
|
|
|
|
Formohet Dega e Partisë Socialiste në
Rahovec
- Kryetar i Degës u zgjodh Ymer Vuçiterna
Të enjten, në Rahovec u formua Dega e Partisë Socialiste të
Kosovës.
Në mbledhjen themeluese të Degës së Partisë Socilaiste në Rahovec ishin të
pranishëm edhe zyrtarët e lartë të partisë, Ilaz Kadolli, anëtar i Kryesisë, Dritëro Kadolli,
drejtor ekzekutiv dhe Selim Gashi, anëtar i Këshillit
Mbikëqyrës.
Formimi i Degës në Rahovec është rezultat i interesimit të
qytetarëve të kësaj komune për t’u anëtarësuar në Partinë
Socialiste dhe gatishmërisë së treguar për realizimin e
programin të kësaj partie.
Kryetar i Degës së Partisë Socialiste në Rahovec është zgjedhur
Ymer Vuçiterna.
|
|
|
Themelohet Forumi i Gruas Socialiste
- Selvete Krasniqi-Ismajli, kryeson këshillin
inicues
Të hënën, në Prishtinë, është themeluar
Forumi i Gruas Socialiste.
Deri në mbajtjen e kongresit Forumi i gruas socialiste do të
udhëhiqet nga këshilli inicues, i prirë nga Selvete Krasniqi-Ismajli, ndërsa
anëtare të këshillit janë Shqipe Telaku, Zyrafete Krasniqi,
Mihane Azemi, Teuta Temaj, Advie Mala dhe Shefkate Sherolli.
Fjalën kryesore, në këtë takim themelues, e ka mbajtur zonja
Selevete Krasniqi-Ismajli, e ngarkur nga
Kryesia e PSK-së për themelimin e Forumit të gruas socilaiste
Pas fjalës së zonjës Krasniqi-Ismajli, pjesëmarrëset në takim i ka
përshëndetur kryetari i Partisë Socialiste, Emrush Xhemajli. Ai,
me këtë rast, ka përmendur vështirësitë e panumërta me të cilat
është përballur e po përballet gruaja sot duke nënvizuar rolin
që ka luajtur ajo në periudhat e vëshitira që ka kaluar Kosova.
Gratë socialiste i ka përshëndetur edhe kryetarja e Forumit të
Gruas të PSDK-së, zonja Kaqusha Jashari, deputete e Kuvendit të
Kosovës.
Selvete Krasniqi-Ismajli: Fjala e mbajtur me rastin e themelimit të Forumit të gruas
socialiste
Forumi i Gruas Socialiste do të jetë një strukturë e fuqishme e
Partisë sonë
Vetëm një muaj pas formimit të Partisë Socialiste të Kosovës dhe
të organeve të saj, PSK po hyn në fazën e organizimit të
strukturave të saj të veçanta.
Sot po themelojmë Forumin e gruas socialiste, si një profil i
rëndësishm i veprimtarisë shoqërore të PSK-së.
Forumi i gruas socialiste do të jetë pikëtakim i grave me
orientim të majtë socialist.
Ai do të jetë kuvend i grave, ku shtrohen e trajtohen çështjet e
ndryshme shoqërore dhe artikulohet zëri i tyre.
Asnjë shoqëri nuk mund të bëhet demokratike, pa rolin dhe vendin
e merituar të gruas në shoqëri.
Gjatë historisë njerëzore gruaja ka qenë gjithherë vatër
familjare, ku kanë lindur, janë rritur e edukuar breza të tërë
