|
► |
Fjala
e kryetarit tė LPK-sė, deputet nė Kevendin e Kosovės,
Emrush
Xhemajli, nė seancėn pėr reformimin e pushtetit lokal
nė Kosovė
Prishtinė, 19 maj
2005
I
nderuari Kryetar i Kuvendit, i nderuari Kryeministėr,
tė nderuar ministra, tė nderuar kolegė deputetė, tė
pranishėm nė sallė,
Pėr
mendimin tonė, nė programin e Qeverisė sė Kosovės pėr
reformimin e qeverisjes lokale qė ėshtė ofruar sot ka
pasur nevojė tė thuhen dy fjalė pėr praktikėn e
deritashme tė qeverisjes lokale nė Kosovė, nė mėnyrė
qė tė vėrehet se ku dallon reforma e tashme nga ajo
mėparshmja.
Ka
rėndėsi tė thuhet se nė tė kaluarėn, sa ishte Kosova e
okupuar, Serbia e pat bėrė krijimin e komunave tė reja
tė banuara me shumicė me serbė. Janė krijuar komunat e
banuara me serb nė qytezat e Zveēanit, Zubin-Potokut,
Fushė-Kosovės, Shtėrpcės, Obiliqit, Novobėrdės dhe nuk
ėshtė krijuar asnjė komunė e re ku shumicė do tė ishin
joserbėt. Edhe pse janė krijuar komuna tė reja, ky nuk
ka qenė decentralizim, por forcim i pushtetit lokal,
pėrkatėsisht njė decentralizim edhe mė i madh. Kėtu
kanė dominuar kriteret diskriminuese, me qėllime
strategjike pėr tė ndėrruar strukturėn etnike tė
Kosovės, pėr tė dominuar mbi s shqiptarėt dhe
pėrjetėsuar pushtimin nė Kosovė.
Pse i
thash kėto? Sepse, kjo praktikė duhet ndėrprerė. Ne
nuk mund ti marrim asnjė nga kėto kritere pėr tė bėrė
reformimin e pushtetit lokal. Mė nuk mund tė vazhdohet
me krijimin e komunave tė vogla nė baza etnike ku do
tė pėrfitonin nga buxheti nė mėnyrė tė paarsyeshme dhe
nė mėnyrė tė padrejtė vetėm disa qytetarė tė Kosovės.
Nga ana tjetėr, ne si subjekt, nė vazhdimėsi po edhe
nė programin elektoral tė vitit 2001 kemi kėrkuar qė
tė bėhet reformimi i qeverisjes lokale.
Pėr
mendimin tonė, reforma duhet tė jetė legale nga
pikėpamja kushtetuese, qė u tha edhe kėtu, dhe ligjeve
tė vendit tė dala nga Kuvendi i Kosovės. Ajo duhet tė
mbėshtetet nė baza zhvillimore, me kritere qė do tė
respektohen nė gjithė territorin e Kosovės, ku do tė
pėrfshihen tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe sipas
modeleve zhvillimore tė vendeve tė Evropės Perėndimore
tė modelit qė parasheh Karta evropiane pėr
vetėqeverisjen lokale.
Ne nuk
mund ti marrim pėr bazė pretendimet e Serbisė, jo
vetėm se po saboton zhvillimet nė Kosovė, por edhe pėr
faktin se ajo nuk ka pėrvojė nė decentralizim. Ajo nuk
e sheh tė nevojshme tė bėjė decentralizimin nė komunat
e Serbisė apo tė Vojvodinės, ndėrsa dėshiron tė
imponohet nė shtetin tonė me qėllim qė edhe pa qenė
kėtu tė vazhdojė projekte qė nuk ka mund ti
pėrfundojė sa ishte kėtu.
Po tė
ishte Shqipėria apo Maqedonia, ato kanė pėrvojė nė
decentralizim dhe vlejnė tė jenė nė kėtė proces dhe tė
aofrojnė pėrvojėn e vet, sepse ata kanė bėrė
decentralizimin.
