|
Paraqitja
e deputetit tė LPK-sė,
Emrush Xhemajli,
nė seancėn e Kuvendit tė Kosovės, tė mbajtur mė 28
janar 2005
|
►►► |
Lidhur
me
Projektligjin
pėr
Buxhetin
e
Konsoliduar
tė
Kosovės
pėr vitin
2005 |
I nderuari Kryetar,
Tė nderuar kolegė deputetė,
Qeveritarė,
Pėr mendimin e LPK-sė Kosova nuk
mund tė paguajė bllanko pėr fushat e rezervuara tė
Kornizės Kushtetuese. LPK ėshtė shumė dakord qė tė
bartet te Qeveria dhe institucionet e Kosovės
pėrgjegjėsia e financimit tė TMK-sė, tė SHPK-sė, tė
Gjyqėsisė dhe privatizimit, por gjithashtu, bashkė me
kėtė tė bartet edhe pėrgjegjėsia e raportimit tė
kėtyre institucioneve te Qeveria dhe rrjedhimisht edhe
te Kuvendi i Kosovės. Pėr mė tepėr me to tė udhėheqė
Qeveria, ndėrsa ata qė nuk financojnė vetėm tė
monitorojnė gjendjen.
Mbi 42 milionėt e paraparė
pėr Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit.
Kjo agjenci ka mjete nga shitja
e ndėrmarrjeve tė privatizuara dhe nga to duhet tė
financohet dhe nė ansjė mėnyrė nga Qeveria e Kosovės.
Buxhetit tė Kosovės kjo Agjenci duhet t'i paguajė
tatimet, ose edhe ajo, ėshtė mė sė miri qė, tė hyjė nė
kompetenca tė Qeverisė.
Njė pjesė e mjeteve dedikuar
AKM-sė t'i barten Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies
Sociale. Veē tjerash, kjo ministri, do ti pėrdorte
kėto mjete pėr zbatimin e kontratės kolektive, siē
janė marrė vesh me sindikatin e Kosovės. Kjo tė bėhet
me qėllim tė vendosjes sė njė drejtėsie shoqėrore
minimale dhe paqeje sociale.
Sa u pėrketė financimit tė
partive politike ka qenė dashur tė specifikohet
financimi i tyre dhe tė dihet baza e financimit pėr
funksionimin e njė partie politike tė pėrfaqėsuar nė
Kuvend. Nė kėtė rast duhet precizuar se, nėse shkohet
me tė vjetrėn, baza prej rreth 30 mijė pėr
funksionimin e partive politike nuk u pėrgjigjet
nevojave elementare pėr funksionimin e tyre, prandaj
duhet rritur nė 100 mijė . Mė pastaj tė shkohet me
financim sipas numrit tė deputetėve.
Pėrndryshe tė gjithė duhet ta
kemi parasyshė gjendjen buxhetore tė Kosovės. Me
plotėsimet e mundshme jemi qė tė votohet ky buxhet. |