familjarë. Aty është mësuar fjala e parë në botë.
Janë të mirënjohura sakrificat e nënave tona për të gatitur bij
e bija të devotshme të atdheut.
Shumë gra tona heroina luftuan krah për krah me burrat.
Janë të ndritshme figurat e Babulinës, Norë Kelmendit, Shote
Galicës, Bije Vokshit, Hyrie Hanës, Ylfete Humollit, Xhevë
Krasniqit-Lladrovcit e shumë e shumë të tjerave.
Marigoja jonë qëndisi me dashuri shqiponjën dykrenore të
shpalosur në Vlorë.
Femra jonë është shquar njësoj edhe në fushën e diturisë, si
Elena Gjika, motrat Qiriazi, Nermin Vlora, Mine Kokolari e shumë
të tjera zonja shqiptare.
Ajo ishte artiste e madhe e këngëve, e valleve dhe e arteve të
bukura.
Prandaj, Forumi i gruas socialiste do të angazhohet për rolin e
vendin e saj të merituar në shoqëri.
Ajo do të kërkojë realizimin e lirive dhe të të drejtave
njerëzore e shoqërore.
Që gruaja jonë të përfaqësohet përpjesëtimisht në politikë,
ekonomi, arsim, shëndetësi e gjetkë.
Sepse, ajo është e denjë të udhëheqë në shoqëri.
Forumi i gruas socialiste do të ngrejë zërin kundër çdo
keqtrajtimi të gruas në familje dhe në shoqëri.
Ai do të luftojë të gjitha shëmtitë moderne dhe do të kultivojë
vlerat morale e qytetare të shoqërisë sonë.
Do të angazhohet për emancipimin e përgjithshëm të femrës sonë,
që ajo të jetë zonjë e vetvetes.
Do të mbrojë dinjitetin moral e shoqëror të femrës sonë.
Do të mbrojë lirinë e emancipimit modern dhe të drejtat për punë
dhe në punë.
Do të mbrojë të drejtat për arsimim dhe sigurim shëndetësor e
pensional.
Gruaja është vatër e familjes, ndërsa familja është bërthamë e
shoqërisë.
Edukata familjare është bazë e formimit të personalitetit të
njeriut.
Forumi i gruas socialiste do të jetë një strukturë e fuqishme e
Partisë sonë. |
|
|
|
PSK formoi Fondacionin për Edukim të
Majtë “Kadri Zeka”
- Udhëheqës i Fondacionit “Kadri Zeka” është emëruar Arben
Rashkaj
Prishtinë, 20 qershor 2009
Kryesia e Partisë Socialiste të Kosovës, në mbledhjen e saj të
dytë, duke u mbështetur në vendimin e Mbledhjes së Përgjithshme
për formimin e Fondacionit për Edukim të Majtë, ka marrë vendim
që ky fondacion të quhet Kadri Zeka.
Udhëheqës i Fondacionit për Edukim të Majtë “Kadri Zeka”, është
emëruar Arben Rashkaj.
Edukimi i majtë kishte filluar disa muaj para mbajtjes së
mbledhjes së përgjithshme të 30 majit, me projektin shkolla politike për të
majtën në Kosovë. Projekti ka zgjatur tetë javë, ndërsa kanë ligjëruar ekspertë të fushave të ndryshme. |
|
|
|
KONFERENCË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE TË
KOSOVËS, EMRUSH XHEMAJLI