Programi
qė ėshtė prezantuar, duke pėrfshirė kėtu edhe
dokumentin kornizė tė bėrė nė kohėn e kabinetit tė
Kryeministrit tė PDK Bajram Rexhepi, ėshtė shumė e
qartė se nuk ka kriter zhvillimin ekonomik, por ėshtė
njė program me karakter politik dhe etnik, pa asnjė
logjikė zhvillimore. Ka fakte se sė paku, nė mos i
tėri, ėshtė hartuar jashtė Qeverisė sė Kosovės dhe
ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Mė lejoni tė
dėshmohet kjo. Nė faqen 5, tė materialit qė na ėshtė
dhėnė, ku ėshtė tabela e pilot-komunave dhe rubrika,
pėrshkrimi duket qartė. Aty: me KS kuptojmė krijimin
e komunės serbe, me KT kuptojmė formimin e komunės
sė re turke ndėrsa me KA krijimn e komunės albaner
ose allbansku. Duket se ėshtė harruar dhe ėshtė
kopjuar tekstualisht pa u pėrkthyer fare shkronja a
nė shkronjėn sh.
Kjo dhe
ēėshtjet tjera tregojnė gjithashtu se komunat janė
duke u krijuar nė baza etnike dhe jo nė baza
zhvillimore. Nga kėtu del se dėshirohet tė
formalizohen tri enklava, plus njė enklavė Juniku.
Madje kjo e fundit ende pa i rikthyer kolonėt. Kjo
prapavijė synohet tė mbulohet me krijimin e njė komune
shqiptare dhe njė turke. Juniku, nė kėtė fazė, mund tė
bėhet vetėm enklavė. Pse dikujt po i ngutet ta bėjė
Junikun komunė? Vetėm se AKM-ja dhe Habitati i ka nė
zotėrim shtėpitė e ish-kolonėve nė Junik dhe
vendbanimin e dėshmorėve tė kombit nė Baballoē tė
banuar me shqiptarė, tė cilėt tash kanė marrė shkresa
nga Habitati siē ėshtė bėrė edhe publike pėr tė
lėshuar shtėpitė qė dikur regjimi serb i pat ndėrtuar
si koloni me 12 milionėt e fondit humanitar tė
komisariatit tė lartė tė refugjatėve, duke i
shpėrdoruar pėr kolonėt dhe paramilitarėt serb tė
ardhur nė vitet e 90-ta nga anė tė ndryshme jashtė
Kosovės. Se ēfarė baze ushtarake kanė qenė nė realitet
kėto dy vendbanime qė pėrmenda, nuk ėshtė koha kėtu tė
shpjegohet, sepse merr shumė kohė.
Nė
kushtet e tashme tė vendit, projekti duhej dhe duhet
tė pėrfshijė tė gjithė territorin e Kosovės, por kėtu
nuk ėshtė nė projekt. Tė gjitha propozimet pėr
krijimin e komunave tė reja janė nė pjesėt tjera tė
Kosovės, ndėrsa nuk ka asnjė projekt nė veri tė
Kosovės. Pėr tė parė edhe atje efektet qė pėrmenden nė
faqe 3 tė tekstit, si kriter pėr pilot-komunat,
pėrmendet po ashtu edhe pėrbėrja e ndryshme entike. Po
citoj, shumė me vend: qė do tė lejojė eventualisht
tė vlerėsohet efekti i reformave nė Kosovė nė tė
gjithė territorin e saj tė shumėllojshmėrisė.
