk pėrfaqėson unitetin e
popullit..., siē e kėrkon ky post.
Z. Rugova,
siē dihet, publikisht UĒK-nė dhe forcat politike
qė kanė qėndruar prapa saj i ka kundėrshtuar dhe i
ka quajtur nė mėnyrė tė pėrsėritur krijesa tė
Serbisė.
Ndėrsa, siē
dihet, gjithashtu publikisht, gjatė kohės sė
luftės zotėri Rugova ka takuar kreun e agresionit
serb, Millosheviqin dhe Millutinoviqin.
Njėkohėsisht ka kėrkuar ndaljen e bombardimeve tė
NATO-sė kundėr caqeve serbe nė kohėn kur kėto tė
fundit kryenin masakra mbi popullin e Kosovės.
Nė fillim tė
mandatit tė kaluar legjislacioni i Kosovės e
obligonte atė qė tė ushtronte vetėm postin e
kryetarit tė Kosovės duke lėnė postin partiak, pėr
tė qenė kryetar i tė gjithėve, ndėrsa ai pėrsėri
preferoi tė jetė kryetar vetėm i anėtarėve tė
LDK-sė.
Mė 14 tetor
2003, z. Rugova ka shkuar nė Vjenė pėr tė biseduar
me pėrfaqėsues tė Beogradit pa marrė pėlqimin e
Kuvendit.
Zotėri Rugova
ka paraqitje jo serioze para pėrfaqėsuesve
ndėrkombėtarė. Atyre u kėrkon njohjen "formale" tė
pavarėsisė sė Kosovės nė kohėn kur, edhe pėr
mospunėn e tij, vendit tonė nuk i ėshtė rregulluar
dokumentacioni i pavarėsisė dhe rrjedhimisht
ndėrkombėtarėt nuk kanė pasur ēka tė njohin
"formalisht" kur nuk u ėshtė dhėnė asnjė dokument
me shkrim i instituconeve tė Kosovės.
Pėr arsyet e
cekura mė lartė unė do tė votojė kundėr kėsaj
kandidature duke i ftuar edhe deputetėt tjerė qė
tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Njėherit ftojmė LDK-nė qė
tė paraqesė njė kandidaturė tjetėr pėr shqyrtim
dhe votim.
(Prishtinė, 3 dhjetor 2004
|