Xhemajli: Ka interesim dhe gatishmëri të qytetarëve për
anëtarësim në PSK
Prishtinë, 16 qershor 2009
Jemi në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet lokale.
Kemi filluar konsultimet me Degët e PS për listat e kandidatëve
për Asambletë Komunale dhe për Kryetarët e Komunave.
PSK ka filluar konsultimet e para lidhur me atë se si do të
dilet në zgjedhje. Ne, tha kryetari Xhemajli, në këto zgjedhje
do të dalim vetëm. Por, në vendet ku është interesi i përbashkët
do të shohim mundësinë e kandidatëve ose listave të përbashkëta.
Kryetari i PSK-së, uroi Ministrinë e Punëve të Brendshme për
suksesin në identifikimin dhe arrestimin e 3 të dyshuarve lidhur
me dëshmitë e rrejshme kundër UÇK-së./vazhdon |
|
|
|
Këshilli i Përgjithshëm
i PSK-së, i
dalë nga Mbledhja e Përgjithshme mbajti mbledhjen e parë

Kryesia e Partisë Socialiste të
Kosovës
PSK zgjodhi kryesinë
- Gafurr Elshani, sekretar i përgjithshëm
- Dritëro Kadolli, drejtor ekzekutiv
14 qershor 2009 – Sot, në Prishtinë, është mbledhur Këshilli i
Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Kosovës i dalë nga Mbledhja
e Përgjithshme, mbajtur më 30 maj.
Këshilli i Përgjithshëm ka zgjedhur Kryesinë prej 21 anëtarësh +
kryetari Emrush Xhemajli i zgjedhur në Mbledhjen e Përgjithshme.
Anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur: Gafurr Elshani, Sylë Zhitia,
Dritëro Kadolli, Nuhi Paçarizi, Rexhë Iberdemaj, Ali Halimi,
Ilaz Kadolli, Ali Buzhala, Teuta Temaj, Fatos Rushiti, Arben
Rashkaj, Ilir Ejupi, Bekim Ademi, Rexhep Ahmeti, Fadil Rexhepi,
Valon Shabani, Milikije Ukzmajli, Gëzim Gega, Besnik Mustafa,
Pleurat Salihu dhe Rrezarta Ahmetxhekaj.
Një nga vendimet e veçanta që kishte marrë Partia Socialiste e
Kosovës, në Mbledhjen e Përgjithshme, ishte edhe formimi i
Forumit të Veteranëve të LPK-së. Për organizimin e këtij Forumi,
Këshilli i Përgjithshëm ka zgjedhur: Naim Zhitia, Taf Tafa,
Ismet Kadriu dhe Adem Kadolli.
Ndërkaq në Komisionin Programor dhe Statutar, që do të bëjë
harmonizimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve të bëra në projektin e
propozuar në Mbledhjen e Përgjithshme, janë zgjedhur Ilaz
Kadolli, Fatos Rushiti, Arben Rashkaj, Rexhep Ahmeti dhe Rexhë
Iberdemaj.
Këshilli i Përgjithshëm i PSK-së ka zgjedhur edhe Këshillin
Mbikëqyrës, që do të kontrollojë rregullsinë e funksionimit të
organeve ekzekutive. Anëtarë të Komisionit janë zgjedhur:
Ramadan Halimi, Selim Gashi dhe Tefik Durmishi.
Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është mbajtur
mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste të Kosovës në përbërje të
re. Kryesia e PSK-së, në
mbledhjen e parë të mbajtur të dielën, ka zgjedhur Gafurr
Elshanin sekretar të përgjithshëm të PSK-së.
Kryesia ka zgjedhur edhe drejtorin e PSK-së. Drejtor është
zgjedhur Dritëro Kadolli, kurse sekretarët do të zgjidhen në
mbledhjet e ardhshme. |
|
|
Komisioni i familjeve të dëshmorëve të para vitit 1991 u takua
me deputetin Emrush Xhemajli
Të miratohet sa më shpejt Projektligji mbi ndryshimet e Ligjit
për familjet e dëshmorëve të UÇK-së
Deputeti Emrush Xhemajli, kryetar i PSK-së, priti
në zyren e tij në Kuvendin e Kosovës Komisionin e familjeve të
dëshmorëve të rënë para vitit 1991. Deputeti Xhemajli me këtë
rast e njoftoi komisionin se iniciativën e tij e kanë
përkrahur 67 deputetë... /vazhdon |
|
|
|