... Por
pėr tu kuptuar drejt dhe pėr tu hequr dyshimet e
bazuara se nuk ėshtė fjala pėr obstruksion kundėr
Kosovės dhe nė favor tė strukturave paralele tė
Serbisė, atėherė nė logjikėn qė ėshtė ndjekur nga
hartuesit, megjithėse ne nuk jemi me kėtė logjikė,
ėshtė dashur tė parashihet edhe njė komunė pilot nė
veri, bie fjala qė do tė pėrfshinte Ēabrėn, Kushtovėn,
Vinarcin ose ndonjėrėn prej tyre, dhe njė pjesė tė
Shipolit. Kjo ėshtė e domosdoshme pėr tė qenė mesazhi
i qartė se reformimi i pushtetit lokal nuk bėhet pėr
tė ndarė Kosovėn dhe nuk ka pėr qėllim qė
artificialisht tė ndėrrojė strukturėn territoriale dhe
entike tė Kosovės.
Rreth
numrit tė banorėve... Numri minimal i banorėve qė ka
tė drejtė tė formojė njė komunė, pėr mendimin tonė
duhet tė jetė minimum 10 mijė banorė. Numri 5 mijė, qė
ėshtė paraparė nė materiale, ėshtė i vogėl dhe pasi tė
ndėrpritet financimi pilot nga donacionet e bashkėsisė
ndėrkombėtare, kėto komuna nuk mund tu pėrballojnė
taksave pėr plotėsimin e pjesės sė buxhetit qė duhet
tė mblidhen nga vetė banorėt e komunės qė krijohet.
Ėshtė e qartė se edhe pėr njė kohė shumė tė gjatė nuk
pritet qė ato tė mbijetojnė nė formėn qė ėshtė
pėrshkruar nė kėto materiale me numėr aq tė vogėl tė
banorėve.
Rreth
financimit... Lartėsia e shumės sė grandeve nga
buxheti i Kosovės pėr komuna duhet tė bėhet nė njė
formė pėr kokė tė banorėve pėrndryshe ne do tė kemi
komunat politike, si dikur fabrika politike qė bėhen
barrė e buxhetit qendror. Tash, ndarja buxhetore, e
dimė tė gjithė, pėr komuna, ėshtė shumė e padrejtė dhe
nė dėm tė komunave qė kanė numėr tė madh tė banorėve.
Rreth
pėrfshirjes territoriale... Nė Projektin e propozuar
nuk precizohen kufijtė e komunave tė propozuara duke
lėnė vend pėr urdhėresa administrative qė prekin nė
pėrmbajtje. Nė fakt, askush tė sigurt rreth kėsaj nuk
e ka thėnė. Ministria e pushtetit lokal dhe sot kėtu
Kryeministri thotė se komunat e ardhshme do tė kenė
kufijtė tė tashėm tė fshatrave tė sotme, pa qenė i
sigurt se a do tia prishė kėtė qėndrim
kryeadministratori. Ndėrsa, janė dėgjuar edhe
pretendime qė tė jetė krejtėsisht ndryshe. Pėrfshirja
e Marecit nė komunėn e Graēanicės bashkė me disa
fshatra tjera nė atė drejtim, mund tė ketė vetėm
karakter gjeostrategjik ushtarak si vend malor qė
ėshtė dhe afėr kufirit me Serbinė. Pėrndryshe, kjo
pjesė nuk ka as numėr tė konsiderueshėm tė banorėve,
as nuk ėshtė faktor qė ndihmon zhvillimin. Ngjashėm
spekulohet edhe me Parteshin.
Rreth
pėrgjegjėsive tė komunave... Me kėtė program dhe me
dokumentin kornizė propozohet nė mėnyrė kontradiktore
qė komunave tu jepen tė drejta qė nuk i ka Kosova si
tėrėsi, si pushtet qendror, qė u tha edhe nga tė
tjerėt. Kosova, ende nuk ka vendosur pėr fatin e
integritetit territorial tė vetė ndėrsa tani po vendos
pėr kufijtė territorial ndaras nė baza etnike. Kosova
si tėrėsi dhe Kuvendi qendror i Kosovės nuk e ka tė
drejtėn e referendumeve tė asnjė lloji, ndėrsa
kėrkohet tė bėhet ligj pėr referendumet lokale.
Komunave kėrkohet qė tu sigurohen forca tė reagimit
tė shpejtė, pėr tė cilat nuk flitet qartė se pėr ēka
ėshtė fjala.
