|
Fjala
e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės,
Emrush
Xhemajli, lidhur me propozimligjin pėr pėrdorimin e
gjuhėve
Prishtinė, 24
qershorj
2005
I
nderuari Kryetar i Kuvendit, i nderuari Kryeministėr
dhe
pėrfaqėsues tė kabinetit qeveritar,
tė nderuar kolegė
dhe kolege
deputetė
Pėr
mendimin e LPK-sė Ligji pėr pėrdorimin e gjuhėve duhet
tė kthehet, tė konsultohet dhe tė ripunohet dhe tė
sillet pėrsėri pėr shqyrtim nė Kuvend. Pse? Njė pjesė
tė pseve u thanė deri mė tash nga deputetėt.
E para.
Nė ligj nuk ka nene ku pėrcaktohet se cilat kritere
duhet ti plotėsojė njė gjuhė pėr tė qenė zyrtare nė
nivel tė Kosovės.
E dyta.
Kosova nuk i ka kushtet qė ti shpėrndajė dije e
standarde gjithė botės. Nė kushtet qė i kemi ne duhet
tė thirremi nė njė praktikė dikund si model pėr kėtė
materie qė po trajtojmė. Ne jemi shumė dakord qė tė
jetė pėrqindja e pėrdorimit tė gjuhėve nė komuna si nė
Finlandė ku mjafton pėrbėrja 8 pėr qind e njė
komuniteti pėr tė qenė gjuhė zyrtare dhe e
pėrdorueshme nė komunė por jo sikurse ėshtė propozuar
6 pėrkatėsisht 3 pėr qind.
E dyta,
ky ligj ėshtė i natyrės sė tillė saqė diskriminimi
pozitiv tė avancuar duhet konsultuar edhe me vendet
fqinje jo aq pėr shkakun e Kosovės sa pėr stabilitetin
nė rajon.
Ne e
dimė se nė vendet fqinje gjuhė zyrtare nė njė Komunė
ėshtė ndryshe. Nė Maqedoni njė komunitet qė e arrin
vetėm 20 pėr qind tė kėtė pėrbėrje tė popullsisė e
fiton tė drejtėn pėr tė qenė gjuhė zyrtare, nė Mal tė
Zi dhe nė Serbi situate ėshtė edhe mė e rėndė.
Nėse
edhe shtetet fqinje nuk do tė ishin nė gjendje qė tė
bėjnė njė kuotė tė pėrafėrt tė pranueshme pėr
pėrdorimin e gjuhėve nė nivel qendror dhe lokal
atėherė do tė kishte reagime tė komuniteteve nė
shtetet fqinje, pėrkatėsisht do tė kėrkonin ligj tė
ngjashėm si kėtu dhe puna do tė shkonte deri nė atė
shkallė saqė problemet do tė reflektoheshin
negativisht edhe nė Kosovė sikurse ka ndodhur edhe pėr
problemet tjera nė tė kaluarėn.
Nėse ky
ligj shkon, kėshtu siē ėshtė, detyrimisht Kuvendi i
Kosovės do tė bėhet propagandues i disa standardeve tė
paarritshme jo vetėm pėr vendet fqinje por edhe pėr
vendet e Bashkimit Evropian dhe atėherė do tė vije nė
pikėpyetje se a na pranon me kėto standarde Bashkimi
Evropian i cili mund tė kėrkojė tė ndėrrojmė kėtė
ligj, dhe pse ta punojmė dy herė, ndėrsa nėse nuk
kėrkon qė ta ndėrrojmė ne do tė kėrkojmė qė kėto vende
ta ndėrrojnė ligjin nėse dėshirojnė tė bashkohen me
neve. Nėse dikush e konsideron kėtė ironi atėherė ky
kualifikim mė se miri do ti shkonte propozimligjit qė
e kemi nė tavolinė.
Nė
arsyetimin qė ėshtė dhėnė pėr pėrpunimin e ligjit
pėrmenden ekspertė tė ndryshėm me pėrvoja nė fushėn e
trajtimit tė minoriteteve, por tė gjithė kėta ekspertė
nė vendet e tyre i kanė punėt shumė keq nė kėtė fushė
tė jetės dhe legjislacionit. Ata janė sjell si
socialistėt utopistė duke i dhuruar buxhetit tė
Kosovės ngarkesė njė faturė edhe ashtu tė pa
llogaritur mirė me mbi 2 milion Euro pėr pėrkthimet,
buxhet vjetor sa i gjithė Kuvendit tė Kosovės.
Llogaritė financiare nuk janė ndarė si nė rastet
tjera. Sa shkojnė pėr personel, pėrkthyes, pėr teknikė
dhe sa pėr material shpenzues tė byrove. Pra, po e
ceku se me njė llogaritje tė thjeshtė fatura
financiare del shumė mė e madhe. |