Kryetari i PSK-së, Emrush Xhemajli priti kryetaren e ORA-s,
Teuta Sahatçiu
ORA uron Partinë Socialiste dhe shprehet
e gatshme për bashkëpunim
Prishtinë, 8 qershor 2009
Kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës, Emrush Xhemajli, me
anëtarët e KP Gafurr Elshani, Dritëro Kadolli e Nuhi Paçarizi,
priten sot në vizitë kryetaren e Partisë reformiste ORA, Teuta
Sahatçiu dhe nënkryetarin e kësaj partie Besnik Krajku.
Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatçiu, pasi falënderoi për pritjen
tha se qëllimi i vizitës është që t’i uroj Partisë Socialiste të
Kosovës kuvendin e mbajtur para pak ditësh dhe për kurajën e
treguar në vendimet e marra në këtë kuvend.
Xhemajli dhe Sahatçiu u pajtuan se pas pavarësisë së Kosovës ka
pasur nevojë për profilizimin e partive politike.
Xhemajli tha se ne dëshirojmë një bashkëpunim të ngushtë me të
majtën, ORA-n dhe subjektet tjera. Ai tha se në fushën e
zhvillimit ekonomik qasjen do ta kemi të njëjtë me të majtën.
Ndërsa, në çështje të tjera, për të cilat kërkohet angazhimi i
gjithë spektrit politik, Xhemajli tha se do të bashkëpunojmë
edhe me subjekte të tjera.
Gafurr Elshani, anëtar i KP të PSK-së, tha se është mirë që ta
rrisim bashkëpunimin, pasi jemi subjekte të majta, duke
propozuar që për çështje të caktuara të dilet me qëndrime të
përbashkëta.
Kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatçiu, shprehu gatishmërinë që për
çështje të përbashkëta të dilet bashkë, qoftë në konferenca
shtypi ose tryeza.
Ndërkaq, nënkryetari i ORA-s, Besnik Krajku, pasi shprehu
përgëzime për vendimet e marra tha se “me të vërtet e keni
pasuruar skenën politike”.
Krajku me këtë rast citoi ish-kryeministrin britanik Toni Bler
të ketë thënë se “e majta dhe e djathta janë ofruar nga qendra,
mirëpo në favor të së majtës dhe jo të së djathtës”.
Ndërkaq anëtari tjetër i KP të PSK-së, Dritëro Kadolli, tha se
ne do të jemi të disiplinuar sikurse e majta evropiane.
Në takim u përmendën edhe zgjedhjet lokale, për kohën e mbajtjes
së të cilave PSK dhe ORA kanë mendim të përafërt, fundi i
tetorit ose fillimi i nëntorit.
Në lidhje me koalicionet e mundshme parazgjedhore u tha se iu
takon organeve të të dyja partive që të vendosin, nëse do të
garohet vetëm apo në koalicion.
Në fund të takimit kryetari Xhemajli tha se do të identifikojmë
fushat në të cilat mund të bashkëpunojmë.
|
|
|
|
|
|

FJALA E KRYETARIT EMRUSH XHEMAJLI NË
MBLEDHJEN E PËRGJITHSHME
Xhemajli: Duhet të krenohemi
me Kosovën, por jo edhe me arritjet në shoqërinë tonë

FJALA E GAFURR ELSHANIT, KRYETAR I GRUPIT TË
ORGANIZIMIT TË MBLEDHJES SË 8-TË TË PËRGJITHSHME
Elshani: Rrugëtimi ynë i gjatë
ishte i vështirë, me sprova e sakrifica të panumërta, por me
shumë suksese

FJALA E DRITËRO KADOLLIT, ANËTAR I GRUPIT TË
ORGANIZIMIT TË MBLEDHJES SË 8-TË TË PËRGJITHSHME
Kadolli: Partia
Socialiste do të bëhet një forcë aktive politike e zhvillimit

FJALA E ARBEN RASHKAJT, ANËTAR I KËSHILLIT TË
RRETHIT NË PRIZREN
Rashkaj: Ka ardhur koha që vendi ynë të
ndryshojë vërtet për të mirë, ka ardhur koha që ndryshimin ta
bëjmë Ne socialistët