Kėshtu,
pėr ti sistemuar ato qė mendojmė se do tishin me
vlerė, reforma duhet tė jetė legale dhe nė pajtim me
procedurat e legjislacionit kushtetuta, ligjet e
vendit tė aprovuara nga ky Kuvend.
Tė hiqet
pretendimi qė territori dhe banorėt e komunės tė kenė
pėrgjegjėsi tė cilat ende nuk i ka Kosova.
Nė fillim
tė krijohen pesė komuna, qė do tė pėrfshinin sadopak
strukturėn e popullatės sė pėrfshirė qė e ka Kosova.
Dihet se ka minoritete nė Kosovė nė raport se sa
minoritete ka nė Kosovė me numrin e pėrgjithshėm tė
popullsisė. Konkretisht tė formohen 3 komuna, ku
shumica e banorėve tė jenė shqiptarė, njė komunė ku
shumica tė jenė serbė dhe njė ku shumicė janė turq.
Numri i banorėve tė komunave tė reja qė do tė krijohen
tė jetė 10 mijė, komuna e Junikut tė krijohet mė vonė,
ndrėsa nė vend tė saj tė krijohet komuna Ēabrės.
Komunat qė krijohen duke pėrfshirė vendbanime qė
sigurojnė numėr tė mjaftueshėm tė banorėve dhe jo
territore qė pretendojnė prapavijė
ushtarako-strategjike, siē ėshtė rasti i Graēanicės
dhe Parteshit. Nė fazėn nė vijim tė formohen kėto
komuna: Mramuri, Matiēani nė Prishtinė, Has, Zhur,
Rogovė Prizren, Mushtishti Suharekė, Bresan
Sharri, Bec, Shiponjė Gjakovė, Komaran nė komunė
tė Drenasit, Orllani, Sllatina dhe Pozharani,
Komogllava, Gaēka, Gadimja, Magurja, Shala, Rugova,
Barani, Krusha e Madhe, Isniqi, Juniku, Gllogjani,
Runiku dhe komuna tjera qė do ti vlerėsonin ekspertėt
se a i plotėsojnė kriteret zhvillimore.
Shefi i
ekzekutivit tė jetė banor i komunės, sė paku 6 muaj,
para se tė konkurrojė pėr kėtė post. Ju e keni pa se
ai as qė ka nevojė me qenė banor i komunės, a don me u
bė i pari nė komunė.
Ėshtė e
panevojshme qė komuna tė kenė shėrbim tė reagimit tė
menjėhershėm siē parashihet nė faqe 6. Njėsi tė tilla
ka TMK, janė zjarrfikėsit po kuptohet.
Instituti
i Kosovės pėr mbrojtjen e monumenteve duhet tė jetė ai
qė vlerėson rėndėsinė e monumenteve historike nė
Kosovė. Menaxhimi i tyre duhet tė jetė kompetencė e
deleguar pėr komunat, jo siē ėshtė propozuar nė faqen
5 tė dokumentit kornizė.
Financimi
i komunave, pėrkatėsisht grandet pėr to tė jepen pėr
krye tė banorit. Banorė tė Kosovės tė jenė tė gjithė
ata qė mund tė dėshmojnė kėtė nė bazė tė shumė
kritereve. Nuk mund tė merret kriteri viti 1998 siē
ėshtė nė dokumentin kornizė.
Programi
i reformės, pėr mendimin tonė duhet ti kthehet
Qeverisė dhe tė ripunohet.
Tė
eliminohen tė gjitha propozimet qė janė nė kundėrshtim
me sundimin e ligjit dhe me vėrejtjet e paraqitura tė
kthehet pėr miratim definitiv nė Kuvend nė kohėn mė tė
shpejtė tė mundshme.
Nuk do tė
ishte mirė qė nė kėtė formė tė imponohen komunat
pilot.
Ju
faleminderit.
(Nxjerr
nga transkripti i Kuvendit tė Kosovės)
|