|
|
|
|
Mbledhja e 8-të e Përgjithshme vendosi që LPK
të quhet |
|
|
|
Partia Socialiste e Kosovës |
|
|
|
- Emrush
Xhemajli zgjidhet kryetar |
|
30 maj 2009 |
|
Lëvizja Popullore e Kosovës në Mbledhjen e
8-të të Përgjithshme (pjesa e dytë), që u mbajt sot në Prishtinë
vendosi që të quhet Partia Socialiste e Kosovës.
Në mbledhjen, në të cilën ishin të pranishëm 111 delegatë, 106
votuan që LPK të quhet PSK, 3 ishin kundër, ndërsa 2 të tjerë
abstenuan nga votimi.
Kryetar i Partisë Socialiste të Kosovës u zgjodh, pa asnjë votë
kundër, Emrush Xhemajli.
Mbledhja ka aprovuar projektprogramin e shkurtër të paraqitur
dhe ka marrë vendim që të krijohet Komisioni për hartimin e
zgjeruar të programit, ku do të përfshihen propozimet dhe
sugjerimet e dhëna gjatë diskutimit të projektprogramit.
Mbledhja ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm të PSK-së,
prej 61 vetash. KP do të zgjedhë Kryesinë e PSK-së.
Në mbledhje janë aprovuar edhe një vrag vendimesh të veçanta, si
dhe deklarata politike.
|
|
|
|
|
|
DEKLARATË POLITIKE E MBLEDHJES SË
PËRGJITHSHME |
|
|
|
Duke pasur parasysh rrethanat e tashme të
veprimit, subjekti ynë i majtë politik Partia Socialiste e
Kosovës
1. Do të veprojë për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të
vendit dhe për zbutjen e krizës ekonomike e sociale në Kosovë,
duke mbrojtur shtresat më të rrezikuara të shoqërisë.
2. Do të jetë e hapur për bashkim me të gjitha subjektet që e
ndiejnë veten të majtë.
3. Do të bashkëpunojë e bashkërendojë punën me të majtën e
vendit në Kuvendin e Kosovës dhe në asambletë komunale, si dhe
në marrëdhëniet e ndërsjella e në veprimtari të përbashkëta me
subjektet e majta që pajtohen për veprime të caktuara politike.
4. Do të ndërmarrë nisma dhe do të bashkëpunojë për krijimin e
një rrjeti të përbashkët të informimit dhe të veprimit politik
rajonal të së majtës.
5. Do të bashkëpunojë në nivel institucional me të gjitha forcat
politike të vendit për çështje të interesit të përbashkët:
integrimin brendashqiptar, pozitën e barabartë të Kosovës në
organizmat ndërkombëtarë, para së gjithash për anëtarësimin e
saj në BE, NATO dhe në OKB.
6. Është dhe do të jetë frymëzuese për ne puna që është duke
bërë Presidenti i SHBA-së, z. Barak Obama, për shoqërinë
bashkëkohore.
7. PSK do të punojë ngushtë me Internacionalen Socialiste për
përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në te.
8. PSK mbështet Manifestin e partive Socialiste në Madrid për
zgjedhjet e qershorit 2009 për Parlamentin Evropian, ku bëhet
orientimi i duhur për daljen nga kriza financiare dhe ekonomike,
për çështje të ekologjisë,të ngrohjes globale dhe që në plan të
parë ka Njeriun.
Prishtinë, më 30 maj 2009 |
|
|
|
 |
|
|
| |
| |
| |
| Deklarata e Pavarësisë së Kosovës |
| Kushtetuta e Republikës së Kosovë |
| Dokumenti i BE-së për misionin në Kosovë |
| |
|
|
|
Shtetet që kanë njohur Republikën e Kosovës |
| |
| |
| |

|
| |
| |
| |
| Letra e presidenti të SHBA-ve, George
Ë. Bush, dërguar presidentit Sejdiu |
| Deklarata e Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs |
| Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për njohjen e Republikës së Kosovës |
| |
|
|
Bekim Ademi zgjidhet kryetar i LPK-së në
Ferizaj
5 shkurt 2009
Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore të Kosovës në Ferizaj, të
enjten, ka zgjedhur kryesinë e re.
Në mbledhjen, në të cilën kanë marrë pjesë Gafurr Elshani - kryetar i
GO, Dritëro Kadolli - anëtar i GO dhe Ali Halimi - anëtar i Kryesisë së
LPK-së, kryetar i KRR të LPK-së në Ferizaj është zgjedhur Bekim Ademi,
nënkryetar Liridon Zeqiri, ndërsa anëtarë të kryesisë janë zgjedhur
Blerim Shala, Besnik Aliu, Imri Sadiku, Shaban Haziri dhe Ahmet Delolli.
Kryetari i GO, Gafurr Elshani dhe anëtarët e tjerë kanë prezantuar në
këtë mbledhje tezat programore, të cilat, pasi të plotësohen me
propozimet që do të vijnë nga anëtarësia, do të paraqiten në Mbledhjen e
Përgjithshme.
Dr. Bejtullah Guri zgjidhet kryetar i LPK-së në Kaçanik
5 shkurt 2009
Dr.Bejtullah Guri është zgjedhur, të enjten, kryetar i Këshillit të
Rrethit të LPK-së në Kaçanik.
Para anëtarëve të LPK-së në Kaçanik, kryetari i GO, Gafurr Elshani,
Dritëro Kadolli - anëtar i GO dhe Ali Halimi - anëtar i Kryesisë, kanë
prezantuar sikundër edhe në Ferizaj tezat programore dhe kanë dhënë sqarimet e
nevojshme. |
|
|
| |
|
| |
| |
|
|
|
|
|
 |
 |
|

|
 |

Veprimtaria e LPK-së në Kuvendin e Kosovës

(Biografia
e kryetarit të PSK-së Emrush Xhemajli)

|
29
shtator 2007
Deputeti i
LPK-së, Emrush Xhemajli, në seancën plenare të Kuvendit
të Kosovës, lidhur me projektligjin për simbolet
shtetërore të Kosovës
Korrik 2007
Diskutim i
z. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-së në Kuvendin e
Kosovës lidhur me procesin politik në Kosovë
Korrik 2007
Diskutim i z. Emrush Xhemajli, deputet i LPK-së në
Kuvendin e Kosovës, lidhur me debatin për Mitrovicën
28 qershor 2007
Diskutimi i Emrush Xhemajlit, deputet i LPK-së, në
Kuvendin e Kosovës lidhur me debatin për rininë
22 mars 2007
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në
Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007
Të lirohet menjëherë
Albin Kurti!
14 shkurt 2007
Deputeti i LPK-së në seancën plenare të Kuvendit të
Kosovës
Xhemajli: Grupi Negociator të ndikojë në lirimin nga
burgu të Albin Kurtit
26 janar 2007
Fjala e
deputetit të LPK-së në Kuvendin e Kosovës, Emrush
Xhemajli, mbajtur në seancën plenare të 26 janarit
kushtuar sigurisë në vend
Siguria e Kosovës kërcënohet
nga forcat ushtarake, policore dhe parami litare nga
Serbia
30 nëntor 2006
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, lidhur
me Projektbuxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin
2007
1 shtator 2006
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në
Kuvendin e Kosovës lidhur me raportin për bisedimet e
Vjenës
T’u pushojë
dhe të mos u vazhdohet mandati personave që janë në
grupin për Statusin
27 korrik 2006
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, për
ligjin për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës
20 prill 2006
Diskutimi i deputetitit të Lëvizje Popullore të Kosovës
(LPK), Emrush Xhemajli, nnë seancën plenare të Kuvendit
të Kosovës, kushtuar standardeve për Kosovën
16 mars 20066
Çështje
që deputeti i KK Emrush Xhemajli, kryetar i LPK-së,
ngriti në Kuvendin e Kosovës
Xhemajli: Kërkoj masa urgjente që z. Naser Shatri të
lirohet a më parë nga arresti i paarsyeshëm
15 dhjetor 2005
Diskutimi i deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, lidhur
me buxhetin e Kosovës për vitin 2006
24 qershor 2005
Fjala
e kryetarit të LPK-së, deputet në Kevendin e KosovEmrush Xhemajli, përdorimin
e gjuhëve
19 maj 2005
Fjala e
kryetarit të LPK-së, deputet në Kevendin e Kosovës,
Emrush Xhemajli, në seancën për reformimin e pushtetit
lokal në Kosovë
28 janar 2005
Lidhur
me Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës
për vitin 2005
26 janar 2005
Paraqitja e deputetit të LPK-së, Emrush Xhemajli, në
seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 26 janar
2005
...
Lidhur me Projektligjin Për të Drejtat e Pjesëtarëve të
Luftës së UÇK-së, të Familjeve të Dëshmorëve dhe
Viktimave Civile të Luftës
..
Lidhur me Projektligjin për Prokurorinë Publike të
Kosovës
22 dhjetor 2004
Qëndrimi i LPK-së për Programin e Qeverisë së Kosovës
2004-2008
3 dhjetor 2004
Xhemajli u ka bërë thirrje deputetëve që të zgjedhin një
kryetar tjetër në vend të z.Ibrahim Rugova
|
|
 |
|